Pak me vonesë kjo temë këtu, por s'ka gjë.
Atëherë po i përgjigjem disa pyetjeve që janë vënë këtu nga stafi:
- Si e keni emrin?
- Bato
- Ku keni lindur?
- Në Shqipëri.
- Gjendja juaj shoqërore, beqar, i martuar, i divorcuar, me fëmijë?
- I pamartuar.
- Çfarë shkolle po bëni apo keni mbaruar?
- Kam mbaruar shkollën e mesme.
- Çfarë profesioni keni?
- Profesion s'kam, por di të bëj shumë gjëra nga pak.
- Çfarë hobe dhe interesa keni?
- Dikur kisha shumë hobe, mirëpo me kalimin e kohës u zbehën aq shumë, sa tani nuk quhen më hobe.
- Dëshirat dhe ëndrrat tuaja?
1. Në këtë botë të fitojë drejtësia.
2. Shkuarja e gjërave në vendin e tyre.
3. Rikthimi i vlerave tradicionale.
- Çfarë ju pëlqen të vizitoni në këtë forum?
- Çështja Kombëtare, Historia Botërore, Arkeologjia/Antropologjia, Temat Shoqërore, Grupmoshat e Komunitetit.
- Cilin do të kishit dëshirë të përshendetnit?
- Të gjithë ata që do donin t'i përshëndetja.
Krijoni Kontakt