Mor qe ju te kosoves do leni nam s'kam asnje dyshim ,por shyqyr qe eshte eulex. Po ai i vetvendosjes a eshte prononcue per kete akt?
Ambasadori britanik për rastin e Deçanit
Sparks: 'Apelojmë te AAK dhe PDK të tregojnë përmbajtje dhe të mos lejojnë që kjo ndodhi fatkeqe të eskalojë më tutje'
Në reagimin e ambasadorit britanik në Prishtinë Endi Sparks lidhur me incidentin e sotëm thuhet: “Me shqetësim të madh dëgjuam për incidentin në Deçan që ndodhi këtë pasdite. Presim mbledhjen e fakteve të plota. Apelojmë te AAK dhe PDK të tregojnë përmbajtje dhe të mos lejojnë që kjo ndodhi fatkeqe të eskalojë më tutje. Deri tani fushata elektorale ka qenë e qetë dhe e udhëhequr në frymë demokratike. Për hir të Kosovës dhe reputacionit të sajë le të vazhdojë ashtu”.
Reagon Ambasada e SHBA’ve
Nga Express më 11.11.2009 në ora 17:51
Ambasada e SHBA-ve i sheh me shqetësim raportimet lidhur me incidentet e dhunshme përkitazi me aktivitetet e fushatës në komunën e Deçanit, thuhet në një deklaratë e lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
“Incidentet e tilla, nëse konfirmohen, do të shëmtonin një sezonë fushate e cila ka qenë në masë të madhe pa dhunë. Dhuna nuk ka vend në fushata, zgjedhje, apo procesin demokratik. Pohimet lidhur me dhunën, të bëra nga një parti, assesi nuk i arsyetojnë përgjegjet e dhunshme nga të tjerët”, thuhet tutje në deklaratë.
Ambasada e SHBA’ve thërret të gjithë udhëheqësit politikë, partitë, dhe aktivistët, që të përmbahen nga çdo dhunë dhe provokim gjersa fushata të përmbyllet dhe Kosova të votojë të dielën, me 15 nëntor.
Para disa orëve, incidentin në Deçan e ka dënuar edhe Ambasadori Britanik në Kosovë, Andy Sparks.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
turpi i madh per shoqerin kosovare qe sulmuan kryeministrin e vendit turp turp
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
Krijoni Kontakt