LOTET E DHIMBJES TRETEN MES KUJTIMESH (Otranto-1997)
(motres sime ALBANA qe humbi jeten ne moshen 23-vjecare )
*** *** ***
Mė flisje e mėsoje disa herė moj motėr,
E pastaj nis e ziheshim pėr njė fjalė tė kotė !
Tė fyeja e mė fyeje, por pa tė keq,
Mė njihje e tė njihja kush ishe nė tė vėrtetė.
22-vjeēe, ende pa i mbushur,
22-vjeēe, mosha mė e bukur !
22-pranvera mbi trupin tėnd
U shkrehėn nė det, 800metra thellė !
…,dhe s’di moj motėr ē’ke thenė ato caste,
Kush tė ėshtė kujtuar, vall ē’ke kėrkuar ?!
Mos kishe nevojė pėr babin, mamin,
motrėn a vėllanė!?
A mos pėr ata, qė tek anija tė ngjitėn!!?
Mos pėr tė fejuarin ke pasur nevojė?
Se di moj motėr, vallė ato ēaste a kishe gojė?!
Nuk e di ē’tmerr ke parė me sytė e tu !?
Mos ndoshta dallga tė ka hedhur diku?
S’e di val]lė motėr ē’bėn ti tani,
Nė fundin e detit me duart flori?!!
Pėr ē’i pėrdor, ē’lan atje poshtė,
Ahh’ mos uji tė ka ngrirė tė tėrėn??
Ahh’ mor Zot !
Oh, mos mor Zot, mos qoftė kėshtu,
Kush do t’ia lyej muret mamasė kėtu?!!
Kush moj “Bana”, kush do tė mė qortojė?
Me kė ta qaj njė hall, kush do t’mė dėgjojė?
Ti mbete diku, poshtė, dhe ngele pa gojė,
…por mua mė le vetėm kur kisha mė shumė nevojė!
*** *** ***
U nise pėr udhė nė detin e gjerė,
Me vete more ti plot mall e brengė.
Pėr zemėr e kishe babin e shtrenjtė,
Qė mė shumė shok, se prind ishte pėr ne !
Me ty qante njė hall, muahabet a mirėsi,
Me ty e kish lidhur gjithė kėt’dashuri!
Buzėqeshja tė ngriu nė ujtė e kaltėr,
Sytė t’u kristalizuan nė botėn pa ajėr!
Ike larg nga jeta, na braktise moj zemėr,
Nė fundin e detit e trete ti jetėn !
Mes dallgėve, mes peshqėve , me kripėsisė sė tij,
U endėn vitet e tua, e shtrenjta rini !
Tė pash pėr here tė fundit nė shtėpinė tonė,
Aty , ku ziheshim, putheshim gjithmonė.
…Dhe gjithēkah e pėrmbysi lajmi nė televizion !
( vazhdon…………………………)
Krijoni Kontakt