-
i/e regjistruar
Regullat e Haxhit -Temetu
Rregullat e haxhit - Temetu
Haxhi kryhet nė tri mėnyra dhe secila mėnyrė i ka rregullat dhe obligimet e veta tė cilat duhet tė pėrmbushen nėse dėshiron qė haxhi tė jetė nė rregull. Forma mė e vlefshme ėshtė temetu (bashkimi i umres dhe haxhit me njė pushim nė mes) dhe kėtė formė i Dėrguari, alejhi selam, ua ka preferuar shokėve tė tij.
Ai kryhet nė kėtė mėnyrė: haxhiu hyn nė gjendjen e ihramit pėr umre gjatė muajve tė haxhit dhe bėn umren, pastaj del nga gjendja e ihramit dhe hyn sėrish nė ihram pėr tė kryer haxhin nga Meka ose rrethinat e saj nė ditėn e tetė tė Dhul-hixhes gjatė tė njėjtit vit kur e ka bėrė umren e tij.
Quhet temetu sepse pelegrini e ka pėrparėsinė e kryerjes sė haxhit dhe umres nė tė njėjtin udhėtim pa iu dashur qė tė kthehet nė shtėpi sepse pas umres ky pelegrin vazhdon veprimtarinė e tij normalisht.
Ky haxh e obligon pelegrinin me therjen e njė kurbani.
Kur pelegrini arrin nė Mekė, ai bėn tavafin dhe sajin pėr umre dhe rruan ose shkurton flokėt, pastaj del nga ihrami.
Mė pas, nė ditėn e 8-tė tė Dhul-hixhes, ai vesh sėrish ihramin vetėm pėr haxh dhe bėn tė gjitha veprimet e haxhit. Pra, temetu pėrfshin njė umre tė plotė dhe njė haxh tė plotė.
Pasi tė arrini nė vendin e quajtur Mikat (vendi apo kufiri i veshjes sė ihramit) ėshtė e pėlqyeshme tė merrni gusul dhe tė lyheni me erėra tė mira, po ashtu, edhe tė shkurtoni mustaqet, thonjtė si dhe tė pastroni sqetullat dhe vendet intime, ndėrsa sa i pėrket femrave ato nuk duhet qė tė parfumohen.
Pasi tė keni bėrė pastrimet e sipėrpėrmendura mashkulli vesh njė rrobė tė pėrbėrė nga dy pjesė (njėra nga mesi e poshtė, tjetra nga mesi e lart). Gjithashtu, ėshtė e preferueshme qė tė mbathni sandale apo pandofla.
Mashkulli e ka tė ndaluar tė mbulojė kokėn me gjėrat qė e prekin lėkurėn si pėr shembull: kapela, skaji i ihramit, valixhet, mirėpo nėse i bėn hije me ēadėr duke qėndruar nė automjet nuk ka problem, apo nėse bart valixhe nė kokė nuk ėshtė mėkat.
Mirėpo, nėse e mbulon kokėn nga mosdija duhet qė ta zbulojė atė kur ti bie ndėrmend dhe nuk ėshtė i obliguar tė kompenzojė. Femrat mund tė veshin ēfarėdo qė dėshirojnė prej rrobave vetėm me kusht qė mos tia tėrheqin vėmendjen tė tjerėve.
Pas pastrimit dhe veshjes sė ihramit ju duhet ta bėni nijetin pėr llojin e haxhit: pėr haxhin temetu ju duhet tė thoni: Lebejk Allahume umreten qė do tė thotė O Allah unė iu pėrgjigja thirrjes Tėnde pėr umreh.
Pastaj, ju duhet qė ta pėrsėrisni lutjen e mirėnjohur tė haxhit: Lebejk Allahume lebejk. Lebejk la sherijke leke lebejk. Inelhamde ue nimete leke uel mulk, la sherijke lek.
Ėshtė e pėlqyeshme qė kjo lutje tė pėrsėritet sa mė shpesh dhe Allahu tė pėrmendet sa mė shumė derisa tė arrish nė Qabe.
Pas veshjes sė ihramit je duke kryer ibadetin gjatė tė cilit ndalohen: qethja e flokėve, mjekrrės apo thonjve (nėse i presim pa qėllim nuk obligohemi ti kompenzojmė).
Ndalohet tė parfumohet trupi apo ihrami, ndalohet gjuetia, trembja e kafshėve nė vendet ku janė duke qėndruar, kėputja e bimėve tė gjelbėrta, marrja e sendeve tė gjetura pėrveē rasteve kur e din tė kujt janė dhe i merr pėr tia dėrguar pronarit apo policisė.
Po ashtu, ėshtė e ndaluar qė muhrimi tė fejohet, tė martohet, ta prek bashkėshorten me epsh apo tė kryejė marrėdhėnie seksuale.
Ėshtė e ndaluar pėr femrėn veshja e dorėzave apo vendosja e perqes.
Kur tė arrini nė Kabe, ndėrpritet thėnia e lutjes tradicionale dhe duhet tė hyni me kėmbėn e djathtė duke thėnė: Bismilahi ue salatu ue selamu ala resulilah. Eudhu bilahil adhijm ue biuexhhihil kerijm ue sulltanihil kadijm minesh shejtani rraxhijm. Allahume iftah li ebuabe rahmetik... Pastaj, bėni shtatė rrotullime rreth Qabes.
Nė ēastin e fillimit tė Tauafit, duhet qė godinėn e Qabes ta kesh nė tė majtėn tėnde dhe ėshtė mirė qė nė fillim tė tauafit tė thuash: Allahum-me imanen bike, ue tesdikan likitabike, ue uefaen biah dike
Tauafi fillon qė nga guri i zi dhe pėrfundon nė gurin e zi. Putheni atė nėse keni mundėsi ose vetėm drejtojeni dorėn e djathė drejt tij dhe thuaj: Bismilah, Allahu ekber. Pastaj, pėrkujtoje Allahun duke kėrkuar falje dhe mėshirė dhe lexo pjesė nga Kurani.
Nė tauafin e parė ihrami duhet tė jetė nė atė mėnyrė qė supi i djathtė tė jetė i pambuluar ndėrsa i majti po.
Shpejtoni gjatė kryerjes sė tri rrotullimeve tė para dhe ecni normal gjatė katėr rrotullimeve tė fundit.
Preke me dorėn tėnde kėndin e jemenit sa herė qė kalon afėr tij, por mos e puth e as mos bėj shenjė nga ai.
Ndėrkohė qė kaloni nė mes tė dy qosheve, ėshtė e rekomandueshme qė tė thuhet: Rabena atina fi dunja haseneten ue kina adhabenar.
Kur tė kalosh pranė cepit tė djathtė tė ndėrtesės sė Qabes, preke atė me dorėn e djathtė dhe thuaj: Bismil-lah ue All-llahu ekber e nėse nuk mund ta bėsh, vazhdo tauafin dhe kur tė kalosh pranė tij mos bėj me shenjė drejt tij e as mos e thuaj lutjen e pėrmendur. Pas tauafit kthehuni nė ihram normal, shkoni tek Mekami Ibrahim dhe thoni:
ue tekhidhu musala
(Bekare: 125) e pastaj falni dy rekate pas tij (nėse ėshtė e mundur afėr vendit apo diku nė xhami, larg rrugės ku njerėzit bėjnė tauaf).
Kėndoni suren Kafirun nė rekatin e parė, kurse suren Ihlas nė rekatin e dytė. Pas kėsaj preket me dorėn e djathtė guri i zi dhe niseni pėr nė malin Safa.
Ngrituni nė kodrėn Safa dhe thuani ajetin kuranor: Innes Safa uel Meruete min sheairi lah
, pastaj drejtojeni fytyrėn tuaj nga Kabja dhe ngritni duart pėr tu lutur duke thėnė tri herė fjalėt vijuese: La ilahe il Allahu uahdehu la sherijke lehu, lehul mulku ue lehul hamdu juhji ue jumit ue huve ala kuli shejin kadijr.
Allahu uahdehu, enxheze ue adehu ue nesere abdehu ue hezemel ahzabe uahdehu Pastaj, bėni dua sipas dėshirės.
Zbrisni nga Safa dhe drejtohuni drejt Mervasė, kur tė arrini tek dy shenjat e gjelbėrta, shpejtoni ritmin e ecjes pėr njė kohė, por mos vraponi.
Pastaj, kthehuni nė ecje deri sa tė arrini nė Merva.
Pasi tė arrini nė Merva, ngjituni nė tė dhe drejtoni fytyrėn nga Kabja dhe e thoni atė lutjen si nė Safa. Kthehuni prapė nė Safa duke ecur tė qetė dhe shpejtoni kur tė arrini te shenjat e gjelbėrta.
Hapat e njėjtė i pėrsėrisni nė secilin prej shtatė vajtje-ardhjeve. Ndėrsa, sa u pėrket femrave ato duhet qė tė ecin normal. Gjatė ecjes ėshtė e pėlqyeshme ta pėrmendėsh sa mė shumė Allahun dhe tė lutesh sa mė shumė.
Pas Sajit, ju pėrfundoni ritet e umres duke prerė flokėt apo duke i rruar. Prerja e flokėve ėshtė e obligueshme.
Pastaj, ju jeni tė lirė deri nė ditėn e tetė tė Dhulhixhes. Nė kėtė kohė ju liroheni prej ndalesave.
Haxhiu qė e kryen kėtė lloj tė haxhit duhet ta bėjė nijetin pėr ihram qė nga vendi ku qėndron, nė ditėn e tetė tė Dhulhixhes.
Nė ditėn e nėntė tė Dhulhixhes, ditėn e Arafatit, shkoni nė vendin e quajtur Arafat dhe qėndroni atje deri nė perėndim tė diellit. Kėrkohet nga ju qė tė falni drekėn dhe ikindinė nė Arafat, tė shkurtuara dhe tė bashkuara gjatė kohės sė drekės.
Pas perėndimit tė diellit, ditėn e Arafatit nė qetėsi nisuni pėr nė Muzdelife dhe bashkojeni namazin e akshamit me tė jacisė dhe shkurtoni namazin e jacisė nė dy rekate.
Kaloni natėn nė Muzdelife pėr tė falur namazin e sabahut dhe pėrkujtoni Allahun.
Pas faljes sė sabahut shkoni nė Mina pėr tė gjuajtur guralecėt. Ecni nė qetėsi duke pėrsėritur telbijen. Duke mbėrritur nė Xhumerat, ndėrprisni telbijen dhe gurėzoni me shtatė guraleca. Madhėroni Allahun me fjalėt: Allahu Ekber gjatė ēdo gjuajtjeje dhe kėrkoni nga Ai tua pranojė Haxhin.
Pas gurėzimit, haxhijtė shkojnė pėr ta therrur kurbanin e tyre personalisht ose i ofrojnė dikujt tjetėr pėr ta bėrė atė.
Pastaj, shkoni nė Mekė pėr ta kryer tauafin ifada duke u rrotulluar rreth Kabes shtatė herė dhe duke falur dy rekate pas Mekami Ibrahimit, pastaj bėni Sajin e Haxhit.
Pas tauafit ifada, duhet tė ktheheni nė Mina pėr tė kaluar ditėt e teshrikut (Ditėn 11, 12, dhe 13). Dy netėt e para janė tė detyrueshme dhe duhet tė plotėsohen ndėrsa dita e tretė ėshtė e pėlqyer.
Gjatė ēdo dite tė teshrikut duke thėnė Allahu ekber gurėzoni tri xhemrat me gurė nė vendet e quajtura xhemra e vogėl, xhemra e mesme dhe xhemra e madhe.
Koha e gurėzimit ėshtė pasdite.
Tauafi lamtumirės ėshtė rituali i fundit i haxhit. Gratė tė cilat janė me ciklin menstrual janė tė liruara nga ky tauaf.
http://www.klubikulturor.com/Rituali%20i%20haxhit.htm
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt