-
Prodi: Dera Eshte E Hapur Per ne BE
Prodi: Dera ėshtė e hapur pėr nė BE
NGA BBC NE SHQIP LONDER
-------------------------------------------------------------------------------
Prodi thotė se Shqipėria e ka derėn tė hapur pėr tė hyrė nė BE
Presidenti i Komision Evropian Romano Prodi tha se Shqipėria po ecėn nė drejtimin e duhur drejt stabilitetit, por ka ende pėr tė bėrė pėr tė arritur atė nivel zhvillimin ekonomik si dhe goditjen e kriminalitetit pėr tė hyrė nė Bashkimin Evropian.
Duke folur nė njė intervistė ekskluzive pėr BBC nė shqip para vizitės sė tij tė premten nė Tiranė zoti Prodi tha se Shqipėria ka bėrė nė pėrparim tė konsiderueshėm.
Ai vuri nė dukje se fillimi i procesit tė negociatave pėr marrėveshjen e stabilizim-asociimit ėshtė "njė instrument pėr ta futur vendin nė binarėt e duhur".
"Ne dėrgojmė njė mesazh tė qartė se dera ėshtė e hapur dhe varet nga ju pėr tė pėrmbushur kushtet me qėllim tė qė tė futeni brenda," tha zoti Prodi.
Arben Manaj i BBC nė shqip bisedoi me zotin Prodi.
BBC: Cilat janė disa probleme qė hasin vendet e Ballkanit pėr t'u integruar nė Bashkimin Evropian?
Zoti Prodi: Tė gjithė i dinė rregullat e integrimit dhe ajo qė ne po bėjmė ėshtė qė hap pas hapi po ndihmojmė vendet qė duan tė hyjnė nė BE pėr tė plotėsuar rregullat dhe kushtet qė pranohen gjerėsisht.
BBC: Zoti Prodi, cila ėshtė sfida mė e madhe qė ka sot Shqipėria - foshnjėria ekonomike apo mungesa e stabilitetit politik?
Zoti Prodi: Nuk ka mungesė stabiliteti. Hap pas hapi, Shqipėria po ecėn nė drejtimin e duhur. Ka pasur njė mungesė tė tmerrshme stabiliteti nė tė shkuarėn. Ka pasur probleme tė vėshtira politike. Ndėrsa sot procesi demokratik, me vėshtirėsitė e dukshme qė vėmė re nė Shqipėri si dhe historinė e kėtij vendi gjatė dy brezave tė fundit, po ecėn nė drejtimin e duhur dhe Shqipėria po shkon drejt stabilitetit politik. Ndėrsa nė aspektin ekonomik pika e nisjes ėshtė shumė e ulėt, por shpejtėsia sigurisht qė ėshtė e krahasueshme me tė gjitha vendet e tjera tė rajonit. Sigurisht, ne kemi njė problem tė madh, qė ka lidhje me tė kaluarėn, por ne duhet tė jemi tė qartė me shqiptarėt, tė themi p.sh.kriminalitetin, kjo lloj sjellje nuk do tė gjej vend nė njė Evropė tė zgjeruar.
BBC: A mendoni se Shqipėria epitomizon tė gjitha dukuritė negative tė vendeve kandidate nga Ballkani?
Zoti Prodi: Pse kėmbėngulni vetėm nė dukuritė negative?
BBC: Sepse kėto janė ato faktorė qė e pengojnė Shqipėrinė tė anėtarėsohet, apo jo zoti President?
Zoti Prodi: Unė e pėrsėris se shqiptarėt e filluan nga njė pikė shumė e ulėt dhe po ecin nė drejtimin e duhur me njė shpejtėsi qė ndoshta nuk ėshtė ajo qė dikush shpresonte, por ky ėshtė njė pėrparim i konsiderueshėm. Kėshtu qė unė mendoj se ne kemi njė situatė tė tillė dhe po fillojmė pas mė shumė se njė viti pėrgatitjesh procesin e marrėveshjes se stabilizim-asociimit, i cili ėshtė njė instrument pėr tė arritur qėllimin qė ju bėni nė pyetjen tuaj: pra, pėr ta futur vendin nė binarėt e duhur.
BBC: Zoti President, nisur nga shpejtėsia qė pėrmendėt ju, si dhe nga fakti qė ju jeni personi i pėrshtatshėm pėr t'iu pėrgjigjur pyetjes sime, realisht kur mund tė futet Shqipėria nė Bashkimin Evropian?
Zoti Prodi: Ėshtė e pamundur t'i pėrgjigjesh kėsaj pyetjeje, sepse vendimi nuk merret vetėm pėr njė vend, por axhenda jonė ėshtė se secili vend do tė shqyrtohet sipas meritave. Ne thjesht themi qė, kur tė jenė gati ata do tė anėtarėsohen nėse dėshirojnė, por askush nuk mund tė thotė sot se kur do tė ndodhė kjo. Po e pėrsėris, ne po ndėrmarrim hapin e parė, dhe pikėrisht me marrėveshjen e stabilizim-asociimit, e cila pėrbėn njė fazė qė do tė ndihmojė pėrgatitjen pėr t'u bėrė anėtar i kėtij Bashkimi. Por kjo do tė bėhet nė tė ardhmen, ne nuk e dimė se kur. Megjithatė, ne dėrgojmė njė mesazh tė qartė se dera ėshtė e hapur dhe varet nga ju pėr tė pėrmbushur kushtet me qėllim tė qė tė futeni brenda.
BBC: Si mendoni, mund tė ndodhė kjo pas 10-15 vjetėsh?
Zoti Prodi: Unė nuk mund tė angazhohem pėr tė dhėnė ndonjė datė tė caktuar. Dhe ata nuk mė kanė kėrkuar ta bėj kėtė, sepse ata e dinė se problem nuk ėshtė koha se kur, por si.
BBC: Zoti President, kur njė shqiptar i thjeshtė dėgjon pėr mundėsinė e integrimit tė Shqipėrisė nė Evropė, ndėr gjėrat e para qė i shkon ndėrmend ėshtė pyetja: 'A do tė kem unė mundėsi tė udhėtoj nė Evropė pa pasur vizė, njėlloj si bullgarėt, rumunėt, kroatėt?' A do t'u jepet shqiptarėve kjo mundėsi?
Zoti Prodi: Kur tė ketė ardhur dita qė tė jenė bėrė anėtarė, ata do tė trajtohen njėlloj si anėtarėt e zakonshėm tė Bashkimit Evropian dhe sigurisht qė nuk do tė ketė anėtarė tė klasit tė parė dhe anėtarė tė klasit tė dytė.
BBC: Zoti Prodi, unė kisha parasysh periudhėn e ndėrmjetme deri sa tė bėhen anėtarė me tė drejta tė plota. Dhe kėtu kam parasysh pėr shembull bullgarėt apo rumunėt, tė cilėt para se tė njoftoheshin zyrtarisht se do tė anėtarėsoheshin nė BE kanė pasur mundėsi tė udhėtojnė pa vizė apo me regjim tė relaksuar vizash nė shumė vende evropiane...
Zoti Prodi: Ne fillojmė tė premten dialogun. Sigurisht, qė ne do tė trajtojmė edhe kushtet pėr kėtė regjim vizash, por edhe nė kėtė rast nuk mund tė themi se kur, por cilat janė kushtet qė duhet tė plotėsohen, si dhe shkalla e bashkėpunimit qė do tė arrihet, pėr tė udhėtuar lirshėm.
BBC: Zoti President, kam pėrshtypjen qė shqiparėt qė kėrkojnė tė udhėtojnė jashtė shtetit e bėjnė mė shumė pėr arsye ekonomike. A mendoni se ka ardhur koha tė ushtronit mė shumė presion ndaj vende tė Bashkimit Evropian pėr tė relaksuar regjimin e vizave me Shqipėrinė, me qėllim qė shqiptarėt tė mos hyjnė nė kėto vende nga dera e pasme?
Zoti Prodi: Unė e pėrsėris se qėllimi pėr tė qenė anėtar i Bashkimit Evropian ėshtė qė tė lehtėsohet futja e Shqipėrisė nė Bashkim, por kjo ėshtė diēka pėr tė ardhmen e jo pėr sot. Sigurisht qė nuk ka diskriminim ndaj shqiptarėve. Problemi ėshtė se si tė rregullohet njė gjė e tillė, dhe kjo ka kushte tė dyfishta: pranimi nga ana jonė dhe pranimi nga ana e tyre.
BBC: Zoti Prodi, cilat janė shanset qė Kosova t'i bashkohet procesit tė stabilizim-asociimit me Bashkimin Evropian?
Zoti Prodi: Ne nuk e kemi parashikuar kėtė pėr momentin, por e pėrsėris se nė strategjinė afatgjatė, pėr mendimin tim dhe tė Komisionit Evropian, tė gjitha vendet e Ballkanit, nėse dėshirojnė, do tė jenė njė ditė pjesė e BE-sė.
BBC: Po me Maqedoninė, e cila e ka filluar tashmė kėtė proces, ēfarė do tė ndodhė mė tej?
Zoti Prodi: E njėjta situatė. Kemi njė bashkėpunim nė fushėn e policisė. Muajin tjetėr do tė shkoj nė Maqedoni thjesht pėr tė diskutuar me ta se ēfarė mund tė bėjmė sė bashku nė fushėn ekonomike e politike, me qėllim qė t'i ndihmojmė edhe ata qė tė stabilizojnė gjendjen politike, si dhe pėr t'i ndihmuar nė rritjen ekonomike.
BBC: Zoti Prodi, shqiptarėt ju konsiderojnė si mikun e tyre nisur nga angazhimet tuaja nė tė kaluarėn. Ēfarė do t'u thoni tė premten shqiptarėve nė Tiranė me qėllim qė ata tė mos humbasin shpresėn?
Zoti Prodi: Unė do t'u them qė jemi ende miq. Unė jam ende mik i fortė i Shqipėrisė. Sepse unė isha shumė pranė atij vendi nė momentet mė tė vėshtira tė historisė sė tij tė kohėve tė fundit. Unė i ndihmova pa ndėrhyrė nė jetėn e tyre tė brendshme politike. Kėshtu qė ajo qė do t'ju them ėshtė: 'Ju lutem, kini besim tek unė. Unė jam miku juaj, por natyrisht po ju sjell kushtet dhe masat qė ju duhet tė ndėrmerrni me qėllim qė ju tė hyni nė radhėt tona.' Unė i njoh ata, dhe kjo ėshtė arsyeja qė kam besim tek ai vend, por kjo nuk mė autorizon mua tė devijoj nga rregullat qė ne kemi, tė cilat i kemi respektuar pėr tė dhjetė vendet qė do tė anėtarėsohen nė procesin e zgjerimit.
BBC: Dhe nė mbyllje, gjatė vizitės suaj tė fundit nė Tiranė, zoti Prodi, ju theksuat fjalėt: 'Stabilitet, stabilitet, stabilitet!'. A do t'u shtonin ndonjė fjalė tjetėr kėtyre?
Zoti Prodi: Shihni, qė nga koha qė kam qenė atje nuk ka pasur trazira politike. Ata kanė shtuar dialogun politik, marrėdhėniet midis qeverisė dhe opozitės sigurisht qė janė mė tė mira seē kanė qenė kur unė predikoja: 'Stabilitet, stabilitet, stabilitet'. Kėshtu qė unė mendoj se ata kanė filluar tashmė tė japin rezultate.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt