Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    personalisht kam plot 20 vjet qe me bren mendimi se e gjith ajo levizje ishte e mir organizuar si nje trampoline per kalimin pa zhurme te pushtetit dhe te mirave materiale nga bllokistat tek agjentet e heshtur. ka mundesi te jete pjese e katovices ?????
    perpiqem te kujtoj se si u serviren me kujdes nga nje dore magjike te gjith ata qe vinin ne sheshin e qytetit studenti per demokraco-flajime, si u krijua dora e kapardinave me gishtat perpjete. ndiej qe jane tallur me ne, ata familjare te ish komuno-120lekshave qe u ngriten beftas ne sallen e konservatorit dhe na folen per demokraci e tani jane ajka ekorupsionit politiko ekonomik. ndiej qe jane tallur me ndjenjat dhe besimin per nje te ardheme me te mire te te gjith atyre qe u vune ne balle e u kalben ne dru e u zhduken, ndiej qe vampiret nuk kursyen as grate dhe femijet dukee i vene perpara ne komedine qytet studenti_liceu artistik_radiotelevizion_sheshi Skenderbe. ndiej neveri per te gjith ata qe kishin kthyer burgjet ne qendra spiunazhi e na dolen te perndjekur, per ata ekonomisto-hijena qe cuan ekonomine ne 0 per ta ndare me vone me klanet e tyre, per te gjith ata "patriote-demokrate" qe matnin parate me peshore duke furnizuar serbin me nafte, per te gjith ata komuno-demokrat-socialiste qe u kertylen duke bere kondrabande me arme. per ata komuno-demokrato-social-hajdute qe krijuan kompanite huamarrese e vodhen deri ne palc njerezine, per te gjith keta sherbetore te serbit, grekut e italianit. per te gjith bashkekrijusit e 97.... per te gjith ata qe edhe sot e kesaj dite mbajne te burgosura ne ish kasaforta sigurimsash, te drejten e ketij populli per nje jete me te mire, te drejten e ketij vendi qe ta gezojme e jetojme ne te, e te mos ikim kush ekush me larg, te mos zbrazet nga rinia e te mos ndihemi te mallkuar
    ne artikull shikon se kur vampiret kacafyten, meson se kujt ia pine gjakun.........
    Ndryshuar për herë të fundit nga cool_shqype : 10-11-2009 më 12:46
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Jam i mendimit qe njenjerezit e vegjel meren me personin,kurse te tjeret analizojne eventet.
    Sulmi i nje ideje,ne mentalitetin e kalbur shqiptar duhet medoemos te kaloje nga personi.
    Prandaj akoma sot ne nuk kemi idene se çfare ka ndodhur me ne dhe si mund te shkruhet historia jone.

    Fakti eshte qe sot ne Shqiperi zoterojne akoma po ata qe zoteronin 50 vjet me pare.Por shqiptarit varfanjak i leverdis me shume te besoje se jeton ne nje vend demokratik.
    Nje genjeshter e embel eshte me mire se realiteti i hidhur.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dujsiv..

    edhe sot jam me nje mendje me neritanin ahere qe i ndali turmat.. qe shkonin..sic u tha..drejt bllokut..
    pse cke dashur ti mo.. te hyjne mileti ne bllok e ti masakrojne ushtaret e gardes.. apo pastruset apo kopshtaret apo uturak-mbajtesit e bllokmeneve te plakur..
    jo mo dujsiv se nuku jemi shpellare..joo..
    demokracia eshte kulture eshte humanizem..
    bllokmeneve u tregohet vendi me ligje me llogjike.. me foto me filmime.. u tregohen telat me gjemba me te cilet regjimi i tyre lidhi ajken intelektuale e i pushkatoj gerxheve.. e i hodhi neper gropa.. dhe ky eshte denimi me i madh qe u behet.. dhe pastaj duke dhen nder e dinjitet atyre qe vuajten nga ai regjim banditesh.. etjera etjera..gjera te nevojshme..

    dhe saliu eshte ne rrug te drejte per kete.. pamvaresisht se sja ka mbrritur aty ku do duhej kti procesi rehabilitimi..

    oj paska dashur sifi.. masaker turmash kunder ushtarit e guzhnjierit e shoferit te bllokmenit..
    jo mor cun cun ka.karun jo..

  4. #14
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    dujsiv..

    edhe sot jam me nje mendje me neritanin ahere qe i ndali turmat.. qe shkonin..sic u tha..drejt bllokut..
    pse cke dashur ti mo.. te hyjne mileti ne bllok e ti masakrojne ushtaret e gardes.. apo pastruset apo kopshtaret apo uturak-mbajtesit e bllokmeneve te plakur..
    jo mo dujsiv se nuku jemi shpellare..joo..
    demokracia eshte kulture eshte humanizem..
    bllokmeneve u tregohet vendi me ligje me llogjike.. me foto me filmime.. u tregohen telat me gjemba me te cilet regjimi i tyre lidhi ajken intelektuale e i pushkatoj gerxheve.. e i hodhi neper gropa.. dhe ky eshte denimi me i madh qe u behet.. dhe pastaj duke dhen nder e dinjitet atyre qe vuajten nga ai regjim banditesh.. etjera etjera..gjera te nevojshme..

    dhe saliu eshte ne rrug te drejte per kete.. pamvaresisht se sja ka mbrritur aty ku do duhej kti procesi rehabilitimi..

    oj paska dashur sifi.. masaker turmash kunder ushtarit e guzhnjierit e shoferit te bllokmenit..
    jo mor cun cun ka.karun jo..
    doemos qe je me neritanin, sepse nga i njejti bark punisto-sigurims ke dalur edhe ti, e na prrallis e sali-derrdellis sot e mot ketu ... ki eshte misioni yt, i ngjashem me ate te neritanit ...

    nuku e ke hallin e gardistave ti, as te guzhinierit, as te pastruesve, apo kopshtarit ti ... hallin e ke gjetke ...

    hallin e ramizit e te byrose ke patur, dhe e ke pergjithmone more edepsez ... qe urrejtja popullore te zbrazej mbi bronzin e diktatorit, ndersa bashkefajtoret dhe sherbetoret e diktatorit te mbijetonin deri edhe ne ate mase sa te na japin leksione demokracie ketu ...

    ptu, nevojtore sigurimso-punisto-nomenklaturiste ...

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    mire qe sshkruhet per sali berishen qe paska qene regjisori i ktyre ngjarjeve,se do piun te tij na e bejne edhe Skenderbeun e dyte,ma mer mendja qe renja e murit te berlinit ishte producenti ketyre ngjarjeve

  6. #16
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Mire e tha ai me lart, studentet e dhjetorit vrane gogolin e ppsh. megjithese Tirana kishte kohe qe po e vriste ne heshtje .
    Po.. sikur 1% e gjakderdhjes qe u be ne 97 te ishte bere, besoj se nuk do kishim provuar 97-te siç e provuam.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    Sabit Brokaj: Lëvizja studentore e Dhjetorit të ‘90 ishte me regji nga Ramiz Alia
    » Vendosur: 09/11/2009 - 09:07


    Mustafa Nano

    "Ishte vetë Ramiz Alia apo Komiteti Qendror i Partisë së Punës që dirigjuan lëvizjen studentore të dhjetorit 1990". Përkundër gjithë historisë postkomuniste të Shqipërisë, Sabit Brokaj, një politikan i njohur, me një karrierë të pamohueshme, ka paraqitur dy ditë më parë në emisionin "Deja Vu" të gazetarit Mustafa Nano, këtë tezë të guximshme tijën që pritet të shkaktojë shumë reagime. Zoti Brokaj argumentoi mendimet e tij përgjatë rrëfimit të për herë të parë të ngjarjeve e përjetimeve të dhjetorit 1990, kohë që e gjeti në postin e dekanit të fakultetit të Mjekësisë. Pikërisht nga pozita e këtij funksioni, Zoti Brokaj, ka pasur mundësinë të vëzhgojë nga afër se si kanë lëvizur ngjarjet, të njihet dhe të gjykojë protagonistët. Ja rrëfimi i tij në emisionin "Deja Vu", i provokuar nga një fotografi që paraqet studentë të ulur, në heshtje, një pamje që tregon edhe revoltë të heshtur.
    Brokaj: Duket që janë, të paktën më duken studentë. I ngjan një proteste të heshtur. Kjo një studenti të përhershëm apo pedagogu të përhershëm u ngjall emocione pozitive.
    Kjo foto me kujton edhe një tjetër gjë, ku emocioni për atë moment ishte jo pozitiv. Ishte tetori i vitit 1990. Kishte ndodhur 2 korriku. Ishte bërë edhe ai takimi. Jeta politike në Shqipëri dukej shumë e vështirë. Ne dekanët na sillnin shpesh në rektorat, për të mbajtur gjendjen sa më mirë. Në orën 20:00 më morën në telefon nga dezhurni i Komitetit të Partisë.
    Nano: Nga Komiteti i Partisë së Tiranës?
    Brokaj: Jo, nga ai i Universitetit të Tiranës. Thonë se ka një urdhër nga Komiteti i Partisë së Tiranës që ju dhe një nga zv/dekanët, sepse unë kisha dy zëvendës, sot natën do vini në fakultet. Ç'punë kishim ne natën në fakultet? I mora zv/dekanët në telefon për të ndarë natën. Mora vetë pjesën e parë të natës, se nesër kisha leksion që në mëngjes. Shkova në fakultet. Kuptohet që fakulteti ishte bosh.
    Nano: Pra ishte muaji tetor i vitit 1990?
    Brokaj: Po. Ishte koha kur Ramiz Alia ndodhej në OKB (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Ç'të bëja në zyrë? Po shkoj në konvikte njëherë, të shoh studentet, mendova. Konviktet ne si fakultet, nuk i kishim te Qyteti Studenti. Shkova në fillim te vajzat, mos kushedi. Helbete ata kursantët e Shkollës së Bashkuar...
    Nano: Kishe ndonjë informacion?
    Bokaj: Jo, nuk kisha asnjë informacion. Te vajzat gjithçka mirë. Më pas shkova te konvikti i djemve. Ishte edhe kujdestari i konviktit. Takoj dy djemtë që ishin dezhurn. Bisedoj 2-3 minuta me ta dhe në këtë kohë dëgjoj një zhurmë nëpër shkallë. Një zhurmë që nuk mund ta artikulosh. Ndërkaq, zbresin dy studentë. U lexohej emocioni në fytyrë. U merrej gjuha. Shoku dekan, ne kemi probleme, më thonë. Unë kam shkuar shumë mirë me studentët. Isha pedagog i vjetër. Ç'është kjo, i pyes. Ç'keni mor djem? E dëgjoni zhurmën, më thonë. Po ç'domethënë ajo zhurmë? Ne duam që të vish lart. Ku lart? Në katin e katërt, te salla e televizorit. Unë në të njëjtin konvikt kisha qenë, e njihja mirë. Mirë, nuk është problem. Jemi keq. Nuk kemi dushe, nuk kemi ngrohje... Nisën të më thonin problemet e zakonshme që dolën më pas në protestat e studentëve, ato që dolën në sheshin e studentëve. Mirë do vij, por qetësohuni, u them.
    Nano: Studentët e njihje?
    Brokaj: Për fytyrë i njoh. Takimi ishte shumë emocional. Njëri fliste me dialekt lab. Për të krijuar marrëdhënie, e pyes se nga ishte. Jam nga Fushëbardha, më thotë. Me ty s'kam punë i them, se ty ta zgjidh problemin Kryeministri, se jeni nga i njëjti fshat. Sepse Adil Çarçani ishte nga Fushëbardha. Ndërkohë, zbriti turma që mbushi gjithë hollin. Studentët i vunë llozin derës. Një shul të madh. Shoferi im, një djalë i mirë e i urtë, u tremb shumë. Shoku dekan, na mbyllën derën, më thotë. Qetësohu i them. E mirë ngjitemi lart, u kthehem studentëve. Kur po ngjiteshim lart po më dukej vetja si në filmat me ballistë e kulakë, gati nuk më takonin këmbët në shkallë kur po ngjiteshim aq shumë studentë kishte të ngjeshur rreth meje. Hymë në sallë. Pak a shumë e mora vesh gjithçka në ato 2-3 minuta që u ngjitëm.
    Nano: Morët vesh çfarë?
    Brokaj: Mora vesh përse ishte ajo situatë. Pak a shumë ishte domethënia e atyre, ishte një protestë studentore. Zini vendet, u them. Unë fillova të komunikoja si dekan. Në sallë kishte edhe djem me kanotiere, sepse ishte vonë. Ora ishte rreth 11:30. Duke bërtitur fort, thashë: Ata që janë të paveshur, të dalin përjashta! Ju jeni këtu se jam unë dhe po s'desha unë ju largoheni që këtej. Jeni para dekanit dhe si të tillë duhet të visheni. Toni bëri efekt. U frenuan. Ata që nuk ishin të veshur, ikën. Do flasin vetëm 3 vetë, u thashë. Ne, shoku dekan, kemi probleme ekonomike, të ushqimit, të fjetjes dhe ndërkaq i shket goja. Pse jemi keq ne dhe të tjerët janë mirë? Cilët janë mirë? Ata jashtë. Nga e di ti se ata janë më mirë nga ne? Nuk doja të tromakseshin. Ndërkohë edhe ai studenti nuk mu duk shumë trim. Ju s'mund ta dini, po jua them unë. Unë kam qenë jashtë. Unë e kam parë se ata jetojnë më mirë, unë e di se ne jetojmë më keq se ata. Pasi e mbylla, i pyeta se kush e do fjalën.
    U ngrit një më i çliruar, më miqësor. Shoku dekan, ju e dini më mirë nga ne, por ne kemi vendosur të bëjmë grevë. Për herë të parë u tha për t'u bërë grevë në Fakultetin e Mjekësisë. Jo, jo grevë s'ka! Ju thatë se jeni keq. Po si t'ia bëjmë që ju nuk mësoni? Si do bëheni mirë ju kur nuk mësoni, jeni gjashtanjozë, pesanjozë, s'vini në mësim, ndërsa prindërit ju kanë sjellë me njëqind halle, mes varfërisë dhe ju mbajnë. U bëra presion dhe e mbylla: Ju nesër do shkoni në mësim. Në orën 13:00 në sallën e madhe të fakultetit do të bëhet mbledhje. Rektorati dhe Komiteti i Partisë do jenë aty. Unë do ju përfaqësoj, se ju nuk dini të flisni. Doja të kanalizoja situatën. Kjo bëri efekt shumë të mirë. U krijua një alarm i madh në Komitetin e Partisë e në rektorat. Erdhën të gjithë, edhe kuzhinierët. Ata që nga fukarallëku merrnin mishin e studentëve... Prej këtij takimi shteti nxori 3 milionë dollarë për konviktet e studentëve. Kjo krijoi impakt dhe gjithçka u mbyll paqësisht. Rregullova edhe unë më mirë marrëdhëniet me studentët.
    Nano: S'kuptoj një gjë tani. Juve ju njoftuan se duhet të shkoni të bëni dezhurn natën studentët, pa ju dhënë asnjë informacion?
    Brokaj: Absolutisht.
    Nano: Cili është leksioni i gjithë kësaj, cili është...
    Brokaj: Leksionin mua pak a shumë ma dhanë para 5 vjetësh, sepse nuk po më sqaronte asnjë se ç'ishte ajo natë.
    Nano: Ju po lini të kuptohet se ishte një gjë e inkurajuar nga regjimi?
    Brokaj: Ma thanë pastaj. Takoj një nga zv/drejtorët e Tiranës që mbulonte Sigurimin. Duke i treguar këtë historinë, i thashë: Më ka mbetur enigmë, ç'ishte ajo që më çuat te studentët, se ju me siguri kishit informacion, dhe nuk më thatë se ç'më priste atje? Unë isha dekan, apo nuk kishit fare informacion? Jo kishim, më thotë. Po mirë pse na çuat kokë turku? Jo, ne informuam kur situata ishte e qartë. Faji është i Komitetit të Partisë që nuk u tha juve. Por ç'ishte kjo? Ishte një organizim që gjykohej se do të merrte zhvillim. Pas fakultetit të mjekësisë do të ngrihej ngihej edhe fakulteti i bujqësisë. Që të mos lejohej medemek Ramiz Alia të vinte nga OKB-ja, të bllokohej në aeroport, apo gjetkë, që të ndërkombëtarizohej tashmë kjo protestë me këtë zanafillë.
    Nano: Ishte një lëvizje e Ramiz Alisë për të legjitimuar ndryshimet e mundshme që ai mendonte?
    Brokaj: Që ishte e organizuar, patjetër që ishte.
    Nano: Po jo nga Ramizi?
    Brokaj: Të them të drejtën zhvillimet e mëpasme mua më bindin se ka qenë Ramizi. Për këtë moment nuk mund ta them.
    Nano: Pra, sipas jush ai bënte ca gjëra për të legjitimuar ndryshimet që kishte në mendje?
    Brokaj: Pak a shumë unë e kam thënë këtë në një takim në rektorat. Neve në ngjarjen protestave të studentëve na takonte përnatë Xhelil Gjoni, apo një nga ata të Komitetit të Partisë së Tiranës.
    Nano: Në zjarrin e protestave të dhjetorit?
    Brokaj: Dhe unë dua të bëj një lidhje se më ngacmuat kujtesën. Ishte vendosur siç morëm vesh, të hiqnin rektorin, si të ishte që, të quhej ai përgjegjësi për situatën me qëllim për të frenuar diçka, agresivitetin. Dhe që të kalonte uji në atë kanalin që ishte caktuar. Xhelili u ul në vendin e rektorit. Dhe ne, dekanët, rreth tij. Rektori mbeti i zhvendosur. Mua këto situata më ngacmonin më lehtë nga të tjerat. Aty është vendi i rektorit, i thashë. Unë kisha edhe miqësi me Xhelil Gjonin, në kuptimin si mjek... Çdo të thuash, tha. Se kemi hequr ne rektorin... Se atëherë ishin bërë me zgjedhje, por nga këshillat shkencore. E mire, u zhvendos dhe u ul Nikolla Konomi, rektori. Thotë: Gjendja është shumë e vështirë, Partia ka vendosur t'ju ndihmojë juve dekanëve. Thotë se anëtari i Byrosë politike, shoku Besnik Bekteshi, do shkojë te Fakulteti i Gjeologjisë. Dekani i gjeologjisë, një Grazhdani me mbiemër, një korçar tipik, i thotë: Po jo bre, se ka ardhur shoku Besnik atje dhe nuk është mirëpritur nga studentet.
    Xhelili, duke numëruar autoritetet e larta që do të vinin në çdo fakultet, më thotë mua: Sabiut ti e dominon shumë mirë situatën. S'kemi probleme atje. Por megjithatë, do porosisim Saliun. Saliu ishte Sali Berisha. S'kishte ndonjë autoritet, ishte në nivel shef klinike. Autoritete kishim boll të tjerë, në fakultet ne kishim Petrit Gaçen. Unë e dija tashmë se isha mjek, kisha qenë mjek i Byrosë Politike, i Enver Hoxhës, ata të Sigurimit i njihja plot. Dhe i them pa etikë: Nuk kam nevojë për Saliun. Saliun mbaje ti me Ramizin, që e çoni sa andej-këtej për të bërë lodra. Reagoi edhe dekani Edmond Luci, i Ekonomikut. Nga dekanët më me prestigj. U krijua një klimë e nderë. U mbyll takimi dhe del Xhelili anash, më thotë mua. Po ti ç'pate që ma the mua ashtu atë? I thashë: Lëri ato lodra tani. Ju dini t'i kanalizoni gjërat dhe keni sjellë këto situata.
    Nano: Kjo është një dëshmi që ju e bëni për herë të parë, apo jo?
    Brokaj: Për herë të parë.
    Nano: Një dëshmi që dejustifikon pak atë lëvizjen e dhjetorit.
    Brokaj: Unë e kam bindje.
    Nano: E keni bindje? Me një fjalë lëvizja studentore ishte një lëvizje me telekomandë nga KQ i Partisë së Punës?
    Brokaj: Kishte regji. Po të shkruanin saktësisht ditarët apo kujtimet e tyre Xhelil Gjoni, Vasillaq Kureta, Ismail Lleshi, ndoshta edhe ndonjë tjetër, do të dilte një pasqyrë krejt tjetër.
    Nano: Megjithatë kjo nuk përjashton heroizmin studentor.
    Brokaj: Nuk e diskutoj fare. Në fund të fundit ata u përleshën me policinë. U ngritën. Është tjetër gjë se kush vë shkëndijën në kashtë, por flaka është flakë.


    Megjith tere ato aludime qe jane bere deri tani mbi levizjen studentore te 90-91it eshte hera e pare qe nje politikan (qe disa here i ka thene gjerat troc) te jape kete version hapur ......si mendoni qe pas 20 vjetesh ajo levizje merr trajta e forma te dushimta lidhur me implikimin direkt te ish Sigurimit te Shtetit dhe Pjestareve te dinastise ne te, me c'sy i shihni gjerat tani........ si mund te rreagojme
    Dhe ky karamfil eshte dashte te pres kaq vite dhe te na e thot ket sihariq,ec more se nuk te beson njeri paqavur komuniste eshte edhe ky si edi rama

  8. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Dhe ky karamfil eshte dashte te pres kaq vite dhe te na e thot ket sihariq,ec more se nuk te beson njeri paqavur komuniste eshte edhe ky si edi rama
    mos kujtoni se kane dalur te gjitha poshtersite ne shesh ... pa na spjego ti drenicac se perse nuk jane hapur ato arkivat "e shkreta" te sillo-sigurimit ???

    zabit brokaj mund te jete paçavure komuniste, jo njesoj si edi rama, por si ish-sekretari birose dhe kolegu i tij mjeko-nomenklaturist, shoki sali berisha ...

    qashtu ...

  9. #19
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Qe nga momenti qe sala e beri mish mash ligjin e ndarjes se tokave (qe shume thjesht, po thjesht fare ama mund ti conte tek i zoti), duket qarte qe eshte pjese e klanit sigurimso-komunist-barkthare. Dhe duke bere nje lemsh ne ligjin e ndarjes se tokave perfitoj ai vete dhe gjith ish-komunistat barkthare dhe intrigant qe sot hiqen si demokrat me Salen ne krye.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga morrison Lexo Postimin
    Qe nga momenti qe sala e beri mish mash ligjin e ndarjes se tokave (qe shume thjesht, po thjesht fare ama mund ti conte tek i zoti), duket qarte qe eshte pjese e klanit sigurimso-komunist-barkthare. Dhe duke bere nje lemsh ne ligjin e ndarjes se tokave perfitoj ai vete dhe gjith ish-komunistat barkthare dhe intrigant qe sot hiqen si demokrat me Salen ne krye.
    BRAVO ..kta komunistet e vetshpallur demokrat e mjegulluan mirë qeshtjen e pronava, dhe në fund u bën vet pronarë të tokes së huajë.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •