Close
Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 143
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Eshte fatkeqesi qe politikajt ne vend qe ta afrojn popullin keta ndertoin mure ne mes popullit.
    Ne qoftse dikush ka pergjegjesi per ndrje rajonale ateher ai eshte hashim thaqi,i cili pa asnje arsye u shendrrua ne armik te nje pjese te kosoves pra te dugagjinit.
    Edhe ramushi ka kontribua ne ket drejtim,nese keta dy e duan sa do pak kosoven eshte koha e fundit ti thon lamtumir politikes e ti kethehen bujqesis pra zanatit te vjeter.
    Ne te kunderten sa jan keta dy ne politik kam bindjen qe populli do jet i ndar,por ky popull duhet te mendoj se a ja vlen te merresh me dy analfabet qe per karrik jan ne gjendje te bejn luft.
    Tani pasi edhe jan ber milioner,po te ishin sa do pak burra do ta thirrnin nje konferenc shtypi dhe ne emer kosoves te largohen nga politika sepse na treguan katerqiprisht se qdo gje tjeter mund te jen por jo politikaj qe punon per popull.
    Marri ju qoft te dyve qe na sollen ne kete gjendje,perse hashimi nuk po shkon ne veri te mitrovices per te ber fushat por ka shku ne deqn vetem me provokua,edhe ramushi duhet ul armet,sepse vota nuk fitohet ne kete menyre.

  2. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga prishtinase Lexo Postimin
    pis milet be hahahah se kapen plumbat e shkaut THAQIN E le ma klysht e ramushit hahah
    Jo ne vilat e Nanosit ska pas teshtena jo prishtinase

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Qka ka mbrojte ne hag ramushi e ka mbrojte veten prej krimeve qe i ka ba ne vllezrit e vet ket e dine edhe ti zotni...sot eshte ne gjak me at familjen e musajve e qka tani ku ka ky njeri nder dhe respekt per kete popull,ky vetem em i mbush gjepat evet e din edhe ti...pranoj
    pse nuk e pranon a,ramushi qka ka luftuar fol e ka dorzuar e gjithe armatimin e uqkes ne dukagjin e ja lake tahir zemes si e ka ber nje gje te tilll ti kete e din po
    po nuk do ta pranosh turp...
    mes veti
    Ramushi aq i pa ndergjegjshem si eshte gjdo dite i zehen klyshet e ti ne mitrovice me swerbet pas tregtije jan kan edhe mes tv,,ekt i kemi pa te gjithe aaaa...mos

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Policia konfirmon sulmin ndaj eskortës së Thaçit

    Nga Express më 11.11.2009 në ora 17:51
    Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin ndaj eskortës së Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    “Ju njoftojmë se me date 11.11.2009 rreth orës 16:00 ne Shtëpinë e Kulturës ne Deçan, subjekti politik i Partisë Demokratike te Kosovës, ka mbajtur një tubim përmbyllës te fushatës parazgjedhore, ku prezent ne këtë tubim ka qene edhe Kryeministri i Kosovës. Pas përfundimit te tubimit diku rreth orës 16:53, gjate nisjes se eskortës se Kryeministrit te Kosovës për ne drejtim te qytetit te Gjakovës, një grup qytetaresh kane sulmuar me gurë eskortën e Kryeministrit, por fale reagimit te shpejte te zyrtareve policore, incidenti është izoluar dhe situata është vënë nën kontroll”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

    Sipas këtij njoftimi, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të zyrtarëve policor është arritur që të arrestohen tre persona si të dyshuar të mundshëm, të involvuar në këtë rast, ndaj të cilëve është ngritur procedura hetimore.

    “Sipas informacioneve dyshohet se në afërsi të jenë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por nga ana policore mbetet te hetohen te gjitha detajet dhe aktet te cilat kanë mundur te ndodhin, ku rasti po hetohet intenzivisht nga PK-ja”, thuhet më tej në njoftim.

    Thaçi sulmohet në Deçan

    Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi thuhet të jetë sulmuar në Deçan, të mërkurën pasdite.

    Burime të Express kanë thënë se disa persona kanë gjuajtur me gurë ndaj eskortës së kryetarit të PDK’së në momentin kur ai ka përfunduar tubimin përmbyllës parazgjedhor në këtë komunë dhe ka dashur të largohet nga shtëpia e kulturës e këtij qyteti.

    Raportohet të jenë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Avni Xhevukaj nuk ka përjashtuar mundësinë të ketë ndodhur sulmi ndaj eskortës së Thaçit, megjithëse nuk ka mundur ta konfirmojë këtë.

    “Sigurisht se gjitha këto telefonata që po i marr, diçka ka ndodhë, por çka ka ndodhë nuk e di. Duhet të bisedojmë me policë që kanë qenë të teren, t’i marrim informatat dhe t’i plasojmë ato”, ka thënë Xhevukaj për Express.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Hashim eshte i lire edhe ne deqan se i ka sherby ati vendi kur ram,ushi ishte ne gjermoni kete e din edhe ti zotni
    E hashimi po shkon edhe ne veri kete e din te gjithe ti ka maruar 57 shtepi deri ne vidimiriq ku ishte ne at kohe ramushi sa ke ne qeveri si nuk e investojas nje cent ne at an e sot shitet kuller a, turp.. nese eshte dikush si i shkon deri te molla e kuq serbis eshte zoti thaqi ,e jo rmaushi kater viete ka qeverisu aj asnje cente ne mitrovicen e veriut e turp

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

    shkarko me rezolucion më të madh

    Prishtinë, 11 nëntor 2009

    Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin e dhunshëm ndaj Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorëve të tij, që ka ndodhur sot në Deçan.

    Kosova është krenare me demokracinë e saj. Ata që veprojnë me dhunë kundër kësaj demokracie dhe institucioneve të saj përfaqësuese e dëmtojnë shtetin tonë. Ne duhet të sillemi si një demokraci e pjekur dhe përdorimi i dhunës është i papranueshëm.


    Ne i ftojmë të gjithë nxitësit e dhunës që të ndalojnë këto sjellje, që të kërkojnë falje dhe të sillen si duhet në frymën e demokracisë, për arritjen e së cilës kemi sakrifikuar të gjithë.

    Ndërhyrja në procesin zgjedhor është një shkelje e rëndë dhe aktet kriminale te nxitura politikisht do të ndiqen penalisht nga organet përgjegjëse.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deklaratë për media e Partisë Demokratike të Kosovës

    Sot, në Deçan, u tentua të kriminalizohet demokracia dhe vota e lirë e qytetarëve nga bandat e krimit që për vite të tëra terrorizojnë natën Kosovën.



    Në tubimin elekoral të Partisë Demokratike të Kosovës në Deçan, ku merrte pjesë edhe Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri i vendit, z. Hashim Thaçi, ka ndodhur një sulm i rëndë, ku janë përdorur mjete të forta dhe armë, duke vënë në rrezik jetën e pjesëmarrësve të tubimit dhe të delegacionit të lartë të PDK-së.



    Të nxitur dhe të organizuar drejtpërdrejtë nga Ramush Haradinaj, duke përdorur edhe njerëz të inkriminuar dhe të ikur nga drejtësia, sot në Deçan u provua të përdhoset dhe të frikësohet vota e lirë e qytetarëve.



    Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit që t’i bëjnë hetimet e nevojshme, veçanërisht ndaj përdoruesëve të armëve dhe nxitësve të dhunës dhe që t’i vëjnë ata para drejtësisë.



    I kujtojmë Ramush Haradinajt se pushteti fitohet me votën e vullnetit të lirë dhe jo me dhunë e armë.



    Deçani, si gjithë Kosova, është pjesë e demokracisë dhe krenarisë së Kosovës. Vota e lirë është e shenjtë për çdo qytetar që me aq sakrificë ka kontribuar për ndërtimin e shtetit tonë.



    I ftojmë qytetarët e Deçanit dhe Kosovës që të jenë të qetë, të mos bien pre e dhunës dhe provokimeve dhe që të votojnë lirshëm për demokracinë dhe për të ardhmen e tyre të sigurtë.



    Kosova dhe qytetarët e saj, më 15 Nentor do t’i tregojnë botës së qytetëruar se janë të përcaktuar për demokraci dhe pluralizëm politik.





    Prishtinë

    11.11. 2009
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    E dime e gjithe daqani sa e kean prit si hero

  9. #39
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    PO QKA LYPI HASHIM THAQI NE PALESTINE,pse e GJUEJTEN me GURE,nuke e kame te kjarte,qka lypi,ne JERUZALEM,dhe tashe PALESTINA per inati po e gjune me gure,qka ska obo bo.

  10. #40
    ReaLmadriD
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Vendndodhja
    Madrid
    Postime
    627
    ooo Llapi leshhhi qka e perzin ramushin ktu more'???

    ata e kan kuptu se kush esht thaqi dhe mire ja kan ber pissit..
    “La filosofía del Real Madrid es tener a los mejores del mundo”

Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •