Kur ai s'ka pranuar asgje dhe kta s'kane fakte, pse duhet te diskutohet kaq gjat ???
Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)
une e shikoj thjesht si nje fushate trillimesh gjoja per gazetare te rrahur .... e gjitha kjo per te shkruar ne raportet e nderkombetareve se ne Shqiperi nuk ka liri fjale ... nderkohe qe shpifjet jane bere kaq te perditshme sa qe edhe vete personi i akuzuar munt te arrije deri aty sa te pyese veten se mos megjithmend ka bere ndonje gje per tu akuzuar ....
"They will not control us, We will be victorious"
Gazeta Shekulli
Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, dhunon fizikisht gazetarin Arian Konomi. Historia e një skandali, që tenton të mbahet në heshtje, ka ndodhur në një nga lokalet më të njohur të Tiranës. Gazetari tenton të mbrojë një vajzë nga ngacmimet seksuale të prefektit, dhe si kundërpërgjigje, goditet barbarisht nga zyrtari i lartë. Të gjitha dëshmitë e një skandali të turpshëm, të mikut të djalit të kryeministrit
"Po, unë e kam parë të gjithë skandalin e turpshëm. Ishte një dhunë e frikshme. I njoh agresorët, dy nga ta ishin prefekti i Tiranës Keltis Kruja dhe Gent Minarolli, funksionar i lartë drejtues në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Me ta, ishin dhe tre djem të tjerë, dhe të pestë së bashku, në të njëjtën kohë, dhunuan në mënyrë shtazarake gazetarin Arian Konomi. Nuk mund të them se ishin dy palë që bënë sherr, sepse gazetari u godit ashpër dhe befasisht, aq sa dhe nuk kishte mundësi të vetëmbrohej".
Një dëshmitar okular, zbardh një ngjarje tejet të rëndë, kur persona të veshur me pushtet, dhunuan gazetarin e njohur shqiptar, korrespondent edhe i revistës Limes, në Itali. Incidenti ka ndodhur në të gdhirë të datës 1 nëntor, në një nga lokalet më të njohur të Tiranës. Sipas tij, dëshmitar tjetër i ngjarjes, ishte dhe deputeti i partisë demokratike Gert Bogdani, por krejt i papërfshirë në sherr. Madje, edhe e kishte dënuar atë më pas.
"Nuk e di se deri ku mund të shkojnë "këta", edhe unë që isha pranë atij shpërthimi të egër dhune, pata frikë. Frikë kam dhe tani", thotë, - D. B. 29 vjeç, që natën e dhunës ndodhej në të njëjtin lokal me të fejuarën e tij.
Lajmi, për atë çfarë kishte ndodhur, u shfaq edhe në suplementin e të shtunës, datë 7 nëntor, në GSH, por nuk përmendej emrii i gazetarit të dhunuar. Ai është Arian Konomi. Revista MAPO, kontaktoi direkt me gazetarin Konomi, kërkoi të dhëna në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në Prokurorinë e Rrethit, dhe konfirmoi plotësisht ngjarjen.
Gazetari i dhunuar
Vetë Konomi refuzon të flasë. Ai nuk mohon ngjarjen, por në fakt e ka të pamundur ta mohojë atë. Tre të çjerra paralele në qafë, të shkaktuara nga thonj, në anën djathtë të saj, "përgënjeshtrojnë" fort "no coment-in" e tij. Edhe pse, kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, në fytyrën e tij dallohen ende gjurmët e dhunës. Nuk ka ende një denoncim penal të ngjarjes. Burime të rezervuara nga policia pohojnë se në datën 1 nëntor Konomi ka shkuar të bëjë kallëzimin penal, por nuk e kanë pranuar, dhe e kanë adresuar në prokurori. Edhe në prokurori, në momentin e parë, kallëzimi i Konomit nuk është marrë për shkak të mungesës së prokurorit të gatshëm dhe më pas, gazetari, në rrethana të paqarta, nuk ka tentuar më tej. Megjithatë, miq të afërt të tij, saktësojnë se për ditë e ditë me rradhë, vetë Prefekti i Tiranës, Kruja, dhe individë të tjerë, i kanë kërkuar me ngulm Konomit, që ngjarja tejet e rëndë të zgjidhet me pajtim. Konomi, as nuk e pranon dhe as nuk e mohon një gjë tillë, por miqtë e tij këmbëngulin fort: kështu ka ndodhur! E kanë goditur barbarisht dhe krejt pa asnjë arsye!
Si ndodhi ngjarja?
Kishte kaluar mesnata e të premtes, dhe rreth orës 03.30 të mëngjezit, situata në tavolinën ku ndodhej Kruja, Minarolli dhe tre të rinj të tjerë, ishte ndezur. Alkooli në gjak dhe epshi, kishte kaluar kufinjtë normalë. Në tavolinën ngjitur me ta, ndodhej gazetari Arian Konomi me dy miq të tij, të shoqëruar edhe nga katër vajza të reja. Prefekti Kruja, tentoi disa herë të ndërhynte në bisedën e tavolinës së tyre. Shkruante në pusulla të vogla letre, emrin e tij, funksionin, dhe numrin e celularit dhe ja dërgonte 21 vjeçares V. D. studente, që ndodhej në tryezë me Konomin. Po aq aktiv, ishte dhe miku i tij Minarolli, që i bënte vajzës "oferta" të hapura për miqësi me prefektin.
Refuzimit të saj të ftohtë, i përgjigjej një monedhë edhe shumë më vulgare. Prefekti Kruja, ngrihej nga tavolina e tij dhe duke u ngjeshur pas vajzës, (lokali ishte i mbushur plot me klientë), e ngacmonte me duar në pjesët e saj intime. Jo vetëm njëherë! Vajza protestoi disa herë, edhe miqtë e saj që ndodheshin me të, bënë të njëjtën gjë. Por, babëzia e djaloshit të veshur me pushtet, ishte e pandalshme. Kjo, deri në momentin kur gazetari Konomi reagon: "Ju lutem, mjaft! Nuk e shikoni që vajza nuk e do shoqërinë me ju!".
Kaq do të mjaftonte, që prefekti i Tiranës Keltis Kruja, drejtori Minarolli, dhe tre shoqëruesit e tyre, të rrëzonin përdhe tavolinën e tyre, të godisnin fillimisht gazetarin Konomi me shishet e birrës, e pastaj ta vinin nën vete dhe të vazhdonin ta godisnin ku të mundnin. Në sy të të gjithë klientëve të tjerë të lokalit, që të shokuar nga ngjarja nuk arritën të ndërhyjnë.
"Kjo ishte skena më e tmershme. E pashë si i vunë shkelmin në shpinë gazetarit dhe Minarolli madje, të bënte të pabesueshmen: tentonte t´i fuste gazetarit gishtin në sy"!, - tregon dëshmitari ynë okular i tmerruar. "Vetëm vagabondë dhe kriminelë rruge mund ta bëjnë një gjë të tillë", - thotë ai. Vetë gazetari Konomi, i pyetur për këtë detaj të frikshëm, të egërsisë së zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, preferon sërish të heshtë. Por në syrin e tij të majtë, dallohet ende qartë një shenjë e mavijosur. Të njëjtën dinamikë të ngjarjes e pohojnë dhe pothuaj të gjithë miqtë e tij, djem e vajza të ndodhur me të në të njëjtën tryezë, emrat e të cilëve MAPO, për arsye etike nuk i publikon.
Festa u prish, dhe të gjithë klientët e tjerë, nxituan të dalin nga lokali në rrëmujë e sipër. Por, nuk ishte e thënë të mbaronte këtu. Sepse, grupi me sjellje huliganësh, e ndoqi Konomin edhe jashtë lokalit.
Dëshmitari ynë thotë se deputeti Bogdani, në momentin e parë i ishte afruar tryezës së sherrit, dhe sapo ishin ndarë "palët", kishte dënuar dhunën, por kishte qenë i pafuqishëm për ta parandaluar atë. Pak minuta pas ngjarjes, Pub-in e njohur, e ka vizituar dhe policia. Por, agjentët e saj kanë qëndruar vetëm pak minuta në lokal, sepse sapo kanë marrë vesh, se cilët ishin protagonistët e saj, janë larguar, pa bërë asnjë veprim.
Ngjarja, është munduar të mbahet e fshehtë, por të shtunën e kaluar, një suplement fundjave mundi të zbardhë atë që kishte ndodhur. Kishte mundur të kontaktonte dhe me prefektin e Tiranës, i cili kishte refuzuar të kishte qenë pjesë e një sherri të tillë. "Nuk jam zënë me njeri", citohet Kruja, i cili gjithashtu vetë, pohon se në natën e ngjarjes ndodhej në lokal. Për ngjarjen e rëndë dhe skandaloze, ka marrë njoftim edhe kryeministri i vendit. Deri tani z.Berisha nuk ka reaguar zyrtarisht.
Kruja: Dua pajtim!
Vetëm të nesërmen, i njoftuar se Konomi kishte nisur të bënte hapa legalë për të ndëshkuar agresorët e tij, prefekti Kruja kuptoi përmasën e rëndë të aktit barbar që kishte kryer. Ai kërkon të takohet me Konomin, në të njëjtën kohë që, tek gazetari mbërrinin bashkë me dhjetra telefonata solidariteti miqsh, edhe kërkesa për t´u takuar me prefektin dhe për të mbyllur me paqe historinë e dhunës. Kruja citohet të ketë thënë se: "... i kam dërguar haber atij djalit...", duke vërtetuar në këtë mënyrë, indirekt, lidhjen e tij me ngjarjen.
Vetë, gazetari Konomi, pranon se ditë më pas është takuar me prefektin Kruja, por nuk dëshiron të tregojë detaje të bisedës. "Nuk dua të jem pjesë e kësaj historie", - thotë ai. "Takimi ka ndodhur", ngulmojnë miq të gazetarit, sipas të cilëve, prefekti i ka kërkuar me ngulm gazetarit të mos bëjë denoncim.
Si kaloi ngjarja në heshtje
Goditja e gazetarit Mero Baze të hënën pasardhëse, nga biznesmeni i afërt me pushtetin Rezart Taçi, dhe skandali që shpërtheu më pas, ka qenë një nga arsyet që kjo histori kaloi pothuaj në heshtje. Ndonëse, po aq e rëndë sa e para dhe me siguri, shumë më e egër, për nga lloji i dhunës së ushtruar, dhe sidomos, për shkak të faktit se agresor kësaj rradhe është direkt një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, prefekti i Tiranës, Kruja, i njohur më së shumti, si mik i ngushtë i të birit të kryeministrit Sali Berisha. Keltis Kruja, jurist me profesion, vetëm 32 vjeç, ka mbajtur më parë detyrën e Drejtorit të Inspektimit në Ministrinë e Brendshme, dhe në 20 gusht të këtij viti, është prezantuar si prefekt i Tiranës. Në atë kohë, media, ose e kaloi me një njoftim të thatë këtë fakt, ose e konsideroi një emërim tipik klientelist, të ndodhur për meritën e vetme, se Kruja është miku i ngushtë i të birit të kryeministrit.
Është padyshim, një nga ngjarjet më të rënda, dhe një nga skandalet më të ulët të ndodhur në këtë periudhë. Dy zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, një nga ta, prefekti Tiranës, sulmojnë pa asnjë motiv, në gjendje të rënduar, nga alkooli dhe epshi, një gazetar të njohur shqiptar. Autoritetet përgjegjëse, duhet të hetojnë mbi këtë ngjarje, por edhe nëse kjo gjë nuk ndodh, protagonisti i saj kryesor, i katapultuar në majat e administratës shtetërore në mënyrë të dyshimtë, duhet të tregohet me gisht, si autor i një vepre që do të turpëronte dhe vetë turpin. Është goditur dhe një gazetar tjetër, përveç Bazes. Heshtja mbi këtë të vërtetë, nuk e bën skandalin më të vogël, përkundrazi, e bën atë më uluritës.
rasti i prefektit kruja tregon se.. sa larg eshte ky m.ut dhe njerzit rreth tij nga te kuptuarit e situates..
kur enveri ja futi gjeneralve athere pra hajvanit beqir balluk e hitos e petritit e rrahmanit perllak me shoke.. sadik bekteshin si me per hater e cuan diku ne shkoder.. mirpo si tarallak qe ishte ai nuk e kuptonte statusin e ri.. pra ishte i shkelmuar.. e do duhej te sillej si ja donte ky status i ri..
mirpo i ngrati sadik nuk e kuptonte kte dhe.. filloj te dal shetitje e bile te afrohej tek kafja e madhe e te ulej e pinte kafe aty..e te bisedonte me milet..
sot kjo duket nji normalitet por aso kohe kjo ju duk enverit si karshillek.. dhe i shkoj llafi qe sadik bekteshi po kapardiset kafeneve.. dhe tha.. po ki tha sadiku.. po me del dhe ne kafene tha..
e aq u desh dhe makineria u vu ne levizje..e sadiku vate.. ke te shumtet..pra neper internime e gulag-ezime..
dalim tek ky kruja..
ki lloj soji skan lidhje me demokracin..skan lidhje me ate se ckan hequr mileti nen diktature e skan lidhje me ate se pse u luftua per demokraci e pse eshte kaq e veshtire demokracia ne shqiperi.. pra ki lloj plehu apo pleshti.. nuk e kan iden se cfar lufte djallezore ben ppsh-ja dhe kelisheria e saje..ajo me e felliqura me xhahilja e me polpotistja pra falangat rreth edvin pisit.. qe ta rrezojne demokracine.. dhe se sa sakrifice bejne ne kto 20 vjet demokratet e vertete qe smarrin rrog nga berisha.. per ta mbrojtur demokracine..me vot e me shpirt..
e nga qe nuk e ka idene ki lloj krimbi.. atij i duket normale te shkoj ne pub.. e nuk e kupton se cdo nepunes i ven nga sali berisha gjurmohet nga njesitet edvino albo malltezoiste kokodhimiste anil basho ill rakipoiste e tash dhe mero baziste.. e si gjithmon dhe top filip cakuloiste e ruciste m.utaviste..kur thon kta shoket nga kosova.. qe te gjejne qymen ne perpeq.. pra te prodhojne lajme anti 3 korrik anti PD anti dhjetor anti Sali anti demokraci..qe .. kuptohet te ftohin miletin nga besimi tek Berisha..qe ..kuptohet ta kthejne ne raja te edvin rucit te mafies..
sikur ky m,uti kruja te lexonte qoft nji her ne jav nje gazet do ta kuptonte se cfar lojrash luan mafia edvinoiste me industrin e saje mediatike shpifse djallo vampire..
dhe.. kuptohet.. do i thosh vetes.. xhaxhi sali me vuri prefekt.. pra larg duart e kembet e turnjte.. nga pubet.. po ul kok e puno.. se ka mijra pune..prefektura..
te isha si saliu po dhe si PD-ja.. menjiher.. per leckash e kisha shkarkuar kte pizevengun..
jo po skam ngacmu gocat un o xhaxhi sali do thot ai..
po mire.. mo do duhej ti thosha saliu.. po ne pab cfar..pai.dhin e sateme deshe..
nuk kishe pun ti deri naten von ne zyr te prefektures qe kur te mbarosh pun te vec te mami te flec..
hmm.pra e paske pranuar kte pune si post me bo pallë.. hajde pirdhu.. se ka tjere..qe e bejne punen..
mirpo si duket kta jan mesuar qe me saliun.. nuk prishesh edhe kur prodhon cdo dite mall per median edviniste.. pra kur ha rrogen e saliut e i ben punen edvinit..
keta jan zhapiket qe e cuan PD-ne deri ketu..ku nuk i dalin me votat per qeverisje por i duhet te mballoset me dreq e bir..
..
pa asnji rroge.. bile pa asnji dit rroge nga sali berisha ata kreshniket e thirres te tyneli diten ta mbrojne vet pa i then kush.. PD -ne e Rrugen e Kombit..
lavdi pacin ata burra te vertete..
jazek e u dalt per hundesh ketyre mu.terve qe han rrogat e berishes e pj.erdhin ne poce te edvin erionave..si ky kruja ..dhitsi tirones..
..
Ja si i sherben ky klitoris kruja.. i perzgedhur nga berisha.. (per te marre rrog te madhe si prefekt e per ti sherbyer naten dhe diten bile der ne ora 3 te mengjezit edvin rames..)
ja cthot bedeli i rames lolo vangjeli ne gazet te vegles se rames :
Tema e Meros:
Prefekti që rreh
Nga Lorenc Vangjeli, “Mapo”
“Po, unë e kam parë të gjithë skandalin e turpshëm. Ishte një dhunë e frikshme. I njoh agresorët, dy nga ta ishin prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, dhe Gent Minarolli, funksionar i lartë drejtues në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Me ta ishin dhe tre djem të tjerë dhe të pestë së bashku, në të njëjtën kohë, dhunuan në mënyrë shtazarake gazetarin Arian Konomi. Nuk mund të them se ishin dy palë që bënë sherr; sepse gazetari u godit ashpër dhe befasisht, aq sa dhe nuk kishte mundësi të vetëmbrohej”. Një dëshmitar okular zbardh një ngjarje tejet të rëndë, kur persona të veshur me pushtet dhunuan në lokalin Living Room gazetarin e njohur shqiptar, korrespondent edhe i revistës “Limes”, në Itali. Menjëherë mbas rastit fatkeq të goditjes së gazetarit Mero Baze, dëshmitari okular vendos të rrëfejë detaje direkte për goditjen tjetër të gazetarëve nga shteti, që ndodhi në të gdhirë të datës 1 nëntor, në një nga lokalet më të njohur të Tiranës. Sipas tij, dëshmitar tjetër i ngjarjes ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, por krejt i papërfshirë në sherr. Madje edhe e kishte dënuar atë më pas. “Nuk e di se deri ku mund të shkojnë “këta”, edhe unë që isha pranë atij shpërthimi të egër dhune, pata frikë. Frikë kam dhe tani”, - thotë D. B., 29 vjeç, që natën e dhunës ndodhej në të njëjtin lokal me të fejuarën e tij. Lajmi për atë çfarë kishte ndodhur u shfaq në suplementin e së shtunës, datë 7 nëntor, në “Gazeta Shqiptare”, Blue Tooth; suplementi sqaronte dinamikën e ngjarjes, por nuk përmendte emrin e gazetarit të dhunuar. Ai është Arian Konomi. Revista “Mapo” kontaktoi direkt me gazetarin Konomi, kërkoi të dhëna në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në Prokurorinë e Rrethit dhe konfirmoi plotësisht ngjarjen.
Gazetari i dhunuar
Vetë Konomi refuzon të flasë. Ai nuk e mohon ngjarjen, por në fakt e ka të pamundur ta mohojë atë. Tri të çjerra paralele në qafë të shkaktuara nga thonj, në anën e djathtë të saj, “përgënjeshtrojnë” fort “no comment”-in e tij. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, në fytyrën e tij dallohen ende gjurmët e dhunës. Nuk ka ende një denoncim penal të ngjarjes. Burime të rezervuara nga policia pohojnë se në datën 1 nëntor Konomi ka shkuar të bëjë kallëzimin penal, por nuk e kanë pranuar dhe e kanë adresuar në prokurori. Edhe në prokurori, në momentin e parë, kallëzimi i Konomit nuk është marrë për shkak të mungesës së prokurorit të gatshëm dhe më pas, gazetari, në rrethana të paqarta, nuk ka tentuar më tej. Megjithatë, miq të afërt të tij saktësojnë se për ditë e ditë me radhë, vetë prefekti i Tiranës, Kruja, dhe individë të tjerë, i kanë kërkuar me ngulm Konomit që ngjarja tejet e rëndë të zgjidhet me pajtim. Konomi as nuk e pranon dhe as nuk e mohon një gjë tillë, por miqtë e tij këmbëngulin fort: “Kështu ka ndodhur! E kanë goditur barbarisht dhe krejt pa asnjë arsye!”
Duket se ngjarja tjetër e rëndë, goditja e gazetarit Mero Baze të hënën pasardhëse nga biznesmeni i afërt me pushtetin Rezart Taçi dhe skandali që shpërtheu më pas, ka qenë një nga arsyet që kjo histori kaloi pothuaj në heshtje. Ndonëse po aq e rëndë sa e para dhe me siguri, shumë më e egër për nga lloji i dhunës së ushtruar dhe sidomos, për shkak të faktit se agresor kësaj radhe është direkt një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, prefekti i Tiranës, Kruja, i njohur më së shumti si miku i ngushtë i të birit të kryeministrit, Sali Berisha. Keltis Kruja, jurist me profesion, vetëm 32 vjeç, ka mbajtur më parë detyrën e Drejtorit të Inspektimit në Ministrinë e Brendshme dhe më 20 gusht të këtij viti, është prezantuar si prefekt i Tiranës. Në atë kohë, media, ose e kaloi me një njoftim të thatë këtë fakt, ose e konsideroi - media opozitare - një emërim tipik klientelist, të ndodhur për meritën e vetme se Kruja është miku i ngushtë i të birit të kryeministrit Berisha.
Si ndodhi ngjarja?
Kishte kaluar mesnata e së premtes dhe rreth orës 03.30 të mëngjesit, situata në tavolinën ku ndodhej Kruja, Minarolli dhe tre të rinj të tjerë, ishte ndezur. Alkooli në gjak dhe epshi për seks kishte kaluar kufijtë normalë. Në tavolinën ngjitur me ta ndodhej gazetari Arian Konomi me dy miq të tij, të shoqëruar edhe nga katër vajza të reja. Prefekti Kruja tentoi disa herë të ndërhynte në bisedën e tavolinës së tyre. Shkruante në pusulla të vogla letre emrin e tij, funksionin dhe numrin e celularit dhe ia dërgonte 21-vjeçares V. D., studente, që ndodhej në tryezë me Konomin. Po aq aktiv ishte dhe miku i tij Minarolli që i bënte vajzës “oferta” të hapura për miqësi me prefektin. Refuzimit të saj të ftohtë i përgjigjej një monedhë edhe shumë më vulgare. Prefekti Kruja ngrihej nga tavolina e tij dhe duke u ngjeshur mbas vajzës - lokali ishte i mbushur plot me klientë - e ngacmonte me duar në pjesët e saj intime. Jo vetëm njëherë! Vajza protestoi disa herë, edhe miqtë e saj që ndodheshin me të, bënë të njëjtën gjë. Por uria dhe babëzia e djalit të veshur me pushtet ishte e pandalshme. Kjo deri në momentin kur gazetari Konomi reagon: “Ju lutem, mjaft! Nuk e shikoni që vajza nuk e do shoqërinë me ju!” Kaq do të mjaftonte që prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, drejtori Minarolli dhe tre shoqëruesit e tyre të rrëzonin përdhe tavolinën e tyre, të godisnin fillimisht gazetarin Konomi me shishet e birrës e pastaj ta vinin nën vete dhe të vazhdonin ta godisnin ku të mundnin, në sy të të gjithë klientëve të tjerë të lokalit, që të shokuar nga ngjarja nuk arritën të ndërhyjnë. “Kjo ishte skena më e tmerrshme. E pashë si i vunë shkelmin në shpinë gazetarit dhe Minarolli madje, të bënte të pabesueshmen: tentonte t´i fuste gazetarit gishtin në sy”! - tregon dëshmitari ynë okular i tmerruar. “Vetëm vagabondë dhe kriminelë rruge mund ta bëjnë një gjë të tillë”! - thotë ai. Vetë gazetari Konomi, i pyetur për këtë detaj të frikshëm të egërsisë së zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, preferon sërish të heshtë. Por në syrin e tij të majtë dallohet ende qartë një shenjë e mavijosur. Të njëjtën dinamikë të ngjarjes e pohojnë dhe pothuaj të gjithë miqtë e tij, djem e vajza të ndodhur me të në të njëjtën tryezë, emrat e të cilëve “Mapo”, për arsye etike nuk i publikon.
Festa u prish dhe të gjithë klientët e tjerë nxituan të dalin nga lokali në rrëmujë e sipër. Por nuk ishte e thënë të mbaronte këtu, sepse grupi me sjellje huliganësh e ndoqi Konomin edhe jashtë lokalit me “shpresën” kriminale për të vazhduar sherrin edhe më tej. Fatmirësisht nuk arritën ta gjejnë. Dëshmitari ynë thotë se deputeti Bogdani në momentin e parë i ishte afruar tryezës së sherrit dhe sapo ishin ndarë “palët”, kishte dënuar dhunën, por kishte qenë i pafuqishëm për ta parandaluar atë, qoftë dhe për shkak se ndodhej në distancë prej tyre. Në përpjekje për të kontaktuar me të, revista “Mapo” e telefonoi, por celulari i tij ishte vazhdimisht i mbyllur.
Pak minuta mbas ngjarjes, pub-in e njohur e ka vizituar dhe policia. Por agjentët e saj kanë qëndruar vetëm pak minuta në lokal, sepse, sapo kanë marrë vesh se cilët ishin protagonistët e saj, janë larguar pa bërë asnjë veprim.
Ngjarja është munduar të mbahet e fshehtë, por të shtunën e kaluar, suplementi i “Gazetës Shqiptare”, Blue Tooth, mundi të zbardhë atë që kishte ndodhur në të zbardhur të datës 1 nëntor në Living Room. Madje gazeta kishte mundur të kontaktonte dhe me prefektin e Tiranës, i cili kishte refuzuar të kishte qenë pjesë e një sherri të tillë. “Nuk jam zënë me njëri”, - citohet Kruja, i cili gjithashtu vetë pohon se në natën e ngjarjes ndodhej në lokal. Për ngjarjen e rëndë dhe skandaloze ka marrë njoftim edhe kryeministri i vendit. Deri tani zoti Berisha, i menjëhershëm në reagimin nëpërmjet zëdhënëses së tij për skandalin Baze, nuk ka reaguar zyrtarisht.
Kruja: Dua pajtim!
Vetëm të nesërmen - të shtunën, 31 tetor - i njoftuar se Konomi kishte nisur të bënte hapa legalë për të ndëshkuar agresorët e tij, prefekti Kruja kuptoi përmasën e rëndë të aktit barbar që kishte kryer. Ai kërkon të takohet me Konomin, në të njëjtën kohë që te gazetari mbërrinin bashkë me dhjetëra telefonata solidariteti miqsh, edhe kërkesa për t´u takuar me prefektin dhe për të mbyllur me paqe historinë e dhunës. Në Blue Tooth, Kruja citohet të ketë thënë se: “... i kam dërguar haber atij djalit...”, duke vërtetuar në këtë mënyrë, indirekt, lidhjen e tij me ngjarjen.
Vetë gazetari Konomi pranon se ditë më pas është takuar me prefektin Kruja, por nuk dëshiron të tregojë detaje të bisedës. “Nuk dua të jem pjesë e kësaj historie”, - thotë ai. “Takimi ka ndodhur”, -ngulmojnë miq të gazetarit, sipas të cilëve prefekti i ka kërkuar me ngulm gazetarit të ndalojë denoncimin e ngjarjes së rëndë.
Heshtja
Është padyshim një nga ngjarjet më të rënda dhe një nga skandalet më të ulëta të ndodhura në këtë periudhë. Dy zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, një nga ta, prefekt i Tiranës, sulmojnë pa asnjë motiv, në gjendje të rënduar nga alkooli dhe epshi, një gazetar të njohur shqiptar. Autoritetet përgjegjëse duhet të hetojnë mbi këtë ngjarje, por, edhe nëse kjo gjë nuk ndodh, protagonisti i saj kryesor, i katapultuar në majat e administratës shtetërore në mënyrë të dyshimtë, duhet të tregohet me gisht si autor i një vepre që do të turpëronte dhe vetë turpin. Është goditur dhe një gazetar tjetër përveç Bazes, heshtja mbi këtë të vërtetë nuk e bën skandalin më të vogël, përkundrazi, e bën atë më ulëritës.
Brar kwe botuar te njetjten gje te shekullit dhe gsh....
tani duhet pyt arjani vete a e kane rrah apo jo?
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Krijoni Kontakt