Sot lexova ne disa gazeta te perditshme te Tiranes se KQZ ka pranuar idene e hedhur per "referendum" per uljen e moshes se daljes ne pension.
Kjo ngjalli sa habi edhe nje te qeshur tek une pasi e lexova, pasi me kujtoi nje emision ne radio te titulluar "moron news", lajme qesharake nga bota. Ky eshte nje lajm shume qesharak ne fakt, jo per permbajtjen e tij, por nga menyra se si po e trajtojne organet kompetente ne Shqiperi.
Shqiptaret do te shkojne se shpejti ne referendum per "uljen e moshes se daljes ne pension", packa se nje ceshtje e tille nuk ka nevoje per referendum. Te gjithe duan te dalin ne pension nje ore e me pare. Te gjithe njerezit e thjeshte e dine nje gje te tille, por si duket, "kokat e administrates", nuk e dine dhe nuk duan qe te dalin ndonjehere ne pension vete.
"Te ishte puna e mire, punonte dhe Mbreti!"
Te tilla lajme na skandalizojne me injorancen e tyre. Ulja e moshes se pensionit nuk ka nevoje per referendum, ka nevoje per debatim dhe aprovim ne parlament. Kushtetutes duan ti bejne amendamente ne parlament, kurse daljen ne pension duan ta hedhin ne referendum.
Besoj se mosha e pensionit eshte me e rendesishme se kushtetuta per administraten shqiptare.
Krijoni Kontakt