Kjo qe thoni ju e ka nje llogjike, dhe natyrisht qe ky referendum eshte nje provokim. Per mendimin tim kjo eshte bere, "ti bertasesh vjehrres qe te degjoje nusja". Qe do te thote se ky rezultat do te kete nje efekt zinxhire, ose me mire te themi ky ishte qellimi i promovuesve. Sot ne te gjitha vendet e Europes, neper radio, TV, gazeta, internet, nuk flitet per gje tjeter. Si te thuash eshte duke u matur mendimi i njerzeve, reagimi i opinionit publik.
Ashtu siē ndodhi me diskutimin mby heqjen apo jo te kryqit, edhe me ndalimin e minareve debatet kane qene mjaft te ashpra. Nese referendumi zviceran dhe dikutimi mbi heqjen apo jo te kryqit, kane patur nje skenar te pergaditur me pare per te pasur reagime te caktuar, ja ka arritur plotesisht qellimit.
Diskutimi mbi heqjejen e kryqit eshte pritur me diskutime tejet te ashpra nga qytetaret europian, pamvarsisht nese jane besimtar apo jo. 95% e te anketuareve jane shprehur te indinjuar per vendimin e gjykates.
Ndersa rezultati i referendumit zviceran ka pasur nje efekt krejtesisht te kundert. Pyetjes, po te behej nje referendum edhe ne vendin tuaj si do te votonit, 70% e italianeve eshte pergjigjur se do te votonin kunder ngritjes se minareve.
Krijoni Kontakt