Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Stentori
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    larg memedheut
    Postime
    148

    Post Pyetje në lidhje me lejëqëndrimin në Angli

    Te nderuar/a forumist, i lus te gjithe ata qe kan njohuri dhe qe pak a shum i njohin ligjet angleze te me tregojne ne lidhje me lejeqendrimin se si behet e mundur , cfare kushtesh duhet patur personi dhe cilat jan procedurat, cfare duhet te ndjek ku te lajmrohem etj..

    Sa per info une kam nenshtetesi Belge...dhe deshiroje qe te jetoje ne Angli per arsye objektive jam me familje i kam tre femij ...nese din ndokush te me jap pergjegje ose ndonje web faqe ku mund te lexoje me shum ne lidhje per kte gje ju jam mirenjohes.

    me respekt

    stentori
    Experience is the best teacher...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Shpresoj qe ndoj kush qe dije per kete te ju8 lajmerohet. Shqiptaret jane shume te forte per keto raste. Suksese ne jete per ju.
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  3. #3
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Stentori, nga cka lexova ti paske nenshtetesi Belge, ti ke cdo te drejte te jetosh ne angli pa pasur asnje kufizim kohor.

    Nese punon ketu, atehere mbas 2 ose 3 (sjam i sigurt) vjetesh mund te perfitosh edhe ndihmat sociale.

    Nese nuk ke dikend qe te ndihmoj si fillim atehere do e kesh shume te veshtire sepse qenke familje me 3 femije.
    Nese ke ndonje zanat them se do e kesh me te lehte, nese vjen ketu per pune krahu atehere as mos u lodh hic vlla se ketu paret qe merr nje puntor krahu nuk i dalin per te mbajte veten e jo me nje familje .

    Pyet per cdo paqartesi qe ke, shpresoj qe te ndihmojme.
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Stentori
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    larg memedheut
    Postime
    148
    alDI,

    Te faleminderohem shum per pergjegjen e duhur qe ma ke dhene dhe per sinqeritetin qe paske.

    Une momentalisht beje zanatin e bojaxhiut pra pentur ...ose ne flemisht schilderij.... dhe kam edhe nje vit per te mbarue dhe per tu paisur me diplom. perndryshe jam dhe me profesion muzicient dhe kam statutin e artistit ketu ne Belgjike.

    Une po pergatitem dhe per ate kam kerkue nga miqt e mij virtual qe te me japin disa informacione ne lidhje me shpernguljen nga Belgjika per ne Angli .

    Me lejo dhe njehere te te faliminderohem respekt dhe te deshiroj cdo te mire ne jete ..

    Stentori
    Experience is the best teacher...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga alDI Lexo Postimin
    Stentori, nga cka lexova ti paske nenshtetesi Belge, ti ke cdo te drejte te jetosh ne angli pa pasur asnje kufizim kohor.

    Nese punon ketu, atehere mbas 2 ose 3 (sjam i sigurt) vjetesh mund te perfitosh edhe ndihmat sociale.

    Nese nuk ke dikend qe te ndihmoj si fillim atehere do e kesh shume te veshtire sepse qenke familje me 3 femije.
    Nese ke ndonje zanat them se do e kesh me te lehte, nese vjen ketu per pune krahu atehere as mos u lodh hic vlla se ketu paret qe merr nje puntor krahu nuk i dalin per te mbajte veten e jo me nje familje .

    Pyet per cdo paqartesi qe ke, shpresoj qe te ndihmojme.
    Mua anglin ma kan bere parajs!
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  6. #6
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    Mua anglin ma kan bere parajs!
    Esht e tille ......per te zgjuarit

  7. #7
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga alDI Lexo Postimin
    Stentori, nga cka lexova ti paske nenshtetesi Belge, ti ke cdo te drejte te jetosh ne angli pa pasur asnje kufizim kohor.

    Nese punon ketu, atehere mbas 2 ose 3 (sjam i sigurt) vjetesh mund te perfitosh edhe ndihmat sociale.

    .
    ju shkoni ne evrope dhe e keni mendjen vetem tek lemoshat sociale.
    do dalin ndonje dite ndonjeri si hitleri dhe do u djegin ashtu si u dogjen harixhinjte ne luften e dyte boterore.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    ju shkoni ne evrope dhe e keni mendjen vetem tek lemoshat sociale.
    do dalin ndonje dite ndonjeri si hitleri dhe do u djegin ashtu si u dogjen harixhinjte ne luften e dyte boterore.
    Po nuk munde te jetosh pas 2 vitesh, duhet te te kthejne ne vendin tend. Pse te te mbaje bota me taksa te tyre?

    Vecanerisht ata qe se duan te njejtin shtetin qu u mban frymen gjalle me lemosha, flas per disa magjype me pantollona te shkurta

  9. #9
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    ju shkoni ne evrope dhe e keni mendjen vetem tek lemoshat sociale.
    do dalin ndonje dite ndonjeri si hitleri dhe do u djegin ashtu si u dogjen harixhinjte ne luften e dyte boterore.
    Une nuk habitem nga reagimi jot sepse ti cdo gje e krahason me vendin ku ti jeton, pra greqine.

    Thjeshte sa per informacion, une ndihma sociale kam mare vetem 2 javet e para qe kam ardhur ne kete shtet dhe me pas kam punuar dhe kam paguar qerane e shtepise deri me sot, e ndjeja vetem te ulur kur futesha ne radhe me lloj lloj barbonash per te mare ndihmat.

    Por nga ana tjeter nuk i bej me shume faj familjet qe kane nga 3-4 femije dhe qe marrin ndihma ketu ne londer....
    Ja te bej une disa llogari te thjeshta ty dhe mu pergjigje ti pastaj.
    Ketu ne londer rroga minimale eshte 5.70pound ne ore, hiq dhe 25% tax, dmth i bi te marresh mbas taxes per 8 ore nja 38-40pound ne dite dhe jo me shume.

    Nje familje me 3-4 femije i duhet pa tjeter nje shtepi me 2 dhoma dhe nje dhome pritje pa tjeter, pra minimalja.

    Ne zonen me plere ne londer kjo shtepi do te kushtoje 800-1000-1200 ne muaj, pra varet sa plere do jete zona...por me lire se 800 ske shanc.
    Tani me thuaj ti mua, nje puntor krahu a mund ta perballoj jetesen ne londer pa marre ndihma?!!
    Se ndihma ti duhet ta kuptosh, marrin vetem ata qe nuk kane zanat ose qe nuk u del rroga qe marrin per te jetuar .....kjo eshte dhe arsyeja qe shume njerez preferojne me mire te rine ne ndihma se sa te punojne dhe gjitha paret ti ikin qera dhe drita uje.

    Une e paguaj shtepine time 1150 pound ne muaj, dhe kam vetem nje dhome ndejtje dhe nje dhome fjetje plus dhe kuzhinen e gatimit....imagjino pastaj 150 e kam taxen e bashkise plus dhe uje e drita........une e perballoj se burre e grua ne pune dhe helbete kemi gjysmen e jetes ketu dhe punet i kemi gjet te mira....por me thuaj ti mua se cfar do bej ai vllai siper qe kerkoj ndihme?!!!

    Ne londer jeta eshte jashtzakonisht e veshtire per ata qe jane te rinje....eshte mbush londra me barbon polak dhe europiano lindor per shkak se nuk e perballojne dot jeten e shtrenjte ketu....jane vene autobuza pa pare ne dispozicion per europiano lindoret qe duan te kthehen ne vendet e tyre se i kan mbush urat plot lol.

    Keshtu Skrapari kshu....une jam shum dakort me ty per ata qe jane bere parazita qe vetem marrin ndihma dhe ketej abuzojne sistemin duke punuar ne te zeze apo duke u shkuar jeta vetem me genjeshtra aty ku marrin ndihmat sociale.
    Shume shqiptare jane bere si njerez pa jete ketu per shkak te ndihmave, sepse as punojne as bejne asgje vetem ha pi rri dhe mashtro qeverrine gjoja nuk punojne dot se jane semure lol.
    .

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    te keshilloj..

    Citim Postuar më parë nga Stentori Lexo Postimin
    alDI,

    Te faleminderohem shum per pergjegjen e duhur qe ma ke dhene dhe per sinqeritetin qe paske.

    Une momentalisht beje zanatin e bojaxhiut pra pentur ...ose ne flemisht schilderij.... dhe kam edhe nje vit per te mbarue dhe per tu paisur me diplom. perndryshe jam dhe me profesion muzicient dhe kam statutin e artistit ketu ne Belgjike.

    Une po pergatitem dhe per ate kam kerkue nga miqt e mij virtual qe te me japin disa informacione ne lidhje me shpernguljen nga Belgjika per ne Angli .

    Me lejo dhe njehere te te faliminderohem respekt dhe te deshiroj cdo te mire ne jete ..

    Stentori
    te keshilloj te shkosh vete nje here ne londer..aty e sheh vete cka eshte londra dhe anglia..mos guxo qe se bashku me familjet te shperngulesh direkt pa krijuar nje baze vete dhe pastaj me e marre familjen..nejse nuk eshte mire te jetosh pak kohe pa familje por sinqerisht te keshilloj se pa ju krijuar baze te sigurte ne londer apo aty ku don te jetosh ti mos i merr me vehte.sakrifiko pak muaj deri sa ta shohesh te arsyeshme e pastaj shih e ben..vete ti mund te jetosh kudo ama me familje nuk mundesh..

    gjithashtu te keshilloj qe sa je akoma ne belgjike kerko pune ne internet duke shfrytesuar faqet e ndryshme qe ofrojne pune..nja dy i di une dhe jane www.londonjobs.co.uk dhe www.gumtree.com...provoji nje here ndoshta te ndihmojne..por dije dicka se londren dhe angline e kan zaptu polaket dhe rumunet..ato kryesisht pune te tilla bejne dhe jane shume te kenaqur me pagen shume te ulet qe marrin..

    uroj gjithe te mirat per ty dhe familjen tende...ndoshta te kam ndihmuar sado pak...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •