-
U ndanë 102 banesa sociale, “0” për shqiptarët
Asnjë familje shqiptare në Maqedoni nuk arriti t`i gëzohet fatit për marrjen e një banese sociale.
Shkup - Asnjë familje shqiptare nuk arriti t`i gëzohet fatit për marrjen e një banese sociale, të ndarë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, gjatë një ceremonie të organizuar në Shkup. Gëzimi i madh mbretëroi tek 102 familjet maqedonase të lagjes Juria në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit. Momenti i ndarjes së banesave nga dikasteri i transportit ishte gëzim i madh për shumë familje, kryesisht raste sociale dhe fëmijët pa prindër.
Por, megjithatë një fat të njejtë nuk patën edhe familjet shqiptare, të cilët dominojnë për nga numri i të papunëve dhe fëmijë pa prindër. Elez.H, 32, është një nga rastet sociale në Shkup dhe se ai thotë për "24 orë" asnjëherë nuk ka qenë i njoftuar nga institucionet apo në entit për ndihmë sociale për ndarje të banesave sociale. "Gjithnjë kam qenë i interesuar, por asnjëherë nuk më kanë dhënë përgjigje, duke më shëtitur herë në këtë ministri e herë në tjetrën. Ju lutem, fati jonë është tejet tragjik, kur nuk shofim asnjë të mirë nga ky shtet", ka theksuar i riu shkupjan, i cili kërkon që të ngritet zëri për padrejtësi të kësaj natyre, që janë shoqëruar gjatë periudhave të ndryshme në Maqedoni.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski në fjalimin e tij, premtoi se Qeveria do të vazhdojë me ndërtimin e banesave sociale.
"Besoni se kjo ditë është shumë e rëndë për mua. Kësi dita të rënda kisha edhe në qytete të tjera, por unë një mund t'u premtoj, se në të ardhmen do të vazhdojmë me ndërtimin e banesave sociale, vetëm në Shkup janë planifikuar rreth 400 të tilla", ka deklaruar Mile Janakievski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Ai paralalajmëroi se personat që nuk kanë marrë banesë do të munden të enjten në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve të kryejnë shqyrtim në dokumtacionin e vet, si dhe në atë të atyre që kanë fituar banesë që të binden në besueshmërinë e ndarjes. Qeveria premton se deri në vitin 2011, do të përfundojë ndërtimi i disa objekteve me banesa sociale në gjithë Maqedoninë. Ky projekt gjithashtu është vlerësuar si diskriminues, për shkak të mospërfshirjes së zonave shqiptare. (INA)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt