Kosovė
30.01.2003
Kongresi amerikan pritet tė votojė rreth pėrkrahjes sė pakusht pėr shtetin e Kosovės

Kongresistėt Lantos dhe Hyde ndryshojnė tekstin e rezolutės pėr mbėshtetjen e pavarėsisė sė Kosovės

WASHINGTON, 29 JANAR - Kongresistėt amerikanė Tom Lantos dhe Henry Hyde ia kanė dorėzuar Komitetit pėr Marrėdhėnie me Jashtė tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan propozimin e ndryshuar tė rezolutės pėr pavarėsinė e Kosovės, raportohet nga Washingtoni. Sipas raporteve tė mediave elektronike, propozimi i ndryshuar i rezolutės, qė ėshtė dorėzuar tė hėnėn, mė 27 janar, ėshtė i njėjtė me versionin e propozuar nga Lantos dhe kongresisti Benjamin Gilman, mė 27 qershor 2002. Proceduar e Kongresit parasheh qė rreth rezolutave tė propozuara tė deklarohen edhe Dhoma e Pėrfaqėsuesve edhe Senati, me rekomandim tė komiteteve pėrkatėse. Nė teksin e ri tė rezolutės sė dorėzuar kėrkohet pranimi i pakusht i pavarėsisė sė Kosovės, ndėrkohė qė nuk pėrmendet mė “zhvillimi dhe konsolidimi i shtetit demokratik”, siē thuhej nė tekstin e 7 janarit. Nė rezolutėn e re mė nuk pėrmendet si kusht pėr pavarėsim as ndėrtimi i marrėdhėnieve stabile me fqinjėt, e as luftimi i krimit tė organizuar, raportojnė mediat. Sipas tekstit tė ri tė rezolutės sė propozuar tė kongresistėve, Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nuk pėrmendet si kornizė pėr zgjidhjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės, por vetėm thuhet se me kėtė dokument i ėshtė dhėnė fund okupimit dhjetėvjeēar tė Kosovės nga ana e Serbisė. Nė rezolutėn Lantos-Hyde pėrmendet nevoja pėr rimėkėmbjen ekonomike tė Kosovės pėrmes investimeve tė huaja dhe transicionin e qetė drejt pavarėsisė, ndėrkohė qė mė nuk pėrmendet as pozita e minoritetit serb nė Kosovė, por vetėm garantohet kthimi i tė gjithė serbėve tė ikur qė nuk kanė kryer krime. Nga teksti i rezolutės i dorėzuar mė 7 janar nė versionin e ri janė hequr pjesėt ku flitet pėr dhunėn etnike kundėr serbėve dhe pėr pjesėmarrjen e serbėve nė jetėn politike tė Kosovės, sikur edhe pjesa ku flitej pėr domosdoshmėrinė e ndėrtimit tė institucioneve, sundimit tė ligjit, garantimit tė lirisė sė lėvizjes si dhe kthimit tė tė gjithė tė zhvendosurve. Kongresistėt Lantos dhe Hyde argumentojnė se pavarėsimi i Kosovės nga Serbia ėshtė i vetmi opcion i drejtė pėr Kosovėn, meqė autonomia shumė herė ėshtė treguar si e papėrshtatshme. Ata i propozojnė SHBA-sė qė publikisht tė pėrkrahė pavarėsinė dhe vendosjen e Kosovės si njė shtet sovran dhe demokratik, si tė vetmen mėnyrė pėr arritjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatė nė Ballkan. Nė rezolutė po ashtu theksohet nevoja qė tė pranohet rreziku nga shtyerja e zgjedhjes sė statusit final tė Kosovės pėr qėndrueshmėrinė e saj ekonomike dhe pėr tė ardhmen e Evropės Juglindrore, duke vlerėsuar se “roli i OKB-sė, NATO-s dhe institucioneve tė tjera ėshtė qė tė punojnė nė lehtėsimin e transicionit tė qetė drejt pavarėsisė”. Autorėt e tekstit - kongresistėt Gilman, Lantos dhe Hyde - ka kohė qė angazhohen pėr ndryshimin e politikės zyrtare amerikane drejt pranimit tė opcionit tė pavarėsisė sė Kosovės si i vetmi qė ėshtė i qėndrueshėm.
Marre nga koha.net