Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 76
  1. #21
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    çuni i kujt eshte ky bukurani??? se mos dalim kushurinj.

    32 vjeç prefekt i nje qyteti metropol!!!!!!!!!!!!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Si duhet te ja u spjegojme juve qe kjo eshte GENJESHTER? apo mbase ju edvinistet sapo te regjistroni dicka ne koken e juaj nuk mund ta fshini dot pasi qe jeni te destinuar qe te merrni cdo genjeshter per te vertete? Sa keq u ka katandisur Edvin Rama.
    O te mjere edvinista, po a nuk po e kuptoni se kjo eshte nje genjeshter e kulluar e Gazetaruckes shqiptare? apo nuk po doni ta kuptoni por po deshironi te jetoni ne halucinacione sic po jeton edhe Edvin Rama?

  3. #23
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    KJO ESHTE VERTETUAR EDHE NGA MANAGJMENTI I LIVING ROOM SE ESHTE E PAVERTETE.

    Nuk kam piken e dyshimit qe kane thene se eshte e pavertete. Asnji nuk i bie me shqelm parase per nji te rrafme gjelash ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #24
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    Si duhet te ja u spjegojme juve qe kjo eshte GENJESHTER? apo mbase ju edvinistet sapo te regjistroni dicka ne koken e juaj nuk mund ta fshini dot pasi qe jeni te destinuar qe te merrni cdo genjeshter per te vertete? Sa keq u ka katandisur Edvin Rama.
    O te mjere edvinista, po a nuk po e kuptoni se kjo eshte nje genjeshter e kulluar e Gazetaruckes shqiptare? apo nuk po doni ta kuptoni por po deshironi te jetoni ne halucinacione sic po jeton edhe Edvin Rama?
    Djalo ne nuk jena as edvinista as salista,por realista.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    Si duhet te ja u spjegojme juve qe kjo eshte GENJESHTER? apo mbase ju edvinistet sapo te regjistroni dicka ne koken e juaj nuk mund ta fshini dot pasi qe jeni te destinuar qe te merrni cdo genjeshter per te vertete? Sa keq u ka katandisur Edvin Rama.
    O te mjere edvinista, po a nuk po e kuptoni se kjo eshte nje genjeshter e kulluar e Gazetaruckes shqiptare? apo nuk po doni ta kuptoni por po deshironi te jetoni ne halucinacione sic po jeton edhe Edvin Rama?
    Ti je zedhenes apo si?Hidhe(ni)ngaqe fole ne shumes) ne gjyq per shpifje,ose ofendim te personalitetit shteteror.Keshtu veprohet ne DEMOKRACI(jashte).Sa frike e paskeni kete pyken qe ju ka bere me halucinacione.
    Une them eshte e vertete.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Forca tregohet tek e tek more lum Kletis KrujaTrim i madh qenka treguar, e paska rrah gazetarin me ndihmen e bodigardeve.Kemi çeveri te forte,ja kan ba gazetarit 8 me 2.
    Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

    N.Frashëri

  7. #27
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga klara2009 Lexo Postimin
    Pershendetje Edvin!
    Une shpresoj te mos jete keshtu ,nuk kam informacion per kriteret mbi te cilat zgjidhet prefekti ,por me duket absurde qe qeveria te zgjedhe nje halabak,gomar apo kedo idiot per te tuteluar interesat e tyre,dhe tonat bashke.
    LIGJ

    Nr. 8927, date 25.7.2002

    PER PREFEKTIN


    Ne mbeshtetje te neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 114 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave,

    KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

    VENDOSI:

    KREU I

    DISPOZITA TE PERGJITHSHME

    Neni 1

    Qellimi i ligjit

    Ky ligj percakton misionin e prefektit, si perfaqesues i Keshillit te Ministrave ne qark, cilesine dhe kushtet per emerimin e tij dhe ne menyre te veçante pergjegjesite, detyrat dhe te drejtat e tij ne marredheniet me administraten shteterore dhe me organet e qeverisjes vendore qe veprojne ne qark.



    Neni 2

    Perkufizime

    1. "Institucione qendrore ne nivel vendor" , ne kuptim te ketij ligji, jane te gjitha institucionet dhe strukturat e administrates publike te nivelit qendror te Keshillit te Ministrave, te ministrive dhe te institucioneve qendrore qe ato kane ne kompetence, si dhe personat juridike qe sipas ligjit drejtohen dhe administrohen prej tyre dhe qe ushtrojne veprimtarine ne njesite administrative territoriale te qarkut.

    Me institucion qendror ne nivel vendor, sipas paragrafit te pare te kesaj pike, nuk perfshihen institucionet dhe strukturat e Forcave te Armatosura, te Policise se Shtetit, te Sherbimit Informativ te Shtetit dhe te organeve te tjera ne rastet e parashikuara shprehimisht me ligj .

    2. "Funksion publik", sipas ketij ligji, nenkupton te qenit ne administraten shteterore, qendrore ose vendore.

    3. " Akte normative", ne kuptim te ketij ligji, jane aktet qe nxirren nga organet e pushtetit vendor dhe qe kane fuqi vetem brenda juridiksionit territorial te tyre.



    Neni 3

    Cilesia


    1. Prefekti eshte perfaqesues i Keshillit te Ministrave ne çdo qark.

    2. Selia e prefektit vendoset ne qytetin qe eshte qender e qarkut.

    Neni 4

    Emerimi dhe shkarkimi i prefektit

    1. Prefekti emërohet dhe shkarkohet nga Këshillit i Ministrave me propozimin e Ministrit të Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit ose të Kryeminististrit.

    2. Prefekti duhet të ketë kryer arsimin e lartë, të ketë përvojëpune jo më pak se 5 vjet në administratën publike dhe të mos jetë dënuar më parë, me vendim gjyqësor të formës së prerë, për kryerjen e një krimi.



    Neni 5

    Papajtueshmeria e funksionit



    Prefekti nuk mund të jetë anëtar i Këshillit të Ministrave. Funksioni i tij është i papajtueshë me çdo mandat zgjedhor e me çdo funksion tjetër publik, me qenien drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të shoqërive tregëtare, me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarive shkencore.



    Neni 6

    Misioni i prefektit



    Pretekti

    a) kujdeset,ndjek dhe merr masa për plotësimin nga të gjitha institucionet ne nivel qarku te detyrimeve qe ata kane per te garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shendetin publik;

    b) mbikeqyr, kontrollon dhe bashkerendon veprimtarine e institucioneve qendrore ne nivel vendor;

    c) drejton veprimtarine e strukturave administrative shteterore. te cilat. me akte ligjore e nenligjore te veçanta, jane caktuar ne varesine e tij te drejtperdrejte;

    ç) bashkerendon veprimtarine einstitucioneve qendrore ne nivel vendor, si dhe te ketyre me organet e qeverisjes vendore ne komuna, bashki e qark;

    d) eshte i vetmi institucion administrativ qe verifikon ligjshmerine e akteve te miratuara nga organet e qeverisjes vendore ne komuna, bashki e qark. ne perputhje me dispozitat e kreut III le ketij ligji Prefekti ushtron kontroll financiar mbi keto organe ne menyren dhe limitet e percaktuara me ligj



    KREU II



    MARREDHENIET E PREFEKTIT ME ADMINISTRATEN E SHTETIT



    Neni 7

    Marredheniet e prefektit me Keshillin e Ministrave, ministrite dhe institucionet e tjera qendrore



    1. Prefekti per veprimtarine e vet pergjigjet perpara Keshillit te Ministrave dhe i raporton Kryeministrit per detyrat qe i jane ngarkuar

    2. Ministrat dhe drejtuesit e institucioneve te tjera qendrore vendosin lidhje te drejtperdrejta me prefektin per probleme te veprimtarise qe ata drejtojne

    3. Keshilli i Ministrave, ministrat dhe drejtuesit e institucioneve te tjera qendrore dergojne rregullisht te prefekti te gjitha aktet qe ata nxjerrin, te cilat, ne permbajtje te tyre, caktojne detyra ne fushen e veprimtarise se institucioneve qendrore ne nivel vendor ose detyra per organet e administrates se qeverisjes vendore.

    4. Prefekti, per veprimtarine qe mbulon, mund te paraqese prane ministrive projektakte per zgjidhjen e problemeve te veprimtarise se tyre. Brenda nje muaji ministri duhet t'i ktheje pergjigje prefektit per menyren dhe zgjidhjen e dhene nga ana e tij .

    5. Konfliktet qe mund te lindin ndermjet ministrit dhe prefektit zgjidhen nga Kryeministri.



    Neni 8

    Pergjegjesite ne marredhenie me institucionet qendrore ne nivel vendor



    Prefekti per kryerjen e funksioneve ne marredhenie me institucionet qendrore ne nivel vendor, ushtron pergjegjesite e meposhtme, me perjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj:

    a) Kontrollon dhe u kerkon atyre marrjen e masave per zbatimin e programeve te Qeverise, per ushtrimin e funksioneve dhe plotesimin e detyrave te percaktuara ne aktet ligjore e nenligjore, qe rregullojne veprimtarine e institucionit perkates.

    b) Ndihmon dhe u kerkon hartimin e planeve te zhvillimit dhe te projektbuxhetit vjetor, sipas procedurave te percaktuara me ligj, dhe ua paraqet mendimet e tij ministrive dhe institucioneve te tjera qendrore.

    c) Kontrollon periodikisht dhe kerkon plotesimin e detyrave per zbatimin e buxhetit ne sektoret qe ata mbulojne.

    ç ) Merr prej tyre te dhena ne perputhje me klasifikimin e percaktuar nga institucioni qendror perkates, me perjashtim te rasteve kur ndalohet me ligj ose me akte nenligjore.



    Neni 9

    Pergjegjesite per emerim dhe shkarkim



    1. Prefekti ne perputhje me strukturen administrative te miratuar, sipas percaktimeve te nenit 19 te ketij ligji, emeron dhe largon, sipas procedurave te percaktuara ne ligj, punonjesit e vet te administrates, si dhe te strukturave administrative, te cilet, me akte ligjore e nenligjore te veçanta, i jane caktuar drejtperdrejt atij .

    2. Prefekti i propozon ministrit ose drejtuesit te institucionit qendror perkates emerimin dhe largimin e drejtuesve te institucioneve qendrore ne nivel vendor qe veprojne ne territorin e qarkut. Ne rastin e emerimit propozohen jo me pak se dy kandidatura.



    Neni 10

    Detyra ne lidhje me organet e Policise se Shtetit



    Prefekti bashkepunon me organet e Policise se Shtetit per marrjen e masave per ruajtjen e rendit dhe sigurine publike ne territorin e qarkut. per kete, ai kryen keto detyra:

    a) Kerkon zbatimin e masave per ruajtjen e rendit, sipas pergjegjesive e detyrave te percaktuara ne aktet ligjore e nenligjore. Ai kerkon dhe merr rregullisht njoftim nga drejtori i

    policise se qarkut per problemet e rendit.

    b) Bashkerendon veprimtarine dhe siguron mbeshtetjen e ndersjelle te organeve te Policise , se Shtetit, te institucioneve qendrore ne nivel vendor dhe te organeve te qeverisjes vendore, per ruajtjen e rendit dhe te sigurise publike dhe per zbatimin e akteve te organeve te qeverisjes vendore.



    Neni 11

    Detyra ne lidhje me strukturat e mbrojtjes



    Per strukturat e mbrojtjes, pervec detyrave te percaktuara me akte te tjera ligjore e nenligjore, prefekti ka edhe keto detyra:

    a) Bashkerendon punen e degeve te mobilizimit, ne nivel vendor, te reparteve ushtarake dhe organeve te qeverisjes vendore ne qark per plotesimin e detyrave ne fushen e mobilizimit ushtarak.

    b) Kontrollon marrjen e masave nga njesite ushtarake per plotesimin e detyrave me karakter civil qe u ngarkohen atyre nga organet perkatese.

    c) Ne raste te vecanta, ne perputhje me legjislacionin perkates, u kerkon komandave te njesive ushtarake ne territorin e qarkut mbeshtetje per perballimin e detyrave me karakter civil dhe ne vecanti ne perballimin e situatave emergjente.



    Neni 12

    Te drejta dhe detyra te tjera



    Prefekti ka edhe keto te drejta dhe detyra:

    a) Jep te dhena dhe mendime per zhvillimin ekonomiko-shoqeror ne qark. Te dhenat dhe mendimet ua dergon Keshillit te Ministrave, institucioneve qendrore dhe organeve te qeverisjes vendore.

    b) Kujdeset per nxitjen dhe zhvillimin e marredhenieve dhe te veprimtarive me institucione simotra te huaja, duke respektuar aktet ligjore qe rregullojne keto marredhenie.

    c) Merr masa per parandalimin dhe shmangien e pasojave qe vijne nga situata emergjente ose nga fatkeqesi natyrore, duke plotesuar te gjitha detyrat qe i ngarkohen me akte ligjore e nenligjore perkatese.

    ç) Kur e çmon te nevojshme dhe kur i kerkohet, njofton ministrat dhe drejtuesit e institucioneve te tjera qendrore per veprimtarine e kryer nga institucionet qendrore ne nivel vendor , si dhe per sl1kallen e plotesimit te sherbimit ne sektoret qe ata mbulojne.

    d) Ne periudha te caktuara kohe, por jo me pak se dy here ne vit, njofton Keshillin e Ministrave per veprimtarine e kryer nga ai ne plotesimin e detyrave te caktuara.

    dh) Drejton ose merr pjese ne ceremonite zyrtare shteterore qe zhvillohen ne qark, krahas funksionareve te larte te shtetit ose si perfaqesues i autorizuar i tyre, si dhe ne veprimtarite e organizuara nga organet e qeverisjes vendore, kur ftohet prej tyre.

    e) <;do muaj, ne baze rrethi, shqyrton veprimtarine e institucioneve qendrore ne nivel vendor dhe bashkerendon punen ndermjet tyre dhe organeve te qeverisjes vendore.

    e) Ushtron dhe pergjegjesi e detyra te tjera qe i ngarkohen me ligj ose me akte te veçanta te Keshillit te Ministrave.



    KREU III



    MARREDHENIET E PREFEKTIT ME ORGANET E QEVERISJES VENDORE



    Neni 13

    Prefekti dhe organet e qeverisjes vendore



    Ndermjet prefektit dhe organeve te qeverisjes vendore nuk ka marredhenie varesie. Raportet e tyre vendosen ne perputhje me dispozitat e ketij ligji.



    Neni 14

    Verifikimi i ligjshmerise se akteve



    1. Zbatimi i akteve te organeve te qeverisjes vendore behet ne perputhje me piken 6 te nenit 33 te ligjit nr.8652, date 31.7.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore".

    2. Verifikimi i ligjshmerise se akteve te miratuara nga organet e qeverisjes vendore, ne komuna, bashki dhe qark, nga prefekti behet pa penguar zbatimin e tyre, duke respektuar procedurat e meposhtme:

    a) Çdo organ i qeverisjes vendore eshte i detyruar te depozitoje te prefekti te gjitha aktet me karakter normativ, brenda 7 diteve nga data e shpalljes se tyre.

    Marrja dijeni nga prefekti per aktin e depozituar nga organi i qeverisjes vendore vertetohet me regjistrimin e tij ne zyren e protokollit te prefektit.

    b) Per çdo akt te regjistruar ne zyren e protokollit, prefekti detyrohet te shprehet per ligjshmerine e tij brenda 10 diteve nga data e regjistrimit, sipas procedurave te meposhtme:

    i) Ne rastet kur veren papajtueshmeri ligjore te aktit, prefektit i lind e drejta t'ia ktheje ate organit perkates te qeverisjes vendore, duke argumentuar shkeljet e verejtura. Ne kete rast, organi i qeverisjes vendore rishqyrton aktin. Vendimi i marre nga organi i qeverisjes vendore pas rishqyrtimit te aktit te kthyer nga prefekti, depozitohet prane prefektit me te njejten procedure dhe afat si ne shkronjen "a" te kesaj pike.

    Ne rast se verehen perseri papajtueshmeri ligjore ne aktin e rishqyrtuar, i drejtohet gjykates, nen juridiksionin e se ciles eshte organi i qeverisjes vendore, duke kerkuar deklarimin e pavlefshem te ketij akti.

    Prefekti ka te drejten e kthimit vetem nje here te nje akti.

    ii) Ne rastet kur veren shkelje ligjore ne akt dhe vlereson se kthimi i aktit organit te qeverisjes vendore nuk do te jete i frytshem, prefektit i lind e drejta qe, pa ndjekur proceduren e percaktuar ne shkronjen b(i) te kesaj pike, te kerkoje pavlefshmerine e aktit drejtperdrejt ne gjykate, nen juridiksionin e se ciles ndodhet organi i qeverisjes vendore.

    iii) Ne castin kur kerkon pavlefshmerine e aktit ne gjykate, prefekti njofton organin e qeverisjes vendore.



    Neni 15

    Verifikimi ne vend i ligjshmerise se akteve



    1.Prefekti verifikon ligjshmerine e akteve me karakter normativ drejtperdrejt dhe sistematikisht ne organet e qeverisjes vendore, si dhe ne organizmat qe krijohen prane tyre, kur nuk percaktohet ndryshe ne akte te tjera ligjore, jo me pak se nje here ne gjashte muaj.

    2. Ne rast se gjate verifikimit ne vend te ligjshmerise prefekti veren akte, te cilat nuk jane depozituar tek ai, ka te drejte te kerkoje pavlefshmerine e tyre prane gjykates.



    Neni 16

    Kontrolli i pergjegjesive te deleguara



    1. Prefekti kontrollon realizimin e funksioneve dhe te pergjegjesive te deleguara nga pushteti qendror dhe perdorimin e fondeve te parashikuara per to, si ne rastin kur ato jane te parashikuara ne ligj, ashtu edhe kur jane percaktuar ne marreveshje te perbashketa, ndermjet nje institucioni qendror dhe organit te qeverisjes vendore.

    2. Prefekti kontrollon perdorimin e dhuratave dhe te kredive te dhena qe rrjedhin nga marreveshje te Qeverise me organizma nderkombetare.



    Neni 17

    Shqyrtimi i ankesave te shtetasve



    1. Prefekti shqyrton ankesat e shtetasve per ligjshmerine e akteve me karakter normativ te nxjerra nga organet e qeverisjes vendore.

    Ne keto raste ai u kerkon organeve te qeverisjes vendore depozitimin e aktit perkates te prefekti, ne rast se nje gje e tille nuk eshte bere me pare, ose zbaton procedurat e percaktuara ne nenin 15 te ketij ligji.

    2. Kur veren papajtueshmeri ligjore te aktit, prefekti vepron sipas procedurave te percaktuara ne shkronjen b(i) ose b(ii) te pikes 2 te nenit 14 te ketij ligji.



    KREU IV



    VENDIMMARRJA DHE ORGANIZIMI



    Neni 18

    Vendimmarrja



    1. Ne zbatim te pergjegjesive te tij, prefekti nxjerr urdhra dhe udhezime te detyrueshme per zbatim, ne perputhje me misionin e tij .

    2. Aktet e prefektit behen te zbatueshme pasi u behen te njohura institucioneve ose personave te interesuar .

    3. Ne rastet kur lindin konflikte ndermjet nje ministrie ose drejtuesi te nje institucioni shteteror qendror jashte sistemit te ministrive dhe prefektit per urdhrat ose udhezimet qe ai ka nxjerre, zgjidhja behet sipas percaktimeve te pikes 5 te nenit 7 te ketij ligji.

    4. per rastet e konflikteve te subjekteve qe nuk perfshihen ne piken 3 te ketij neni dhe prefektit, pales se interesuar i lind e drejta t'i drejtohet gjykates, nen juridiksionin e se ciles ndodhet subjekti i interesuar .



    Neni 19

    Administratae prefektit



    per ushtrimin e funksioneve dhe plotesimin e pergjegjesive e te detyrave, prefekti ka administraten e vet. Struktura dhe detyrat e administrates se prefektit, me propozimin e Ministrit te Pushtetit Vendor dhe te Decentralizimit, miratohen nga Kryeministri.

    Neni 20

    Nenprefekti


    1. Ne mbeshtetje te veprimtarise se prefektit dhe ne perberje te administrates caktohen nenprefektet, si rregull nje nenprefekt ne çdo rreth te qarkut, sipas ligjit nr.8653, date 31.7.2000 "Per ndarjen administrativo-territoriale te njesive te qeverisjes vendore te Republikes se Shqiperise" .

    2. Nenprefekti emerohet dhe shkarkohet nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe te Decentralizimit, me propozimin e prefektit.

    3. Nenprefekti, per veprimtarine e vet ne rrethin ku ai eshte emeruar, pergjigjet drejtperdrejt te prefekti.

    4. Nenprefekti kryen keto detyra:

    a) kontrollon dhe kerkon nga institucionet qendrore ne nivel vendor, qe veprojne ne rreth, marrjen e masave per plotesimin e detyrave, ne zbatim te akteve ligjore e nenligjore qe rregullojne veprimtarine e tyre;

    b) organizon takime periodike dhe, kur i kerkohet nga prefekti, bashkerendon punen me drejtuesit e institucioneve qendrore ne nivel vendor per realizimin e detyrave te ngarkuara.

    Me kerkese te prefektit, nenprefekti mund te veproje per te siguruar bashkepunimin me njesite e qeverisjes vendore per kryerjen e funksioneve te perbashketa dhe te deleguara per to;

    c) raporton sistematikisht te prefekti per punen qe kryhet per plotesimin e detyrave nga administrata civile e shtetit ne rreth;

    ç) organizon punen per zbatimin e urdhrave dhe udhezimeve te prefektit;

    d) drejtbn veprimtarine e strukturave administrative ne rreth qe jane ne varesi te drejtperdrejte te prefektit;

    dh) i propozon prefektit masa per zhvillimin ekonomiko-shoqeror te rrethit ku ushtron funksionet;

    e) kryen dhe detyra te tjera qe i ngarkohen nga prefekti, ne zbatim te akteve ligjore e nenligjore;

    e) sherbimet e tjera, qe do te mbulohen nga nenprefekti, percaktohen me akte nenligjore.

    5. Nenprefekti, ne plotesim te detyrave te caktuara ne piken 4 te ketij neni, leshon dokumente te firmosuara dhe te vulosura nga ai, sipas rregullave te percaktuara nga prefekti.


    Neni 21

    Qrgani keshillues prane prefektit

    1. Prane prefektit funksionon organi keshillues i tij. perberja e ketij organi caktohet me urdher te prefektit.

    2. Ne organin keshillues, si rregull, marrin pjese, me pelqimin e tyre, kryetari i keshillit te qarkut, kryetaret e bashkive dhe te komunave, si dhe drejtori i policisc se qarkut, drejtuesit dhe specialistet e institucioneve shteterore, perfaqesues nga shoqeria civile, specialistet per fushat paresore te zhvillimit.

    3. Numri i anetareve te organit keshillues eshte deri ne 15 veta.

    4. Organi keshillues mblidhet, si rregull, nje here ne muaj, per probleme te pergjegjesive dhe te detyrave te prefektit.

    5. Rregullorja e funksionimit te organit keshillues miratohet nga vete organi keshillues.

    Neni 22

    Shfuqizime

    Ligji nr.7608, date 22.9.1992 "Per prefekturat", ndryshuar me ligjin nr,8209, date 22.4.1997, shfuqizohet.

    Neni 23 Hyrja ne fuqi
    Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
    Shpallur me dekretin nr. 3439, date 9.8.2002 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e ardis
    Anëtarësuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    211
    ky veprim nuk eshte i denje dhe per nje qytetar te thjeshte ,megjithese kam dyshimet e mia te forta qe ky lajm nuk eshte i vertete,sepse po te ishte goditur gazetari nuk do kalonte ne heshtje !!!!!!!!!!!!!!!1

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    S'ma merr mendja ta uli veten aq poshte nje prefekt ne publik.
    Sa i rri qe qenka prefekti!
    Feelings change - memories don't.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    çuni i kujt eshte ky bukurani??? se mos dalim kushurinj.

    32 vjeç prefekt i nje qyteti metropol!!!!!!!!!!!!
    plako,

    sa vjec ka qene Pantolli Majka, krieminister?

    po Ilir Meta?

    dhe kto kane qene rrjedhur nga fise katnaresh, dhe pa i thone puna e mbare direkt e ne krie te shtetit...

    ky te pakten o ka kon ne pune te shtetit dhe vjen nga fis...

    Ne kohen e PD-s se pare ne 92 ka qene nji minister 27 vjec, Artan Hoxha, nipi i Jonuz Shijakut, nga tregatret me te medhej qe ka pas shqipria para 44...

    ene mos beso gazetat e edvinit...

    lejeni cunin me po ene qejf edhe punen e evet...

    po Ben Blushi, dhe Klosi sa vjec u bon Ministra?

    p.s

    o shoku i xenit mer tat, ...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •