Close

Rezultati i Sondazhit: A keni përdorur ndonjëherë "Cloud Computing"?

Votues
5. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Çka është ajo?

    2 40.00%
  • Po

    1 20.00%
  • Jo

    2 40.00%
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e dr_iton
    Anëtarësuar
    21-06-2009
    Vendndodhja
    Podujevë
    Postime
    24

    A keni përdorur ndonjëherë "Cloud Computing"?

    Mendoj se do të ishte interesante që të shohim se a përdorni ndonjë lloj apo shërbim të Cluod Computing në shtëpitë tuaja apo në vendin ku ju punoni.
    Tregoni se çfarë lloji të cloud computing keni përdorur, nëse po, çka ju ka pëlqyer apo nuk ju ka pëlqyer në të.

    Përpos tjerash e di që shumica e përdoruesve nuk kanë dëgjuar për këtë term, mirëpo jam më se i sigurtë se disa prej tyre edhe e kanë përdorur këtë shërbim përderisa kanë hulumtuar nëpër Internet.
    Për ata që për herë të parë dëgjojnë këtë term keni një video këtu se ÇKA ËSHTË CLOUD COMPUTING?

    Përshëndetje.
    (AL)Leximi rrezikon marrëzinë. (EN)Reading jeopardizes stupidity. (DE)Lesen gefährdet die Dummheit.

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e dr_iton
    Anëtarësuar
    21-06-2009
    Vendndodhja
    Podujevë
    Postime
    24
    Sqarim:



    Çka është CLOUD COMPUTING?

    Cloud Computing është termi i përgjithësuar për çdo gjë që përfshihet në dërgimin e shërbimeve për hosting nëpërmjet Internetit. Këto shërbime gjerësisht janë të ndara në tre kategori:
    Infrastruktura si shërbim (ang. Infrastructure-as-a-Service), platforma si shërbim (ang. Platform-as-a-Service) dhe Softueri si shërbim (ang. Software-as-a-Service). Emri cloud computing ishte inspirim nga simboli i resë që ishte përdorur shpesh për të prezantuar Internetin në bllok diagrame.
    Shërbimi cloud ka tre karakteristika që e dallojnë atë nga hosting-u tradicional.
    - Shitja sipas kërkesës – zakonisht brenda minutave apo orëve.
    - Elasticiteti – shfrytëzuesi mund të ketë aqë shumë apo aqë pak shërbime ashtu si dëshirojnë ata brenda kohës së caktuar.
    - Shërbimi menaxhohet plotësisht nga ofruesi (shfrytëzuesit i mbetet që të ketë vetëm kompjuterin dhe qasja në internet).

    Cloud Computing mund të jetë private ose publike. Ajo publike shet shërbime çdo kujt në internet përderisa ajo private është pronësi e rrjetit apo e qendrës së të dhënave e cila furnizon shërbimet për hosting tek një numër i kufizuar i njerëzve.

    Si do që të jetë, cloud computing privat apo publik, qëllimi është që të ofroj qasje më të lehtë tek burimet kompjuterike apo shërbimet e teknologjisë informative.

    Përshëndetje.
    (AL)Leximi rrezikon marrëzinë. (EN)Reading jeopardizes stupidity. (DE)Lesen gefährdet die Dummheit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •