Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792

    Sali Shijakut *

    Sali Shijaku lindi mė 12 mars 1933 nė Tiranė, nė njė familje tregtari tė vogėl. Pasi kreu Liceun Artistik "Jordan Misja", tė cilin e mbaroi mė 1952-shin, me pedagogėt Abdurrahim Buza dhe Nexhmedin Zajmi, vazhdoi studimet e larta nė Institutin e Lartė tė Arteve "I.E.Rjepin" nė Leningrad (sot Shėn Petėrburg gjatė viteve 1956-‘61) pranė ateliesė tė prof. Boris Vladimiroviē Joganson, njė piktor i njohur, president i Akademisė sė Arteve Sovjetike dhe Drejtor i Galerisė "Tretjakov" nė Moskė. Tabloja e titulluar "Heronjtė e Vigut" ishte diploma e studentit Shijaku, tė cilėn ai e mbrojti nė vitin 1962 nė Shqipėri, nė Institutin e Lartė tė Arteve, Tiranė. Piktori Sali Shijaku e filloi krijimtarinė artistike nė fillimin e viteve ‘60. Ai bėnte pjesė nė grupin e artistėve shqiptarė, qė trajtuan tablonė kompozicionale, kryesisht me temė nga lufta, nga historia, nga legjendat, por edhe nga aktualiteti i kohės. Ai u fut nė rrugėn e artit figurativ me portretet e para tė tij, si: "Portret vajze" (1953, GKA), "Kostum tiranseje" (1952, GKA), duke kaluar gradualisht nga tabloja nė tablo drejt kėrkimit nė portrete tė bukurisė, thellimit psikologjik dhe njollave dekorative etj. Vepra e "Piktorit tė Popullit", Sali Shijaku, karakterizohet nga njė gamė e gjerė temash, qė gjejnė zgjidhje nė forma tė ndryshme, shpesh tė papritura. Kėshtu, tabloja "Partizanėt e batalionit - Hakmarrja" (1966), kishte prirje tė fuqishme pėr thellimin psikologjik tė personazheve, tė cilat, edhe pse me qėndrim statik, evidentonin forcėn shpirtėrore dhe heroizmin e kohės. E veēanta nė kėtė tablo ishte paraqitja jo e plotė e personazheve tė saj, njė hap ky mjaft i guximshėm pėr kohėn kur u krijua vepra. Deri nė fillimin e viteve ‘70, piktori Sali Shijaku akoma nuk ishte shkėputur nga imazhi real, pikturimi me hije dritė dhe me sfumaturė. Tabloja "Mic Sokoli" 1969, e "shkėputi" artistin pėrfundimisht nga kjo mėnyrė pikturimi dhe i krijoi vizione tė reja, ku monumentalizmi bėhet primar nė personazhin e zgjedhur tė njė cikli tablosh njėfigurėshe. Figurat e pikturuara tė pėrzgjedhura nga piktori, edhe pse kanė njė fund tragjik, atė flijimit dhe tė vetėsakrifikimit, kthehen nė simbole tė adhurimit pėr publikun: pėr heroizmin ndaj atdheut(Vojo Kushi, 1969), tė vetėsakrifikimit pėr kombin (Mic Sokoli, 1976, "Nora e Kelmendit" 1981), tė virtytit njerėzor (Rozafa, 1983). Ndryshime pėsoi edhe paleta koloristike e artistit, e cila pasurohet, priret drejt krijimit tė efekteve grafike, por dhe dekorativo-ekspresive. Figura e artistit Sali Shijaku ėshtė njė nga figurat madhore tė arteve pamore shqiptare. Shteti shqiptar e ka vlerėsuar dhe nderuar kontributin e artistit me mjaft ēmime dhe i ka akorduar disa Ēmime Republike (1956, 1970, 1984, 1989). Nė vitin 1969 ai mori titullin "Artist i Merituar" dhe nė vitin 1979 "Piktor i Popullit". Mė 2004-ėn ai u nderua me titullin "Nderi i Qarkut tė Tiranės". Nė fondin e GKA-sė ruhen 92 vepra tė artistit nė pikturė dhe skulpturė, nga tė cilat 19 vizatime (penė, karbon dhe flamastėr), 7 punime nė qeramikė dhe 1 nė allēi. Njė pjesė e koleksionit tė veprave tė Shijakut janė tė ekspozuara nė sallat kryesore tė Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė. Veprat e Sali Shijakut ndodhen nė shumė vende tė botės dhe sot janė pjesė e koleksioneve tė koleksionistėve brenda dhe jashtė Shqipėrisė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792

    Galeria e Artit e Sali Shijakut

    Galeria e Artit Sali Shijaku

    Fantastike :)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Per me teper rreth Galerise se tij ...

    http://www.facebook.com/profile.php?...00000306108252

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •