Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im Maska e fano
    Anėtarėsuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post U botua libri "Platforma e Shqiperise Natyrale" i Koco Danaj

    U botua libri Platforma e Shqiperise natyrale i Koco Danaj

    Perfundpoi dhe doli ne treg Libri Platforma e Shqiperise Natyrale. Autor I saj eshte Koco Danaj.
    Platforma eshte 200 faqe. Ajo eshte botuar nne gjuhet shqip serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Platforma bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise qe bashkimin e Shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe shekullore.
    Platforma bazohet ne Kuvendin e Vlores I cili shpalli pavarsine e Shqiperise natyrale dhe jo te Shqiperise qe eshte sot.
    Platforma e Shqiperise Natyrale bazohet ne faktin se ne mjediset dhe qeverisjet demokratike, nuk ka tema tabu te cilat kane te bejne me thelbin e kombeve. Referendumi.
    Ne hapsirėn mbarėshqiptare, po bėhet kapėrcimi I madh i kalimit nga Pluralizėm Krahinor nė Pluralizem Politik. Me vėshtirėsi, por progresi duket, ėshtė i pranishėm. Dhe thelbi i Pluralizmit Politik ėshtė Shteti-Komb dhe jo shteti-multikomb apo shteti-principatė apo edhe shteti pa komb
    Platforma e Shqiprise Natyrale analizon dhe merr parasysh, ndryshimet ne gjeopolitiken rajonale, ndryshime qe shkojne ne favor te kombit shqiptar, rirregullimet e thyerjeve te se kaluares konfliktuale dhe riparimet e tyre.

    -Mjetet e realizimit te Shqiprise Natyrale jane dialogu dhe debati demokratik. Shqiptaret pergjate nje shekulli kane derdhur aq shume gjak sa mund te bejne disa Shqiperi. Prandaj nuk ka me nevoje per gjak
    Per kete arsye ne Platforme I jepet perparesi debatit, dialogut, respektimit te thelbit te demokracise qe eshte vetvendosja e popujve dhe vecanerisht
    Platforma argumenton qe askush nga fqinjet nuk duhet te trembet nga Shqiperia Natyrale. Nacionalizmi shqiptar qe respekton kuluren dhe traditat e fqinjeve, nuk eshte gje tjeter vecse nacionalizem I bukur, I deshirueshem, I padebatueshm.
    Platforma argumenton tezen se Shqiperia Natyrale eshte nje nocion progresist dhe duke qene e tille, progresist do ta kete edhe realitetin e saj I neserm.
    -Shqiperia Natyrale kėrkon nje bashkim te ri, te panjohur me pare. Partizanet e Shqiperis natyrale nuk kane mall per Ahmet Zogun, por per mijra perkrahes te tij, nuk i merr merr malli per Enver Hoxhen, por per mijra mbeshtetes te tij, nuk i merr malli per Mitat Frasherin, por per mijra mbeshtetes te tij. Nuk i merr malli per Xhaferr Deven, por per mbeshtetesit e tij. Nuk i merr malli per Fadil Hoxhen, por per mbeshtetesit e tij. Atyre ju intereson, Shqiperia Natyrale, bashkimi I te gjalleve, prandaj edhe respektojne mitet e vdekura te te gjalleve
    Shqiperia Natyrale synon shndrrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikes sic eshte sot ne paqeberesin kryesor te rajonit te Ballkanit. Paqja ka nevoje per paqeberes dhe jo per zjarrfikes.
    Ti lesh kombi shqiptar rolin e zjarrfikesit do te thote se parashikon zjarre te tjere ne rajon
    Prandaj ne Platforme agumentohet nevoja e nje Konference Londer-2 per te riparuar gabimet e Londres-, gabime qe I pranojne vete fuqite e medha boterore.
    Shqiperi natyrale do te thote, mirqenie, dinjitet qetesi dhe stabilitet ne rajon. Ato ne ua kemi borxh femijeve, niperve dhe mbesave tona.
    Shqiperi Natyrale do te thote sa me pak greke, maqedonas, Italian, turq me origjine shqiptare dhe sa me shume shqiptare me mentalitet europian.
    Ne lķber u kushtohet rendesi fazave te krijimit te Shqiperise Natyrale duke filluar nga faza e pare qe eshte konfederata Shqiperi Kosove deri NE bashkimin e trojeve shqiptare. Ne lķber trajtohet gjeresisht nevoja e nje Marreveshje mbareshqiptrare per Vlerat Morale Kombetare te shqiptareve si parakushti i Shhqiperise natyrale.
    Te gjithe ata qe Jane te interesuar per kete lķber mund te kontaktojne NE imelin kdanaj@hotmail.com
    |||Lajme.Net|||

    http://www.lajme.net/lajmi.php?lajmi=0000014908
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im Maska e fano
    Anėtarėsuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Thumbs up Koēo Danaj edhe fqinjėve ju flet ne gjuhen e tyre

    Koēo Danaj edhe fqinjėve ju flet ne gjuhen e tyre


    Fragment nga libri Platforma e Shqiperise Natyrale
    Fazat e formimit tė Shqipėrisė Natyrale
    - Formimi i Shqipėrisė Natyrale duhet tė kalojė nėpėr disa faza:
    - Faza e parė eshte ndermarrja nga qeveritė e Shqipėrise dhe tė Kosovės tė heqjes se kontrolleve kufitare Shqipėri-Kosovė, tė heqjes sė taksave dhe doganave midis Shqipėrisė dhe Kosovės. Faza e dytė duhet tė jetė fillimi i procedurave pėr krijimin e sistemit unik arsimor midis Shqipėrisė dhe Kosovės sipas parimit: Njė Komb-Njė gjuhė-Njė abetare Faza e tretė do tė jetė krijimi i forumit partiak mbarėshqiptar me miratimin e partive kryesore shqiptare nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Luginė tė Preshevės, Ulqin dhe shqiptarėt e Ēamėrisė Faza e katėrt do tė jetė nisma nga Presidenca e Republikės sė Shqipėrisė sė procedurave tė bashkimit bazuar nė Kushtetutėn e Shqipėrisė dhe veēanėrisht nė Preambulėn e saj. Kushtetuta nuk diskutohet, ajo ėshtė e detyrueshme pėr tu zbatuar. Presidenti i Shqipėrisė dhe ai i Kosovės formojnė dhe bashkėdrejtojnė Kėshillin e tė Urtėve me dijetarė dhe ekspertė tė tė gjitha fushave -Faza e pestė do tė jetė krijimi i Konfederatės Shqipėri-Kosove dhe e drejta e Referendumit. Njėkohėsisht duhet tė zhvillohet edhe kėrkesa pėr federalizimin e Maqedonisė.
    Nėnfaza e pestė; problemi i Kosovės Veriore. Qeveria e Konfederatės sė Shqipėrisė dhe ajo e Sėrbisė duhet tė fillojnė bisedimet fillimisht duke e shpallur Kosovėn Veriore Zonė tė Lirė tė hapur pėr tė dy kombet. Pranė Presidencės sė Konfederatės Shqipėri-Kosovė krijohet Qendra Koordinuese pėr ēėshtjen e Kosovės Veriore. -Faza e gjashtė do tė jetė ēėshtja e shqiptarėve tė krahinės sė Ēamėrise. Politika greke duhet tė pranojė fillimisht se nė rajonin shqiptar tė Ēamerisė ka jetuar njė minoritet shqiptar ndaj tė cilit ėshtė ushtruar gjenocid dhe tė cilit i janė rrėmbyer me forcė tė gjitha tė drejtat deri ne deportim. Per kėt ė arsye, fillimisht krahina e Ēamerise duhet te shpallet Zonė e Lirė midis Shqiperisė dhe Greqisė. Tė gjithė shqiptarėve tė dėbuar me forcė nė mesin e shekullit te kaluar ju njihet e drejta e rikthimit nė trojet e tyre. Pastaj do te jete referendumi ai qė do tė vendosė pėr fatin e mėtejshėm tė minoritetit shqiptar nė krahinėn e Ēamėrisė.
    Faza e shtatė do tė jetė bashkimi nė njė shtet tė vetėm i cili do te ketė disa pakica etnike brenda territorit tė tij, ashtu sic do te ketė disa pakica kombėtare jashtė territorit te Shqiperisė Natyrale.
    Pėr vite tė tėra, autori i kėtij libri me nivel tė lartė njohjeje dhe analizė tė mprehtė, ka pėrcjellė zhvillimet politike nė Ballkan e mė gjerė, zhvillime tė cilat, tė paktėn brenda Ballkanit, “ngado tė rrotullohesh”, do tė grishin ēėshtjen ende tė hapur e tė pazgjidhur shqiptare. Shumėkush, pėrfshi kėtu edhe analistė tė mirėnjohur paralelisht me vlerėsimet maksimale tė tyre pėr Koēo Danajn, nė pjesėn e oponencės qė i kanė bėrė me togfjalėsha tė ndėrtuar enkas, kanė perceptuar dhe emetuar pėrshtypjen se ky i fundit “ka raste kur gjykon edhe me pathos”!Nė shpirt`humbjen qė pėrftuam nė vitet e kėtij kapitalizmi sa banal aq edhe tė egėr “allashqiptarēe”, ne shqiptarėt ndoshta kemi vonuar tė kuptojmė pulsimin mentar tė autorit. Ashtu siē shumė njerėz edhe nga fusha e letrave, kanė thėnė brenda vetes:-“Me vend i ka sa thotė, por kush ua ka ngenė atyre gjėrave”. Megjithėkėto, autori “edhe pa lejen tonė” pėrbėn nė individualitetin dhe personalitetin e vet njėrin nga pėrfaqėsuesit mė tė spikatur tė Pararojės shqiptare nė 20 vitet e fundit. Nėse pranojmė pėrkufizimin:- “Avanguarda ėshtė kundėrvėnie ndaj Normės”, autori i kėtij libri mund tė quhet pa frikė disident, njė lloj disidenti “i ēuditshėm”, nė njė mjedis tė pėrēudnuar i cili ende po paraqet nė formėn mė tė shėmtuar tė mundshme, shoqėrinė e konsumit-“made in Albania”. E ky farė realiteti pa pikė realizmi nė ndėrdijen e vet, ky ambient politik i cili me shijen e mosshijes qė futi nė modėn e tė jetuarit tė tij, i cili ēdo ditė pėrtyp rregullisht turpin dhe trupin e vet nė... emėr tė jetės(!), jo rrallė brenda vetvetes, ndoshta e ka cilėsuar atė edhe si njė lloj “Don Kishoti” tė shekullit tė XXI-tė! Tė paktė ishin ata qė e kanė konsideruar autorin si njė “bilbil parėverak”-thėnė me stilin Lasgushian tė viteve `30-tė tė shekullit tė kaluar. Ndėr gjithė kėto vlerėsime sipas shijeve tė opinionistėve dhe opinionbėrėsve(e kryesisht kėtyre tė fundit), ka patur edhe mėndje qė janė mėdyshur, qė janė stepur dhe matur, edhe kur puna ua ka dashur tė kundėrshtojnė. Por sot ndoshta tė gjithė duhet t`i njohim atij meritėn e tė thėnit tė gjėrave ashiqare. Mė parė se kaq ndoshta duhet t`i njohim njė meritė tjetėr:-Faktin qė ai nė gjithė kėto vite pati NJĖ ZĖ, nė tė njėjtėn valė, me tė njėjtin intensitet, me koherencė bindėse, nė tė gjitha zhvillimet e viteve tė fundit nė skenėn e Teatrit Ballkanik. Pasi ėshtė vėshtirė tė gjesh shumė njerėz brenda hartės administrative tė Shqipėrisė qė tė jenė njėherazi:-Joeuroskeptikė dhe Joetnoskeptikė.
    Njohja e thellė, e kryesisht ndershmėria intelektuale i japin atij luksin t`i shikojė tė gjithė drejt nė sy, aktorė dhe faktorė tė politikės sė kėtyre 20 viteve, vite tė cilėt ne me njė mundim mbinjerėzor, pėrpiqemi t`i quajmė edhe demokraci.
    Mendimi i tij i artikuluar nė publicistikė dhe prononcime nė ekranet tona, na ēon disi larg, nė ditėt e Migjenit. Ai kėlthiste nė kohėn e vet, kur avangardistėt qė kundėrshtonin Normėn numėroheshin me gishtat e njėrės dorė: -“Neve nuk na duhen kryevepra, na duhen shkrimtarė qė dinė me pasqyrue realitetin, qė jetojnė, qė e shohin jetėn pa perde, pa temjan, pa frikė. N`dashtė se nuk e njohin mirė stilistikėn ose bajn` gabime tė vargut ose gramatikore... S`prish punė. Stilistėt do tė lindin mė vonė, nga kėta, me pėrpjekje”. Kurse Koēo Danaj i ka tė gjitha kėto cilėsi qė i mungonin kohės sė Migjenit, pra thėnė nė mėnyrė figurative ėshtė njė lloj tjetėr Migjeni nė piskamėn e vet tė shekullit tė XXI-tė. Patjetėr qė nuk na nderon fakti qė gazetarė seriozė tė kėtij vendi ėndėrrojnė me tė drejtė sot, tė arrijmė nivelin cilėsor tė gazetarisė sė viteve `30-tė. Ky libėr i Koēo Danajt nuk ėshtė Doktrinė Shovene si ato qė u hartuan nga viti 1840 e kėtej nė Ballkan, nuk ėshtė folklor, por as edhe njė teori vetanake e tij. Ai nuk bėn thirrje pėr luftė, nuk kėrkon spastrime etnike si ato qė u realizuan me kryq nė dorė nė vitet 1913-1945, pėrkundrazi ka dy Referenca nė veprėn e tij: Traktatet Ndėrkombėtare dhe Kuvendet Mbarėshqiptare nė semantikėn e tyre. Brenda kėtyre dy shtyllave, ai shikon dhe kėrkon zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Madje ai edhe fqinjėve u drejtohet paqėsisht, e u bėn nderin t`u flasė nė gjuhėt e tyre. Kur themi fqinjėve, kuptojmė atyre qė janė tė ndryshėm nga ne, pasi paradoksalisht, sot shqiptarėt janė i vetmi komb qė bėjnė “komshillėk” me...vetveten!
    Prandaj ai zgjidhjen nuk e sheh tė realizueshme me dhe vetėm nė rrugė, pa i mohuar asaj rėndėsinė. Brenda njė kombi lidhjet janė mė sė pari tė gjakut, mentare, shpirtėrore, logjike, e pastaj edhe fizike. Nga tė gjithė kėta faktorė, ai i mėshon atij tė dytit, lidhjes mentare. Prandaj ai revokon Kuvendet e Shqiptarėve, qysh prej Lezhės, e deri nė Bujan, duke sjellė nė kėtė libėr, esencėn e programeve tė tyre. Ai ėshtė europian, ėshtė pro ecjes dhe plotėsimit tė Bashkimit Europian, njeh mirė faktin se Europa qė firmosi padrejtėsitė e mėdha, sot ka tjetėr kėndvėshtrim e vizion, por i mėshon faktit qė shqiptarėt duhet tė hyjnė edhe administrativisht nė vendin e natyrshėm tė tyre nė Europė, me identitetin e tyre kombėtar, tė gdhendur mbi letrėn biometrike.
    Vitet e fundit, edhe nga llagėmi i politikės janė hedhur disa shashka patriotike. Madje, ata urdhėrojnė edhe ndonjė intelektual shpirtshitur, tė shkruajė pėr ta e pėr ndjenjėn e tyre kombėtare. Janė tė drejtkuptuar, ata sapo e kanė parė Sahatin e Koēos. Ndoshta kėtė specie paska njohur Marksi, kur thoshte: -“Bunkeri i fundit i delexhinjve, ėshtė patriotizmi”. Megjithatė, ata do tė jenė kurdoqoftė tė mirė- dhe mik- pritur tė Koēo Danajt.
    Po mbyllet njė shekull jo i zakontė nė Historinė e Europės, por edhe tė botės. Nė Historitė serioze tė kombeve, njė shekull histori nuk i ka mė shumė se 10 faqe kompiuterike tė shkruara. Padrejtėsitė e bėra pas luftėrave shkatėrruese qė vulosi fillimi i shekullit qė po mbyllet, ishin shumė herė mė tė rėnda sesa vrasjet, djegiet, shkatėrrimet, ē`rrėnjosjet dhe pėrzėniet me zjarr e me hekur tė pjesėve tė tėra tė kombit tonė nga trojet e tij etnike, mijėvjeēare, natyrore, tė natyrshme. Pikėrisht, zgjidhjen e kėtyre padrejtėsive, bėn thirrje autori pėr ta pėruruar nė mbyllje tė kėtij shekulli. Sahati i autorit shėnon orėn 00, por edhe 00.01(nė histori), nė vitin 2013. Ismail Qemali tė cilit aq shumė i detyrohet ky komb- “por qė nuk pati njė “gradė shkencore”(?!?), thoshte: -“Fatet e popujve tė vegjėl, kalojnė nga dyert e tragjedive tė mėdha”. Patjetėr qė ai burrė i madh shteti, “edhe pse nuk u bė dot “rector”, nė nocionin tragjedi nuk ka parashikuar hark kohor pėrtej shekullit. Sepse nė se do tė ishte kėshtu, fjala tragjedi do ta humbiste kuptimin. Po mbushen njėqind vjet me kėtė tragjedi, ajo ėshtė “mplakur” nė vite, por kullon e tėra gjak njėsoj si nga venat e njė 20 vjeēari. “Fjetina” e pėrjetshme botėrore e partive politike ka kohė qė e ka humbur “inventarin”; edhe atje janė fshirė shumė emra partish, ideologjish, fesh... Kėtė fakt e njeh mirė autori, prandaj ai nuk bėhet pjesė e programeve partiake, pavarėsisht rolit tė tyre. Ai i bėn thirrje ndėrgjegjes intelektuale tė kombit, tė bashkohet nė njė Marrėveshje tė Madhe, Historike, i fton ata nė Kuvend, e jo thjesht nė parlament. Ky plan, gjallon e mėton, dhe ka garantuar gjakimin e tij si thelbi i pėrpjekjeve ndėrbrezore, madje kapėrcen ndjeshėm kufijtė e njė brezi, duke numėruar nga sot. Andaj ėshtė nė dorė tė partive tė zgjedhin se ku do tė donin tė bėnin pjesė...

    Marrė nga Tirana Observer

    http://www.albaniapress.com/lajme/10...n-e-tyre-.html
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im qė nuk falet!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Stentori
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    larg memedheut
    Postime
    148
    Ne te diaspores si mund ta marrin kete liber, gjejgesisht si ta blejme ??? din kush se ka ndonje punkt ne diasspor ku shitet libri?
    Experience is the best teacher...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o hys po du me ardh naten me ta vjedh kalin.. po thirr hasa.. i thon ksaj..
    e hysa e vnon nji qen stani roje te stalla e kalit e kur afrohet hasa e ban qeni cop e grim..
    e del hysa i thot grus hases.. eja bre e merri kto copa mishi se sdi te kujna jan..

    Koco u msu me lajmeru..
    sepse e ka pas te leht..
    pi rogneri lajmeron leht..
    po kur erdh arkani ne prekaz.. nuk gjeti as ushtri as armat.. vec nji burr rrethu ne gra.. pleq e plaka edhe fmi.. e ne mitraloz i ka gri..
    asnji plumb i qatyne mitralozave nuk mbrriti me i fishkllue ndoj filxhani kafeje ne sheraton.. sa per relik..
    jo joo.. kafexhinjte e vazhduan qet qet kafene.. kurse ne prekaz.. ..
    e dini ju ne prekaz cka ndodhi..

    nuk lajmerohet hasmi..
    as arkani nuk e lajmeroj adem jasharin..se pritem pritem se po vij.. ruji gra edhe femij..
    jo more hiq nuk u lodh.. vec shkoj e bani kasaphane e mbaroj..

    kujdes nga profetet fallco..


    ..

    kto ceshtje i bisedojne burrshtetasit e shqiperis e Kosoves.. e nuk dalin neper libra..

  5. #5
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Brar Koēo nuk eshte sala.

    eshte nga te vetmit analist qe e ndigjoj me knaqsi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Koēo Danaj dhe Kastriot Myftasraj

    Nuk e di a ka ktu teme per librin e Danajt e as nuk di ne se Danaj po replikon me myftarajn.. po ne se ka dicka silleni ktu..

    --



    Njė replikė me Koēo Danajn pėr librin “Platforma e Shqipėrisė natyrale”



    Gazeta SOT

    E Premte, 08 Janar 2010 00:00
    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Koēo Danaj nė librin e vet “Platforma e Shqipėrisė natyrale” e shikon krijimin e shtetit tė bashkuar nacional shqiptar si njė proces me pesė faza, tė cilat i quan “Fazat e Shqipėrisė natyrale”. Sipas Danajt: “Faza e pestė do tė jetė krijimi i Konfederatės Shqipėri Kosovė dhe e drejta e Referendumit. Njėkohėsisht duhet tė zhvillohet edhe kėrkesa pėr federalizimin e Maqedonisė”. (Koēo Danaj: “Platforma e Shqipėrisė natyrale”, Tiranė 2009, f. 54) Nuk e kuptoj se pėrse Koēo Danaj kėrkon qė tė kryhet referendum pėr bashkimin e Kosovės me Republikėn e Shqipėrisė. Kur u copėtua Shqipėria nė Konferencėn e Londrės nė 1912-1913, shqiptarėve nuk iu dha e drejta qė tė shprehen nė referendum. E pra, shqiptarėt dinin mirė tė votonin, se nė Perandorinė Osmane qė prej vitit 1876, kur u miratua Kushtetuta e hartuar sipas modelit tė monarkive europiane, dhe deri nė 1912, qenė mbajtur disa herė zgjedhje politike pėr parlamentin, ku shqiptarėt kishin votuar. Nė vitin 1877 Abdyl Frashėri shkoi si deputet nė parlamentin osman. i zgjedhur me votat e fituara nė Shqipėri. Sigurisht qė pjesa mė e madhe e shqiptarėve atėherė qenė analfabetė, por mund tė gjendeshin modalitete pėr tė bėrė votimin nė kėto rrethana, siē u gjetėn nė rastin e polakėve, pas Luftės sė Parė Botėrore, kur u bėnė referendumet nė Silezi dhe nė krahina tė tjera tė Gjermanisė, me ē’ rast njė pjesė e kėtyre territoreve gjermane i kaluan shtetit tė porsakrijuar polak. E pra, gjysma e popullsisė polake tė kėtyre krahinave qe analfabete, por megjithatė u gjetėn procedura votimi tė pėrshtatshme.
    Kur u bashkua Gjermania nė 1990, zėrat pėr referendum u kundėrshtuan me argumentin se kur u nda Gjermania, nuk u pyetėn gjermanėt pėr kėtė gjė. E njėjta gjė vlen edhe pėr Shqipėrinė. Njė referendum pėr bashkimin kombėtar do tė sillte komplikime tė panevojshme. Nė Shqipėri ka njerėz dhe qendra tė paguara qė janė shprehur hapur kundėr bashkimit kombėtar dhe punojnė sistematikisht pėr tė pėrpunuar opinionin publik kundėr kėsaj. Nė rastin e referendumit kėto qendra do tė bėhen shumė aktive. Ato do tė pėrpiqen tė luajnė me ndjenjat fetare tė popullsisė sė krishterė tė vendit, sikur shteti i bashkuar do tė bėhet edhe mė tepėr me dominim musliman, do tė luajnė me dasitė krahinore toskė-gegė etj. Referendumi do tė ishte njė dhuratė nga qielli pėr kėto qarqe nė Republikėn e Shqipėrisė, dhe sponsorėt e tyre tė huaj. Kėtyre qarqeve nuk duhet t’ u jepet dhurata e referendumit, por t’ u bėhet e ditur se kundėrshtimi i bashkimit, duke luajtur me dasitė fetare dhe krahinore, nuk ėshtė njė non-zero-sum game, ku ato mund tė pėrfitojnė, por njė zero-sum game ku ata dhe ndjekėsit e tyre kanė shumė pėr tė humbur. Kėtė metodologji tė asaj qė nė matematikė quhet Teoria e Lojrave dhe qė ka zbatime dhe nė politikė dhe nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, jam munduar ta bėj nė dy libra tė mi dhe nė disa shkrime nė shtyp.
    Shqiptarėt, nė Republikėn e Shqipėrisė dhe Kosovė nuk ka pse shpikin modalitete tė reja pėr bashkimin nacional, se kanė precedentin gjerman, ku bashkimi u bė me vendim tė parlamentit. Kėshtu qė parlamenti nė Tiranė dhe Prishtinė duhet tė marrė vendimin pėr bashkimin e dy shteteve.
    Me komplikime tė padobishme dhe tė rrezikshme ėshtė edhe ideja tjetėr e Koēo Danajt, tė cilėn e kam cituar mė lart, se nė fazėn e pestė tė bashkimit, Republika e Shqipėrisė dhe Kosova duhet tė bashkohen nė njė konfederatė. Z. Danaj duhet ta dijė se konfederata ėshtė njė shkallė edhe mė e komplikuar se federata, ashtu qė konfederata ėshtė njė bashkim federatash. Zvicra, ku Koēo Danaj ka jetuar shumė vite nė emigracion, quhet konfederatė, sepse ka kantone tė saj, tė cilėt kanė statusin e federatės, duke qenė se atyre u janė atashuar disa njėsi tė tjera qė janė gjysmėkantone. Kėshtu qė Zvicra ėshtė praktikisht njė bashkim federatash. Nė rastin e Republikės sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės ideja e konfederatės bėhet potencialisht shumė destruktive, se ajo nėnkupton qė Republika e Shqipėrisė dhe Kosova do tė jenė dy federata tė bashkuara nė njė federatė. Kėshtu qė ideja e Danajt pėr konfederatėn shqiptare nėnkupton federalizimin e Republikės sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės.
    Nė rast se Republika e Shqipėrisė dhe Kosova bashkohen nė njė konfederatė, atėherė Greqia do tė kėrkojė natyrshėm qė Republika e Shqipėrisė tė bėhet shtet federal, duke u krijuar brenda saj republika e Vorio-Epirit. Por mund tė dalin dhe minoritete tė tjera tė shpikura tė cilėt tė kėrkojnė qė tė ngrihen nė statusin e njėsisė administrative nė kuadrin e federatės. Kėshtu qė ideja e konfederatės ėshtė njė katalizator pėr shpėrbėrjen e Republikės sė Shqipėrisė. Ideja e konfederatės, duke nėnkuptuar qė edhe Kosova do tė jetė njė federatė, ēon nė konfirmimin edhe me vullnetin e shqiptarėve tė Planit Ahtisaari, tė cilin Koēo Danaj e ka qortuar me tė drejtė se federalizon Kosovėn. Kur them se kėto ide tė Koēo Danat janė destructive, dua tė saktėsoj se nuk kam dyshim se ai qė ka shkruar nė bona fides, pra duke u nisur nga dėshira e mirė. Por Koēo Danaj duhet ta dijė se federatat nė Ballkan janė njė formė e vdekur shtetėrore dhe shqiptarėt nuk kanė pse e ringjallin kėtė zombie historik. Kėtė gjė e kishte tė qartė Qemal Brezftohti nė 1991, prandaj aq mė tepėr duhet ta ketė tė qartė Koēo Danaj nė 2010.
    Koēo Danaj nė librin e vet thotė se “Shqipėria natyrale ka nevojė pėr njė Londėr- 2”. (Koēo Danaj: “Platforma e Shqipėrisė natyrale”, Tiranė 2009, f. 32)
    Me kėtė Koēo Danaj ka parasysh Konferencėn e Londrės tė 1912-1913. Por Konferenca e Londrės u bė pėr tė shqyrtuar faktin e kryer, pra se ushtritė e shteteve ballkanike, tė cilat arritėn njė fitore tė shpejtė ndaj Perandorisė Osmane nė Luftėn e Parė Ballkanike, tė cilat kishin invaduar territoret shqiptare, kishin marrė nėn kontroll pothuajse krejt territoret shqiptare, ēka ishte nė dėm tė interesave tė dy nga fuqve tė mėdha, Austro-Hungarisė dhe Italisė, por edhe tė Britanisė sė Madhe, siē u duk mė vonė. Synimi kryesor i Konferencės sė Londrės ishte qė shmangte fillimin e luftės botėrore, ēka do tė vinte se Austro-Hungaria dhe Italia kishin kėrcėnuar Serbinė dhe Greqinė pėr avancimin e tyre nė territoret shqiptare. Sistemi i aleancave nė rang europian mund tė sillte qė njė luftė mes Austro-Hungarisė dhe Serbisė tė shndėrrohej nė njė luftė botėrore, siē ndodhi nė fakt mė pak se dy vjet mė pas. Edhe konferenca ndėrkombėtare pėr tė cilėn flet Danaj, mund tė bėhet vetėm pėr tė shqyrtuar faktin e kryer qė nė kėtė rast do tė ishte bashkimi i trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm.
    Koēo Danaj, duke komentuar deklaratėn e ministrit britanik tė Punėve tė Jashtme, tė kohės kur u mbajt Konferenca e Londrės (1912-1913), Eduard Grei, se nė kėtė konferencė Shqipėrisė iu bėnė padrejtėsi pėr hir tė ruajtjes sė paqes nė Europė, shkruan nė libėr:
    “Sėr Eduard Grei gaboi, Coptimi i Shqipėrisė nuk e siguroi dot paqen europiane, pas njė viti filloi Lufta e parė botėrore”. (Koēo Danaj: “Platforma e Shqipėrisė natyrale”, Tiranė 2009, f. 33)
    Nė fakt Sėr Eduard Grey nuk gaboi. Nėse Lufta e Parė Botėrore do tė kishte filluar nė pranverėn e vitit 1913 ajo do tė kishte qenė shumė mė shkatėrrimtare dhe e pėrgjakshme pėr Antantėn, madje kjo e fundit do ta kishte humbur luftėn. Kjo pėr faktin se nė luftė do tė kishte hyrė qė nė fillim Italia, madje nė anėn e Gjermanisė dhe tė Austro-Hungarisė. Nė Konferencėn e Londrės kishte dy skenare qė tė shpėrthente lufta botėrore. I pari ishte qė Britania e Madhe, e cila ishte praktikisht aleate e Francės dhe Rusisė, tė cilat mbėshtesnin fuqimisht Serbinė, tė mos ushtronte presion ndaj kėtyre dy fuqive tė mėdha, ashtu qė ato tė ushtronin presion ndaj Serbisė, qė kjo tė tėrhiqej nga ajo pjesė e territoreve shqiptare qė gjendeshin brenda vijave tė kuqe qė kishin shėnuar nė hartė Viena dhe Roma. Nė kėtė rast Austro-Hungaria do tė kishte hyrė nė luftė ndaj Serbisė, dhe po kėshtu dhe Italia e cila do tė kishte zbarkuar nė bregdetin shqiptar, duke hyrė nė luftė me Serbinė, ushtria e sė cilės gjendej thellė nė territorin shqiptar, deri nė jug tė Shkumbinit. Mekanizmi i aleancave do tė vihej nė lėvizje si nė 1914 dhe Italia do tė gjendej nė luftė me Francėn.
    Por Italia e Luftės sė Parė Botėrore nuk ishte ushtarakisht si ajo e Luftės sė Dytė Botėrore. Nė Luftėn e Parė Botėrore italianėt luftuan mirė, duke pasur 600 000 tė vrarė nga ushtria prej pesė milionė vetash. Nėse Italia do tė kishte hyrė nė luftė ndaj Francės, ndaj sė cilės rivendikonte Nisėn (vendlindjen e Garibaldit) dhe Savojėn, vendlindjen e dinastisė mbretėrore italiane. Franca do tė kishte qenė e detyruar qė tė hiqte njė pjesė tė madhe tė ushtrisė sė saj, pėr ta vėnė pėrballė ushtrisė italiane, jo vetėm nė kufirin mes dy vendeve, por edhe nė Afrikėn Veriore, ku dy vendet kishin njė kufi tė pėrbashkėt colonial, ashtu qė Franca kishte Tunizinė dhe Italia Libinė. Por Italia do tė kėrcėnonte nga Libia dhe Egjiptin, me Suezin qė kishte rėndėsi tė jashtėzakonshme strategjike pėr Britaninė e Madhe, se ishte rruga nga ku Britanisė sė Madhe i vinin furnizimet nga India , Australia , me ushtarė, ushqime dhe materiale tė tjera tė nevojshme pėr industrinė e luftės. Kėshtu qė Britania e Madhe do tė kishte qenė e detyruar qė njė pjesė tė madhe tė ushtrisė qė ēoi nė Francė ta ēonte pėr mbrojtjen e Egjiptit.
    Por edhe me thuajse tė gjithė ushtrinė franceze dhe atė britanike tė angazhuar nė frontin perėndimor, pėrballė Gjermanisė, kjo e fundit pėr pak e fitoi luftėn nė mėnyrė tė rrufeshme, duke arritur pranė Parisit, qė nė fillim tė luftės. Nėse lufta do tė kishte filluar nė pranverėn e vitit 1913, dhe Italia do tė kishte qenė nė anėn e Boshtit, ushtria gjermane do tė kishte pėrsėritur suksesin e vitit 1870, duke e thyer Francėn dhe duke e detyruar tė kapitullojė. Britania e Madhe do tė gjendej nė verėn e vitit 1914 nė poztėn e vitit 1940, pra e vetme pėrballė Gjermanisė qė dominonte kontinentin, duke pasur aleate njė Rusi tė dobėt, mbi tė cilėn do tė binte krejt pasha e pėrballimit tė ushtrisė gjermane tė liruar nga fronti perėndimor. As Serbia nuk do tė kishte rezistuar dot aq sa rezistoi ndaj Auastro-Hungarisė se Bullgaria do tė kishte hyrė qė nė fillim nė luftė ndaj Serbisė, ēka nė fakt e bėri nė verėn e vitit 1913, me ē’ rast filloi Lufta e Dytė Ballkanike. Kėshtu qė forcat austro-hungareze tė liruara nė frontin seb do tė kalonin nė atė rus dhe edhe Rusia do tė ishte thyer mė shpejt. Rusia do tė kishte kapitulluar nė vitin 1915 dhe Japonia, aleati tjetėr i Britanisė sė Madhe, do tė joshej tė bėnte atė qė bėri gjatė Luftės Civile nė Rusi, pra tė zbarkonte nė bregdetin rus tė Paqėsorit. Gjermania e inkurajuar nga sukseset do ta kishte filluar luftėn e pakufizuar me nėndetėse qė nė vitin 1914, duke i ndėrprerė furnizimet e ishullit britanik nga perandoria koloniale, furnizime qė ishin jetike pėr mbijetesėn e Britanisė sė Madhe nė luftė. SHBA do tė duhej tė hynin nė luftė qė nė 1916 nėse do tė donin tė shpėtonin Britaninė e Madhe nga kapitullimi i sigurt. Por viti 1916 ishte vit i zgjedhjeve presidenciale nė SHBA, tė cilat Wilson i fitoi duke u premtuar amerikanėve se nuk do ta fuste vendin nė luftėn botėrore. Wilson nuk mund ta fuste vendin nė luftė deri nėn nėntor 1916 kur do tė mbaheshin zgjedhjet. Por atėherė do tė ishte shumė vonė pėr tė shpėtuar ishullin britanik, dhe SHBA do tė kishin shumė hezitime pėr tė hyrė nė njė luftė ku Franca dhe Rusia tashmė kishin kapitulluar dhe ushtria amerikane duhej tė mbante barrėn kryesore tė betejave tokėsore nė Francė pėrballė gjithė ushtrisė gjermane, pa pėrjashtuar dhe rrezikun japonez nė Lindjen e Largme. Japonia do tė inkurajohej shumė nga situate e vėshtirė nė tė cilėn gjendej Britania e Madhe pėr tė sulmuar perandorinė e saj koloniale nė Azinė Lindore, siē bėri nė Luftėn e Dytė Botėrore. Pra, definitivisht, koha i dha tė drejtė Eduard Grey-t. U zgjata nė kėtė ēėshtje pėr t’ i dhėnė tė kuptojė Koēo Danajt dhe lexuesit se ne duhet tė kuptojmė saktė motivet e shtetarėve perėndimorė nga tė cilėt varet se ē’ drejtim do tė marrin ngjarjet.


    kmyftaraj@yahoo.com

    This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •