Maqedonia nuk është gati për të hyrë në BE


Analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Sam Vaknin ka deklaruar se integrimi i Maqedonisë në Bashkim Evropian nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt.

“Jo unë nuk mendoj ashtu. Maqedonia nuk është gati për të hyrë në BE dhe burokracia e BE e di këtë shumë mirë. Maqedonia ka marrë një datë për fillimin e negociatave vetëm sepse BE-ja është shqetësuar shumë për gjendjen shpërthyese në Bosnjë, Kosovë, dhe në Maqedoninë Perëndimore ku shqiptarët janë në shumicë”, theksoi Vaknin duke u përgjigjur në pyetjen se a do të integrohet Maqedonia në BE në vitin 2012.

Ndërkaq, lidhur me deklaratën e një anëtari të BDI-së se çështja e emrit duhet të zgjidhjet deri në dhjetor, ai thotë kjo nuk do të thotë asgjë.

“Kjo do të thotë asgjë. Çështja nuk do të zgjidhet deri në dhjetor, natyrisht. Megjithatë,

Qeveria do të jetë në gjendje të tregojë një progres procedural, të bëjë disa propozime "krijuese" dhe BDI do të shprehet e kënaqur me këto "arritje", theksoi Vaknin për revistën portugeze “Politika”. Ndërkaq, për PDSH-në ai ka theksuar se ky subjekt do të tentoj që përmes metodave demokratike dhe paqësore ta rrëzoj partinë e Ali Ahmeti.

“PDSH ka marrë porosi të qartë nga shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë dhe nga

komunitetit ndërkombëtar se një tjetër luftë civile (të tilla si ajo e 2001) nuk do të tolerohet. Ata janë tani në kërkim të një alternative, strategji më të qetë për rrëzimin e BDI-së, ndërsa në përputhje me rregullat e lojës demokratike”, theksoi Vaknin.

Analisti Vaknin ka theksuar se Maqedonia akoma ballafaqohet me shumë probleme, të jashtme dhe brendshme, ndërsa ka ngecje edhe përmbushjen e reformave në gjyqësi dhe ekonomi. “Gjykatat vazhdojnë të jenë të politizuara, bllokuara, të korruptuara etj. Ligji zbatohet në mënyrë selektive kundër kundërshtarëve politikë dhe gazetarët hetues. Procedimet janë shpesh aq të ngadalta që e dëmtojnë tepër drejtësinë”, theksoi Vaknin.

Ndërsa sa i përket ekonomisë ai thotë se Maqedonia mban një deficitit të madh tregtar (e barabartë me 45% të PBB-së), sepse tregjet e saj të eksportit nuk janë të larmishëm, industria e saj është jo-konkurruese dhe shumë probleme tjera sepse reformat e bëra kanë qenë më shumë kozmetike. (INA)

http://www.ina-online.net/default.as...856dcbed9&ln=3