Serbet e kosoves ma te pasurit, nji ane marin ka serbia anen tjeter nga qeveria e kosovese plus bakshishe me traktora po tutna po vin shume nga serbia po lypin azil.
Serbet e kosoves ma te pasurit, nji ane marin ka serbia anen tjeter nga qeveria e kosovese plus bakshishe me traktora po tutna po vin shume nga serbia po lypin azil.
Ndryshuar për herë të fundit nga pejani34 : 05-11-2009 më 09:32
pak me par ne lajme, ,,vetevendosja,, thot qeveritart shesin token e kosoves per mardhanije diplomatike me fqinjet,
kjo asht mase e vertet , si deshmi, popullata ku banojn e thot te njejten gje.
a pe she pe votojn thaqin shkit
Dino Jorgiqi do ta votojë publikisht Bujën
Kryeministri Hashim Thaçi nga familja Jorgiq i fton serbët të dalin në zgjedhje.
Nëse realizohen premtimet që kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari aktual i Lipjanit, Ramë Buja, i premtuan të mërkurën në shtëpinë e serbit Dino Jorgiq, ky i fundit së bashku me gruan e tij do të dalë në zgjedhje dhe do ta votojë publikisht Bujën.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, dhe kryeministri Thaçi i kanë premtuar Jorgiqit edhe një traktor.
VALMIR KLAIQI
Prishtinë, 4 nëntor - Plaku nga Lipjani, serbi Dino Jorgiq, shumë shpejt do të përfitojë një traktor të ri, dhuratë nga kryeministri Hashim Thaçi dhe nga ambasadori amerikan, Christopher Dell. Jo që kryeministri dhe ambasadori kishin planifikuar t’i dhuronin atij një traktor, por Jorgiqi e kishte të ditur se çka ofron kryeministri kur i viziton ata dhe për ta realizuar kërkesën e tij, ai së pari e hapi një shishe raki që e kishte përgatitur vetë. Me të ngritur dolli me mysafirët, ai e bëri kërkesën për traktor, të cilën kryeministri dhe ambasadori ia garantuan se do ta realizojnë shumë shpejt.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, në praninë e mysafirëve në shtëpinë e Jorgiqit, premtoi se deri në pranverë do ta rregullojë kanalizimin dhe do ta bëjë asfaltimin e rrugës, e cila ua lehtëson jetën 17 familjeve që jetojnë në lagjen e Jorgiqit.
Me të përfunduar premtimi i Bujës, kryeministri Thaçi i ftoi Jorgiqin dhe të gjithë bashkëkombësit e tij që të dalin në zgjedhjet e nëntorit. Jorgiqi, i emocionuar nga premtimet dhe rakia me shumë gradë celsius, u premtoi mysafirëve se më 15 nëntor do të dalë në zgjedhje dhe do të votojë publikisht për kryetarin Buja.
Thaçi i tha Jorgiqit dhe të pranishmëve të tjerë në këtë familje se zgjedhjet e nëntorit janë interes jetik i të gjitha komuniteteve, në veçanti për komunitetin serb. Ai tha se Kosova është atdhe i të gjitha komuniteteve, andaj edhe do të ndërtohet nga të gjitha komunitetet së bashku, pa dallime etnike. “Kjo vizitë tregon shembullin më të mirë për fillimin e jetës së re në Kosovë, për ndërtimin e vendit demokratik, shumetnik, të tolerancës, të mirëkuptimit. Është mjaft inkurajues edhe zotimi i familjes Jorgiq dhe i komunitetit serb për pjesëmarrje edhe më masive në zgjedhjet e 15 nëntorit. Janë këto zgjedhje të rëndësishme për çdo qytetar, për të ardhmen e çdo familjeje, për të ardhmen e vendit tonë, prandaj participimi i të gjitha komuniteteve, para së gjithash i serbëve, është jetik. Zotimi i familjes Jorgiq dhe i komunitetit serb është mjaft inkurajues për vendin tonë”, tha ai.
Ndërkaq, Dino Jorgiq, mikpritës i kryeministrit dhe i ambasadorit amerikan, shprehu pakënaqësinë me jetën e vështirë, mungesën e punës dhe të mirëqenies sociale, duke thënë se ai nuk frikësohet nga askush të jetojë në Kosovë dhe askush nuk duhet të frikësohet ta vizitojë atë në shtëpi. “Ja, shikoni pak atje, është shtëpia e vëllait tim; kjo tjetra prapa është shtëpia e vëllait, këtu ka qenë vëllai tjetër. Krejt këto shtëpi janë të vëllezërve të mi, asnjëri nuk ka punë në Kosovë. Asnjë njeri nuk ka punë, asnjë djalë. E ne çka të kërkojmë tjetër. E thonë jo Serbia. Po merri ti 1 mijë euro në xhep, për ty mirë, por më pyet mua a është mirë a jo, a kam bukë për darkë a s’kam”, tha Jorgiqi.
Ambasadori Dell e siguroi familjen Jorgiq se do ta ketë përkrahjen e institucioneve lokale të Lipjanit, si dhe i garantoi që premtimet e bëra nga Buja do të realizohen.
Thaçi nuk komenton për hetimet e EULEX-it
Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka preferuar të mërkurën të flasë për hetimet e paralajmëruara nga EULEX-i, të cilat pritet të sjellin para drejtësisë shumë persona “të mëdhenj” edhe në rang ministrash. “Nuk dua ta ngarkojmë vizitën këtu me gjëra të tjera. Ju faleminderit!”, tha Thaçi pas vizitës që i bëri familjes Jorgiq në Lipjan.
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 05-11-2009 më 15:01
mete vertet sidomos ne qe po ju thojm patriota, Ramushi , po thojn po e vjedh popullaten, Thaqi po e shet token e kosove,,kuku per ne qe kurr skishim pas bes ne nje udhheqes qysh duhet besnik., krejt interesgji .
Leni more burre poshteni shkijet tone , se jane duke e lujt te njejtin rol sikur q
ATDHEU MBI TE GJITHA
Lereni more poshteni shkijet tone, se ata te shkretit jane duke e luajtur te njetin rol qe e luajshin poshteni albanacat per Serbine. Keta i kemi ,, serbe poshten ' qy. U shumofshim ishalla. Heheheh i zoti more ky kryeministri jone, jua ka marre shtetin e po ju jep traktorin. Tamam mire e ka kazma , lopata dhe traktori jane per ta , ska me me hanger ne shpine te shqiptareve.
ATDHEU MBI TE GJITHA
Serbët e Lipjanit deklarojnë daljen në zgjedhje
Daut Duriqi
Lipjan, 4 nëntor
m_thaqi me ambasadorin cristofer dell viziton nje familje serbe foto kushtrim ternava 14Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se zotimi i komunitetit serb për të dalë masivisht në zgjedhjet e nëntorit dhe, sipas tij, klima e mirë e fqinjësisë ndëretnike, janë shembulli më i mirë i angazhimeve të Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-ve, për fillimin e jetës së re në Kosovë. Këto komente ai i bëri gjatë vizitës së përbashkët me ambasadorin amerikan në Kosovë, Christopfer Dell dhe kryetarin Shukri Buja, në familjen e Dushan Jorgiqit në Lipjan. Të gostitur nga nikoqiri me nga një gotë konjak, kryeministri Thaçi vlerësoi se zgjedhjet e nëntorit janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të ardhmen e saj, andaj, sipas tij, participimi i të gjitha komuniteteve, para së gjithash i atij serb, është inkurajues për Kosovën si shtet i të gjithëve.
Shpagimi i punës 10-vjeçare
Për ambasadorin Dell, vizita në familjen Jorgiq është një ndër vizitat që i jep atij shpresën më të madhe prej se ai për herë të parë ka vizituar Kosovën. "Dhjetë vjet më parë as që kishim mundur ta paramendojmë se një kryeministër i Kosovës së pavarur viziton familjen serbe dhe ajo i shpreh mirëseardhjen atij. Ndërsa ky takim vërteton të gjithë mundin që kemi derdhur në dhjetë vjetët e fundit. Vetë fakti se ne sot miqësisht po bisedojmë dhe pimë bashkërisht, jep shpresën e madhe për të ardhmen e këtij vendi", tha Dell. Duke u ndërlidhur me kërkesën e nikoqirit për asfaltimin dhe ndërtimin e kanalizimit në lagjen ku jeton familja e Jorgiqëve, kërkesë e cila gjeti përkrahjen e plotë të kryetarit Buja, me zotimin se ajo në pranverë do të realizohet, ambasadori amerikan tha se po ashtu e rëndësishme është biseda për temat të cilat lidhen me zgjedhjet, dhe të cilat, sipas tij, janë pikërisht bisedimet të cilat duhet të bëhen. "Këto janë gjëra të cilat u takojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës njëkohësisht, madje edhe përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare, të cilat janë mysafire dhe janë përkohësisht këtu", tha Dell.
Jorgiq: I besojmë kryeministrit
Dushan Jorgiq, duke i deklaruar publikisht votën e tij dhe familjes së gjerë të Jorgiqëve, për kandidatin e PDK-së dhe kryetarin aktual të Lipjanit Shukri Buja, me gjithë ndërhyrjen e ambasadorit Dell, se është e drejtë demokratike për mosdeklarim të votës, nikoqiri u zotua se më 15 nëntor do të dalë në zgjedhje dhe do të votojë për kandidatin e PDK-së. Jorgiq tha se do të votojë, për dallim nga disa serbë të cilët, sipas tij, punojnë në strukturat paralele dhe marrin benificione nga Serbia edhe nga 1 mijë euro në muaj, përderisa ai nuk ka bukë për familjen e tij. "Unë kërkoj zgjidhje nga kryetari Buja dhe vetëm atij i besoj", tha Jorgiq. Në interesimin e ambasadorit amerikan për marrëdhëniet e komuniteti serb me kryetarin Buja, Jorgiq u shpreh me dëshirën që Buja të jetë i tillë edhe për 100 vjetët e ardhshme. "Të jetë i tillë edhe 100 vjet dhe këtij vendi nuk i duhet më shumë. Kemi qenë te ai dy herë dhe na ka pritur me një qasje shumë njerëzore", u shpreh Jorgiq. Ndërkaq në vërejtjen, si në shaka të ambasadorit Dell, se ka një problem paraprak, sepse kryetari Buja, sipas tij, së pari duhet të rizgjidhet, Jorgiq tha se ai ka premtuar publikisht se do të votojë dhe gjithë votat e familjes Jorgiq do të shkojnë për kandidatin e PDK-së. Duke u ndërlidhur me deklarimet e Jorgiqit, kryeministri Thaçi tha se është mrekulli që Kosova ka arritur nivel të demokracisë ku votohet për njëri-tjetrin pa dallim etnie. "Që një komunitet voton për një lider të komunitetit tjetër, është edhe demokracia e Amerikës dhe Evropës. Kjo nuk është politikë, kjo është shpirti i njerëzve dhe kjo është demokracia e re në Kosovë", tha Thaçi.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
shkau ka thon do te votoj per pdk nese ma blen hashimi ni traktor e hashimi i tha pa ta ble se lo.
Dell: Koha e strukturave paralele ka kaluar
Koha e strukturave paralele serbe në[ Kosovë është relikt i së kaluarës, prandaj njerëzit duhet të kthehen kah e ardhmja e tyre, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovës Cristofer Dell të enjten, gjatë një takimi me dyer të mbyllura me të gjithë kandidatët për kryetar të komunës së Shtërpcës, 4 shqiptarë e 6 serbë....
Postuar: 10:57:27 / 06.11.2009
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, por edhe diplomatë të tjerë, së bashku edhe me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, në vazhdimësi po iu bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 15 nëntorit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor, për të krijuar kushte për një jetë të sigurt dhe shumë më të mirë.
| s.b & RTK staff |
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt