Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Windows 7 me licencë edhe në Kosovë

    Kompania rajonale Login Systems,përmes kompanive dhe rrjeteve të shitjes do të bëjë distribuimin e sistemit më të ri operativ Windows 7, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni

    Gjatë kësaj jave, pas debutimit zyrtar të Windows 7 (22 tetor), kompania Login Systems (me qendër në Maqedoni) që është importues regjional dhe distributor i prodhimeve të Microsoft, HP dhe Cisco Systems si dhe krijues i zgjidhjeve inventive për e-biznes dhe e-qeveri, ka njoftuar se është gati të shpërndajë sistemin më të ri operativ të Microsoft, Windows 7-in.

    Përdoruesit që gjenden në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, do të mund të blejnë sistemin operativ përmes blerjes së kompjuterëve të rinj në versionin OEM tek partnerët e Login Systems, pastaj edhe tek kompanitë që tashmë kanë Microsoft Volume Licensing apo përmes kopjeve individuale në shitore të elektronikës dhe kompjuterëve, që gjenden në vendet e lartpërmendura.

    “Ne jemi të kënaqur të ofrojmë Microsoft Windows 7 , sistemin operativ më të përdorur në botë dhe vend”, ka thënë Venko Gligorov nga Login Systems. “Kam pasur mundësinë ta përdor për ca kohë dhe mund të them se në mënyrë dramatike është më i mirë se Windows XP dhe Windows Vista. Ngrohtësisht rekomandoj Windows 7 tek të gjitha bizneset dhe përdoruesit individual”, ka shtuar ai.

    “Të gjitha ekipet tona fillojnë nga shitja, marketingu, teknologjia dhe departamentit të logjistikës janë gati ti përgjigjen sfidave të Microsoft Windows 7,” ka deklaruar Maya Talevska, menaxhere e produkteve për Microsoft në Login Systems.

    Kjo e fundit ka ftuar të interesuarit për Windows 7 që të vizitojnë zyrat e Login Systems dhe të provojnë Windows 7 në makinat provuese dhe të binden vetë rreth përparësive dhe avantazheve ndaj sistemeve operative të mëhershme nga Microsoft.

    Ata që janë të interesuar të blejnë Windows 7 të licencuar dhe të shfrytëzojnë maksimalisht përparësitë e këtij sistemi operativ mund të vizitojnë partnerët e Login Systems në Kosovë që janë: Cacttus, Comtrade Computers, Genikos, PBC, Pronet, Power PC dhe Ilir.do.o.o.

    Se sa do të kushojë Windows 7 i licencuar tek ne, do t'ju njoftojmë shumë shpejtë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582
    Kot e ka kjo kompania ne fjal sepse nuk shpenzojn te holla shqipataret e sidomos kosovaret per OS.

    P.S. ketu ngarkova nje activador per gjitha verzionet e windows 7 punon sigurt dhe ke akses ne te gjitha update.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 12-11-2009 më 19:02 Arsyeja: Jo linksa pirate ne forum

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •