
Postuar më parë nga
ZANOR
Ti Liridon, paske tjeter emer ne veprime - Keqdon, e paske emrin e vertete, e jo Liridon!
Nuk perzihet asnje akt i tille as me Thacin as me Ramushin, pse simpatizantet e njerit shprehin ndonje revolte eventuale, e cila mund te ndodhi kudo ne bote edhe ne vendet ma te civilizuara, po akteret e seciles ane politike, duhet te merren ne pergjegjesi bile edhe ju disa ketu qe ju lexova sot... Vetem njerezit e marre mund te thone per secilin akt dhune, se eshte nga Thaci apo nga Ramushi, se nuk e kuptojne se mund te jete rast simpatizimi, adhurimi, shprehje politike, por jo me dhune te asnje llojit!
Rasti ne Decan, nuk duhej te ndodhte, po ferkimet politike e bejne te veten dhe pas nje brohoritjeje, nuk duhej gjuajtur gur, po as te shtena armesh. Ne ate rast duhej te ndermirrte aksionin policia ndaj atyre qe gjuajten gur edhe ndaj atyre qe gjuajten me arme! Tash, nese dojme ta perziejme tere situaten me te kaluaren, pakkush mbetet ne kolltuk! Edhe kete po e dini, por edhe ketu po i fryni gaces dhe nuk po kuptoni se cdo fjale e rende ketu, eshte ne drejtim te Kosoves, as te Thacit as te Ramushit! Po mblidhni mend e dini cka po shkruani...
Duhet shume kohe, te vetedijesohemi per pluralizem politik. Me pune mendore arrihet suksesi, e jo me ndeshkime edhe fizike, kjo eshte politike e eger edhe nuk duhet shikuar si armiq antaresine tjeter politike. Te ndeshkohen fizikisht mes tyre antaresite e partive politike, eshte primitivizem. Ashpersia e brutaliteti nuk ndihmon askend. Partite politike nuk i formuam te ndahemi ne taborre luftimesh, por ne forma pluraliste, si gara se kush ecen ma mire e ma drejte ne veprime konkrete, qe te permiresohet jeta e popullit, ngase keto parti jane nga i njejti popull dhe duhet te veprojne per popullin, e jo per interesat parciale te tyre. Interesi i te gjitha partive politike, duhet te jete interesi i popullit ne teresi dhe te gjitha partite jane gjymtyret e nje trupi te popullit. Paramendoni sikur dora e djathte ta ndeshkoj doren e majte, apo duart ta rrahin koken, do te thote - ta rrahesh vetveten.
Gjymtyret e trupit i sherbejne secila ne menyren e vet, trupit edhe partite politike te jene ne sherbim te popullit. Populli eshte trupi, e partite gjymtyret e tij. Keso shemtishe ka vetem tek popujt primitiv pa edukate as kulture politike. Antari i partise politike duhet te kete edukate politike, edukate te unitetit politik kombetar, e jo te paraqiten me gjeste shtazarake kundrejte njeritjetrit, kundrejte vet popullit. Demokracia nuk formohet me grushta e hunj edhe arme, por me lapsa.
Parase te shkruani ketu keq per dikend, separi vleresoni vetveten, kush je ti e cka ke bere gjate luftes edhe cfare po ben tash per te miren e vendit!
keq
Krijoni Kontakt