Po sikur ne nje moment te harrojme fare politiken dhe per pak te mos gjykojme te tjeret si "Homza", te mendojme vetem si per vete. Te gjithe kemi bere e bejme investime ne familje. Bejme planin, therrasim mjeshtrin, diskutojme punen dhe bejme pazarin. Po sikur mjeshtri ne shtepine tende te thote se do punoj pa projekt, pa shpenzime te percaktuara sakte, per demtimet e punen angari nuk di si te them, por mos u merakos se nje dite puna do te mbaroj e do te mbetesh i kenaqur!! Une i pari do ta sikterosja, apo do ti thoja gjithkujt qe nuk ishte dakort me mua se nuk ma don te miren! Sado te mire te jene firmat, sado amerikan apo turk, sado te ndershem, kane ardhe per fitim, e fitimi pak njeh kufij. Ku futet leku, futet djalli. Une personalisht kam shume efekte, se me bie te kaloj shpesh ne kete rruge. Me sjell deme shume rruga e vjeter, por me mire kam menduar gjithmone me vone e me te sigurte, se "pune shume e per lume". Keto do mendoja edhe po te ishte Edi Rama e jo Sali Berisha.
Krijoni Kontakt