Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Misteri i arinjve “tullacë” të Lajpcigut

    Misteri i arinjve “tullacë” të Lajpcigut

    KLEVISA DEçJA


    Veterinarët janë të shqetësuar për dy arinjtë femra me syze, që janë gjetur me lëkurë të pambuluar me gëzof. Kanë ngelur tërësisht “tullacë” dhe specialistët nuk dinë ta shpjegojnë arsyen. Edhe pse arinjtë nuk duken të shqetësuar për këtë, në fakt nuk ka një arsye të saktë të humbjes së papritur të gëzofit, çka e bën çështjen më të denjë për t’i kushtuar vëmendje. Ato janë dy specie të rralla arinjsh femra me syze, specie të përhapura veçanërisht në Amerikën e Jugut dhe tani jetojnë në kopshtin zoologjik të Lajpcigut në Gjermani.

    Konsultime botërore

    Pamja e tyre është kaq e ndryshme, saqë vizitorët e parkut ishin mësuar t’i shikonin në mënyrë të veçantë e ishte mjaft e lehtë që lajmi të merrte dhenë. Ndërkohë, përveç rënies së qimeve, nuk janë regjistruar simptoma të tjera. Normalisht, arinjtë qimet i kanë të gjata dhe janë mjaft leshatorë, si dhe kruhen. Dolores dhe Lolita, dy arinjtë që kanë ngelur “tullacë” (të cilave u kanë ngelur vetëm disa xhufka në zonën e kokës, ndërsa një të trete, Biankës, kanë filluar t`i bien qimet, edhe pse rënia është në fazën fillestare) janë vizituar tashmë nga veterinerë të ndryshëm të kopshtit zoologjik dhe ka pasur ftesa nga të gjitha kopshtet zoologjike të botës për të kuptuar nëse ka ndonjë precedent që mund të japë të dhëna se si mund të ndërhyjnë. Adresa e kopshtit zoologjik është bërë e njohur për të marrë këshillime nëse i njëjti problem do të vërehet edhe në arinj të tjerë ekzemplarë në parqe natyrore të ndryshme, evropiane etj.

    Specie në rrezik

    Arinjtë me syze, të njohur ndryshe edhe si arinjtë e Andeve, janë një nga llojet e konsideruara në rrezik zhdukjeje (klasifikuar si të paprekshëm), sipas listës së IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës). Në gjendje të egër kanë mbetur mes 2.400 dhe 20 mijë lloje të veçanta, një gamë e lartë i cili sjell dhe vështirësi në numërim, duke parë pamjen e ndrojtur të këtyre kafshëve, çka e bën të vështirë ndjekjen dhe kategorizimin e tyre në rajonet malore, ku ato janë mësuar të lëvizin.


    12/11/2009

    standart

    p.s

    i Lutmi shume forumisteve nga Laipsigu apo dojceria ta pajisin me foto kete lajm...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Misteri i arinjve “tullacë” të Lajpcigut


    p.s

    i Lutmi shume forumisteve nga Laipsigu apo dojceria ta pajisin me foto kete lajm...

    Çfar hallesh ke edhe ti o Xhuxhumak ( lanë apo nuk lanë leshtë, arinjt e Laipcigut)
    Lum si ti.





    Arinjtë pa lesh ............................. Arinjtë kur kishin lesh





    Arinjtë pa lesh:



  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Me lesh





    Pa lesh




    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 13-11-2009 më 20:18

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bereqavers si ta kesh ..kish then drejtori i zo-parkut..lol.

    kta arinj pra vijne nga andet..
    andet jan kurrizi malor qe fillon poshte fare nga toka e zjarrte e magelanit e shkojne lart gjer ne kolumbi e venezuele.. e kan maja qe arrijne 3 e 4 e 5 e 6 mije e ca metra bile dhe 7 te..
    klima ne ande eshte e vecante krahasuar pra me leipcigun gjerman..
    po ashtu dhe bimesi-kafsheri-insektologia jan ndryshe..ajri ndryshe ..ujrat ndryshe.. dielli ndryshe.. stinet ndryshe.. meqe jemi posht ekuatorit.. etjetj..
    pra patjeter ne kta arinj ka ndodhur reaksioni ndaj ketij ambjenti te ri.. me ate cka kan ata evoluar epershtatur.. ne miliona vjetet e ekzistences se tyre ne ato andet misterioze..

    ki besoj eshte problemi..

    le ti cojne pra ne ande e te shohim..
    kushedi cfar han te ngratet ne leipcig..e kushedi ckan ngrene gjysherit e tyre ne andet.. e kil brazil peru argjentines..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Pha sa tem pa lidhje

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Antimafie,

    flm per ilistrimin,...

    tani po mendoj se mos eshte noj veper e KGB-s kjo gje , se ne lajpcig filloi revolta antikomuniste e 89 qe coi ne "rrezimin" e komunizmit botror...

    Brar,

    si thue?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Kafshet, ndryshe nga njerezit jane me te bukur kur jane me lesh.
    Shume te shemtuar qenkan!
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Me lesh





    Pa lesh




    po çne qe kane vene dhe kete hijene me arinjte???un them se arsyeja qe arinjve ju kane rene leshte eshte se kane qene afer hijenes mero.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •