Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gratë: Jemi më të lumtura pa burrat

    Gratë: Jemi më të lumtura pa burrat

    Lajme aspak të mira për meshkujt anekënd botës. Pjesa më madhe e femrave tani parapëlqejnë të jetojnë vetëm, ndryshe nga meshkujt që nuk duan të jetojnë vetëm

    Shumica e femrave në botë preferojnë të mos martohen: një shtëpi, një punë shumë e paguar dhe një miqësi e mirë i bën ato të mos e ndiejnë më nevojën e një mashkulli në krah. Por jo vetëm kaq, edhe nëse kërkesat e tyre shkojnë më tej për shembull në sjelljen në jetë të ndonjë fëmije sot nuk është e nevojshme të jesh e martuar. Por nëse një pjesë nuk preferojnë fare të martohen dhe marrin përsipër përgjegjësi të tjera që e kanë provuar këtë eksperiencë të hidhur më parë, pas divorcit kanë zbuluar se është shumë më mirë të jetojnë vetëm.

    Kjo gjë nuk përbën ndonjë risi: martesat janë në ulje që prej një gjysmëshekulli dhe siç mund të merret me mend lehtë, nga e gjithë kjo tendencë, më të prekura sigurisht janë femrat. Nga viti 1950 deri në 2000 përqindja e grave të moshave nga 15 në 24 vjeç është ulur nga 42 në 16%, ndërsa përqindja e atyre që u përkasin moshave nga 25 në 34, duke nisur nga viti 1982, është ulur në 58%. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kaluar pragu simbolik i gjysmës së grave që nuk pranojnë të martohen. Në vitin 2005, sipas të dhënave zyrtare 59,9 milionë gra amerikane ishin të vetme apo jetonin pa bashkëshort, kundrejt 57,5 milionë që në të kundërt jetonin me burrat. Me fjalë të tjera, do të thotë se 51% e tyre jetojnë të vetme, ndërkohë që përbëjnë 53% të shifrës së përgjithshme burrat amerikanë që jetojnë me bashkëshortet. Në disa raste të veçanta, bashkëshorti ishte larg qytetit për punë, kështu që ndarja duhej konsideruar e përkohshme, por sociologët amerikanë nënvizojnë se në historinë amerikane nuk ka pasur asnjë periudhë që të shënonte të dhëna të tilla.

    Arsyeja e shtimit të vazhdueshëm të numrit të grave "single" para së gjithash mund të vërehet duke studiuar të dhënat demografike: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë më shumë femra se meshkuj, kështu që është e pashmangshme që të jetë më i madh numri i grave të mbetura të vetme. Ndërkohë që ky përbën vetëm fazën fillestare të problemit. Në rrjedhën e viteve është shtuar ndjeshëm numri i divorceve dhe ish-zonjat që vendosin të martohen përsëri e të rinisin jetën nga e para, janë më të pakta se ish-zotërinjtë që pranojnë t‘i hyjnë një valleje të tillë. Në këtë fenomen, elementi parësor është zgjedhja personale, ku reflektohet edhe shansi për të gëzuar më shumë liri, ndërkohë që elementi tjetër ka të bëjë me rritjen e mosbesimit kundrejt seksit tjetër, apo me fjalë të tjera zhgënjimi i pësuar nga martesa, të cilën një pjesë e mirë e këtyre grave as që e shkojnë ndër mend ta përjetojnë përsëri. Por kjo prirje duket se nuk lë pa prekur as vajzat e reja, që shtyjnë pafundësisht datën e dasmës apo nuk pranojnë të ngjiten në altar edhe pa e provuar më parë një gjë të tillë.

    Në këtë fenomen sigurisht një rol mjaft të rëndësishëm luajnë kërkesat e jetës moderne, apo edhe efektet e feminizmit, faktor që i bën gratë të ndihen mjaft të pavarura nga burrat. Lind pyetja "A janë burrat të nevojshëm"?. Përgjigjja pa dyshim është "Jo". Burrat nuk janë të nevojshëm për gratë, të cilat nëse duan patjetër një fëmijë, mund t‘u drejtohen mjekëve e metodave moderne të konceptimit artificial. Për gjithçka tjetër, meshkujt nuk janë tjetër veç gurë brenda këpucëve, pasi u druhen shumë partnereve të zgjuara apo me karriera të suksesshme, e për më tepër gjithnjë kërkojnë që t‘i pengojnë në këtë kuadër. Një feministe e thekur amerikane dhe autore e bestsellerit "Kundër dëshirës sonë" shkruan: "Problemi kryesor është se nuk gjendet numri i mjaftueshëm i meshkujve të interesuar në një raport serioz dhe të barabartë në çift. Për më tej, liria që i është bërë faktorit gei, ka bërë që shumë burra të zgjedhin të jetojnë ashtu si duan, pra përkrah burrave të tjerë, gjë që ka çuar në pakësimin e lëndës së parë. Ata që mbeten në dispozicion thuajse nuk vlejnë fare". Më mirë të vetme se me burrin e gabuar në krah, kjo është motoja që shoqëron shumë prej fermave sot. Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se pjesa dërrmuese e grave në botë e marrin shumë seriozisht këtë proverb të vjetër. Që vitet e fundit - falë stileve të reja të jetës, falë përfshirjes së femrave në të gjitha fushat e aktivitetit njerëzor e duke parë se janë gjithnjë e më të shumta ato femra që nuk pranojnë në asnjë mënyrë t‘i përkushtohen familjes, duke lënë pas dore karrierën - mund të vihet re lehtë se kemi një shtim të grave që vendosin të jetojnë "single". Për disa, një zgjedhje e tillë bëhet në kuadrin e ideve mbi lirinë e femrave për të qenë vetë ato të cilat vendosin e zgjedhin mbi veton personale, për të tjerat ky vendim është marrë si rezultat i eksperiencave të hidhura gjatë të cilave e kanë parë veten të tradhtuara e të poshtëruara, apo më thjesht akoma te meshkujt modernë e sipërfaqësorë gjejnë vetëm varfëri intelektuale e budallallëk. Cilado qoftë përgjigjja e saktë, shifrat nuk gënjejnë, fakti mbetet fakt dhe kjo prirje është më se e dukshme e në rritje të vazhdueshme.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    disi hiq nuk jam ka besoj....
    ato kan qef ma teper me jetu me mashkuj....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Do na ngelen meshkujt stoqe.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Do na ngelen meshkujt stoqe.
    ti sa do marresh dea

    meqe per amefriken bohet llafi
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    ne fakt ca gra do ishin me mire vetem se sa me burrat qe kane ...

    po jo te gjitha e bejne kete shumica i pranojne ashtu dhe u iken jeta per .... lol


    burrat sduhen sot , se i kemi te gjitha .. njehere e nje kohe i mbanin per interes

  6. #6
    Te gjitha te gjitha nuk i keni...ne fakt kane dale ne mode transat, se ke keq ti!

  7. #7
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    ..ne fakt kane dale ne mode transat, se ke keq ti!
    sic thot dhe Paris Hilton ... THATS HOT ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749
    Sikur ta dinin burrat e shkrete,as dashnoren se lejn vetem.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    ehe, ehe, ti nuk je per tu shitur....

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mark Foley: e-mailet erotike të një kongresmeni

    ne fakt ne amerike, ka konkurrence te forte prandaj ska burra per gjysmen e femrave,..lol

    Mark Foley: e-mailet erotike të një kongresmeni

    » Dërguar më: 10/11/2009 - 14:26


    Burra dhe gra idealiste që duan të ndryshojnë botën, por që në çaste dobësie kthehen në burra dhe gra egoiste, madje edhe egomaniakë. Cilido qoftë opinioni i tyre politik, gafa më e vogël u lëkund të ardhmen. Pikërisht, e njëjta situatë i ndodhi Mark Foley-t. Kongresmeni i njohur republikan, një nga figurat më të respektuara dhe të njohura në parti, shkatërroi reputacionin e tij në vitin 2006, teksa u dërgonte meshkujve e-maile erotike në internet. Por, deri këtu e gjithë situata nuk kishte asgjë për t'u shqetësuar: hetimet nxorën një listë "miqsh" që ishin të mitur. Adoleshentë, të cilët kishin pranuar të shkëmbenin mesazhe erotike me kongresmenin e njohur, ndërsa karriera e tij do merrte rrokopujën. Ky ishte shembull tipik i një skandali që shkatërroi dëme të mëdha brenda radhëve të një partie politike. Në fillim kongresmeni mohoi gjithçka, por më pas kur nisën të publikoheshin e-mailet erotike, ai u dorëzua. "Më vjen shumë keq. Kërkoj ndjesë që lejova të fyej familjen time, popullin e Floridas, që më kanë dhënë privilegje", - tha Mark Foley, duke deklaruar largimin nga politika. Pas këmbënguljes së republikanëve, Foley iu nënshtrua një terapie rehabilitimi në një klinikë për alkoolin, ndërsa mohoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me të mitur. Partia Republikane deklaroi se Foley nuk ishte pedofil, por kishte qenë viktimë seksuale e një loje adoleshentësh që e kishin ftuar të merrte pjesë në biseda erotike në internet.

    Skandali

    Askush nuk mund të dyshonte për Mark Foley-n. Ishte një ndër burrat më të zgjuar dhe të vlerësuar në radhët e republikanëve. Ngjarja mori përmasa më të mëdha kur u zbuluan letërkëmbimet virtuale mes Foley-t dhe një djaloshi 16-vjeçar. Kongresmeni kishte abuzuar duke e joshur atë me mënyra të ndryshme. Por, më shumë se kaq, skandali u kthye në temën e ditës, kur në mes hynte edhe një ish-diplomat i njohur. Shumë mendojnë se skandali nuk shërbeu vetëm si një "mësim" i mirë për Mark Foley-n, por edhe si një ndër arsyet e humbjes së kontrollit mbi Kongresin Amerikan të Republikanëve. Hetimi i e-maileve nxori në dritë faktin se kongresmeni kishte pasur lidhje të ngushta me djem që nga viti 1995 deri në 2005-ën, por vetëm pak vite më vonë u zbulua nga FBI-ja se çështja kishte probleme më të rënda. Ditët e para të tetorit të vitit 2006, dy organizata zbuluan se Foley kishte pasur marrëdhënie seksuale me dy djem, njëri i moshës 18 dhe tjetri 21 vjeç. Foley kishte qenë president i Caucus House, që merrej direkt me fëmijët e zhdukur dhe dhunuar seksualisht, dhe kjo nuk ishte aspak e pranueshme.

    E-mailet erotike

    Në vitin 2005, Mark Foley i dërgoi 5 e-maile një 16-vjeçari. Këto ishin shkëndijat e para që nxorën në dritë skandalin. Mes shumë bisedash, Foley i kërkonte djalit t'i dërgonte foto dhe tregonte datën e lindjes, që t'i bënte një dhuratë kur të festonte ditëlindjen. Në letërkëmbimet e Foley-t, ai shkruan se "ndihem në formë të plotë..., sapo mbarova një udhëtim me biçikletë 25 milje...". Por, adoleshenti tregohet dyshues dhe publikon në internet këtë mesazh dhe e komenton 13 herë, duke e etiketuar Foley-n si person "të sëmurë". Televizioni ABC, duke iu referuar një date tjetër, zbardh një e-mail që tregonte se ai kërkonte të bënte seks oral dhe e priste në një shtëpi "mysafirin" e tij. Këtu në mes ishte një adoleshent 17-vjeçar, që ishte joshur nga oferta. Zbardhja e e-maileve tregonte se mes kongresmenit dhe djemve kishte përshkrime të detajuara intime, madje politikani u kërkonte atyre foto nudo, ndërsa përshkrimet ishin tejet të detajuara në këtë lojë virtuale erotike. Dy gazeta në Florida morën e-mailet, madje i paguan ato dhe vendosën të publikonin lajmin, por nuk nxorën asnjë rresht nga postimet që ishin bërë në faqet e internetit. Historia skandaloze tashmë ishte kthyer në një gjueti shtrigash, ku të gjitha mediat publikonin në Bloge, e-mailet e kongresmenit dhe kërkesat e tij të habitshme, duke iu referuar shijeve të tij seksuale. Por, pak ditë më pas, botuesit morën të tjera e-maile nga një djalë që quhej Aleksandër, por gazetat nuk i publikuan ato dhe theksuan se bisedat kishin pikërisht për protagonist kongresmenin republikan, Mark Foley.

    Takimet seksuale

    Situata u bë kritike kur një pjesë e e-maileve që u publikuan në ABC, raportonin se ato vinin direkt nga një burim brenda Partisë Republikane. Në këtë situatë, "humori" i politikanëve të krahut të Foley-t ishte prishur prej kohësh, pasi kjo sjellje shkaktoi debate të nxehta duke prishur kështu imazhin e partisë. Hetimet në të cilat u përfshi FBI-ja, nxorën në dritë se përpos shkëmbimit të mesazheve, Foley kishte pasur edhe kontakte fizike me dy djem të moshave 18 dhe 21-vjeçare. Mjaftonin vetëm dy raste që hetimi të tregonte realisht se debati pritej të ishte akoma më i nxehtë dhe dëmi që do t'i bëhej kongresmenit ishte i parikuperueshëm. Më pas u zbulua se përveç dy kontakteve seksuale, Foley kishte pasur takime me një djalë tjetër, por nuk kishte bërë seks. Ai kishte vizituar fjetinën e tij dhe më pas i kishte bërë një xhiro me BMW teksa e kishte shoqëruar në një festë. Vizita e dytë tregonte se kongresmeni kishte shkuar në fjetinë në orën 22 të darkës në gjendje të dehur dhe kishte tentuar të hynte brenda. Pasi ka pritur për disa minuta, ai është larguar nga rojet e sigurisë. Hetimet nxorën në dritë takimet jo seksuale të Foley-t, madje u zbulua se politikani kishte ftuar disa nga djemtë në shtëpinë e tij pasi kishin darkuar, por ata e kishin refuzuar ftesën e tij.
    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •