Shqipëria humbet një tjetër futbollist të talentuar. Pas refuzimeve nga Valon Behrami apo Sotir Nini, sa për të përmendur disa, fanella e Kombëtares kuqezi nuk është pranuar as nga Granit Xhaka. Mesfushori i Bazelit së fundmi është shpallur kampion bote me Zvicrën për U-17 dhe ishte një prej lojtarëve kryesorë të suksesit që helvetët arritën në aktivitetin e zhvilluar në Nigeri. "Përpara ndeshjes kisha shprehur besim te triumfi në Botëror? Isha i bindur se do të arrinim deri në finale, sepse më parë ishim paraqitur shumë mirë në Kampionatin Europian. U paraqitëm në këtë eveniment për të fituar titullin dhe ia arritëm qëllimit", deklaroi lojtari i talentuar. Pas festës për titullin prestigjioz, 17-vjeçari foli edhe rreth së ardhmes. I paevitueshëm diskutimi nëse Xhaka do të zgjedhë Shqipërinë, e cila është interesuar për ta afruar apo Zvicrën. Megjithatë, lojtari duket se e ka vendosur çfarë do të bëjë. "Ende nuk e kam shqyrtuar ofertën e Shqipërisë. Do ta studioj atë së bashku me familjen dhe menaxherin tim, gjithsesi personalisht e kam të qartë se dua të luaj me Zvicrën", tha djaloshi. Fjalë që lidhen edhe me zhvillimet më të fundit, ku Xhaka dhe disa lojtarë të tjerë të skuadrës që fitoi Kupën e Botës për U-17 po shihen si alternativa nga Otmar Hitcfeld, për në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut.
.......
siq po e shoh ky djali nuk paska as familje e as kombesi.
Krijoni Kontakt