Ne shkolle na thane qe po vinin ca sportiste nga Shqiperia per nje paraqitje ne Prishtine. Shkuam ne shtepi, morem parate edhe u nisem. Per ne (ishim 10 vjec) ishte nje ndjenje e vecante. Historine e cunguar na e mesonin ne shkolle, kurse ne shtepi, gjysherit e prinderit, na e tregonin historine ashtu sic e kishin perjetuar ata. Sipas librave shkollore te historise ishim "sllave', ne shtepi na thoshin qe krejt-krejt, vetem sllave nuk ishim. Sa here permendej vellazerim-bashkimi, gjyshi im luhaste kryet kujtueshem, buza hidhur i shkonte ne gaz e thoshte " kurre shkau s'na behet vella". Kur kishte qene femije, me 1912, i kishte pare serbet tek ia vrisnin vellain e baben. Guri i varrit te stergjyshit tim shenon kufirin Kosove (lindje)-Serbi. Deri aty kishin arritur ta merrnin serbet. Pra, tash ishim nisur per te pare, per here te pare ne jeten tone, nje grup njerezish qe vinin nga Shqiperia. As nje takim i mundshem, sot, me yjet e Hollivudit, nuk do te na entuziazmonte me shume. Salla 1 Maji (sot 1 Tetori) u mbush perplot me nxenes. Sportistet nga Shqiperia dolen me rradhe, paten nje paraqitje qe na la pa mend dhe u kenaqem tejmase. Kur erdhi fundi, ne nxorrem blloqet e lapsat per te marre kontaktet e tyre. Donim te kishim nje komunikim me ta ne te ardhmen.
Per 12 vjet mbajta lidhjet me F. nga Tirana. Ajo u martua me nje durrsak, qe poashtu, qe ne grupin qe vizitoi Prishtinen. Zoti u fali dy femije te bukur, nje vajze e nje djale. Kur ndodhnin trazira ne Kosove, une i shkruaja me kode, se "moti nuk po na merrte mire" e te ngjashme. Mora shume letra e kartolina te bukura me motive nga Shqiperia e asaj kohe. Te gjithe vinin qe une t'ua lexoja letrat dhe te shihnin pamjet e kartolinave. Madje, postjeri shqiptar m'i sillte ato gjithe qejf ne shtepi! Kur vajza u be per shkolle, une i dergova fustanin, canten, fletoret, lapsat, gomat, mpreheset, pakon komplete per matematike; djalit i dergova rroba e lodra, cokollata e bombone, F-se i dergova rroba, komplete grimi, bizhuteri, pallto e kepuce dimri kurse burrit te saj cigare Dunhill, kemishe e kravate. Edhe ajo me dergonte mua punime dore grash ose suvenire te bukura. Sahere, dergoja pako, punetoret serbe ne poste me kontrollonin detajisht se cfare kisha futur aty. Pakot peshonin rregullisht 5-6 kilograme.
" Cfare dergon ti qe peshon kaq shume dhe cfare te dergojne ty qe jane aq te lehta"-me pati pyetur njehere postjeri. I thashe qe pesha s kishte rendesi, sepse punimet qe me dergonte F. ishin vertete te bukura dhe te vecanta. Shto qe, per te mbushur pakot e mija, jipnin kontribut gjithe anetaret e familjes, secili deshironte te paguante per dicka.
Njehere, kur mbusha 19 vjet, mora nje leter. Po me ftonin ne dasme. F. po martonte te vellain ne Elbasan. Natyrisht, ishte e pamundur qe te shkoja. E dija, qe vec do te forcoja dyshimet ndaj vetes dhe se kurre s do te mund te merrja nje leje per te shkuar ne Shqiperi. Nga meraku pashe enderr sikur po qendroja ne maje te nje shkrepi te mbuluar me bore, te cilin e rrihte era e akullt nga cdo drejtim, ndersa une po shihja matane Shqiperine. Ishte pamja e njeres nga kartolinat qe me kishte derguar F. Nje pamje nga Alpet Shqiptare. Tash them se ato male te larta e te pakalueshme qe enderrova ishin simbol i veshtiresise se bashkimit qe aq shume e deshiroja...
Pastaj, kur une i dergova nje fotografi timen, ajo me dergoi disa foto te familjes se saj dhe......me pyeti nese mund t'i beja me ngjyra dhe ne formatin sic ishte fotoja ime qe ua kisha derguar. U merzita shume nga pyetja qe linte per te kuptuar shumecka dhe nga pamundesia per te plotesuar ate deshire, aq te thjeshte!
Keshtu, kishim deshirat dhe enderrat! Kur F. me thoshte qe kishin deshire qe te shihja Durresin, une kaloja nje jave duke paramenduar se si ecnim buze detit, luanim me femijte dhe bisedonim.
Pastaj, erdhen ndryshimet ne Shqiperi dhe nje dite ra telefoni! Ishte nje thirrje nga Durresi! Per here te pare pas aq shume vitesh bisedova me F. Te folurit u be i lehte fale orvatjes sime per te biseduar ne gjuhen standarde. "Meqe tani gjerat ndryshuan, mbase mund te vini per vizite ne Prishtine"-i thashe. "Shpresoj, do te doja vertete"-me tha.
Por, kishte ardhur koha e anijeve qe conin pertej detit, koha e ambasadave! Nuk u pame e as u degjuam me! Kurse une ende shpresoj qe nje dite ata do te vijne per vizite ne Prishtine!
Kam vizituar Durresin per here te pare ne vitin 1996 dhe edhepse nuk kisha qene aty me pare, ndjeja nje nostalgji per kohen kur dikush qe doja te shihja, njerez qe njihja nga fotografia, ishin aty dhe donin te me shihnin... E bukura eshte se nderkohe bera miq te rinj! E pas vitit 1999, bera edhe me shume miq nga ata qe erdhen nga Tirana, Vlora, Shkodra, Saranda, per te punuar ne Prishtine. Disave u kam ndihmuar per te fituar honorare te mira kurse si kundershperblim kam fituar miqesine e tyre. Edhe kur kane ikur tutje, per ne Europe apo Amerike, edhe kur ka kaluar kohe qe nuk jane lajmeruar, une nuk jam ndjere keq. Dikend mund ta kesh afer tere kohen por mos ta kesh mik! Miqte nuk ka nevoje t'i kesh perhere prane, per ta ditur se i ke miq!
Krijoni Kontakt