A ju ka ndodhur qe gjersa jeni ne enderr te kuptoni qe jeni duke pare enderr, dhe jo jetuar ne te vertet? Pra te jeni koshient qe jeni ne enderr? Mua per vete me ka ndodhur shume here.
Kjo quhet'' Lucid Dreaming'' ose shqip mund ta perkthenim '' enderrim te qarte''. Gjate lucid dreaming mund ta kontrollojme enderren, por kjo varet se ne cfare shkalle eshte qartesia e enderrimit. Sa me i larte niveli i qartesise aq me koshient je, dhe arrin ta kontrollosh endrren.
Shumica e njerezve nuk i mbajne mend endrrat kur cohen, ose e kane te veshtire te kuptojne qe eshte vec nje enderr dhe jo realitet ajo qe po perjetojne. Vetem kur zgjohen behen te vetdijshem qe ishte thjesht nje enderr.
Jo te gjithe kane eksperienca te kesaj lloj enderrimi, ose jo te shpeshta.
Do desha te dija nga ju a keni patur eksperienca te tilla? A keni arritur ta kontrolloni endrren?
Ju ftoj te sillni me shume informacion rreth ketij lloj enderrimi . Diskutim te kendshem.![]()
Krijoni Kontakt