Barrie M. Osborne

Film i ri pėr Muhammedin a.s. nga fituesi i Oskarit



Producenti i filmave "The Matrix" dhe "Lord Of the Rings" do tė pėrgatis filmin
pėr Muhammedin s.a.w.s.


E mėrkurė, 04 Nėntor 2009 21:42

Fituesi i ēmimit Oskar producenti Barrie M. Osborne ėshtė i njohur mirė pėr filmat e shkėlqyer duke pėrdorur karaktere mesianike, veēanėrisht nė filmin "The Matrix" dhe trilogjinė " Lord of the Rings".

Kohėt e fundit edhe pse i fokusuar drejtpėrsėdrejti nė materiale fetare dhe jo nė storie qė i referohen kėtyre teksteve, Osborne tashmė vetėm ka filluar punėn nė filmin "Kingdom Come", njė poemė epike biblike pėr jetėn e Jezusit, i cili do tė drejtohet nga artisti i efekteve vizuele tė filmit "Lord of the Rings" Dean Wright.

Tani, sipas gazetės Guardian ai ėshtė duke planifikuar njė film 150 milion dollarėsh pėr Muhamedin s.a.w.s.

Filmi i Osbornit, i cili do tė ndjekė jetėn e Muhamedit (s.a.w.s) nga lindja e deri nė vdekjen e tij dhe mėsimet e tij nuk do tė shfaqin pėrshkrimin e Pejgamberit (s.a.w.s.) nė ekran. Producenti me origjinė nga Zelanda e Re ėshtė duke punuar me njė kompani tė produksionit nga Katari dhe ka tė punėsuar dijetarin musliman, Jusuf El Karadavin, pėr tė mbikėqyrur tėrė projektin gjatė xhirimeve.



Jusuf El Karadavi

Producenti i tha Reuters-it se do tė jetė "njė produksion ndėrkombėtar epik qė ka pėr qėllim ngritjen e urave mes kulturave." /imdb/