Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 63
  1. #21
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Angazhimi i mar ne nato

    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shteti shqiptar po investon ne shkolla ne Afganistan. Greqia do te investoje ne Shqiperi. Ndersa shqiptaret do te behen greke, afganet do te behen shqiptare
    Po do ndertojne dhjet shkolla ne afganistan.
    Kete e ka premtuar qeveria Berishes dhe plus do vin mbi 100 student Afgan te ndjekin universitetin ne Shqiperi.
    Kjo pa hequr trupat Shqiptare qe jane akoma ne Afganistan.
    Kurse shkollen e pare shqipe e kan lene si renoj.
    Cfar gabimi kolosal.

  2. #22
    Po te ishin ne pushtet Nano dhe Majko nuk do te hezitonim, te gjithe njezeri t'i quanim grek. Ndersa tani qe ne pushtet eshte Berisha te gjithe heshtim. Heshtim sikur nuk ka ndodhur asgje. Dhe leme Shqiperine te katandiset ne nje terren konkuistatoresh. Ne veri-lindje turko-arabet ne jug greket. Nuk eshte hera e pare qe e degjjoj nje skenar te tille. Duket se koha per shqiptaret ka mbetur ne Reformat e Tanzimatit. Nje here Himara, pastaj u falem dhjetra km det, dhe sefundi mbyllim shkollat shqiptare per te hapur ato greke. Tani kush e ka radhen??

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga gerrard73 Lexo Postimin
    Po te ishin ne pushtet Nano dhe Majko nuk do te hezitonim, te gjithe njezeri t'i quanim grek. Ndersa tani qe ne pushtet eshte Berisha te gjithe heshtim. Heshtim sikur nuk ka ndodhur asgje. Dhe leme Shqiperine te katandiset ne nje terren konkuistatoresh. Ne veri-lindje turko-arabet ne jug greket. Nuk eshte hera e pare qe e degjjoj nje skenar te tille. Duket se koha per shqiptaret ka mbetur ne Reformat e Tanzimatit. Nje here Himara, pastaj u falem dhjetra km det, dhe sefundi mbyllim shkollat shqiptare per te hapur ato greke. Tani kush e ka radhen??
    Ti flet me ata pa identitet.
    Dhe na nxjerrin flamurin kombetar si baze...
    lg
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e majla
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    245
    Per mua faji ketu i mbetet shtetit. Duke ditur shume mire se sa delikate eshte gjendja ne jug nuk bejne asgje dhe u le dore te lire grekeve te vijne e te bejne c'te duan.
    Ai fshat qe quhet Boboshtice a e ka apo jo nje kryeplak qe ti hape syte mire e te shikoje qe ne fshat nuk ka shkolle?
    Ne ate zone a ka nje drejtori arsimore qe te ndjeke situaten? Apo edhe jane edhe s'jane.
    Per te mbushur xhepat jane e per te pare keto gjera i mbyllin syte.
    Eshte turp per te gjithe.
    Me mallengjeu ai djali qe tha se dua te shkoj tek shkolla shqipe se jam shqiptar.

  5. #25
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    po femijet e emigranteve mesojne shqip??

  6. #26
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Renea Lexo Postimin
    ...

    Kto ti mundeson Greqia , vendi mik i yni dhe i gjith Ballkanit , ky shtet ne ket menyr : ka bler politikanet , intelektualet , shkrimtaret , kritiket ... krejt kto qe bejn luften kunder muslimanve , psh. Ben Blushi , Maks Velo ... Ka vendos kleriket grek ne krye te ish Kishes autoqefale Shqiptare , tani Kisha autoqefale e Shqiperis.

    ...
    ke harruar (besoj se jo rastesisht) se politikani me pro-grek eshte sali berisha ...

    besoj se jeni ne dijeni qe tani se fundi salis i dhuroi kahremanit te lisit nje "cope" te majme te ujrave territoriale Shqiptare ... si falenderim per mbajtjen e tij ne karrigen e krieministrit ...

    besoj se iua kane thene se firmosjen e dekretit per vendosjen e Janullatosit ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare e ka bere shoki sali ... si nje nga aktet e para famekeqe te presidences se tij ... te mbyllur me turp dhe kob per kombin ...

    mos me leni me rrejte ...

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Per heqjen e vizave dhe hyrjen ne BE duhen plotesuar kushtet e vena nga fnjinji yne qe eshte shume ekspert ne gjetjen e bythlepiresve ne politiken shqiptare dhe vendosjen e tyre ne poste kyēe nga ku mund te vazhdoje me planet evropiane te saja.
    politikane b-lepires shqiptare e kane lejuar kete shkolle asimiluese shume vite me pare qe me qeverisjen "patriotike" majtiste dhe po e lejojne edhe keta "atdhetaret"detedhurues djathtiste.
    Shkollat greke
    Rishikimi historise se Shqiperise nga ana ekperteve shqiptarogreke
    Dhurimi ujerave territoriale
    keto jane kushte qe jane plotesuar nga b-lepiresit politikane shqiptare,tashi mbetet te shofim ndonje kusht te ri perpara se te firmose greqia per hyrjen ne BE.
    sa tredehtare qe prodhojme ne shqipot??
    kot se ka thene Konica i madh Armiku me i madh i Shqiperise jane vete shqiptaret.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga majla Lexo Postimin
    Per mua faji ketu i mbetet shtetit. Duke ditur shume mire se sa delikate eshte gjendja ne jug nuk bejne asgje dhe u le dore te lire grekeve te vijne e te bejne c'te duan.
    Ai fshat qe quhet Boboshtice a e ka apo jo nje kryeplak qe ti hape syte mire e te shikoje qe ne fshat nuk ka shkolle?
    Ne ate zone a ka nje drejtori arsimore qe te ndjeke situaten? Apo edhe jane edhe s'jane.
    E c'ka ne dore kryeplaku i fshatit kur vet kryeministri po shet kufinjte e s'ju be vone per nje shkolle.
    Feelings change - memories don't.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    E c'ka ne dore kryeplaku i fshatit kur vet kryeministri po shet kufinjte e s'ju be vone per nje shkolle.
    Dea me vjen keq qe edhe ju beni kete gabim dhe gjykoni sot ate qe eshte aty ka 5 vjet.
    Ja artikulli i plote me date 2005, nuk eshte kjo gje per i majte apo i djathte ky problem na prek te gjitheve dhe eshte per te marre malet.
    Kalofshi mire,

    ************************************************** *******

    Pėrgatiti: O. D.

    Ē“ndodh 2 km larg Korēės dhe fshatrave tė saj, ku ėshtė hapur njė shkollė greke luksoze dhe pa pagesė. Flasin prindėrit: I ēojmė fėmijėt tek "Omirosi" sepse shkollat shqiptare po rrėnohen

    Korēė, shkolla greke boshatis klasat e para shqiptare

    Jorgjeta Gjanēi

    Luksoze, e madhe dhe pa pagesė. Kaq ka mjaftuar qė njė shkollė greke e hapur kėtė vit, 2 km larg Korēės, afėr fshatit Dvoran, tė marrė thuajse tė gjithė nxėnėsit e klasave tė para tė fshatrave pėrreth. Madje edhe tė Korēės.
    Ajo qė e ka paguar mė shtrenjtė ėshtė njėra nga shkollat mė tė hershme shqiptare, e Boboshticės, hapur nė 1916. "Omiros" e ka katandisur klasėn e parė tė kėsaj shkolle vetėm me 5 nxėnės.


    Mėsimi, 30% nė greqisht
    Pėr fėmijėt qė mėsojnė nė shkollėn jopublike, pa pagesė "Omiros", dita fillon me nxitimin pėr tė kapur autobuzin dhe pėrshėndetjet "Mirėmėngjes!" dhe " Kalimera".
    E pėruruar me bujė 17 prillin e sivjetshėm nga vetė ministri shqiptar i atėhershėm i Arsimit, Luan Memushi, ministrja greke Marjeta Janaku , madje edhe nga zėvendėsministri i Ministrisė sė Jashtme, Evripidhi Stlianidhi, "Omiros" u quajt qė atėherė shkolla greke, pėr faktin se ėshtė ndėrtuar me investim tėrėsisht tė qeverisė greke. Shumė banorė tė Korēės dinė se nė kėtė shkollė mėsimi zhvillohet tėrėsisht nė gjuhėn greke, por sipas drejtorit tė saj, Antonios Noulis, 70 pėr qind e mėsimit zhvillohet nė gjuhėn shqipe dhe 30 pėr qind nė gjuhėn greke.
    Meqė shkollat shqiptare janė duke u rrėnuar, nuk u desh shumė qė dhjetėra prindėr korēarė t“i drejtoheshin "Omirosit". Shtatorin e kėtij viti pati kėrkesa tė shumta nga prindėrit pėr tė regjistruar fėmijėt nė kėtė shkollė madje ata ishin paksa tė trembur se mos drejtoria e shkollės nxirrte pengesa. Por nuk ndodhi ashtu, drejtoria e shkollės ishte e interesuar tė pranonte sa mė shumė nxėnės, pa dallim feje, gjendjeje ekonomike, vendbanimi apo shkalle tė zhvillimit tė intelektit. Shumica e rreth 200 nxėnėsve qė ka shkolla dhe kopshti, vijnė nga Korēa, por meqė ato ndodhen shumė afėr fshatrave Drenovė, Qatrom, Dvoran, Boboshticė etj nuk janė tė paktė edhe fėmijėt qė vijnė nga kėto fshatra. Spiro Disho, njė nga banorėt e Boboshticės, qė ēon djalin e tij nė shkollėn"Omiros", thotė "Nė fillim drejt kėsaj shkolle mė tėrhoqi pamja e jashtme e godinės. Mė pas u interesova e mėsova se brenda kishte mjedise shumė tė mira. Mendova se djali aty ka gjithēka qė i nevojitej pėr tė mėsuar mirė, shkollėn e kemi afėr dhe nuk na kėrkohet tė paguajmė. Kurse nė shkollėn shqiptare qė kemi nė fshat, kushtet janė tė vėshtira. Mjediset janė tė ftohta, sepse ndodh qė tė mungojnė nė mes tė dimrit edhe drutė e zjarrit, pastaj klasat nuk janė shumė tė izoluara nga e ftohta, drejtoria e shkollės ėshtė larg".


    Private…dhe pa pagesė?!
    Shumė prindėr lakmojnė mėsimin e gjuhėve tė huaja, sidomos greqishtes. Kėshtu pohon edhe Dafina K. njė nėnė e re, qė ēon nė kėtė shkollė dy vajzat e saj. Sidorela mėson nė klasėn e dytė, ndėrsa tjetra sapo kishte filluar tė shkonte nė kopshtin e fėmijėve, brenda godinės. " I ēova nė kėtė shkollė qė vajzat tė mėsojnė gjuhėn greke dhe atė angleze. Burrė e grua jemi punėtorė dhe nuk kemi aq tė ardhura sa t“ua mėsojmė gjuhėt e huaja qė do t“iu duhen nė jetė me kurse private", - thotė ajo.
    Emėrtimi i shkollės "Omiros" si "shkollė jopublike dhe pa pagesė" , jo nė pak raste ka ngjallur diskutime. "Nėse nuk ėshtė shkollė publike mbetet tė jetė shkollė private, e nė rast se ėshtė e tillė duhet tė jetė me pagesė",- arsyetojnė korēarėt qė nuk e fshehin habinė se pėrse u intereson grekėve tė hapin njė shkollė kaq tė mirė falas nė Shqipėri. Po kėtij diskutimi mund t“i duket fundi ndoshta vetėm pas disa vitesh, kur fizionomia e "Omirosit" tė jetė mė e qartė.
    Kėto diskutime janė tė njohura edhe pėr drejtorin e shkollės, Noulis, qė pa dashur tė zgjatet thotė "Shkolla jonė ėshtė njė urė lidhėse mes dy popujve tanė, atij shqiptar dhe atij grek. Kėto hapa popujt e Europės kanė dekada e shekuj qė i kanė hedhur, ne po i hedhim sot. Ėshtė mirė ta njohim njeri- tjetrin dhe tė ecim pėrpara drejt zhvillimit!"
    Njė sy i hedhur shpejt shkollės, brenda dhe jashtė, vėrteton se aty ėshtė investuar pa kursim. Godina ka 15 klasa, njė pjesė e tė cilave ende janė bosh. Bankat, karriget, dollapėt, stendat janė tė gjitha tė reja, tė bukura. Salla e kompjuterave, sallat e lojėrave, salla e madhe e veprimtarive qė ėshtė sa sipėrfaqja e gjithė godinės e ku mund tė marrin pjesė si artistė apo spektatorė mijėra nxėnės, mjedise hidrosanitare moderne, gjithė dritė. Nė shkollė ėshtė instaluar njė sistem ngrohės pėr tė gjitha mjediset dhe fondet pėr vėnien e tij nė funksionim janė tė garantuara. Pėr tė gjitha kėto, ēuditėrisht, prindėrit shqiptarė nuk paguajnė asgjė. Ata japin vetėm njė shumė simbolike pėr trasportin e fėmijėve me autobus nga qyteti nė shkollė, qė ndodhet 2 km larg Korēės.
    Nė klasat e para dhe tė dyta tė kėsaj shkolle mėsojnė 112 nxėnės, kurse nė kopsht shkojnė 80 fėmijė tė tjerė. Me ta punojnė 9 edukatore dhe mėsuese tė ciklit tė ulėt, shqiptare. Po kaq mėsuese dhe edukatore janė edhe greke. Drejtoria thotė se shkolla i pėrmbahet programit tė miratuar nga Ministria Shqiptare e Arsimit. Mėsueset shqiptare i zhvillojnė lėndėt nė gjuhėn shqipe. Secila prej tyre jep katėr orė mėsimi, ku lėndėt kryesore janė abetarja, aritmetika, drejtshkrimi i gjuhės shqipe. Mė pas nxėnėsit vazhdojnė ditėn me dy orė tė tjera, zhvilluar me mėsueset greke, tė cilat pėrveē mėsimit tė gjuhės helene, zhvillojnė edhe fizkulturė e mėsim pune, po nė gjuhėn greke. Disa prej mėsueseve shqiptare dinė apo kanė filluar tė kuptojnė gjuhėn greke, por edhe mėsueset greke po mėsojnė gjuhėn shqipe, sepse disa prej tyre kanė ardhur para 3-4 vjetėsh nė Korēė dhe kanė drejtuar mėsimin e gjuhės greke nė kurset e ēelura pranė shoqatės kulturore "Vėllazėrimi", krijuar nė kėtė qytet mbi dhjetė vjet mė parė.


    Mėsuesit shqiptarė paguhen mė pak se grekėt
    Tek njihesh me pėrbėrjen e stafit mėsimor, natyrshėm lind kureshtja nėse ka diskriminim nė pagesė mes mėsueseve shqiptare e atyre greke. Drejtori Antonios Noulis e pohon njė gjė tė tillė duke shpjeguar pse pagesat e tyre kanė ndryshim.""Mėsueset greke trajtohen me atė pagė qė trajtohen gjithė mėsuesit nė Greqi, ndėrsa mėsueset shqiptare trajtohen me nje pagė pak mė tė lartė se mėsuesit e shkollave publike nė Shqipėri",-thotė ai. Edhe pse mėsueset shqiptare, gjatė procesit mėsimor mbajnė peshėn mė tė madhe sepse zhvillojnė lėndėt kryesore dhe mė tė shumta, paguhen mė pak se koleget e tyre greke. "Gjithsesi, nė projektet tona kemi parashikuar njė rritje tė pagės sė mėsueseve shqiptare",- shprehet drejtori duke dashur ta mbyllė sa mė parė kėtė temė tė bisedės.
    "Omiros" kontrollohet dhe ėshtė nė varėsi tė Drejtorisė Rajonale tė Arsimit nė Korēė. Kryeinspektori i saj, Vangjush Petri, thotė se aty kanė shkuar grupe inspektorėsh dhe kanė kontrolluar zbatimin e programit mėsimor tė miratuar nga Ministria e Arsimit e Shqipėrisė.

    Si u mor licensa
    Licensa pėr ēeljen e njė shkolle 8 – vjeēare shqiptaro - greke nė Korēė ėshtė lėshuar nga Ministria e Arsimit e Shqipėrisė, tre vjet mė parė. Qė atėherė, kanė filluar tė hidhen hapat pėr ēeljen e shkollės. Nė vitin e parė u hapėn disa grupe tė kopshtit tė fėmijėve, nė vitin e dytė njė klasė e parė dhe tani, nė tė tretin vit tė marrjes sė licensės, u ēelėn tri klasa tė para dhe u shtua njė klasė e dytė. Pra Omiros ka grupet e kopshttit, tre klasa tė para dhe dy tė dyta. "Ēdo vit ngjitim nga njė shkallė. Perspektiva jonė ėshtė qė tė plotėsojmė njė sistem tė plotė tė shkollės sė mesme e t“i pėrgatisim nxėnėsit pėr tė vazhduar shkollėn e lartė kudo qė ata do tė dėshirojnė, nė universitetet shqiptare, greke apo ato evropiane",-thotė drejtori grek.

    06-10-2005 ( Shekulli )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EdiR : 13-11-2009 mė 20:18
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    EdiR shteti yne e ka per detyre te nderhyje ne te tilla raste. Gjersa Ministria e Arsimit nuk ndihet do te thote qe ka dore dhe shteti aty. Populli, popull eshte. Shkon atje ku jane kushtet me te mira si ne mesimdhenie, ashtu dhe ne ambjentin e pershtatshem e komod qe ofrojne. Nese ministria do ofronte kushte te shkolla publike nx nuk do te detyroheshin te iknin ne shkolle greke. Mendimi im.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •