SHTETSHQIPËRIZIMI I SHQIPTARËVE
Përditë shohim e përballemi me rrethanat e reja të mendësisë së vjetër antishqiptare, evrondërkombëtare, të (para)prira prej "shqiptaro"-titistëve të kuqë jugosllavë dhe prej aleatëve të tyre "patriotikë" të të gjitha formateve dhe ngjyrave, kudo, Shqipërisë së copëtuar në gjashtë shtete "demokratike" e "shqiptare"…
Në rrethanat e reja, të këtij fillimshekulli (shek. 21, pra), është plotësisht i domosdoshëm shtetShqipërizimi i shqiptarëve edhe pa i pyetur "shqiptarët" në pushtetet e "tyre" 'patriotike' e 'demokratike'… Por, që në fillim të këtij mbarështrimi, duhet shtruar pyetja: Kush dhe cili duhet t'i (para)prijë shtetShqipërizimit të shqiptarëve, si një shtet dhe komb i natyrshëm historik e GjeoEtnik autokton?!...
Nga kjo pikëpamje, bërthama të shtetShqipërizimit të shqiptarëve, patjetër, duhet të jenë: Tirana shqiptare, Programi Politik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e saj etnikë (1912) dhe Kushtetuta e Shqipërisë, parimet e të cilave duhet t'i ndjekin, respektojnë, zbatojnë dhe jetësojnë të gjithë shqiptarët dhe miqtë e Shqipërisë – SHQIPËRI e të shqiptarëve, si popull – Komb, sikurse që respektohen të gjitha të drejtat e popujve-kombe, sipas të gjitha akteve juridike e normave të tjera pozitive, ndërkombëtare, të garantuara nga OKB.
Edhe pa luftën e fundit, të UÇK-së, gjatë gjithë historisë së tyre të bujshme e të lavdishme, shqiptarët kanë derdhur gjak sa ta bëjnë një shtet të vetëm shqiptar, GjeoEtnik, GjeoFizik, GjeoShpirtëror dhe GjeoAutokton, sikurse i takon vullnetit të tyre shqiptar, për çka kanë dhënë jetët e tyre brezni e brezni të tëra shqiptarësh, shekuj me radhë, dhe, sidomos, ata të gjeneratës së UÇK-së së lavdishme popullore shqiptare dhe të tjerë si ta, para dhe pas tyre.
Duket, plotësisht, e shumëpjekur ideja për t'i riparë e rishikuar me syçeltësi fisnike e kombëtare zhvillimet e proceseve pozitive shqiptare, të proceseve të bëries së Shqipërisë – SHQIPËRI dhe të gjithë ata "shqiptarë" e "patriotë" të njohur që po u vënë spica, gurë e cunga udhëve të bëries së Shqipërisë – SHQIPËRI, duhet t'i thërrasin vetes dhe duhet t'i vënë gishtin kokës. Sepse, duhet ta dinë se me pritat e organizuara të tyre vetëm sa po copëtohet e dëmtohet Shqipëria dhe vetëm sa po dëmtohet e përçahet më shumë populli shqiptar, imazhi i tij, dhe proceset për bërien e Shqipërisë – SHQIPËRI, sipas betimit të luftëtarëve shqiptarë të UÇK-së shqiptare.
Në këtë pikëpamje, udhëheqësit shqiptarë të Tiranës duhet të jenë të parët që duhet t'u qëndrojnë në ballë të gjitha nismave e proceseve të bëries së Shqipërisë – SHQIPËRI, mbi baza kushtetuese dhe demokratike, të garantuara ndërkombëtarisht. Duhet të mos harrojmë se Shqipëria ka bijë e bija për t'i mobilizuar në gjiun e saj, edhe pa u dhënë aspak hapësirë strukturave 'Patriotike" të "shqiptaro"-titistëve të kuqë jugosllavë dhe këlyshëve të tyre "patriotikë" e "kombëtarë", si dhe aleatëve e shërbëtorëve të tyre kudo.
Pa dashur t'i tjerrim e tëhollojmë shikimet tona shqiptare për t'i parë penjtë e zez të "patriotëve" dhe të kuislingëve "shqiptarë", që i endin pa pushim poshtë-lartë, djathtas-majtas, kthinave të njohura e të panjohura vendoro-evrondërkombëtare, duam të theksojmë, këtu, se domosdoja e shtetShqipërizimit të shqiptarëve është një proces i pashmangshëm natyror i bashkimit të tyre në një shtet demokratik, të përmasave të një shteti tamam demokratik evrondërkombëtar.
Për ta bërë një veprim të tillë njerëzor e human, i thërrasim të gjithë miqtë tanë evrondërkombëtarë: amerikanë, anglezë, gjermanë, francezë, etj., që të na ndihmojnë deri në fund të procesit për shtetShqipërizimin e shqiptarëve në një shtet të tyre Gjeonatyror, Gjeoshpirtëror, Gjeofizik dhe Gjeoautokton, copëtimin e të cilit e kanë ndihmuar, pikërisht, Fuqitë e Mëdha, të cilat janë të obliguara, për shkak të gabimeve që kanë bërë, ta bëjnë, me çdo kusht, shtetShqipërizimin e shqiptarëve.
ShtetShqipërizimi i shqiptarëve është më i domosdoshëm se kurrë më parë, në radhë të parë, sepse, shumë grupime "politike" e "patriotike" në pushtetet 'shqiptare', kudo, po përpiqen dhe po punojnë vazhdimisht në kurriz të Shqipërisë – SHQIPËRI dhe në kurriz të shqiptarëve – shqiptarë, dhe, kjo është ajo që e dëmton çështjen e zgjidhjes drejtë të çështjes së pazgjidhur shqiptare në trojet e tyre GjeoAutoktone dhe GjeoEtnike.
Prandaj, i takon faktorit të jashtëm vendimmarrës, sidomos, atij Evro-Amerikan, Fuqive të Mëdha, pra, që, me procese krejtësisht demokratike, por, po qe nevoja e aryeja, edhe me veprime ushtarake të Aleancës Veriatlantike, ta shpjerë gjer në fund shtetShqipërizimin e shqiptarëve, sepse, po u pyetën "patriotët" 'shqiptaro'-titistë&Co, pos "kombit kosovar", kushedi se ç'komb tjetër, ç'himn, ç'gjuhë e ç'flamur do të pasojë (lindë) nesër(Sic!)…
Pra, është koha e fundit që shqiptarët të shtetShqipërizohen, edhe pa i pyetur ata, sidomos, pa i pyetur obskurantistët "shqiptaro"-titistët&Co-të e tyre "patriotike" e "demokratike"… Kjo është alfa dhe omega e bëries së Shqipërisë - SHQIPËRI dhe e shqiptarëve, për jetësimin e lirisë së tyre dhe të shtetit të tyre të mëvetësishëm gjeoautokton shqiptar.
Evropë, Amerikë, ajo që duhet të bëhet, patjetër, është: SHTETSHQIPËRIZIMI I SHQIPTARËVE, me hater o me zor, sepse, vetëm në këtë mënyrë – gjërat bien në vend të vetin dhe flejnë sikur i ka hije njerëzores, njeriut dhe demokracisë së vërtetë.
Burojë, më 9 nëntor 2009
http://www.albaniapress.com/lajme/10...QIPTAREVE.html
Krijoni Kontakt