une jam krejtesisht kundra ketij "shqiptarizimit te emrave.
mund te shqiptarizohen vetem emrat e figurave historike...
ai preteksti qe jo te gjithe shqiptaret dine anglisht apo ndonje gjuhe tjeter, nuk vlene.
as italianet nuk dine anglisht dhe kur vie puna per te shkruar, shkruajne MICHAEL JORDAN.
ne e shkruajme MAIKELL XHORDAN sepse jemi me te mençur dhe jemi patriote te forte...
spektakel. me preteksitn idiot se ka shqiptare qe nuk dine anglisht.
mua personalisht me bezdis ky veprim.
as gjermanet, as anglezet, as spanjollet nuk e bejne nje gje te tille...
vetem ne serbisht e kam vene re kete...
Vasudhaiva Kutumbakam
Ti je kundër, por nuk na dhe asnjë arsye pse je kundër. Vetëm thua që disa gjuhë nuk e kanë këtë rregull dhe kaq! Sipas teje, edhe pse jo të gjithë dinë anglisht, qenka arsye idiote! Si t'i lexojnë atëherë?
Ti thua se je për shqipërimin e emrave historikë por jo të të gjithë emrave. Ku qëndron e keqja nëse në një roman, personazhet që quhen Jack dhe James, përkthehen Xhek dhe Xhejms? Ku qëndron e keqja këtu, aq më tepër që personazhet e romaneve janë të krijuar nga fantazitë e shkrimtarëve?
Le ta shkruajne keshtu, Michael Jordan(Majkell Xhordan)Keshtu e lexon dhe ai qe s'di Anglisht,lol. Te gjithe te lumtur.![]()
Po të vinte në Shqipëri, Majkëllit do t'i bëhej qejfi kur të dëgjonte që shqiptarët e shqiptonin emrin e tij "Majkëll", dhe do të mërzitej sikur t'ia shqiptonin "Michael".
Po u shkruajt Majkëll, shqiptohet saktë, ashtu si në anglisht, ndërsa po u shkruajt Michael, shqiptohet gabim. Nuk ka asgjë të keqe në shkruajtjen e emrave në shqip dhe unë jam shumë i çuditur me mënyrën e të menduarit të disave.
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Mendoni një roman ku Xheku dhe Xhejmsi përmenden pothuajse në çdo fjali, dhe krahas emrave të tyre, të shkruajmë në kllapa si shkruhen në anglisht. Do të na mbylleshin sytë nga kllapat ngaqë do ta kishim çdo fjali me kllapa.
Michael lexohet tri llojesh, si: Mikel, Mishel dhe si Majkëll.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Krijoni Kontakt