Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 143
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    [QUOTE=hoteli;2480550]ASHTU ASHTE KURDISJE ,KREJT KURDISJE,aftesia per KURDISJE SHIFET EDHE SI ERDHEN NE PUSHTET dhe u LIDHEN ME LDK,edhe pse Ldk,ishte krejte kohen kunder PDK,ata u MARTUENne MESVEDI,ose keta te LDK ose PDK kane gjuejte me gure,KURSE AAKes,i ka ndodje e keqja,ne FUSHE te TYRE ka NDODHe pore REFERA

    Po e vertet po ket ramushi e ka ber i pari,,se ramushi eshte i till,,edhe ne funde te fundit shqiptare jan edhe ata bre,,te beogradit nuk jan..
    po ramushi nese te kujtohet nje far ligji si pate lidhe kontrat te gjitha partit mos me nenshkru ,at ramushi e pat nenshkru vetem e vetem me hyp ne pushtet,,,me hakerupin,,

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    [PER ZANORIN

    Une jam liridoni e jo keq doni siq mendon ti etj,,,
    po une ta tregova te verteten,,
    po jemi deshmitar te gjithe se qka eeshte tu ndoshe ne kosove prej si u leshuar ramushi nga burgu,,kete te gjithe e kemi prit siq thojen njerzit hastret dhe mbledhe mende..po jo aj per kunderazi edhe me i keq...
    nuk jam kuder ti e as kunder as nje partije politike qe egziston ne kosove per partit shqiptare,,po jam kunder sjelljes se ramushit,,,lete fiton pushtetin me voten e popllit e jo me sjelljeten ti arrogante,,eshte turp per nje njeri si aj me i be keto veprime...
    prit edhe dy vitet nese punojen e din kush e vlerson punen e te gjithev eshte poplli e velerson e jo ramushi,,ati duhet ti vije turp qkla ka ndodhe ne te kaluaren e qeveris se ti,,dhe me bmledhe mende siq thon pleqet...e jo une keshtu kure e dim te gjithe...dhe haradinaj nuk eshte liruar nga atj per drejtsi,,paret e keti poplli e kan liruar,,se kater vitet qeverija ka punuar per te,,, aq edhe neper fshatra merrshi pare...

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga liridoni703 Lexo Postimin
    [PER ZANORIN

    Une jam liridoni e jo keq doni siq mendon ti etj,,,
    po une ta tregova te verteten,,
    po jemi deshmitar te gjithe se qka eeshte tu ndoshe ne kosove prej si u leshuar ramushi nga burgu,,kete te gjithe e kemi prit siq thojen njerzit hastret dhe mbledhe mende..po jo aj per kunderazi edhe me i keq...
    nuk jam kuder ti e as kunder as nje partije politike qe egziston ne kosove per partit shqiptare,,po jam kunder sjelljes se ramushit,,,lete fiton pushtetin me voten e popllit e jo me sjelljeten ti arrogante,,eshte turp per nje njeri si aj me i be keto veprime...
    prit edhe dy vitet nese punojen e din kush e vlerson punen e te gjithev eshte poplli e velerson e jo ramushi,,ati duhet ti vije turp qkla ka ndodhe ne te kaluaren e qeveris se ti,,dhe me bmledhe mende siq thon pleqet...e jo une keshtu kure e dim te gjithe...dhe haradinaj nuk eshte liruar nga atj per drejtsi,,paret e keti poplli e kan liruar,,se kater vitet qeverija ka punuar per te,,, aq edhe neper fshatra merrshi pare...

    hiq mos u lodh se nuk ki kujna ja spjegon kto,duhesh me dit qe populli jon osht si butak,nuk kan tru hiq, i shohin senet e kqija por prap i mbrojne...kan aq tru te tredht si ***** e dashit sa qe mendojn kur ofendon ni person ti automatikisht ofendon njerzt qe kan luftu hahaha...le vlla mos u mer me insekta palidhje..

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Kam than në një temë ktu që disave këtu edhe 1 Gomar me nxjerr në list PDK/AAK/LDK këta kan me votue se është i Hashimit/Ramushit/Fatmirit.

    Votoni e sulmoni se mos po bëhet më mirë a? Jo prap se prap unë shtepin spo mundem me mbulu me "qeremide" po ende m'ka mbet me llastik kulmi.


  5. #135
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Kam than në një temë ktu që disave këtu edhe 1 Gomar me nxjerr në list PDK/AAK/LDK këta kan me votue se është i Hashimit/Ramushit/Fatmirit.

    Votoni e sulmoni se mos po bëhet më mirë a? Jo prap se prap unë shtepin spo mundem me mbulu me "qeremide" po ende m'ka mbet me llastik kulmi.

    vallai hiq keq se ki,po qka me bo qe popull butak kena qellu e nuk mendojme ma larg se hunda...plotsisht pajtona me shkrimin tond.

  6. #136
    [QUOTE=Pa_doreza2;2483461]
    Citim Postuar më parë nga Skifter Bjeshke Lexo Postimin

    Edhe pse ka luftuar tashe mundesh me ber ç'ka te duashe jo ore zotri edhe ne kemi luftue por ai nuk mundet me u pasurue ne emer te LUFTES me i inkriminue te tjeret duke i kercnuar me PAGIMIN ose me Haraq
    O zotri kuptoje qe po flet për një njeri të vdekur...Luan Haradinaj ka 12 vjet qe është vrarë dhe ai nuk po e detyron askend për asgje,Luani eshte deshmor kombi,dhe pasi nuk ke respekt per nje deshmor se paku mos e merr neper goje...
    Ti nese flet per te gjallet,une nuk po te kundershtoj asgje sepse nuk dua te futem ne ato gjera,thjesht nuk me interesoin ,,por te lutem ke kujdes dhe deshmoret leri të prehen në paqe...Kalo bukur!

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mos na i prishni zgjedhjet!
    Shtunë, 14 Nëntor 2009 18:43

    Bashkim Hoxhaj



    Zotërinj të nderuar, sulmues të eskortës së kryetarit të PDK-së dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Ju që dëshironi, ose juve që ju kanë nxitur të tentoni të veproni dhunshëm për ta frikësuar vullnetin e qytetarëve, e bëtë një gabim të rëndë, madje tepër të rëndë. Vërjani gishtin kokës. Nuk imponohet vullneti i dikujt tjetër, as me mashtrime, as me joshje e as me dhunë. Harrojeni këtë. Kur dëgjuam lajmin se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, rrugës për në Gjakovë pas një takimi elektoral në Deçan, ishte sulmuar me gurë dhe sende të tjera të palejueshme nga një grup qytetarësh, ku janë dëgjuar edhe krisma armësh, vërtetë ishte lajm që të lemeriste. Nuk jam i sigurt nëse e meritoni epitetin qytetar. Njerëzit e qytetëruar nuk bëjnë akte të tilla. Armët i takojnë së shkuarës. Të gjithë e kemi pasur shansin ta provojmë veten se sa jemi të armës. Kosova është e vogël dhe shumica e njohim njëri-tjetrin. T'i lëmë anash rrahagjokset e një numër të vogël që e ka për zemër t'i bëjë. Si duket rrahagjokset kanë filluar ta bindin dikë në vërtetësinë e të bëmave të imagjinuara të dikujt. Zotërinj sulmues të kryeministrit të parë të republikës së pavarur të Kosovës, sa do të dëshiroja në këto momente të hyja në brendësinë tuaj për të kuptuar se çfarë ndieni tani. Ndoshta ndieni kënaqësi për aktin e bërë, ndoshta jeni penduar; apo prisni me vesh në krah të dëgjoni opinionet qytetare të adresuara te ju dhe shefave tuaj. Një po ua them unë: mos t'ua hajë mendja se po u lavdëron kush. Përkundrazi, ju, me, ose pavetëdije jeni futur në vallen e atyre që nuk e duan Kosovën dhe perspektivën e saj euroatlantike. Kjo që thash në kohëra tjera do të kërkonte terma të tjerë dhe sinqerisht po më vjen tepër keq me i përmend. Ku e merrni ju atë të drejtë more zotërinj ta frikësoni dëshirën e të tjerëve. A e kuptoni ju dhe shefat tuaj, se veprimet e kësaj natyre na çojnë drejtë regreseve, për të na zbehur aspiratat për progres. Këndelluni se është në të mirën tuaj, nxitësve tuaj dhe mbarë gjithë ne të tjerëve. Qasjet eklektike, shabllone, psitaciste të disa opozitarëve kinse kritike ndaj qeverisjes Thaçi, kanë filluar t'i nxjerrin pasojat. Natyrisht kritikat opozitare janë të mirëseardhura ku hetohen fenomene të keqqeverisjes. Por kur akuzat lëshohen të pabazuara, të shpifura, tendencioze, inatçore, dufshfryrëse, s'bëjnë gjë tjetër veç se krijojnë konfuzione në perceptimet e njerëzve të zakonshëm. Thirrjet për kapje armësh kinse për të mbrojtur votën, kanë filluar të nxjerrin pasojat, dhe të mos mendoj kush se do t'i shpëtojë syrit dhe veshit qytetar, së këndejmi ligjit dhe drejtësisë. Frika e humbjes së zgjedhjeve në asnjë mënyrë nuk arsyeton ndërsimin e turmave për të shkaktuar probleme. Zotërinj, askush nuk do të guxojë ta prishë ardhmërinë e fëmijëve tanë. Mund të shkaktohen probleme periferike, por Kosova do të prosperojë ashtu siç duan shumica e qytetarëve të saj. Andaj, përpjekjet për ta vrarë demokracinë tonë, përpjekjet për ta ngulfatur mendimin dhe dëshirat tona, përpjekjet për të na shtyrë të veprojmë kundër vullnetit tonë, përpjekjet për të na detyruar të votojmë ashtu siç dëshiron ndokush-ithtar i instalimit të sistemit oligarkik-diktatorial do të dështojnë me turp. Kosova është në rrugë të mbarë pavarësisht asaj çfarë thonë mendësitë e pazhvilluara arkaike. Praktikat e bërjes së politikave regjionale, politikave të odave e kafeneve duhet marrë fund. Politikanët autodidakt të keqkëshilluar, ose më mirë të manipuluar, s'do të kenë mundësinë e kryerjes së misioneve të dhëna prej këshilltarëve të tyre, të cilëve s'iu dihet as misioni as interesi pse i fusin hundët në politikën kosovare. Edhe njëherë. Larg duart nga përpjekjet për prishjen e procesit zgjedhor. Demokracia nuk mund të mbytet dot nga grupe rrugësh.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thyhet ligji e kanuni, thyhet tradita dhe kodi
    Shtunë, 14 Nëntor 2009 18:23

    Ilir Gashi



    Shoqëritë demokratike organizohen në mënyra të ndryshme, njëra nga këto është edhe procesi zgjedhor që shoqëria organizohet përmes partive politike, të quajtura grupe te interesit. Charles Tschopp konstatoi se "Parti quhet tërësia e atyre që besojnë se janë të të njëjtit mendim". Por edhe Jean Paul Sartre konstatoi se "Partia mund të jetë gjithmonë vetëm një mjet, dhe gjithmonë ekziston vetëm një qëllim, pushteti. Kosova sot gjendet para një testi shumë të rëndësishëm demokratik, që do të jetë udhërrëfyes i integrimeve evropiane, veçanërisht të Liberalizimit të Vizave të shumëpërfolur dhe shumëpritur kohëve të fundit.

    Pamja e parmbrëmshme në Deçan, nuk është pamje që rrjedh nga shpirti i deçanasve, por e atyre që nuk zbatojnë ligjet dhe normat në fuqi, që forcën e njohin ligj, dhe bajraktarizmin pushtet. Një pamje e tillë nuk lejohet as në filma, të shikohet nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç, e mos të flasim që mund të ndodhë në shekullin 21, ku proklamohet fuqishëm për demokraci. Nuk dua të akuzoj se dikush, qoftë Ai Lider politik te jetë i involvuar në këtë akt të shëmtuar, por kjo pa dyshim rrjedh si pasojë e tri çështjeve, e para, tensioneve verbale, e dyta, ndjenjës së humbjes dhe e treta, pamaturisë së veprimit politik. Kjo mund të jetë kështu sipas një definicioni. B nuk bën çka i ka thënë A, por B bën atë që mendon se A ka dëshirë të ndodhë. Nga kjo del se maturia politike për këtë arsye është e domosdoshme, dhe kujdesi se çfarë mesazhesh përcjell te qytetari është kryesori. Akti i parmbrëmshëm, dha mesazh para botës dhe miqve tanë se në Kosovë bajraktarizmi dhe etja për pushtet nuk njeh mjete, por ka vetëm një qëllim, pushtetin. Sulmi ndaj Kryeministrit Thaçi, ishte sipas kodit zgjedhor, i palejueshëm, sipas penales i dënueshëm, sipas kanunit i papranueshëm. Nëse ligji nuk funksionon në këtë rrafsh të Kosovës, të paktën është dashur të respektohet Kanuni i Lek Dukagjinit, që mos të sulmohet askush në shtëpinë tënde, Tradita u thye. E gjithë bota demokratike përmes përfaqësuesve të tyre në Kosovë dënoi këtë akt shqetësues për demokracinë. Si mendon dikush të kërkojë liberalizim të Vizave për ata qytetarë që kryeministrin e tyre e presin me kallash! Edhe pse nuk do të dëshiroja t'i përzija qytetarët me aktet kriminale, dhe nuk do të doja të ishte kështu, të tjerët na përfshinë dhe ja pafshim hajrin. Çudi, një incident ndodhi në Mitrovicë, ndaj kandidatit të AAK-s! Çdo akt i tillë kriminal është i dënuar, aq më keq nëse është i shkaktuar me bindje politike. Shpreh keqardhje dhe duhet dënuar fuqishëm si akt kriminal. Por, këtu lind dyshimi, pse ndodhi vetëm 24 orë pas incidentit ndaj Kryeministrit! Këtu ose kemi të bëjmë me problem personal, ose, aq më keq, mund të jetë akti i inskenuar, me tendencë barazimi me aktin kriminal në Deçan. Dhelpra thotë, u kall bishti im, u kalltë tërë dynjaja. Si do që të jetë, imazh i keq. Kosova është dëmtuar, në integrim, në gjykatë ndërkombëtare, dhe në procesin e njohjeve. Ky akt fuqishëm i ka dhënë shtytje proklamimit serb se Kosova nuk meriton shtet.

    Këtë proces zgjedhor do ta ndaja në dy nivele. Nivelin e domosdoshmërisë së Votës, që nënkupton daljen për të votuar, dhe nivelin e zgjedhjes së pushtetit për të cilët duhet votuar. Nëse e analizojmë në brendi, është keqkuptuar procesi zgjedhor dhe është bërë një përzierje e asaj se çfarë zgjedhjesh kemi, Lokale apo Qendrore? Ky proces, deri më tash ishte i qetë, por u sakatua në Deçan, duke thyer të gjitha normat dhe rregullat demokratike me sulem ndaj Kryeministrit Thaçi. Asnjë qytetar nuk ka të drejtë të kërkojë nga pushteti, nëse nuk e ndërton atë vetë. Pushteti ndërtohet me besim, dhe me dalje në votim. Mendoj se asnjëherë më parë se sa në këto zgjedhje s'ka pas më shumë arsye për të votuar, këtë e bazoj në shumë faktorë, po përmendi vetëm tre, Pavarësia e Kosovës, Stabiliteti politik, dhe qeverisja efektive.

    Po ndalemi tek procesi. Qytetarët e panë se kush po ofron alternativë më të mirë, ata duhet të votojnë sipas bindjeve të tyre, që partitë politike kanë arritur t'ju imponojnë përmes krijimit të besimit. Disa parti politike, apo më mirë të themi disa liderë politikë, qoftë të nivelit lokal apo qendror, harruan se janë në zgjedhje lokale duke e banalizuar debatin, nga interesi qytetar, tek interesat e ngushta për pushtet. Si duket dueli? Nëse shikojmë, na del se kemi një përsëritje të konflikteve verbale të vitit 2007. Shembull, disa liderë politikë, më tepër në këto zgjedhje merren me Kryeministrin Thaçi, sesa që ofron alternativë për qytetarët lokalë të komunave ku garon subjekti i tij. Qytetarët e Kosovës, duhet të kenë të qartë se lidhshmëria e pushtetit qendror, me atë lokale, është mundësia shumë e madhe për të realizuar objektivat e tyre qytetare. Kërkoj që secili të bëjë analizë, dhe jam i bindur se kjo është rruga e vetme për të pasur qeverisje lokale të suksesshme. Çfarë suksesi mund të sjellë për qytetarët, kryetari i komunës, një person, i cili para se të mendojë për qytetarin, dëshiron ta rrëzojë qeverinë. Andaj, qytetari duhet të fuqizojë lidhshmërinë mes pushtetit qendror dhe atij lokal, duke votuar. Qytetari duhet të votojë, nëse dëshiron të jetë pjesë e vendimmarrjes, dhe procesi duhet të jetë i pranueshëm dhe demokratik nëse dëshirojmë integrim evropian.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #139
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga prishtinase Lexo Postimin
    qysh bon hajgare a spot boin syt drit lypem te thaqi em gjen
    ME thaqin jom oj e marr po kom me ti nun flort oj katunarja e Polacit

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-09-2009
    Postime
    142
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Plumba më shum janë shkrep pas lufte në Dukagjin,qindra të vrar nga bandat politike.
    Askush nuk i hoqi posterat e Isa Mustafes ,ata janë edhe sot në Prishtinë,nese nuk ju pelqen kryeministri ka menyra tjera per ta shpreh paknaqsin me punen e tij, protesta,votoni atë që mendoni se është më i mirë.
    Zyrat e cilave parti u sulmuan në Drenicë, ke fakte a po ja fut prej shpati,edhe nese janë thy xhamat e zyres së AAK në Drenas apo PDK në Prishtinë ,nuk mund të thuhet se ket e kan bër partit politike.

    sa per luft vllavrasese ju drenica jeni njeshat po leri ato llafe o idiot,ne vlugun e luftes ne drenic e vrat komandatin Abedin Rexhen ateher pak kohe pas e vrat ne Tiran Ahmet Krasniqin pastaj pas lufte vrate politikanet me te zotet e kosoves,si xhemal mustafen,smal hajdarin ,hazir racin.ismet racin,uk bytyqin e disa krytar komunesh etjer etjer .ju e Thaqi i juj i kini durt deri te berrylat te lame me gjak shqiptar,e ti idiot shet mend ktu.Nuk ka me jau fal historia kete jeni te mallkum.
    kap sa te mundesh

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •