Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Moisiu: Kontradiktat e mia me Nanon e Berishėn


    Moisiu: Kontradiktat e mia me Nanon e Berishėn

    Ish-Presidenti rrėfehet nė "Top Show": Zgjedhja nė krye tė shtetit, Durrės-Kukės, takimi me Bush. "Do t‘i them tė gjitha nė njė libėr"


    Ish-Presidenti i vendit, Alfred Moisiu, ėshtė rrėfyer pėr herė tė parė, pas lėnies sė mandatit tė tij si kreu i shtetit, nė emisionin "Top Show" tė gazetarit Alban Dudushi. Moisiu nuk i ka kursyer kritikat pėr kreun e qeverisė, Berisha, tenderin e rrugės Durrės-Kukės, si dhe ka zbardhur mjaft nga dritėhijet e punės sė tij 5-vjeēare nė Presidencė. Moisiu nuk ka ngurruar tė shprehet se marrėveshja "Nano-Berisha" pėr emrin e tij si President ishte njė surprizė, qė ai personalisht nuk e kishte menduar kurrė. "Unė nuk besoja se do tė bėhesha President. Ishin 30 emra nė listė", u shpreh Moisiu.


    Shkarkimi i Klosit

    Duke folur pėr shkarkimin e ish-shefit tė Shėrbimit Informativ Shtetėror (SHISH), Fatos Klosi, ish-Presidenti Moisiu tha se, "nuk isha i kėnaqur nga drejtori i SHISH-it, sepse ai u pėrzje me politikė". Moisiu tha se gjatė punės sė tij ka pasur kontradikta me Nanon dhe Berishėn. "Kemi pasur kontradikta me Nanon. Debati i parė ka qenė pėr anėtarin e shtatė tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Kam pasur divergjenca me Nanon edhe pėr emėrimin e ambasadorėve. I kam kthyer Nanos jo pak, por gati 7 ligje. Edhe tek ēėshtja e pėrfolur e zv. ministrave nuk e tolerova Nanon, por nuk doja ta ēoja vendin nė krizė kushtetuese. Gjithmonė jam pėrpjekur tė mos krijojė pėrplasje mes institucioneve, pėr tė mos thelluar debatet politike", u shpreh mė tej ish-Presidenti Moisiu. Duke folur pėr kreun aktual tė opozitės, Edi Rama, z. Moisiu tha se marrėdhėniet me tė kanė qenė normale. Ai tha se PS-ja bėri njė hap tė mirė kur zgjodhi Ramėn nė krye tė saj.


    Takimi i fundit me Berishėn

    Ish-kreu i shtetit ka komentuar gjatė edhe raportet me Kryeministrin Berisha, marrėdhėniet gjatė kohės kur PD-ja ishte nė opozitė dhe mė pas, nė pushtet. "Mendoja qė Kryeministri Berisha do tė kishte nxjerrė mėsime nga e kaluara", u shpreh Moisiu. "Presionin qė vinte nga Berisha dhe PD-ja nė fund tė gushtit 2005, ende pa dalė rezultatet pėrfundimtare zgjedhore, nuk e kuptova. Kodi Zgjedhor ishte i qartė. Pata presion pėr mbledhjen e Parlamentit nė vitin 2005", shtoi Moisiu.

    Duke komentuar debatet dhe pėrplasjet mė tė forta me Berishėn, Moisiu u shpreh se nuk pranoi bashkimin e SHISH-it me Ministrinė e Brendshme, sepse ai institucion, sipas tij, kishte filluar tė kishte fytyrė tė pavarur. "Sa pėr ambasadorėt, po zbatoja detyrėn kushtetuese dhe sipas pėrcaktimeve tė qarta tė Kushtetutės. Presidenti nuk firmos ēfarė kėrkon Kryeministri, por ato qė i jep Kushtetuta", theksoi ish-Presidenti, i cili saktėsoi se pikėrisht kėtu filloi edhe momenti i ftohjeve tė para me Berishėn. "Takimi i fundit qė unė kam pasur me Berishėn ka qenė mė 19 prill 2006, nuk e di se ēfarė i thanė mė pas dhe ai nuk erdhi mė nė zyrėn time. Ēėshtjen e prokurorit, nė kėtė takim nuk e hapi, as ai dhe as unė", u shpreh mė tej Moisiu.


    Ēėshtja "Sollaku"

    "Kryeministri nuk bashkėpunon me SHISH, Kontrollin e Lartė tė Shtetit, Gjykatėn e Lartė, Prokurorinė, Presidencėn. Pra, ai nuk bashkėpunon me institucionet kryesore", tha ish-kreu i shtetit, duke iu adresuar Kryeministrit aktual Berisha. Ndėrsa duke komentuar ēėshtjen e shumėpėrfolur tė Kryeprokurorit Sollaku, Moisiu tha se "akuzat e reja qė po dėgjoj ndaj Sollakut janė njė pėrsėritje. "Pėr mua, nuk duhet komision i ri pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm, pėr faktin se nuk ka asnjė motiv tė ri pėr shkarkimin e tij", u shpjegua Moisiu.


    Durrės-Kukės

    Pėr investimin nė rrugėn Durrės-Kukės, Moisiu tha se pėrfaqėsuesit e Bankės Botėrore i kishin shprehur atij shqetėsimin pėr kėtė investim, pasi sipas tyre bėhej fjalė pėr disa ēmime, qė nuk justifikohen. Pėr kėtė, thirra nė zyrė dhe ministrin e atėhershėm tė Punėve Publike, Lulzim Basha, i cili nuk erdhi nė takim.

    Duke komentuar pėrplasjet e tij me politikėn dhe sulmet qė pėrdorte politika nė media, ish-Presidenti tha se "shtypi i djathtė pėrdorte shumė shpifje. Akuzat e shtypit tė djathtė janė tė paprincipta e tė pamoralshme".

    Nuk ka anashkaluar ish-Presidenti as komentin pėr kreun e Kishės Ortodokse dhe shtetėsinė e tij. "Nuk ka pasur asnjė kėrkesė pėr shtetėsinė shqiptare tė Janullatos, as kur ka qenė Berisha President, as kur ishte Meidani dhe as kur isha unė.


    Takimet me Bush dhe Putin

    Moisiu ka folur edhe pėr takimin e tij me Presidentin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, gjatė vizitės sė tij nė Tiranė, disa muaj mė parė. Takimi kokė mė kokė me Bush ka ende mjaft enigma. Ish-Presidenti tha se i kėrkoi z. Bush tė mbante qėndrim zyrtar dhe publik pėr Kosovėn, pasi Ballkani nuk mund tė kishte qetėsi dhe ishin vetėm dy plane pėr Kosovėn; pavarėsia ose ndarja, por kjo e fundit do tė ishte katastrofike.

    Moisiu ka folur nė "Top Show" edhe pėr takimin me Presidentin e Rusisė, Vladimir Putin, i cili ka qenė, sipas tij, takim i paplanifikuar. "Unė mund tė them qė ne kemi bėrė gabim qė nuk kemi komunikuar me qarqet e larta tė politikės ruse". Ndėrsa pėr takimin me Presidentin e Serbisė, Tadiē, Moisiu tha se i kam deklaruar qė "ne tė dy s‘mund tė merremi dot vesh, pasi kemi qėndrime krejtėsisht tė kundėrta nė lidhje mė Kosovėn...".

    Ish-Presidenti, duke bėrė njė panoramė tė pėrgjithshme tė reformave nė Shqipėri, tha se ushtria ka ecur, por reformat nė drejtėsi dhe nė fushėn e antikorrupsionit nuk kanė ecur sikurse duhet. "Ne duhet tė bindim tė tjerėt dhe jo tė themi qė i kemi zgjidhur problemet", tha Moisiu nė lidhje me problematikat kryesore qė ka Shqipėria. Nė pėrfundim tė emisionit, ish-Presidenti Moisiu deklaroi se ėshtė duke shkruar kujtimet e tij. "Tė jeni tė sigurt se do t‘i them tė gjitha nė kujtimet e mia", ka pėrfunduar Moisiu.

    Gazeta Shqip.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ish-Presidenti, duke bėrė njė panoramė tė pėrgjithshme tė reformave nė Shqipėri, tha se ushtria ka ecur, por reformat nė drejtėsi dhe nė fushėn e antikorrupsionit nuk kanė ecur sikurse duhet. "Ne duhet tė bindim tė tjerėt dhe jo tė themi qė i kemi zgjidhur problemet", tha Moisiu nė lidhje me problematikat kryesore qė ka Shqipėria. Nė pėrfundim tė emisionit, ish-Presidenti Moisiu deklaroi se ėshtė duke shkruar kujtimet e tij. "Tė jeni tė sigurt se do t‘i them tė gjitha nė kujtimet e mia", ka pėrfunduar Moisiu.
    I kam qejf presidentet, qe kur lene detyren, ne vend qe te flasin per arritjet dhe deshtimet e tyre ne raport me problemet e vendit, flasin per "intimitetin" e maredhenieve me kreret e politikes dhe institucioneve te tjera.

    Dhe nga gjithe shkrimi me lart, nuk degjova nga ish-presidenti i vendit te na shpjegonte se perse deshtoi ne 5 vjet qe te ushtroje presion ekzekutivit dhe pushtetit gjyqesor ne luften e perbashket kunder korrupsionit, krimit te organizuar, trafiqeve te droges e me rradhe.

    Kisha shpresa tek "gjenerali" se do te luftonte sistemin kriminal shteteror ne krye te se cilit u emerua. Realiteti flet krejt ndryshe qe "baloja" u kthye ne nje nje qengj i ekonomise se krimit dhe korrupsionit te institucionalizuar.

    Por gabimi nuk eshte i gjeneralit, gabimi eshte i Berishes qe e emeroi ne ate post. Dhe ky nuk ishte thjeshte nje gabim ne emer te pervecem, vete ideja e nje "presidenti konsensual" ishte nje eksperiment i deshtuar qe ne gjeneze. Nuk mund te zgjedhesh nje njeri apolitik dhe te pavotuar ne krye te shtetit shqiptar dhe te presesh qe ai te qeverisi. Askush nuk ia ve veshin nje presidenti kukull apolitik, as pozitia e as opozita.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74

    Nqs nga nje president tek tjetri kemi nje progres,duhet te shpresojme ne nje maturi p

    Une nuk pata fatin te degjoja intervisten e Moisiut tek Top Show,por nga kjo permbledhje bqe ka bere Albo,merr nje informacion per ate cka do te degjoja.E verteta eshte se nga Mejdani tek Moisiu ka nje hop cilesor dhe nje rol me aktiv,tentativ per nje pavarsi nga politika.Moisiu ishte pjese e nje kompromisi politik,apo nje akordi Nano Berisha dhe ai nuk mund te bente me shume se sa misioni qe perfundoi.Eshte e vertete,qe ne Shqiptaret jemi te ndjeshem,jemi te perfshire dhe te ndare ne politike,cdo koment per nje kamp,nuk mund te kaloj pa u ndjere dhe reaguar dhe ne kampin tjeter.
    Ne kemi pakenaqesi,dhe keto jane objektive,jemi te vonuar dhe duam te arrijme ritmin e vendeve me te industrializuara,me te zhvilluara,por pamvaresisht nga etja dhe padurimi,duhet te llogarisim qe klasa politike eshte pasqyre e nivelit mesatar te popullates,madje pjesa edhe me e ftilluar eshte edhe nje pjese qe ndodhet ne emogracion,e cila ka fatin te bej dhe krahasimet me vendet ku jeton dhe e mat zhvillimin me meterin e kohes.
    Eshte e vertete qe cdo president, flet dhe jep me shume mendime kur largohet nga politika,arsyet jane te shumta,por me e rendesishmja eshte sepse nuk e pranojne realitetin e dyte,qe nuk jane me te privilegjuar dhe kuptojne se kishin shume ne dore per te bere pewr te mire.Nje pjese e kujtimeve te tyre jane takimet me personalitete e botes se zhvilluar,president,kryeministra,protagoniste dhe jetojne me kete nostalgji.
    Fundi i tij ishte i dobet,nuk u be protagonist,u tregua i mpire dhe nuk mori inisiativa per te organizuar tavolina bisedimi midis paleve ne konflikt si per prokurorin ashtu edhe per mos fuksionimin e komunikimit midis institucioneve kryesore,prokurori,kryeminitri,parlament,pozite opozite,por u mjaftua duke ofenduar klasen politike produkt i te ciles edhte edhe ai.
    Faleminderit

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    A mos ka qene edhe Misiu ish-komunist?

    Nuk quhet (hyn apo s'hyn ne llogari), apo po merrem gje me biografi!

  5. #5
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    Presidenti i Republikes eshte autoriteti kushtetues me i larte i vendit, mbasi Ai eshte kryetari i shtetit, komandant i Forcave te Armatosura dhe kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise. Pra, ai shpreh dhe mbron unitetin dhe interesat kombetare. Prandaj Atij nuk i lejohet te jete pjese dhe perkrahes i asnje force politike.

    Zoti Berisha dhe zoti Meidani u zgjodhen pa konsensus. Ata u votuan vetem nga partite e tyre qe i propozuan. Ndryshe ndodhi me ish presidentin Zotin Moisiu. Ai u propozua nga e djathta, e cila ne ate kohe ishte ne opozite.

    Me Topin President, Berisha mund te realizoje me lehte marrjen nen kontroll te pushteteve dhe institucioneve te pavarura.
    Alfred Moisiu, krijoi nje model, nje sistem te Presidences se pa anshme, ligjore dhe kombetare. Ky sistem per 5 vjet me gjithe te metat qe mund te kete pasur ne veprimtarine e tij eshte sistemi qe presidenca e vendosi veten mbi partite dhe ruajti ekuilibrat e nevojshme te forcave politike dhe te unitetit kombetar. Prandaj shumica e qytetareve u shprehen ate kohe se “ne presidentin e kemi”, i cili eshte refuzuar plotesisht nga e Djathta qe e solli ne kolltuk.

    E kane akuzuar si “mbrojtes te krimit”, “shkeles te ligjit e Kushtetutes”, e si per te mos i lene gje pa i thene, demokratet e paten cilesuar publikisht ish Presidentin si “nje plak matuf”.

    ....!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Eshte ende lufte brrylash ala-kominterni, midis ish-komunistesh.

    Ustai i tyre, shoku enver, u ka lene nje pervoje te pakrahasueshme, ndersa shoku ramiz dhe shoqja nexhmije shkruajne kujtimet ...

    Ishte dhe eshte lufte brenda llojit - Topi eshte sa per garniture ceremoniale.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    se kush eshte moisiu tani duket qarte se kush e lavderon..

    dini ndonje kanibalo mafioz qe nuk e lavderon moisiun..
    un skam degjuar ndonjerin.. perkundrazi.. tere mafiozet vampire e ngrejne ne qiell kapterr servilin e tyre moisi..
    dini ndonje mafiozo vampir te lavderoj bamirin.. asnje..
    e dha ben blushi dje shembullin.. duke hedhur shpifje tip kico blusho envero edvino ruco gjinushiste ndaj bamirit..

    e kur te shan ben blushi do te thote se..jemi mire..pra vendi ka nje president shqiptar me kualitete.. pra bamiri eshte nje njeri i mrekullueshem..
    behuni me blusho arapin e trima.. se ju ka hije..

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    se kush eshte moisiu tani duket qarte se kush e lavderon..

    dini ndonje kanibalo mafioz qe nuk e lavderon moisiun..
    un skam degjuar ndonjerin.. perkundrazi.. tere mafiozet vampire e ngrejne ne qiell kapterr servilin e tyre moisi..
    dini ndonje mafiozo vampir te lavderoj bamirin.. asnje..
    e dha ben blushi dje shembullin.. duke hedhur shpifje tip kico blusho envero edvino ruco gjinushiste ndaj bamirit..

    e kur te shan ben blushi do te thote se..jemi mire..pra vendi ka nje president shqiptar me kualitete.. pra bamiri eshte nje njeri i mrekullueshem..
    behuni me blusho arapin e trima.. se ju ka hije..
    si sle njeri pa sha ore ti.....
    vetem te shtosh numrin e postimeve
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Realisht mosiu president, ishte ne nivelin e duhur po thuaj se tre vite!
    pastaj filloj te implikohej ne korrupsion,gje qe e detyroi ate te i dale ne mbrojtje korupsionit duke shfrytezuar kompetencat e tija!!

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Moisiu komunist qysh ne kohen e koēit, saliu komunist i kripur qysh ne revolucionin kulturor te '66, fatosi qysh ne kohen e puēeve anti-parti te mehmet shehut - ja pra ēfare backgroundi kane keta "lidere", dhe ju prrallisni per kontradiktat midis horroreve komuniste - keta jane kanibalet e kuq, keta jane zhapiket roze, keta jane vampiret qe ndryshuan "ngjyren" dhe duan te tjetersojne zgjyren.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Alfred Moisiu, lobim nė parlament pėr mandatin e dytė
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-02-2007, 17:13
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •