Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 143
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323

    Thaçi sulmohet në Deçan

    Deçan, 11 nëntor 2009 – Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, është sulmuar të mërkurën në Deçan.

    Porsa ai ka përfunduar fushatën në këtë komunë, e cila aktualisht udhëhiqet nga AAK, eskorta e liderit të PDK-së është gjuajtur me gurë nga persona të panjohur.

    Rojet e kryeministrit janë treguar të gatshme për ta mbrojtur liderin e PDK-së , ndërkohë që burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se ka pasur edhe të shtëna armësh.

    Eskorta e kryeministri para pak kohe është nisur në drejtim të Prishtinës.

  2. #2
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Wowww, as qe isha ne dijeni per kete qe paska ndodhur, si kane mundur te bejen keshtu more, i marrofte Zoti ata, na kane bere hor, na more fytyren, po cfar shqiptaresh jane ata qe se dojne kryeministrin tjeter vetem e vetem pse eshte i nje partie tjeter, nuk duhet ta nenqmojme ate vetem pse eshte lider i PDK-se, por duhet te tregojme respekt ndaj tij edhe pse eshte ai, edhe nese ne nuk e duam per udheheqes, skemi qte bejme, te tjeret me te larte se ne merren me keto pune, e ne kemi per detyre vetem qe ta votojme, nese dojme apo jo, megjithate uroj qe thaqi te mos marre shume komuna, e sidomos DEQANIN !!! I uroj fitore Ramushit dhe AAK-se !!!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Ka mundesi e kan sulmuar ata te AAK. Sa i duan njerezit pushtetin.
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Mos e perjashtoni mundesine edhe per inskenim nga vet PDK-istet .
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    Bravo ju kofte o deqanas e ma shume bravo Ramushit kshtu ka qef me na pa bota tu u vra mes veti.le me gur po edhe me plumba kan gjujt
    Ramushi po ban perqarje midis vllaznive t gjakut per nje karrig marre i koft .Me kan i zoti duhet me fitu me pun ate karrik e jo me gur e pluma ,asniher shqiptari se ka pas zakon me e vra vllaun n konak edhe kete u perpoqet me e ba e tani lypin vota ncncncn

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Ramushi do fitoj
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Ramushi Ramushi fitore
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga guri79 Lexo Postimin
    Deçan, 11 nëntor 2009 – Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, është sulmuar të mërkurën në Deçan.

    Porsa ai ka përfunduar fushatën në këtë komunë, e cila aktualisht udhëhiqet nga AAK, eskorta e liderit të PDK-së është gjuajtur me gurë nga persona të panjohur.

    Rojet e kryeministrit janë treguar të gatshme për ta mbrojtur liderin e PDK-së , ndërkohë që burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se ka pasur edhe të shtëna armësh.

    Eskorta e kryeministri para pak kohe është nisur në drejtim të Prishtinës.
    Z .Thaqi po e keq perdore poziten e tij si kryeminister dhe edhe gjat obligimeve qe ka ne qeveri aj perdor foshat elektorale neper kosov madje apelon si kryeminister se do duhej ky ose ai te votohet se do ta ket mbeshtetjen time me miliona euro nese behet kryetar ,po ku po i mer ata lek ore ky zotri ato jon lek te popullit. turp i qoft po si ska turp .Premtimet i ka harru e tani po premto prap po me si beso kush veq atyre qe me korrupcion jetojn.Mire po pak e gjet po qado ai atje kure Ramushin e kishte rival te denj e me kta shkit e evropes e qoj ne hage..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Kjo është politik e Hashim Thaci-t me Co. se asnjëher nuk ka shanc dikush me ju ofrue Kryeministrit apo dicka në Kosovë duke e ditë që jan mbi 20 makina dhe mbi 100 persona që e përcjellin gjat udhtimit. Unë jam shum i sigurt që këtu ka dorë vet Hashimi dhe SHIK-u që me tërhjek pak vemendje tek populli se "Hashimi po sulmohet nga AAK-ja dhe Decani".

    Është turp për ne në këtë kohë me luajt keso lojrash të flliqura që i kushton shum kosovës , e në vend që Kryeministri me vrapu pas pozites që ja dha populli , ai meret me fushaten e Partis.

    E kshtu është kur në Kosovë ska ligj e asgjë të hajrit.


  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Kosova me mbret

    Pershendetje forumist te nderuar .Kosova me shume parti ,si duket nuke po e gjen shtegun e daljes nga nji mjegull te cilen e qendisi Evropa dhe klasa mafijoze dhe njerzit qe me shume kane sjellje vagabandi se te nji politikani me kuptim fjale. A do votoshit per nji shtet ku do udhehiqej nga oborri mretror., Mbreti do pasurohej shpejt e pastaj do pasurohej populli .Keshtu her ne pushtet dreqi zbret ai ,hyp nipi ose i biri e kta se ngopen kurre.

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •