Close
Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 143
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dell pret që PDK dhe AAK të dënojnë incidentin në Deçan

    Nga Express më 12.11.2009 në ora 17:30
    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell, i ka bërë thirrje PDK-së në pushtet dhe AAK-së në opozitë që të distancohen nga incidenti në Deçan dhe ka kërkuar nga ato që t’u bëjnë thirrje të gjithë përkrahësve të tyre që të shmangin incidentet e ngjashme.

    Ambasadori Dell tha se asnjëra palë nuk mund ta justifikojë dhunën duke u bazuar në pohimet, siç tha, se pala tjetër e filloi dhe e cilësoi këtë si “shkatërruese për Kosovën, demokracinë dhe zgjedhjet”.

    "Ajo që ne presim nga udhëheqësit e të gjitha partive politike është një deklaratë e qartë se ata e dënojnë ngjarjen, kushdo që ta ketë filluar duhet të dënohet, dhe t’u bëjnë thirrje të gjithë përkrahësve të tyre që të shmangin incidentet e mundshme të këtilla. Nuk i shërben askujt që të përfshihet në spekulimet publike për motivet dhe vendimet e palës tjetër, duke treguar me gisht në njëri tjetrin. Thjeshtë kjo është helmuese prandaj duhet të ndalet dhe duhet të ndalet menjëherë," tha ambasadori Dell.

    Eskorta e kryeministrit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, të mërkurën pasdite, u sulmua me gurë në Deçan në përmbyllje të fushatës parazgjedhore në këtë qytet në perëndim të Kosovës.

    Policia tha se janë dëmtuar një numër makinash të eskortës dhe se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Sipas saj, tre persona janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në incident.

    Partia e zotit Thaçi akuzoi për incidentin AAK-në dhe udhëheqësin e saj Ramush Haradinajn, ndërkohë që kjo e fundit e bëri përgjegjëse PDK-në për, siç tha, keqpërdorim dhe abuzim me një numër nxënësish të qytetit.

    Incidenti u dënua nga institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare që bënë thirrje për qetësi dhe përfundim të një procesi zgjedhor në mënyrë demokratike.
    (BBC)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #92
    DeQaNaLi Maska e bujaa
    Anëtarësuar
    30-07-2009
    Vendndodhja
    Ne deqanin e Ramushit
    Postime
    70
    PDK ka rrahur nxensa te gjimnazit,sidhe te shtenat kane ardhe nga truprojat e kryeministrit te kosoves Hashim Thaqi.kto sene duhet ti dije populli se truprojat e Thaqit kane shtene me arme zjarri.
    ---You'll never walk alone---

  3. #93
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga prishtinase Lexo Postimin
    pis milet be hahahah se kapen plumbat e shkaut THAQIN E le ma klysht e ramushit hahah
    Ama nji adres se kom me fol me ty pse me shane.Prishtinase une jom malok po slejoj te shara ,une skam frig se e kom vrar kaher , po per ate te share kom met kerku ter jeten.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Feith: Incidenti në Deçan nuk është në interesin e askujt

    Prishtinë, 12 nëntor - Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Pieter Feith, pasi shprehu keqardhje për incidentin e djeshëm në Deçan, bëri thirrje që fushata për zgjedhjet komunale të vazhdojë në mënyrë të qetë. Me anë të një deklarate Feith thekson se "aktet e dhunës nuk kanë vend në një fushatë zgjedhore demokratike". "Shpreh keqardhjen për incidentin e djeshëm në Deçan, i cili nuk ishte në interesin e askujt". Ai tha se ka folur me Kryeministrin dhe me z.Haradinaj dhe se kishte "marrë garanci të qarta se fushata dhe dita e zgjedhjeve do të vazhdojnë në atmosferë të qetë".
    ----------------------------

    Krasniqi: Incidenti në Deçan "një lajm dhe mesazh i keq nga Kosova"

    Prishtinë, 12 nëntor - Incidenti i djeshëm në Deçan, duke sulmuar me gurë dhe të shtëna armësh mbi eskortën e Kryeministrit Thaçi, ishte një lajm dhe mesazh i keq nga Kosova, thotë në një deklaratë me shkrim, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, lidhur me incidentin e djeshëm në Deçan. Krasniqi vlerëson se fushata parazgjedhore për kryetarët dhe asambletë e komunave të Kosovës u zhvillua normalisht dhe duhej të përfundonte në frymë demokratike e solemne. Mirëpo, sipas tij, "sjellja e dhunshme në një proces ku dëshmohet pjekuria demokratike dhe qytetëruese", në çastet historike në të cilat ndodhet vendi, "nuk përbën vetëm mungesë kulture e tolerance, por akt krimi penal, me të cilin duhet marrë organet kompetente të ndjekjes", thekson Krasniqi. Ai i fton qytetarët dhe subjektet politike që të kontribuojnë për përfundimin me sukses të plotë të fushatës parazgjedhore dhe të vetë zgjedhjeve.
    ----------------------------

    Sejdiu: Veprimet që bien ndesh me ligjin janë të papranueshme

    Prishtinë, 12 nëntor - Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu ka dënuar mbrëmë incidentin që ndodhi të mërkurën në Deçan, ku pas një tubimi parazgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës, është sulmuar eskorta e kryetarit të kësaj partie, kryeministrit Hashim Thaçi. Duke e dënuar këtë akti, Presidenti Sejdiu thekson se për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë krejtësisht të papranueshme veprimet që bien ndesh me ligjin, që cenojnë jetën apo sigurinë e të tjerëve. Presidenti Sejdiu u ka bërë sërish thirrje partive politike, kandidatëve të pavarur dhe të gjithë qytetarëve të vendit që të sillen në mënyrë dinjitoze, të jenë të përmbajtur dhe të vazhdojnë të tregojnë kulturë politike, sikundër deri më sot, në mënyrë që zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë së vendit të kalojnë ashtu siç i ka hije një vendi të lirë e demokratik. "Zgjedhjet e 15 nëntorit janë sprova jonë e parë e madhe e demokracisë së brendshme para botës, si para miqve tanë të shumtë që na kanë përkrahur me shumë përkushtim vite të tëra, ashtu edhe e para kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të saj në strukturat euroatlantike. Prandaj, është më rëndësi jetike për vendin tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, që këto zgjedhje të jenë të suksesshme dhe të ndershme", ka theksuar Presidenti Sejdiu. Po ashtu, Presidenti Sejdiu ka kërkuar nga institucionet e rendit që sa më parë ta zbardhin këtë incident, si dhe identitetin e personave të përfshirë në të.
    -----------------------------
    Qeveria: "Përdorimi i dhunës është i papranueshëm"

    Prishtinë, 12 nëntor - Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin e dhunshëm ndaj Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorëve të tij, që ka ndodhur të mërkurën në Deçan. "Kosova është krenare me demokracinë e saj. Ata që veprojnë me dhunë kundër kësaj demokracie dhe institucioneve të saj përfaqësuese e dëmtojnë shtetin tonë. Ne duhet të sillemi si një demokraci e pjekur dhe përdorimi i dhunës është i papranueshëm", thuhet në një deklaratë të qeverisë. Ekzekutivi i vendit u bën thirrje të "gjithë nxitësëve të dhunës që të ndalojnë këto sjellje, që të kërkojnë falje dhe të sillen si duhet në frymën e demokracisë, për arritjen e së cilës kemi sakrifikuar të gjithë". "Ndërhyrja në procesin zgjedhor është një shkelje e rëndë dhe aktet kriminale te nxitura politikisht do të ndiqen penalisht nga organet përgjegjëse", thuhet në fund të deklaratës së Qeverisë së Kosovës.
    -----------------------------

    PDK akuzon Haradinajn


    Prishtinë, 12 nëntor - Në një deklaratë të Partisë Demokratike të Kosovës që udhëhiqet nga Hashim Thgaçi, për incidentin në Deçan, thuhet se "u tentua të kriminalizohet demokracia dhe vota e lirë e qytetarëve nga bandat e krimit që për vite të tëra terrorizojnë natën Kosovën". "Në tubimin elekoral të Partisë Demokratike të Kosovës në Deçan, ku merrte pjesë edhe Kryetari i PDK së dhe Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka ndodhur një sulm i rëndë, ku janë përdorur mjete të forta dhe armë, duke vënë në rrezik jetën e pjesëmarrësve të tubimit dhe të delegacionit të lartë të PDK së". PDK thotë se ata janë "nxitur dhe organizuar drejtpërdrejt nga Ramush Haradinaj, duke përdorur edhe njerëz të inkriminuar dhe të ikur nga drejtësia". Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit që t'i bëjnë hetimet e nevojshme, veçanërisht ndaj përdoruesëve të armëve dhe nxitësve të dhunës dhe që t'i vëjnë ata para drejtësisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Ama nji adres se kom me fol me ty pse me shane.Prishtinase une jom malok po slejoj te shara ,une skam frig se e kom vrar kaher , po per ate te share kom met kerku ter jeten.

    nuk eshte kjo prishtinase,kjo eshte dikun e naj malit nuk ka t`beje asgje me prishtine kjo vajza.

  6. #96
    Citim Postuar më parë nga zogu dukagjinas Lexo Postimin
    Wowww, as qe isha ne dijeni per kete qe paska ndodhur, si kane mundur te bejen keshtu more, i marrofte Zoti ata, na kane bere hor, na more fytyren, po cfar shqiptaresh jane ata qe se dojne kryeministrin tjeter vetem e vetem pse eshte i nje partie tjeter, nuk duhet ta nenqmojme ate vetem pse eshte lider i PDK-se, por duhet te tregojme respekt ndaj tij edhe pse eshte ai, edhe nese ne nuk e duam per udheheqes, skemi qte bejme, te tjeret me te larte se ne merren me keto pune, e ne kemi per detyre vetem qe ta votojme, nese dojme apo jo, megjithate uroj qe thaqi te mos marre shume komuna, e sidomos DEQANIN !!! I uroj fitore Ramushit dhe AAK-se !!!
    Haha problematik ju kemi ju kojshive nga Deqani...,,,jeni me te miret ju perqafoj!!! që sonte ju uroj fitoren e AAk në Deqan,mos u brengos zogu i Dukagjinit...
    Desha ti them disa fjal për këte rast,por qenka situata e tensionuar e po iku pa marrë ndonjë të sharë...

  7. #97
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Ama nji adres se kom me fol me ty pse me shane.Prishtinase une jom malok po slejoj te shara ,une skam frig se e kom vrar kaher , po per ate te share kom met kerku ter jeten.
    qysh bon hajgare a spot boin syt drit lypem te thaqi em gjen

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    ma burr ish kallxu thaqi nese kish shku me bo fushat ne pjesen veriore te mitrovices ...qka po i fryn zjarmit ky far narkomani....ishalla more zot po vjen dita me i pa tu u vra mes vete kta far katunar n`kravata...oooo sosht politika per ksi egersina qe nuk dijn tjeter veq plumit e kercnimeve....ka me i nxan harami si hashimin si ramushin,buka e vet ka me i vra...

    Ky lajme eshte me te vertet i keq, ne qoftese eshte provokuar nga Simpatizuesit e Ramushit eshte sulme direkt ndaj shprehjes se lire edhe kunder Demokracise.Une mendoj se duhet denuar edhe nuk guzon Ramushi ose dikush tjeter te beje keso lloje (Qudirash-Primitive) .Une besoj shume se kjo eshte bere direkt nga bashkevendasit e Ramush Haradinaj,andaj i kisha kerku Ramushit mos te beje keso budallaqesh se jane hije e zeze per Kosoven ne Bote e veqmas knaqesi per armiqet qe siq e dine edhe Ramushi kemi mjafte edhe do te ndihen te lumtur pase asaj qka ka ndodhur Sot ne Deqan.Askush edhe as Ramushi edhe Simpatizantet e AAK-se nuk guzojn ti pengojn votueit te shprehin vullnetin e lire per ke ata deshirojne te votojn.Kjo qka ka ndodhe Sot eshte shume e demshme qe paraqet imazh shume te keq te Kosoves para Evropes e Botes.Se te marrit mbesin te marr gjitmon. Pushteti fitohet ai nuk faletet si eshte mesuar Ramushi me 2004 qe pretendon se ka qen ne qeveri.Se as kunde ne bote nuk ndodhe qe me 5 deputet me drejtue qeverin.E Ramushi e din se kete mundesi ia ka dhene Rugova e i cili tash nuk eshte gjall. Marre ton diten pabesi...

  9. #99
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Sipas dyshimeve te mia, keta te deqanit, nuk kane gjuajtur me arme por vet truprojat e hashimit, kane gjuajtur ne ajer nja tri here per ti frikesuar te tjeret dhe per ta qartesuar situaten !!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Talking

    Citim Postuar më parë nga zogu dukagjinas Lexo Postimin
    Wowww, as qe isha ne dijeni per kete qe paska ndodhur, si kane mundur te bejen keshtu more, i marrofte Zoti ata, na kane bere hor, na more fytyren, po cfar shqiptaresh jane ata qe se dojne kryeministrin tjeter vetem e vetem pse eshte i nje partie tjeter, nuk duhet ta nenqmojme ate vetem pse eshte lider i PDK-se, por duhet te tregojme respekt ndaj tij edhe pse eshte ai, edhe nese ne nuk e duam per udheheqes, skemi qte bejme, te tjeret me te larte se ne merren me keto pune, e ne kemi per detyre vetem qe ta votojme, nese dojme apo jo, megjithate uroj qe thaqi te mos marre shume komuna, e sidomos DEQANIN !!! I uroj fitore Ramushit dhe AAK-se !!!
    EPOKA THAÇI VETËM SA KA NISUR

Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •