Çështja e nënshtetësive për shqiptarët është mbyllur
Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ka deklaruar se problemi që kanë shqiptarët e Maqedonisë me shtetësitë nuk është më në rend dite. Kryeshefja e policisë ka thënë se ky problem është mbyllur në vitin 2004. Këto komente, Jankullovska I ka bërë, të mërkurën me rastin e fazës së dytë të projektit për rregullimin e shtetësisë dhe sigurimit të dokumenteve të banorëve lokalë dhe refugjatëve. “Maqedonia këtë çështje e ka mbyllur me sjelljen e ligjit për shtetësi në vitin 2004. Me këtë Ligj u dha një afat prej 12 muajve që të gjithë qytetarët e Ish Jugosllavisë të mund ta rregullojnë statusin e shtetësisë në Maqedoni. Ky afat ka kaluar dhe kjo çështje tanimë është mbyllur dhe nuk është në rend dite”, tha Jankulloska. Në Maqedoni, mijëra qytetarë shqiptarë të lindur në këtë vend nuk gëzojnë të drejtën e shtetësisë edhe pse sipas Ligjit për pajisje me këtë dokument, nevojitet 8 vite banim në Maqedoni. Kjo sipas ekspertëve ndodh për shkak të fshehjes së numrit të vërtet të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2395.html
Krijoni Kontakt