Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    - Në vitet 50-ta në Kosovë dhe në viset tjera etnike, vepronin edhe disa grupime ilegale politike, sipas programit të LNDSH-së, e këto ishin:



    1. “Vatra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare” (VKNDSH);

    2. “Grupi Demokratik Shqipar Kosova” (GDSHK);

    3. “Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisë” (GSHRM);

    4. “Grupi Demokrat-Indepedent Shqiptar i Kosovës” (GDISHK);

    5. Grupi - “Veteranët e Luftës Shqiptare - Rezistenca Malësore (GVLSHRM);

    6. ”Shoqëia Demokratike Shqiptare/IsmaIl Qemali/(SHDSH- "I.Q");

    7. Lidhja e Vardarit - Besa Demokratike Shqiptare (LV-BDSH) dhe

    8. Lidhja Shqiptare e Sharrit (LSHSH) (21)



    Në verën e vitit 1960 zbulohet grupi i LNDSH-s "Votra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare" i drejtuar nga Shahin Voca nga Shala e Bajgorës. Kjo organizatë u themelua me 6 gusht 1952, ku aktivitetin e vet fillimisht e zhvilloi në Gjimnazin e Mitrovicës dhe në shkollën e Stantërgut, për t´u shtri brenda një kohe në Prishtinë, Besianë (ish-Podujevë), Gjilan, Prizren, Shkup e Tetovë, Pejë, Burim (ish-Istog) etj. Brenda 8 vitesh “VK-NDSH-ja” në gjiun e vet organizoi 387 anëtarë besnik. Me rastin e zbulimit nga UDB-a arrestohen dhe dënohen 21 anëtarë, prej tyre 4 veta denohen në Gjyqin ushtarak të Zagrebit. (22)



    Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe ajo në Prizren i dënuan “ në emër të popullit” 17 anëtarë të këtij grupi si: Ragip Sadikun, Bajram Gashin, Hasan Rexhën, Bislim Fazliun, Muharrem Hysenin, Luz Pacollin, Nuhi Pretenin, Bilall Ramën, Hilmi Badallajn, Ali Isufin, Rraman Jasharin, Ramë Dibranin, Niman Shalën, Sinan Sinanin, Musli Rexhepin, Ibrahim Metajn dhe Niman Kajtazin. Ndërkaq në Zagreb më 25.02.1961 në bazë të Aktgjykimit nr.IK 21/60, gjyqi ushtarak i denon: Emin Fazliun me 8 vjet burg të rëndë, Baki Dullovin me 2 vjet e 6 muaj, Mehmet Trepçën me 2 vjet dhe Hilmi Ajvazin me 9 muaj burg të rëndë. (23)



    * * *



    Në vazhdimësinë e organizimeve politike ilegale dhe të qëndresës shqiptare përgjithësisht, në fillim të viteve të 60-ta u organizuan tre intelektualë të asaj kohe: Kadri Halimi, Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha, të cilët në vitin 1952 dhe 1954 veç kishin përjetuar vuajtjet në Goli Otok dhe në kazamatet tjera jugosllave. Këta tre atdhetarë duke e ndjerë në shpirt përditshmërinë e vuajtjeve që i bëheshin shqitparëve jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, nuk deshën të rrinin duarkryq, kështuqë në maj të vitit 1960, pas një sërë takimesh vendosën ta themelojnë një organizatë ilegale, të cilën pas shtrirjes në terren, përkohësisht (deri në mbajtjen e Konferencës së Përgjithshme) e quajtën - "Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Tojeve Shqiptare në Jugosllavi - me Shqipërinë" (KRBTSHJSH) (24)



    Kjo organizatë pas konsolidimit të radhëve të saj dhe përgatitjeve për aksione të ndryshme në janar 1961, UDB-a përmes informatorëve shqiptarë i zbulon dhe i arreston disa pjestarë të organizatës. Arrestimet e pjesëtarëve të kësaj organizate filluan më 25 janar 1961 në Gjilan, në Preshevë, në Ferizaj, në Prishtinë e në Shkup. Për t'iu shmangur arrestimeve dy drejtues të organizatës: Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha për mës shumë se dy muaj kaluan në ilegalitet, duke u strehuar në baza të shumta në fshatrat e Lipjanit, Shtimjes, Suharekës, Gjilanit, të Preshevës e të Karadakut. Mirëpo në fillim të prillit 1961 në rrethana tradhtie, Aliu Aliu dhe Ramadan Hoxha arrestohen në fshtain Maxherë të Karadakut dhe më 2 prill sillen në Burgun e Prishtinës. Nga kjo organizatë UDB-a burgosi 32 anëtarë të saj dhe qindra shqiptarë të tjerë mori në pyetje dhe i keqtrajtoi brutalisht.



    Pas kryerjes së hetimeve të të arrestuarit u dënuan në gjyqet e qarkut në Prishtinë, në Gjilan dhe në Vranjë të Serbisë. Në Prishtinë, ku gjykimi u mbajt nga 14-19.IX.1961 - kryetar i trupit gjykues qe Tahir Ibrani, ndërsa prokuror Ramo Vodopiq, mysliman nga Mali i Zi. Gjykimi u mbajt, mu ato ditë kur në Beograd zhvillonte punimet Konferenca Themeluese e shteteve të painkuadruara. Në këto gjykime u dënuan: Kadri Salimi -7 vjet e 6 muaj burg të rëndë, Ali Aliu - 8 vjet, Ramadan Hoxha- 8 vjet, ndërsa prej 1-5 vjet burg të rëndë u denuan: Hasan Dumani, Zenel Hajrizi, Beqë Heta, Hyrije Hana, sheh Tefik Mustafa, Zeqir Hajrizi, Banush Ademi, Enver Tali, mulla Nuredin Xhemajli, Sadri Imeri, Nuredin Aliu, Haki Agushi, Ali Xhelili, Amir Gashi, Mafak Ahmeti, Ramiz Ahmet-Cernica (delegat i Konferencës së Prizrenit-1945, ku kundërshtoi me ngulm ripushtimin e Kosovës nga Serbia-vërejtja ime), Ilmi Ferizi, Favzi Aliu, Selman Hasani, Ramadan Rexha (ish i burgosur-vërejtja jonë), Tefik Haxhiu, Jahi Ajeti, Hetem Ajdini, Asllan Marevci, Jetish Depca, Miftar Mustafa, Sabri Marevci, Bajram Kokolari dhe Zahir Sakipi. (25)



    * * *



    Në vitin 1963-64 Simboli i qëndresës shqiptare Adem Demaçi formoi: “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ (LRBSH) dhe në kuadër të saj kanë vepruar Komiteti i Prishtinës, i Pejës, dhe Komiteti i Gjakovës.



    LRBSH gjatë kësaj periudhe kishte kryer shumë aktivitetesh kombëtare, por në qershor 1964 UDB-a zbulon aktivitetin e kësaj organizate dhe fillon një fushatë të egër arrestimesh. Pas tre muaj hetimesh intenzive (nëpër duar të UDB-së kaluan mbi 500 shqiptarë) dhe mbi 80 pjestarë të LRBSH-së, në grupe të vogla u nxorën para gjyqit. Gjykimi i dytë kundër themeluesit të LRBSH Adem Demaçi dhe 11 të akuzuarve të tjerë u mbajt më 27, 28, 29 e 31 gusht dhe 1 shtator 1964 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Trupi gjykues i përbërbëhej nga kryetari i gjyqit - Tahir Ibrani, gjyqtari Radomir Stojkoviq dhe porotët: Hazir Haziri, Tefik Shala dhe Nebih Qena. Ndërkaq palën e akuzës e përfaqësonte (përmes aktakuzës Kto-nr.223/64) Mirko Matoviq-prokurori publik i qarkut të Prishtinës (26)



    Në këtë gjykim maratonik në “emër të popullit” u dënuan:

    1. Adem Demaçi - student i fakultetit juridik, nga Prishtina me 15 vjet burg të rëndë,

    2. Sabit Ratkoceri (1939) - jurist i diplomuar (Lupç i Poshtëm) me 11 vjet,

    3. Hazir Shala (1934) - Profesor i shkollës normale, (Barilevë) me 13 vjet,

    4. Seladin Daci (1933) "muzicione në Radio Prishtinë" (Prishtinë) me 10 vjet,

    5. Azem Beqiri (1939) - Nënpunës i entit krahinor për mbrojtjen shëndetësore (Prishtinë) - me 10 vjet,

    6. Abdullah Lahu (1944) - nxënës i kl. së katërt të shkollës Normale, me 10 vjet,

    7. Ahmet Haxhia(1932) - farkatar nga Prishtina, me 10 vjet,

    8. Xhafer Mamuxhiku (1935) - nëpunës nga Prishtina, me 11 vjet,

    9. Dibran Bajraktari (1939) nënpunës nga PRishtina - me 13 vjet,

    10. Sabri Novosella (1943) - rrobaqepës nga Prishtina, me 9 vjet,

    11. Tefik Sahiti (1930) - infermier nga Prishtina, me 9 vjet dhe

    12. Njazi Straja (Saraxhoglliu) (1933) tregëtar nga sTambolli i lindur në Prishtinë, u dënua me 9 vjet burg.



    Ndërkaq prej 3-15 vjet burg të rëndë u dënuan edhe këta anëtarë të LRBSH-së:



    1. Adem Rukiqi - Verboc -Gllogovc,

    2. Abdyl Shala - Loxhë-Pejë,

    3. Arif Hoxha - Mitrovicë

    4. Arif Ymeri

    5. Asim Vula - Gjakovë

    6. Avni Lama - Gjakovë

    7. Bahtire Berisha - Prizren

    8. Bahtir Duraku

    9. Bedrush Çollaku - prizren

    10. Besnik Koci - Gjakovë

    11. Destan Miftari

    12. Din Spahia - Gjakovë

    13. Ejup Kastrati - Pejë

    14. Elhame Shala - prishtinë

    15. Emina Rakovica - prishtinë

    16. Enver Gerguri

    17. Enver Mehmeti

    18. Fazli Grajçevci - Tankoc

    19. Fehmi Elmazi - Gjilan

    20. Ferat Ymeri

    21. Gani Msutafa

    22. Haki Bejta

    23. Haki Gashi

    24. Hamdi Obertica - Fushë Kosovë

    25. Hilmi Rakovica - Prishtinë

    26. Hyda Dobruna - Gjakovë

    27. hysen Bukoshi - Prizren

    28. Hysen DAci Mitrovicë

    29. Ibrahim Stublla

    30. Ismet Koshutova - Mitrovicë

    31. Isuf Istrefaj

    32. Isuf Isufi - Mavriq

    33. Kadri Kusari - Gjakovë

    34. Myrteza Nura - Gjakovë

    35. Mustafë Venehari - Mitrovicë

    36. Nezir Gashi - Labjan - Pejë

    37. Nimon Podrimja - Caralluk - Istog

    38. Mejreme Berisha - Prishtinë

    39. Osman Berisha - Puzovfc

    40. Qerim Zajmi

    41. Ramadan Lahu - Gllamnik

    42. Ramadan Shala - Pejë

    43. Rashit Rusha

    44. Rexhep Elmazi - Gjilan

    45. Rexhep Shala - Loxhë, Pejë

    46. Remzi Baloku

    47. Rrustem jMorina

    48. Sabit Lahu - Gllamnik, Podujevë

    49. Sadik Latifi

    50. Sahit Sfeqla - Prishtinë

    51. Selatin Novosella - Prishtinë

    52. Selman Berisha - Progofc

    53. Sylejman Gashi

    54. Sylë Shala - Pejë

    55. Shefqet Jashari - Strofc, Vushtërri

    56. Shemsi Hoxha

    57. Shemsi Rudari

    58. Tahir Shala, Krushec-Prishtinë

    59. Teki Dervishi - Gjakovë

    60. Ukshin Shala - Loxhë - Pejë

    61. Vesel Bislimi

    62. Vesel Shala - Loxhë, Pejë

    63. Vezir Zka - Dobrajë, Prishtinë

    64. Ymer Mehmetaj

    65. Zeqir Agushi

    66. Zeqir Gërvalla - Lupçi i Poshtëm, Podujevë

    67. Zeqir Heretica - Lupçi i Poshtëm, Podujevë

    68. Zeqir Shala - Loxhë, Pejë (27)



    * * *



    Më 27 Nëntor 1968 Grupi i studentëve në krye me Osman Dumoshin i organizoi demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të Kosovës. Ky grup që veproi sipas programit të LRBSH-së , u arresta dhe pas katër muaj hetimesh, më 2, 3, 4 e 7 prill 1969, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u mbajtë një proces gjyqësorë kundër tyre. Në këtë proces u përfshi, trupi gjykues i përbërë nga: Nazmi Juniku – kryetar, me gjyqtarët – porotë: Beçir Shehi dhe Mehmet Sponca, si procesmbajtës ishte Hysamedin Oruçi, ndërsa Prokuror ishte Sahit Meraku i deleguar nga Peja.



    Kjo trupë gjyqtarësh – porotësh më 7 prill 1969 ”në emër të popullit” për shkak të “krimit - propaganda armiqësore nga neni 118 al. 1 e KP” këta studentë i shpalli fajtorë dhe ua shqiptoi dënimin prej 37 vjetësh burg të rëndë. Me këtë rast studentët: Osman Dumoshi, Hasan Dërmaku, Selatin Novosella dhe Adil Pireva, u dënuan me nga 5 vjet burg; Skënder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu me nga 4 vjet burg, ndërsa Ilaz Pireva, Skënder Muçolli dhe Afrim Loxha dënohen me nga 3 vjet burg. (28)



    - Për pjesëmarrje aktive në demonstratën e Prishtinës, u denuan edhe studentët: Asllan Kastrati, me 6 muaj burg; Sylejman Kastrati me 3 muaj burg; Skënder Berisha me 2 muaj, Bedri Novosella, Sylejman Peposhi dhe Halil Qosja me nga 1 muaj; ndërsa Tefik Qitaku dhe Ramadan Ramadani (që të dy rrobaqepës) u dënuan me nga 2 muaj burg.



    - Për demonstratën e Ferizajit u denuan:Ali Mehmeti, arsimtar me 1 vit burg, Ismet Ramadani dhe Hasan Abazi (që të dy studentë) me nga 10 muaj; ndërkaq me nga 1 muaj u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxënësit: Sylejman Bytyqi, Hasan Muhaxheri dhe Ekrem Beqiri.



    - Për demonstratën e Gjilanit u denuan studenti: Irfan Shaqiri me 1 vjet burg, ndërsa me nga 1 muaj burg u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxënësit: Rexhep Mala, Fatmir Salihu, Ahmet Hoti etj



    - Ndërkaq për demonstratën e Besianës (ish-Podujevës) u denuan: Hamit Abdullahu (berber)me 1,6 muaj burg; Sabit Syla (student) me 1,4 muaj burg; Haki Sheholli me 1 vjet burg; ndërsa me nga 1 muaj burg u denuan: Hasan Sh.Shala dhe Bahri Shabani, që të dy studentë. Po me nga 1 muaj u denuan edhe mësuesit: Hasan Shala, Xhafer Ejupi, Skënder Hoxha, Shaqir Shala dhe Selatin Vokrri si dhe Nexhip Ejupi e Abdulla Nishevci, që të dy me profesion rrobaqepës.



    nga pashtriku
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  2. #22
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    E cuditshme, te gjitha keto grupe kane fjalen shqiptare si lajtmotiv.E cuditshme them se tani shqiptaret kane mbet minoritet ne Kosove.Shume kollaj e shume shpejt qeveria dhe opinioni kosovar hoqi dore nga simbolet e veta vetem qe bota ti njohi si shtet me pavaresi te kufizuar.Termi shqiptar po zhduket perdite e me shume.Tani kemi identitet kosovar,flamur kosovar,gjuhe kosovare.Me vjen keq per minoritetin shqiptar atje se kane mbetur pa perkrahje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Shembëlltyra e J.B.Titos në studimet e Ibrahim Rugovës!



    Ibrahim Rugova krahas punës në fushën e kritikës latrare në Institutin Albanologjik të Prishtinës, me përkushtim ka shkruar edhe studime shkencore-letrare kushtuar shëmbëlltyrës së Josip B. Titos. Më 9 e 10 dhjetor të vitit 1977, kur në Prishtinë u mbajt simpoziumi me moton: “Tito për Kosovën, Kosova për Titon / Tito o Kosovu, Kosovu o Titu”, Ibrahim Rugova mbajti referatin kryesor me titull: “Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi”.( Shiko kopjen e studimit të Rugovës për Titon ) Në këtë studim “shkencor”, z. Rugova kryetarin Tito e cilësonte si njeri “gjenial”, “si simbol i së Mirës, i heroit, i mësuesit dhe i edukuesit”, dhe sipas tij ai “gëzon një unanimitet të jashtëzakonshëm e të përgjithshëm, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit (Jugosllavisë), çfarë e gëzonte vetëm Lenini”.



    Sakaq Ibrahim Rugova në këtë studim ndër të tjera thekson se: “Tito, duke qenë vazhdimisht në krye të shoqërisë sonë, krijoi një liri të vërtetë arti e krijimi në kuptim të realizimit të plotë të lirisë, çfarë nuk gjendet në ndonjë vend tjetër socialist, e cila ishte e pranishme vetëm në kohën e Leninit, kurse te ne kjo u bë parim shoqëror e kulturor”.



    Ky studim i Ibrahim Rugovës në vitin 1979 u botua në një libër voluminoz në faqet 407 - 410, në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Ndërsa pas demonstratave të pranverës 1981, u botua edhe në “Zërin e rinisë” të 16 e 23 maj 1981 në faqet 20-21 etj.



    Lexo të plotë studimin e Ibrahm Rugovës:

    “Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi”



    Cila ishte fytyra e vërtet e Titos në sytë e shqiptarëve?!



    Ndërsa Josip Broz Tito, për Ibrahim Rugovën dhe elitën intelektuale pro-titiste të cilës i takonte ai, ishte “simbol i së mirës, i heroit, realizues i plotë i lirisë”..., nuk mund të thuhet (në asnjë mënyrë) se ishte i tillë edhe për popullin e përvuajtur shqiptar, përkundrazi ai ishte përdhunues i lirisë dhe i dinjitetit tonë kombëtar.



    Për të argumentuar këtë gjë, po i referohem fakteve historike:



    Dihet mirëfilli se pas Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar në Kosovë dhe në vise të tjera etnike (që mbetën padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë londineze), u persekutua në format më mizore nga regjimi jugosllav i Titos.



    - Tito me shtabin e tij gjakatarë, nga viti 1944 e këndej, ka përndjekur, burgosur, vrarë e ekzekutuar mijëra shqiptarë, të cilët nuk u pajtuan me sundimin e Jugosllavisë së re të AVNOJ-it dhe si ideal patën bashkimin kombëtar; ( Shiko foton: Shtabi i Titos gjatë LDB: Bakariq, I.Milutinoviq, E.Kardel, J.B.Tito, A.Rankoviq, S. Vukmanoviq-Tempo, M.Gjilas )

    - Sipas të dhënave të atdhetarit Xheladin Hana( i cili më 15.12.1948 vritet mizorisht nga UDB-a famëkeqe ), rezulton se deri në vitin 1947 OZN-a dhe forcat pushtuese ushtarake jugosllave të J.B.Titos, kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë, prej të cilëve 36.000 në Rrafshin e Kosovës; 23.000 në Rrafshin e Dukagjinit dhe 27.000 të tjerë në trevat etnike shqiptare në Maqedoni. Gjatë kësaj periudhe janë kryer 220.000 bastisje në familjet shqiptare (duke i përfshirë këtu edhe bastisjet e përsëritura në të njëjtat familje); Pastaj mbi 200.000 shqiptarë kanë kaluar nëpër duartë e OZN-ës famkeqe si dhe janë zhvilluar tetë operacione me përmasa të gjera ushtarake të ndihmuar edhe nga OZN-a (më vonë UDB-a) dhe të gjitha këto operacione janë kryer, kundër shqiptarëve, por jo edhe ndaj serbëve, malazezëve apo maqedonasve.

    - Ishte Tito ai që në shkurt 1953, në Split të Kroacisë, me ministrin e jashtëm turk Fuad Kyprili, nënshkroi “marrëveshjen gjentelmene” me anë të së cilës ripërtëriu konventën jugosllave-turke të vitit 1938, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi;

    - Ishte Tito ai që për realizimin e kësaj marrëveshjeje antishqiptare ngarkoi ministrin e brendshëm federativ, famëkeqin Aleksandër Rankoviç, ku ky i fundit pastaj themeloi një shtab operativ të përbërë nga oficerë e udbashë të sprovuar kundër shqiptarëve; Dhe ky Shtab i Tito-Rankoviqit duke përdorur të gjitha strukturat shtetërore(në nivelë federativë, republikan e krahinor), në periudhën 1953-1966 i detyroi me dhunë të shpërngulen 452. 371 shqiptarë për në Turqi; Dhe kjo shpërngulje është bërë me këtë dinamikë:

    Më 1952---------------------------- 37.000 veta

    Më 1953---------------------------- 19.300 “

    Më 1954---------------------------- 17 500 “

    Më 1955---------------------------- 51.000 “

    Më 1956---------------------------- 54.000 “

    Më 1957---------------------------- 57.710 “

    Më 1958---------------------------- 41.300 “

    Më 1959---------------------------- 32.000 “

    Më 1960---------------------------- 27.980 “

    Më 1961---------------------------- 31.600 “

    Më 1962---------------------------- 15.910 “

    Më 1963---------------------------- 25.720 “

    Më 1964---------------------------- 21.530 “

    Më 1965---------------------------- 19.821 “...



    Ndërkaq gjatë kësaj periudhe kohore me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga trojet etnike shqiptare në Mali të Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike



    - Shtabi i Tito-Rankoviqit ishte ai që në dimrin e acartë të vitit 1955/56 shpiku aksionin për mbledhjen e armëve, ku gjatë ekspeditave të policisë / UDB-së, në format më çnjerëzore i rrahu, u keqtrajtoi e i persekutoi mbi 30 mijë shqiptarë. Në këtë operacion kriminal shtetëror UDB-a i mbyti me torturë 103 shqiptarë, ndërsa 10 mijë të tjerë u gjymtuan për jetë. Dhe ky aksion famëkeq kishte nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Rugovës, atje ku kishte lindur dhe kaluar një pjesë të rinisë Ibrahim Rugova.

    - Tito - ky “simboli i së mirës” së Ibrahim Rugovës, ishte ai që në periudhën 1945-1966 burgosi e dënoi mbi 280 mijë atdhetarë shqiptarë, ndonëse burgosjet e shqiptarëve nuk u ndalën dot deri në vitin 1999. Dhe po t´i referohemi të dhënave policore jugosllave, del se vetëm gjatë viteve 1979-1991 qenë burgosur e keqtrajtuar rreth 900 mijë shqiptarë, prej tyre 750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë të tjerë në Maqedoni, Mal të Zi, në Kosovën Lindore etj. ( ...) ...

    - Lexo një fragment: Ndjekjet, burgosjet dhe persekutimi i shqiptarëve nga regjimi i Titos, gjatë viteve 1948 – 1968



    Kjo është fytyra e vërtetë e Josip Broz Titos, i këtij simboli “të së mirës, i heroit, i mësuesit dhe i edukuesit ” të Ibrahim Rugovës...!



    Sekretari i OTH të LKJ-së Ibrahim Rugova - diferencues

    i intelktualëve që përkrahën kërkesën

    “Kosova Republikë!”



    Ibrahim Rugova, ndonëse ishte anëtar i dalluar i LKJ-së, me vendim të KK të LK të Kosovës emërohet sekretar i Organizatës Themelore të LKJ-së në Institutin Albanologjik në Prishtinë dhe këtë funksion politik e ushtron deri në vitin 1987. Pas demonstratave gjithëpopullore të pranverës së vitit 1981, z.Ibrahim Rugova duke qenë në krye të kësaj organizate partiake, pa hezitim është përfshirë edhe në realizimin e “Platformës politike të Komitetit Qëndror të LKJ-së për Kosovën”. Në këtë situatë të jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalonte populli shqiptar në Kosovë, z. Rugova do të gjendet në krye të komisionit për diferencimin dhe luftimin e “nacionalizmit dhe separatizmit” shqiptar në institut, pra të të gjithë atyre që në një mënyrë a tjetër u solidarizuan me kërkesën studentore “Kosova Republikë!” dhe për këtë aktivitet të tij ka shkruar edhe shtypi i kohës: “Rilindja”, ”Jedinstvo” etj



    MAGNUM KRYTARI I JYTE RUGOVE QE E QUJTI TITEN NJERI GJENJAL METEVERTETE SI DUKET OSE JE I RI NUK I NJEF GJERAT OSE I NJEF KETO GJERA DHE JE PAJTUAR ME KETO ME LART QE I KAME AFRUE
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  4. #24
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Nuk e kuptoj perse mereni aq shume me kete njeri!...lereni te shkretin te pushojne i qete!...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •