Deklaratë për media e Partisë Demokratike të Kosovës
Sot, në Deçan, u tentua të kriminalizohet demokracia dhe vota e lirë e qytetarëve nga bandat e krimit që për vite të tëra terrorizojnë natën Kosovën.
Në tubimin elekoral të Partisë Demokratike të Kosovës në Deçan, ku merrte pjesë edhe Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri i vendit, z. Hashim Thaçi, ka ndodhur një sulm i rëndë, ku janë përdorur mjete të forta dhe armë, duke vënë në rrezik jetën e pjesëmarrësve të tubimit dhe të delegacionit të lartë të PDK-së.
Të nxitur dhe të organizuar drejtpërdrejtë nga Ramush Haradinaj, duke përdorur edhe njerëz të inkriminuar dhe të ikur nga drejtësia, sot në Deçan u provua të përdhoset dhe të frikësohet vota e lirë e qytetarëve.
Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit që t’i bëjnë hetimet e nevojshme, veçanërisht ndaj përdoruesëve të armëve dhe nxitësve të dhunës dhe që t’i vëjnë ata para drejtësisë.
I kujtojmë Ramush Haradinajt se pushteti fitohet me votën e vullnetit të lirë dhe jo me dhunë e armë.
Deçani, si gjithë Kosova, është pjesë e demokracisë dhe krenarisë së Kosovës. Vota e lirë është e shenjtë për çdo qytetar që me aq sakrificë ka kontribuar për ndërtimin e shtetit tonë.
I ftojmë qytetarët e Deçanit dhe Kosovës që të jenë të qetë, të mos bien pre e dhunës dhe provokimeve dhe që të votojnë lirshëm për demokracinë dhe për të ardhmen e tyre të sigurtë.
Kosova dhe qytetarët e saj, më 15 Nentor do t’i tregojnë botës së qytetëruar se janë të përcaktuar për demokraci dhe pluralizëm politik.
Prishtinë
11.11. 2009
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
ket ekan gjuajr vet ata te PDK , per mos pajtim, kurse arm zjari kan perdor truprojet e Thaqit, ska kurgja me Ramushin apo AAK.
ASHTU ASHTE KURDISJE ,KREJT KURDISJE,aftesia per KURDISJE SHIFET EDHE SI ERDHEN NE PUSHTET dhe u LIDHEN ME LDK,edhe pse Ldk,ishte krejte kohen kunder PDK,ata u MARTUENne MESVEDI,ose keta te LDK ose PDK kane gjuejte me gure,KURSE AAKes,i ka ndodje e keqja,ne FUSHE te TYRE ka NDODHe pore REFERAT kushe i DELEGOJE per KET NDESHJE?
si ju shiten disa mija hektar maqedonis e dini ket ?
te njejten po e presin edhe malazezt.
Po te moçmit kane thene "zagari i keq ta bjene ujkun ne torishte" e ky eshte i tille dhe ka qene e ditur se ka nje muaj qe po sillet neper tere Kosove sikur bande e jo kryeminister
Po Thaci me Haredinaj sikur ishin shoke lufte, cne dolen kunder njeri-tjetrit tani?!
Thaci nuk eshte Zoti i Kosoves, dhe kete duhet te ja bejne te qarte keto Zgjedhje duke mos e ygjedhur opcionin e tij. Mjafte me me teori te pazbatueshme, me rrena ene muabete. Eshte kohe qe dikush te beje per Kosoven. Ajo qe i mungon Kosoves eshte perspektiva ekonomike dhe pastaj vjen edhe politika e shendoshe.
Krijoni Kontakt