Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 115
  1. #71
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqiptare, 14/11/2009

    Më dhanë 2 mln euro për mikun deputet të PS

    Pjerin Ndreu, ish-zv/drejtor i përgjithshëm i Policisë

    Pjerin Ndreu, një prej ish- funksionarëve të lartë të policisë, tashmë i angazhuar pranë Partisë Socialiste, denoncon në një shkrim të tij ofertat që po bëhen nga kryeministri Sali Berisha përmes personave të tretë për të blerë deputetë të PS-së. 2 milionë euro ka arritur shifra për të blerë një deputet nga PS-ja dhe për ta përfshirë atë në grupin parlamentar të PD-së apo të LSI-së, vetëm e vetëm që maxhoranca në Kuvend të bëhet më e sigurt. Ndreu e denoncon këtë si një “krim mafioz”.

    -I-

    Dikush mu afrua një ditë dhe më thotë që ti ke mik filan deputet. Po, i them. - A mund të bisedojmë me të, do jetë mirë dhe për ty nëse realizohet”. Po mirë, ma thuaj si është puna, - i them. - Janë 2 milionë euro në dispozicion nëse ai pranon të ikë nga PS-ja. Ku të shkojë, - i them? - Po tek PD-ja, LSI-ja apo te grupi i kundërshtarëve të Ramës. E pashë me habi. E kam shok, në fakt. Po pse më ke zgjedhur mua për këtë ti, - e pyes. - Po se ti mund ta thyesh atë. Kurrë nuk kam për ta bërë, - i them. Dhe, nëse ai do ta bëjë këtë nuk do jetë më shoku im. Po ku i gjeni ju gjithë këta lekë dhe këtë kurajë që të bëni biznes të pistë me mandate deputetësh? Ehu, - më thotë, - me këto mend që ke ti nuk ecet. Ne u ndamë, pa bërë asnjë kompromis. Në fakt, është një histori e jetuar, por që e kam dëgjuar dhe nga vetë deputetët e PS.

    Është vënë në lëvizje një mekanizëm kriminal që mund të quhet pa frikë, mafia, e cila ka zgjatur duart deri te deputetët. Në fakt, ky fenomen nuk është i pari. Por, ajo që të bën përshtypje është se po merr rrugë e formatohet një skemë mafioze e manipulimit dhe blerjes së vullnetit të lirë të popullit, që fillon që tek vota dhe deri te tjetërsimi i mandateve nën pushtetin e parasë së pisët dhe influencës së grupeve të fuqishme politiko-ekonomike. Është koha për të vënë alarmin.

    Simptomat mafioze kanë filluar të shfaqen dukshëm dhe lirshëm. Dhe, kanë mbytur atë që është më e shtrenjtë në një demokraci, vota. Në Shqipërinë time të 2009 dëgjohen si bëma trimash, mënyra se si aty apo këtu dikush vodhi votën, dikush bleu komisionerin, dikush i gjeti një vend pune këtij apo atij në këmbim të votës, dikush e bleu varfërinë e dikujt me pak lekë e deri me një shishe birrë dhe dikush tjetër hoqi nga puna, i shkatërroi biznesin atij që nuk ju bind kërkesës për të tjetërsuar votën, e sa e sa historira të tjera. Kjo është forma më e konsoliduar e organizatave mafioze në gjithë botën, të cilat padyshim që një ndër objektivat kanë ndikimin në tjetërsimin e votës për t’i hapur rrugë aktivitetit të tyre nëpërmjet përfaqësuesve të vet në pushtet.

    Dëgjova ministrin e Brendshëm në një takim me kryepolicët, i cili nga njeriu që qesh na ishte kthyer në njeriun e fytyrës së vrerosur, dhe ishte shumë i “shqetësuar” për krimin e organizuar dhe luftën kundër tij. Po mirë, ky ministri ynë që përbetohet se do bëjë namin kundër krimit të organizuar, këto ofertat marramendëse për blerje deputetësh që bën kryeministri i tij, ai vetë nëpërmjet sejmenëve të tyre, çfarë i quan? A ka ndonjë ngjashmëri me krimin e organizuar të tipit mafia ky veprim? Nëse po, atëherë i bie që ky ministri ynë i brendshëm të luftojë vetveten. Se unë kam të drejtë të dyshoj që disa nga paratë që qarkullojnë për blerje deputetësh janë vjedhur te rruga e kombit Durrës-Kukës, ku ministri ynë është i akuzuar. Pra, i bie që hajduti të thërrasë, kapeni hajdutin. Por, si është e mundur që njerëz të deleguar në terren nga pushteti i sotëm e bëjnë ofertën e blerjes së deputetit si pa gjë të keq, dhe nëse i kundërshton të marrin për budalla? Sepse ...

    -II-

    krimi ka hyrë thellë në ingranazhet politiko-ekonomike të pushtetit. Sepse, politika ka mbytur frymën investiguese dhe ndëshkuese të agjencive ligjzbatuese. Sepse, krimi i organizuar po merr formën e pushtetshme ku askush nuk mund të flasë apo të veprojë se gjendet në rrugë i papunë dhe i akuzuar. Sepse, biznesmenë të dyshimtë të lindur nga maternitetet e drogës, trafikut të qenieve njerëzore, trafikut të armëve, të prostitucionit, të evazionit fiskal, kontrabandës, etj., në martesë me politikanë të zhytur në llumin e krimit kanë okupuar segmente fitimprurëse të jetës së vendit. Prandaj, krimi ka zgjatur duart deri te kompozimi i maxhorancave qeverisëse.

    Ky është një realitet tashmë, dhe fatkeqësisht jo i fshehur, por hapur, pa frikë, ditën për diell. Thonë se duhen edhe 10 deputetë që të qetësohet maxhoranca në pushtet. Ofertat janë në rritje. Ankandi është i hapur. Krimi është i qetë, pavarësisht nga vrerosja e ministrit në luftë kundër krimit të organizuar. Në fakt, thonë se një betejë të tillë kjo maxhorancë e ka fituar dy vjet më parë. Le të shohim çfarë do të ndodhë kësaj radhe. Gjithsesi, ne aspirojmë për në BE sapo të realizojmë pazarin e radhës, pavarësisht se unë kam votuar për PS-në dhe vota më është numëruar për PD-në. Pavarësisht se unë kam zgjedhur këtë deputet për PS-në ai blihet dhe voton pro PD-së.

    Unë dua të shoh çfarë ka në kuti, pushteti nuk do, sepse aty është prova e pakontestueshme e këtij krimi. Dhe, jo vetëm që kutia nuk hapet, por historia vazhdon me oferta marramendëse për blerje deputetësh. Me sa di unë nga ato që kam lexuar dhe mësuar, kjo quhet mafia. Nëse dikush tjetër di ndonjë përkufizim të kundërt, të na e thotë.

  2. #72
    Rruga ne fjale eshte vepra me e madhe e cila ka ndodhe deri me tani ne Shqiperi si per nga renedesia teknologjike po

    edhe ajo strategjike.

    Eshte fakt se nedertimi i kesaj rruge u politizua e u masakrua deri ne pafund.

    Por ne Shqiptaret nje gje duhet ta dime:

    Rruga u ndertua dhe frutet e kesaj do ti shijoje vete populli Shqiptar por edhe me gjere. Politikat, politikanet, akuzat,

    perurimet dhe vjedhjet do te harohen nje dite, kurse rruga eshte ajo qe do te mbetet. Duhet te jemi te vetedijshem

    se ne cdo vend te botes, partia ne pushtet ben dicka te madhe per te fituar votat e qytetareve, pra, ne nje fare

    menyre ose tjeter, ne cdo gje politizohet dhe vidhet ( ku me shume ku me pak).

    Per sa i perket shembjes qe ka ndodhe ne tunel, kjo eshte nje gje shume e vogel per teknologjine e sodit. Ajo do te

    sanohet ne menyren me perfekte dhe tuneli do te funksionoje perseri. Njerezit po pushtojne gjithesine e nuk paskan

    mundesi qe te ndertojne ose riparojne nje tunel.

    E gezofshi rrugen e kombit dhe mos beni si femijet, "e lagu, se lagu"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 14-11-2009 më 12:32
    Ndrysho Firmën

  3. #73
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    08-06-2004
    Postime
    105
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    dua ti pershendes po sdi se si.. ata burra trima te THIRRES.. qe i dhan nje mesazh te mire banditve te selise roze me ne krye nje tuf maskarenj te llojit erion bizhgo braceve.. qe kishin shkuar te ndjellin kobe tek tyneli..
    turp te ket namik doklja..e gjith pushtat e tjere anti kombetare..
    legenlliku i tij e i selise roze.. ka shku atje ku nuk mund te mendohej..
    respekt kreshnikve te Thirres..

    ata na bindin se populli e do rrugen.. dhe se berish bash olldashi jan ne rrug te drejte..

    korbat e gjarperinjte e selise roze u duken aq te vegjel aq te pacipe para madheshtise se rruges para karaktereve burrerore te banoreve te zones..

    u lumte..



    ..
    mor po si i behet mos me fol njeher me mllef politik,qe nuk eshte gjithnje demokraci.
    se kush ha-le shkoj atje populli i di dhe ju a dha pergjigjen.
    por pyetja ime eshte:ne kete disinformim qe keto komunista i bejne popullit me gazetat e tyre e me televizionete tyre,qeveria a nuk e ndjen per detyre ti jap pergjigje korkte,serioze apo transparente popullit te cilit i takon kjo rruge dhe qe e ka paguar.a ka me te vertet nje problem madhor ne tunel?a do kushtoj dyfish me teper kjo veper dhe nese po per faj te kujt?a pati te bej pershpejtimi i punimeve per efekt elektoral ne lindjen e ketij problemi dhe ne dyfishimin e kostos.deri me tani une skam ndegjuar asnje pjestar te qeveris te jap nje pergjigje te sakte dhe sqaruese.populli nuk ju a ka dhan voten dhe paret kesaj qeverie te dale ne cit-cate thashethemesh me komunistat qe banoret e zones i quajten me te drejte "gra te keqija".keto te qeverise jan duke u be njisoj me to duke u shar nga nje televizion ne tjeter me keto "gra te keqija" ne vend qe te sqaroj taksapaguesit-votuesit shqiptar,e jo ti lej ne dizinformimin epropagandes se kuqe.

  4. #74
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Është folur e stërfolur në këtë forum, për shuma marramëndëse të shpenzuara në këtë rrugë, dhe si argument u soll kostua e lartë e kësaj rruge, si rezultat i cilësisë së saj.
    Kush e mban përgjegjësinë tani...
    A mbajnë përgjegjësi ata që i ranë gjoksit me të madhe, kur u përurua hapja e tij?????????
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  5. #75
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Po qdo kund ne bot shemben tunele,por nuk i gezohet askush shembjes siq behet ne shqiperi.Ka shume projekte qe deshtoin ne bot qoft nga faktori njeri por edhe nga natyra por nuk shfrytezohet per marketing politik.Jan mesua keta socialistet me luftu shqiperin jan argat te dreqit,por edhe banoret e veriut shume te ligje,eshte dashte te lejohen te futen ne tunel dhe aty te rrafen si kafshet per tju dhen mend ketyre kapo bandave.
    Po tuneli per marketing politik u perdor qe ne fillim e vazhdon te perdoret. Ndertohet shpejt e shpejt per politike nga njera pale, dhe gezohet pala tjeter kur shembet.

    Ose shaj te dyja palet nese e ke me verte hallin se po perdoret per politike ky tunel, ose lere fare ate muhabet dhe shaj partin qe ke inat.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Rruga ne fjale eshte vepra me e madhe e cila ka ndodhe deri me tani ne Shqiperi si per nga renedesia teknologjike po

    edhe ajo strategjike.

    Eshte fakt se nedertimi i kesaj rruge u politizua e u masakrua deri ne pafund.

    Por ne Shqiptaret nje gje duhet ta dime:

    Rruga u ndertua dhe frutet e kesaj do ti shijoje vete populli Shqiptar por edhe me gjere. Politikat, politikanet, akuzat,

    perurimet dhe vjedhjet do te harohen nje dite, kurse rruga eshte ajo qe do te mbetet. Duhet te jemi te vetedijshem

    se ne cdo vend te botes, partia ne pushtet ben dicka te madhe per te fituar votat e qytetareve, pra, ne nje fare

    menyre ose tjeter, ne cdo gje politizohet dhe vidhet ( ku me shume ku me pak).

    Per sa i perket shembjes qe ka ndodhe ne tunel, kjo eshte nje gje shume e vogel per teknologjine e sodit. Ajo do te

    sanohet ne menyren me perfekte dhe tuneli do te funksionoje perseri. Njerezit po pushtojne gjithesine e nuk paskan

    mundesi qe te ndertojne ose riparojne nje tunel.

    E gezofshi rrugen e kombit dhe mos beni si femijet, "e lagu, se lagu"
    Sa mire e justifikoni shembjen e rruges ju Shqiptaret e Kosoves dhe banoret e Veriut te Shqiperise? Ne fund te fundit jeni ju ata qe do e gezoni apo do heqni picirrin ne kete rruge. Mua vet as me ka rene rruga andej nga Veriu, dhe po me ra s'besoj ta bej me shume se nje here ne jeten time sepse nuk kam asnje te aferm andej. Mund ta bej ndonjehere per qejf. Uroj qe mos ti ktheheni prape rruges se vjeter dhe te prisni zgjedhjet e ardhshme per tu peruruar nga e para rruga. Mos e merrni sikur na behet qejfi, perkundrazi. Ne vend te rregullohej dicka tjeter do ti kthehen prape asaj rruge. Me shume leke te shkuara dem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 17-11-2009 më 10:34
    Feelings change - memories don't.

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Mendoj se shembjes së dheut në tunelin e ri nuk duhet ti gëzohemi ne shqiptaret. Në vend që ti lutemi zotit dhe ti japim më shum shpresa shqiptareve për atë rrugë disa këtu i gëzohen dhe me pas mundesi e shembin me duart e tyre.

    Unë mendoj se këtu në këto raste i gëzohet vetëm Edi dhe kompania e tijë Enveriane (PPSH).

    Kush është shqiptar dhe i thot vetës shqiptar nuk i gëzohet të keqës së vendit të tijë.

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-10-2005
    Postime
    85
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Mendoj se shembjes së dheut në tunelin e ri nuk duhet ti gëzohemi ne shqiptaret. Në vend që ti lutemi zotit dhe ti japim më shum shpresa shqiptareve për atë rrugë disa këtu i gëzohen dhe me pas mundesi e shembin me duart e tyre.

    Unë mendoj se këtu në këto raste i gëzohet vetëm Edi dhe kompania e tijë Enveriane (PPSH).

    Kush është shqiptar dhe i thot vetës shqiptar nuk i gëzohet të keqës së vendit të tijë.
    Asnje shqiptar nuk i gezohet shembjes se tunelit, o trim. Njerezit duhet ta kuptojne nje e here e mire qe keto jane pasojat qe do i vuajme te gjithe ne, dhe jo vetem veriu apo jugu, sic po mundohen me e ndare Shqiperine disa ketu.

  9. #79
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Shembje ka patur në tunelin që s'është hapur asnjëherë, në atë të papërfunduarin, e ça ka këtu? Apo duhet të shkonin gjeollogët Erion Braçe, Bizhga etj për ta parë vetë?!


    Pfff.
    Life's too short to remove USB safely.

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Dhe ai i paperfunduari qenka normal te prishet Jack? Apo nuk kane ndermend ta perfundojne ate?
    Feelings change - memories don't.

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •