A po shkon Greqia drejt Lindjes?
» Dėrguar mė: 04/11/2013 - 15:52
Nga Shaban MURATI
Greqia dhe Rusia konfirmuan edhe njėherė me forcė zyrtarisht partneritetin strategjik mes dy shteteve, partneritet strategjik i pėrcaktuar nė tė dy kryeqytetet si prioritet i marrėdhėnieve mes tyre. Vizita qė ministri i Jashtėm rus, Sergej Lavrov, zhvilloi nė Athinė nė 30 tetor, dhe bisedimet e tij me tė gjithė udhėheqėsit kryesorė tė shtetit grek, evidentuan njė dukuri tė re, e cila nuk mund tė mos tėrheqė vėmendjen pėr disa arsye. Sė pari, sepse Greqia ėshtė shtet fqinj me Shqipėrinė, sė dyti, sepse Greqia ėshtė anėtare e NATO-s, ku bėn pjesė Shqipėria, dhe sė treti, sepse ēdo lėvizje strategjike nė Ballkan e Rusisė, si fuqi me ambicie globale, prek direkt ose indirekt edhe interesat e shteteve tė tjera tė rajonit.
Kjo dukuri e re, pėr tė cilėn mendojmė se ėshtė e nevojshme tė tėrhiqet njė vėmendje shtetėrore, ėshtė dilema nėse partneriteti strategjik mes Greqisė dhe Rusisė mund tė ketė ndikimin e vet nė boshtin themelor strategjik orientues tė shtetit fqinj. Bisedimet e shefit tė diplomacisė ruse nė Athinė duket se kanė qenė tė rėndėsishme pėr faktin se, sipas informacioneve diplomatike, nė to mund tė jenė diskutuar dhe biseduar ēėshtje, tė cilat mund tė ēojnė nė njė konfigurim tė ri nė orientimin strategjik tė shtetit grek. Dalin disa elemente tė reja nė bisedimet e fundit diplomatike greko-ruse, tė cilat pėrvijohen nė fjalimet dhe deklaratat, qė dhanė pas bisedimeve me Lavrovin, drejtuesit e qeverisė greke.
Ja disa nga kėto elemente tė reja:
1 - Marrėdhėniet e Greqisė me Rusinė pėrbėjnė njė prioritet, njė zgjedhje dhe partneritet strategjik. Kėtė e ritheksuan njėri pas tjetrit edhe zėvendėskryeministri e ministėr i Jashtėm, Evangjellos Venizellos, edhe kryeministri Antonis Samaras, pas bisedimeve me ministrin e Jashtėm rus.
2 - Barazimi, qė drejtuesit e qeverisė greke i bėnė orientimit strategjik tė Greqisė drejt Perėndimit me orientimin strategjik tė Greqisė drejt Lindjes. Venizellos deklaroi se: "Lidhjet tona me Lindjen janė po aq tė rėndėsishme, sa edhe lidhjet tona me Perėndimin".
3 - Barazimi i rėndėsisė, qė i jep qeveria aktuale greke anėtarėsisė sė Greqisė nė NATO dhe nė BE, me rėndėsinė e pėrkatėsisė ortodokse tė Rusisė dhe Greqisė. Shefi i diplomacisė greke deklaroi se Greqia ėshtė njė anėtare e BE-sė dhe e NATO-s, por gjithashtu ka njė sens tepėr tė fuqishėm tė pjesėmarrjes sė saj historike nė familjen e madhe tė popujve ortodoksė.
Kėto elemente tė ēojnė tek mendimi se partneriteti dhe aleanca strategjike e Greqisė me Rusinė, jo vetėm konsiderohen shumė tė rėndėsishme pėr qeverinė e Athinės, por mund tė marrin nė tė ardhmen pėrmasa dhe peshė edhe mė tė madhe. Pozicionimi, qė shefi i diplomacisė greke i bėn orientimit strategjik tė Greqisė, ku barazohet lidhja me Perėndimin me lidhjen me Lindjen, natyrshėm krijon dyshime se grupi aktual udhėheqės i shtetit grek po konturon njė strategji tė re tė marrėdhėnieve tė posaēme me Rusinė nė tė ardhmen.
Kėto elemente po shfaqen si pikat e njė prirjeje tė re nė diplomacinė dhe nė politikėn e jashtme greke, tė cilat mund tė kenė efekte si nė planin rajonal, ashtu dhe nė atė europian. Pėrbėn njė zhvillim tė ri sidomos vendosja e barazisė mes anėtarėsimit nė NATO dhe nė BE me "pėrkatėsinė nė familjen e madhe ortodokse": Nė planin diplomatik kjo merret si barazimi mes dy organizimeve ose mes dy orientimeve, qė nė fund tė fundit i jep konceptit tė "familjes sė madhe tė shteteve dhe popujve ortodoksė" perspektivėn nė formėn e njė organizmi tė ri. Nuk mund tė mos shkaktojė mėdyshje tendenca e shprehur nga shefi i diplomacisė greke pėr tė impostuar pėrkatėsinė fetare ortodokse me Rusinė nė nivelin e pėrkatėsisė diplomatike, politike, ushtarake, ekonomike, institucionale me BE-nė dhe me NATO-n. Pėrvijohet tendenca e kalimit nga njė diplomaci shtetėrore dhe laike tek preferenca pėr njė diplomaci fetare.
Kėto janė zhvillime, tė cilat duket se janė ndėrmarrė edhe nėn trysninė e pozitave tė tronditura, nė tė cilat ndodhet sot Greqia, si dhe nėn trysninė e kishės ortodokse greke, e cila ka qenė gjithmonė mosbesuese ndaj lidhjeve dhe anėtarėsimit tė Greqisė nė aleancat perėndimore. Zhvillimet duhen parė edhe nė sfondin e krizės sė rėndė financiare, qė po kalon prej gjashtė vjetėsh Greqia, tė cilėn e shpėtoi nga kolapsi trajtimi reanimator prej qindra miliarda dollarėsh nga ana e BE-sė dhe e institucioneve financiare perėndimore.
Diplomacia ruse, e cila ka njė nuhatshmėri tė lartė pėr hallkat e dobėta tė sistemit ndėrkombėtar tė shteteve, po kėrkon dhe po synon njė plan afatgjatė tė spostimit tė boshtit strategjik tė Greqisė, tani dhe sidomos pėr periudhėn e postkrizės, kur Greqia parashikohet tė dalė nga kriza e rėndė financiare qė e ka mbėrthyer. "E ardhmja e Greqisė mund tė jetė nė Lindje", shkruan drejtori i Institutit tė Studimeve Globalizuese nė Moskė, Mihail Deljagin. Rusia po shfrytėzon edhe njė ndjenjė pakėnaqėsie popullore, qė ėshtė pėrhapur nė Greqi ndaj masave shtrėnguese financiare, qė ka sugjeruar Perėndimi dhe BE nė shkėmbim tė atyre qindra miliarda dollarėve, qė po shkojnė pėr rimėkėmbjen e Greqisė. Ndaj Moska po synon penetrimin e thellė dhe tė gjerė ekonomik tė sajin nė Greqi. Duke analizuar marrėdhėniet ruso-greke, agjencia ruse RiaNovosti theksonte nė 30 tetor se kompanitė e pasura ruse pėrdorin problemet ekonomike europiane pėr tė kapur asete tė lira dhe kanė shprehur interes pėr portet greke, hekurudhat, aeroportet dhe industrinė e hoteleve dhe tė turizmit.
Si thekset e reja nė politikėn e jashtme greke, ashtu dhe vizita e ministrit tė Jashtėm tė Rusisė nė Athinė, u ndėrmorėn nė prag tė marrjes sė presidencės sė BE-sė nga Greqia. Kjo do tė thotė se mesazhet e reja tė Greqisė dhe tė Rusisė pėr partneritetin e tyre strategjik dhe pėr familjen e pėrbashkėt ortodokse do t'i pėrcillen dhe Bashkimit Europian, edhe Perėndimit, gjatė mandatit grek tė presidencės sė BE-sė. Rusia po nxitohet tė shfrytėzojė dhe tė bėjė pjesė tė partneritetit tė saj strategjik me Greqinė rolin grek nė shkallė rajonale dhe europiane. Greqia ka nevojė pėr mbėshtetjen ruse, sepse pozita e saj ballkanike dhe europiane ėshtė dobėsuar shumė. Ėshtė dobėsuar nga kriza e rėndė financiare, nga mosarritja e atyre objektivave financiare nė afatet, qė i janė vėnė nga institucionet financiare tė BE-sė dhe tė Perėndimit pėr rimėkėmbjen financiare dhe ekonomike. Ėshtė dobėsuar nga tronditje dhe pastabilitet nė planin politik, ku protagonizmi nė skenėn politike dhe forcimi politik e parlamentar i njė partie fashiste si "Agimi i Artė", me veprimtari destabilizuese brenda vendit dhe nė marrėdhėniet me shtetet fqinje, kanė shkaktuar shqetėsim nė BE, nė NATO dhe nė Perėndim.
Drejtuesit e qeverisė sė sotme nė Athinė llogarisin si rrugė lehtėsimi dhe sanksionojnė partneritetin e veēantė strategjik me Rusinė, sepse kanė shpresa se ndihma financiare, ekonomike dhe investimet ruse, jo vetėm do tė ndihmojnė, por nuk do tė kenė koston e shtrėngimeve financiare, qė kanė kreditė e dhėna nga BE dhe institucionet financiare perėndimore. Athina duket mė e prirur tė paguajė koston politike dhe strategjike tė aleancės me Rusinė, sesa koston financiare tė rimėkėmbjes, qė kėrkon kredidhėnia e BE.
Rusia ka interes tė madh strategjik nė Greqi dhe synon tė pėrdorė Greqinė si portė tė influencės sė saj nė Ballkan, nė Mesdhe dhe nė BE. Nė arkitekturėn ballkanike tė Rusisė, dy duket se janė shtyllat bazė tė planifikimit strategjik rus: Serbia dhe Greqia. Nė maj tė kėtij viti, Rusia dhe Serbia nėnshkruan me firmat e presidentėve "Marrėveshjen e Partneritetit Strategjik" mes dy shteteve. Tani kryeministri dhe ministri i Jashtėm grek afishojnė partikolaritetin e partneritetit strategjik tė Greqisė me Rusinė nė njė plan global gjeografik dhe tematik.
Rezulton kėshtu njė partneritet strategjik faktik i trekėndėshit Rusi-Serbi-Greqi, i cili bazohet nė lidhjet e vjetra historike, por sidomos nė ato fetare tė ortodoksisė, tė cilėn tė tria shtetet e kanė pasur dhe e kanė edhe sot e kėsaj dite si njė element dhe instrument tė pandarė tė marrėdhėnieve me njėri- tjetrin edhe nė politikėn e tyre tė jashtme nė Ballkan. Qeveritė e kėtyre shteteve nuk e fshehin kėtė. Nė kėtė element fetar tė diplomacisė dhe tė politikės shtetėrore gjen shpjegimin e vet konsistenca e Serbisė dhe e Greqisė pėr karakterin dhe perspektivėn strategjike tė marrėdhėnieve tė tyre me Rusinė. Ndoshta kėtu e ka rrėnjėn e vet qėndrimi jomiqėsor qė tė tria shtete e mėsipėrme kanė mbajtur pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare nė Ballkan dhe nuk duket rastėsi qė tė tria kėto shtete nuk e njohin shtetin e Kosovės.
Nuk ėshtė e vėshtirė tė nuhasėsh se koncepti i shefit tė diplomacisė greke "pėr familjen e madhe ortodokse tė shteteve dhe popujve", nėnkupton, me dashje ose pa dashje, ravijėzimin e njė aleance mes shteteve ortodokse. Kjo filozofi diplomatike pėrjashtuese rimerr nė shekullin 21 koncepte dhe doktrina tė vjetra me karakter fetar, tė cilat vėshtirė se pėrputhen me vizionet moderne europiane dhe perėndimore. Projekti i familjes sė madhe ortodokse ėshtė njė projekt i vjetėr dhe i ri i Rusisė, si protektore e shteteve dhe popujve ortodoksė, dhe e cila kėtė bazė e sheh nė funksion tė realizimit tė ambicieve tė saj pėr influencė botėrore. Ndaj ēdo hap apo lėvizje nė drejtim tė jetėsimit tė kėtij projekti nuk mund tė mos nxisė analiza dhe alarme, si nė shtetet ballkanike, ashtu dhe nė organizatat perėndimore si BE dhe NATO.
Vlen tė veēohet fakti se Rusia nuk i ka reshtur pėrpjekjet pėr grupime dhe rigrupime shtetesh rreth saj, nė baza dhe nė forma nga mė tė ndryshmet, pavarėsisht se disa shtete janė anėtarė tė NATO-s dhe tė BE-sė. Ka njė strategji konstante tė diplomacisė ruse pėr tė dobėsuar dhe pėr zhvleftėsuar lidhjet dhe marrėdhėniet e karakterit strategjik tė vendeve tė NATO-s apo tė BE-sė me njėri-tjetrin, siē po tenton me Greqinė. Strategjia e Rusisė pėr ndėrhyrje dhe ndikim nė Ballkan ėshtė ngulmuese dhe objektiv i saj janė tė gjitha shtetet e rajonit, si ato qė kanė hyrė nė NATO dhe nė BE, ashtu dhe ato qė ende nuk kanė hyrė nė NATO dhe nė BE. Mėnyra se si Rusia po pėrpiqet tė tėrheqė Greqinė drejt vetes tregon se anėtarėsimi nė NATO dhe nė BE nuk ėshtė imunitet automatik ndaj aspiratave hegjemoniste ruse.
Elementet e reja, qė dolėn nga vizita dhe bisedimet e Lavrovit nė Athinė, mund tė sjellin njė konfigurim tė ri tė diplomacisė dhe tė hartės politike nė rajonin tonė. Boshti strategjik i Greqisė po lėviz dhe ka pėsuar zyrtarisht prirjen e njė largimi nga qendra e gravitacionit perėndimor. A po shkon Greqia drejt Lindjes? Kjo kėrkon ende disa kohė tė kristalizohet, por shenjat janė se ka forca nė Greqi dhe jashtė saj, qė duan ta shtyjnė anijen e shtetit grek drejt ndryshimit tė kursit tė saj.
gazeta shqiptare
Krijoni Kontakt