Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    kuvendi i Shën Mërisë në Ndërfandën për të organizuar luftën çlirimtare kundër sundim

    Me 7 nëntor 1594 u mblodh kuvendi i Shën Mërisë në Ndërfandën për të organizuar luftën çlirimtare kundër sundimit osman




    Duke shfletuar kalendarin historik, kujtojmë se më 7 nëntor të vitit 1594, u mblodh në manastirin e Shën Mërisë në Ndërfandën ( disa mendojnë në Mat) një kuvend i përgjithshëm i krerëve shqiptarë për të hartuar projektin e kryengritjes dhe të çlirimit të krejt vendit. Krerëve shqiptarë, Tom Plezhja e Mark Gjini, të cilët mbanin edhe titullin e kalorësit, si dhe ipeshkvit imzot Nikollë Mekajshi, iu ngarkua detyra të hynin në bisedime me Papën për zbatimin e projektit të kryengritjes.

    Fshehtaz Republikës së Venedikut, që nuk donte të prishte paqen me Stambollin, projekti iu paraqit delegatit të papës në shkurt të vitit 1595. Kërkesat e përfaqësuesve shqiptarë në Romë për të siguruar armë nuk dhanë asnjë fryt. Papa i këshilloi shqiptarët që të prisnin mbasi nuk kishte ardhur koha e duhur.
    Nga ana tjetër, Venediku, mundi t’i përçajë radhët e pjesëmarrësve të kuvendit duke shfrytëzuar ndikimin e vet mbi disa krerë. Në qershor të vitit 1595 kur në Shqipëri u mor vesh formimi i koalicionit evropian kundër shtetit osman, krerët shqiptarë njoftuan Papën se shqiptarët katolikë e ortodoksë ishin gati të fillonin kryengritjen sapo të niste lufta.

    Në të njëjtën kohë edhe në krahinat e Shqipërisë Jugore u bënë përpjekje për të siguruar armë e mjete për kryengritjen nga shtetet evropiane.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Toni77, ju pergezoj per kete shkrim. Mirdita gjithmone ka qene qender kryengritjesh antiosmane, por qe ka njohur edhe kompromise. Ne Bisak te asaj krahine ka qene ngritur nje Qeveri Provizore nga italo-arbereshi, Terencio Toci.
    "Me 26 prill 1911, Terenc Toçi në Bisak afër Oroshit mblodhi burra në kuvend duke thirrë njerëz që e donin atdheun... nga fshatrat, por edhe nga Hasi e marë Mirdita."

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •