Anëtarët e Shoqatës për mbrojtjen e femrave të punësuara në industrinë e seksit, do të protestojnë për të drejtat e tyre, duke ofruar seks falas.
Prostitutat nga kjo shoqatë daneze kanë vendosur t’u ofrojnë shërbimet e tyre falas pjesëmarrësve të Samitit për klimën, i cili ka filluar të hënën në Kopenhagë.
Autoritetet e Kopenhagës ndërkaq, kanë shpërndarë afishe anembanë qytetit, ku u bëhet thirrje njerëzve të mos i shfrytëzojnë shërbimet e këtyre prostitutave – veprimtaria e të cilave nuk është e ndaluar me ligj. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt