Interviste me producenten e njohur Zana Cela. Festivali Nderkombetar i Vokalit Operistik "Marie Kraja" kete vit shenon edicionin e dhjete. Nen kujdesin e vecante te kryeministrit Sali Berisha, gara e ketij viti prezanton 20 konkurrente nga vende te ndryshme te botes, te cilet garojne per cmimin qe mban emrin e yllit te skenes shqiptare
E sigurta eshte se nuk ka qene aspak e lehte. Megjithate, ajo qe dhjete vjet me pare nisi si nje iniciative e guximshme, per t'u krijuar mundesi te reja dhe shanse artisteve te rinj operistike, tanime eshte kthyer ne nje tradite. Nje tradite nderkombetare qe cdo vit sjelle ne skenen shqiptare artiste te talentuar, te cilet garojne per cmimin qe mban emrin e yllit te skenes, Marie Kraja. Mbremjet e se shtunes dhe te dieles do ta shnderrojne Tiranen ne arenen nderkombetare te muzikes operistike. 20 kandidate do te garojne ne Akademine e Arteve, perpara nje jurie te perbere nga personalitete boterore, nder te cilet per here te pare edhe drejtori Artistik i Teatrit "La Scala" te Milanos, Luca Targetti. Por si ka arritur Festivali "Marie Kraja" deri ketu? Si u ngjize dhjete vjet me pare dhe cfare do te ofroje sivjet? Producentja e njohur Zana Cela, ajo qe e beri te mundur te gjithe kete, e rrefen ne kete interviste per "Koha Jone".
Si ka lindur iniciativa e ketij festivali?
Ne mesin e viteve '90 opera shqiptare kishte divat e saj, kishte zerat qe vinin nga nje epoke e shquar dhe qe me pasion e kembengulje, i jepnin jete skenes kombetare. Por koha kerkonte me shume. Historia kishte mbetur tek lavdia e te medhenjve, pa gjetur dot nje trashegimtar te vetem mes brezave te rinj. Ne nje gjendje amullie kur publiku kerkonte vazhdimesine dhe skena protagonistet e saj te rinj, lindi ideja e guximshme per te kapercyer ngercin, qe skena kombetare nuk e meritonte. Mbaj mend ne nje koncert, ne nentor te vitit 1998, ne skene kenduan disa kengetare te rinj dhe me imazh aspak te kuruar, ne nje skene pothuaj te erret me perde tyli te bardha. E ndersa revoltohesha me kete pamje te skenes, vokalet e kengetareve te rinj po me nxisnin fantazine e nje festivali, qe do t'i kushtohej vetem atyre. Keshtu me 22 janar te vitit 1999 u ngrit sipari i nje ngjarjeje te pazakonte per ambientet artistike te kohes. Ate mbremje te ftohte dimri, festivali kombetar i vokalit operistik ngrohu skenen e mpire te Teatrit te Operes dhe te Baletit, me zerat e kengetareve te rinj shqiptare. 20 soprano, tenore, bas dhe baritone paten fatin te ishin ne nje sfide jetike per karrieren e tyre, qe do te vleresohej per here te pare nga nje juri nderkombetare. Cmimi i madh u vendos te gdhendej me profilin e yllit te skenes Marie Kraja. Kater soprano u shquan mes te gjitheve, duke deshmuar fillimin e nje epoke te re. Pas cmimit te madh, sopranoja Marjana Leka u shnderrua ne kryefjalen e cdo premiere te kalendarit operistik. Jo me pak te mrekullueshme me performancat e tyre ishin edhe Oriana Kurteshi, Sonila Baboci dhe Shpresa Beka (te cilat fituan menjehere admirimin e publikut). Skena kishte gjetur me ne fund yjet qe i mungonin, ate vazhdimesine e munguar.
Tani kur kane kaluar dhjete vjet nga edicioni i pare, si ndihet Zana Cela? Sa e kenaqur jeni me ecurine e "Marie Krajes"? Cfare do te donit te kishit bere ndryshe?
Nje pervjetor eshte i rendesishem, jo vetem per njerezit, por edhe per historine e nje ngjarjeje sic eshte Festivali Nderkombetar i Vokalit Operistik "Marie Kraja". Ky vit jubilar na jep mundesine te gezohemi per faktin qe ekzistuam dhe rezistuam ne kohe, dhe mbi te gjitha, i dhame ketij festivali nje dimension shume te mire nderkombetar. Opera eshte nje sinteze e mahnitshme qe rrefen te verteten mbi historine e botes, ne nje menyre tejet emocionale. Eshte art mbi te gjitha artet. Dhjete vjet me pas, ve re me krenari se tashme ky festival ka hyre ne kalendaret operistike me te rendesishem evropiane, duke terhequr cdo vit kengetare te rinj nga e gjithe bota. Gjithashtu, konsideroj arritje faktin se ky festival gjeneron talente, jo vetem per skenen tone, por dhe per skenat evropiane te operes. Shume kengetare te rinj te talentuar, te cilet e kane filluar karrieren e tyre se pari ne festivalin tone, te stimuluar nga juria jone nderkombetare, te gjithe personalitete te rendesishem, qe drejtojne opera kombetare e agjenci prestigjioze, sot interpretojne ne skenat me te rendesishme boterore, qe nga "Metropolitan" i Nju Jorkut, "La Scala", Opera e Vjenes, Barcelones, etj. E keta nuk jane vetem shqiptaret si; Josif Gjipali, Orjana Kurteshi, Marjana Leka, Erjona Gjyzeli, por dhe italiane, belge, koreane, etj., si Vincenso Taormina, Simone Piacola, Hyoung Kong, etj. Skena shqiptare do te mbetet per ta si starti i karrierave te tyre te suksesshme boterore.
Gjate gjithe ketyre viteve, cfare do te veconit si kulminacionin e ketij festivali?
Mendoj se kryesorja, ajo cfare e shnderroi ne nje event kaq te rendesishem eshte nderkombetarizimi i ketij festivali. Sic e thash jemi ne kalendaret operistike me te rendesishem evropiane. Por nje tjeter ngjarje e rendesishme ka qene edhe ajo e dy viteve me pare, kur Shqiperia u be anetare e "Operes Europa", e cila eshte organizata me e madhe ne fushen operistike. Nga ky anetaresim perfitojme nje amplifikim te tradites tone operistike, pasi tanime faktin qe edhe ne Shqiperi organizohet nje festival nderkombetar me keto permasa, e mesojne se paku 104 teatro, duke na siguruar nje perhapje te ketij informacioni. Njekohesisht, "Opera Europa" na jep asistence ne menaxhimin e produksioneve operistike, pra ne organizimin akoma me mire edhe te festivalit tone operistik. Nga ana tjeter ajo cka vlen te vleresohet nga ky festival eshte edhe fakti se cdo vit vijne ne Shqiperi, emra te njohur personalitetesh te muzikes operistike boterore, qe perbejne edhe jurine nderkombetare te tij. Jane artiste me fame boterore, interpretimin para te cileve cdo artist me te drejte e quan fat. Nje shans, nga ato qe vijne vetem nje here ne jete.
Meqe jemi ne kete pike, pervec Nicholas Payne, President i "Opera Europa", i cili ka qene i perhershem ne jurine "Marie Kraja", kete vit do te jete edhe Luca Targetti, drejtor Artistik i Teatrit "La Scala" te Milanos.
Jam shume e lumtur qe sivjet, per here te pare ne jurine tone do te jete edhe Z. Targetti. Dihet qe "La Scala" eshte nje nga teatrot me te njohur ne bote dhe cdo kengetar lirik, e quan fat nje prezantim aty. Z. Targetti eshte shprehur se do te vije ketu per t'i ndjekur nga afer keta artiste te talentuar dhe pse jo, te vecoje ndonjerin prej tyre per ta afruar me "La Scala"-n. Kjo sigurisht eshte nje mundesi fantastike. Eshte nje tjeter "ure" bashkepunimi e rendesishme, themelet e se ciles po hidhen ne festivalin "Marie Kraja".
Le te kthehemi tek edicioni i ketij viti. Cilat jane risite e tij?
Ashtu sic ka ndodhur cdo vit, edhe sivjet kemi pasur shume kandidate per te qene pjese e festivalit "Marie Kraja". Plot 92 kandidatura nga vende te ndryshme te botes, Shqiperia dhe Kosova, kane derguar cv-te e tyre. Ne fund u vendos perzgjedhja e 20 konkurrenteve. Puna seleksionuese ka nisur ne fillim te tetorit. Juria perzgjedhese e perbere nga Burhan Spahiu, Suzana Frasheri, Shqipe Mingomataj, Shqipe Zani dhe Xhovana Dako, kane studiuar per dite me radhe kandidaturat e mberritura nga te gjitha vendet e botes. Me 12 tetor u perzgjodhen konkurrentet shqiptare. Nga dhjetera kerkesa, kane fituar te drejten per te konkurruar gjashte artiste te rinj nga Shqiperia dhe dy nga Kosova. Ndersa me 18 tetor juria perzgjedhese, ka bere seleksionimin e kandidateve te huaj. Ne pritje per te kenduar ne skenen shqiptare jane 12 emra te huaj, artiste te rinj, por me cv te pasura qe kerkojne nje cmim te madh, i cili cdo vit jepet ne Tirane. Keshtu harta e shtrirjes se Festivalit "Marie Kraja"kete vit, - tek e fundit sic ka ndodhur cdo vit, - eshte e gjere. Pjesemarresit jane Bullgaria, Austria, Italia, Ukraina, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Rumania, Greqia, Spanja, Holanda etj. Ndersa shteti i Kosoves do te kete dy konkurrente.
Cila do te jete struktura e festivalit kete vit?
Edhe kete vit struktura e festivalit do t'i qendroje besnike, tradites qe ka krijuar nder vite. Neser ne mbremje ne skenen e Akademise se Arteve do te ngjiten te 20 konkurentet, performanca e te cileve do te transmetohet direkt ne ekranin e TVSH-se. Gjate ketij prezantimi juria nderkombetare (gjithashtu tradite e ketij festivali), e perbere nga personalitete te operave me te medha te botes, do te perzgjedhin dhjete finalistet, te cilet te dielen e 8 nentorit do te konkurrojne per cmimet e medha te Festivalit "Marie Kraja". Mbremja gala sigurisht qe pervec konkurrimit do te kete edhe shume interpretime speciale, te ftuar, pjese e spektaklit te ketij edicioni.
Pas gjithe kesaj eksperience, sa te veshtire e vleresoni rrugen qe keni pershkuar per te arritur deri ketu?
Opera nuk eshte argetim. Opera eshte tradite, edukim, investim per unifikim imazhi me te mire evropian, per te gjithe vendet qe aspirojne te integrohen. Nuk eshte e lehte per nje vend si Shqiperia te realizoje kete unifikim, po ashtu dhe ne fushen e operes. Ndoshta ky festival ka bere disa hapa me perpara dhe eshte ne avangarde te ketij procesi integrues. Kete vit ne ndihemi te nderuar, sepse kjo ngjarje behet nen patronazhin e kryeministrit. Kjo mbeshtetje eshte vleresim dhe respekt, per gjithcka me vlere ka tradita jone e shkuar dhe kjo e re qe po krijojme. Nese edhe komuniteti shqiptar i biznesit do ta shikoje kete festival si nje nga institucionet qe po emeton imazh integrues, mbijetesa e tij do te jete e sigurt edhe ne te ardhmen.
marr nga "Koha Jone"
*~*~*~*~*~*~*~*~
Eshte nje ngjarje artistike per t'u vleresuar shume pasi mban gjalle interesin dhe traditen e muzikes operistike shqiptare. Kemi shume kengetar qe jane bere te njohur edhe ne skenat boterore. Eshte nje festival qe tashme ka krijuar traditen e vete. Pata rastin te shoh naten e pare te festivalit. Kishte pjesmarrje te gjere, konkurence te forte ku shume nga pjesmarresit kishin marr pjese edhe ne aktivitete te tjera. Skenografia , gjithashtu, ishte e realizuar. Diçka qe nuk mund ta lesh pa permendur eshte fakti qe Zana Cela mund te jete nje producente dhe organizatore e mire, por nje prezantuese qe linte shume per te deshiruar. Prezantimi i saj ishte shume pa nivel duke e bere piken me te dobet te ketij aktiviteti.
Krijoni Kontakt