Ne kete tem kam deshire te sjell nje vezhgim pergjate gjithe ketij libri. Nuk eshte nje vezhgim siperfaqsor po edhe as shume i thelle.
Po mendoja qe ta sjell ngadal sepse nuk mund te sjell te gjithin pernjeheresh pasi nuk e kam ne flesh.
Ju lutem qe te lexoni me bibel ne dore dhe te hapur.
Ne rradhe te pare lutem qe Zoti te na bekoje nderkohe qe e lexojme dhe e shikojme fjalen e Zotit me nga afer. Si dhe lutem per paqe dhe mbushje me Frymen per te gjithe besimtaret e krishtere qe do ta lexojne kete teme dhe te gjithe ata qe jane pjestar ne kete forum.
Ateher ky liber realisht kur hapim biblat e shikojme te titullohet Veprat e Apostujve. Por ka dicka ne lidhje me kete titull. Ky titull nuk eshte vendosur nga autori. Sic e shikojme ne fillim nuk ka nje titull por thuhet vetem kaq: Tregimin e pare e bera o Teofil, mbi cdo gje qe beri jezusi kur ishte ne toke dhe te mesoje.
Sic shikojme personi qe shkruan eshte nje nga personat qe ka shkruajtur nje nga ungjijte.Por veme re se menyra se si fillon eshte e njejta me ate qe jepet tek ungjilli sipas Llukes. Dhe ky besoj qe eshte edhe autori i ketij libri(Veprat e Apostujve). Por shohim qe Lluka nuk i ka vene ndonje titull ketij libri por e quan vecse nje tregim, nje tregim i dyte ose volumi i dyte i krejt tregimit qe ai solli per Teofillin.
Duket sikur te dy librat jane nje liber i vetem dhe qe eshte me dy volume dhe keta libra jane si dy volume te nje libri te vetem.
Pra ungjilli i Jezusit- volumi i pare
Veprat e apostujve-volumi i dyte.
Po kush ja vuri titullin veprat e apostujve?
Titullin ketij libri ja vune te krishteret me vone ne vitin 200 pas Krishtit sepse ne kohen kur ja vune emrin librit kishte heretike dhe nje prej tyre ishte marcioni i cili e pelqente shume palin si apostull dhe thoshte se vetem ai ishte aposull te tjeret nuk ishin. Prandaj kisha ne kete kohe vendosi qe ti vinte emrin veprat e apostujve ne menyre qe ti kunderpergjigjeshin herezise se Marcionit.
Por fare mire ky liber mund te quhet edhe Veprat e Frymes se Shenjte.
Pra thame qe lluka shkroi ungjillin dhe nuk i vuri emer tregimit tjeter(veprat e Frymes), mendohet se keto dy libra ose volume qarkullonin ne te njejten kohe si nje liber i vetem.
Ky liber ndahet ne dy pjese: Pjesa e pare ku flitet me shume per Pjetrin , 1-12
Pjesa e dyte ku flitet me shume per Palin , 13-28
Fryma e Shenjte permendet me shume se sa Pjetri dhe Pali.
Nje fraze e rendesishme qe permendet 60 her eshte: Ne emer te Jezusit.
Autori eshte Lluka qe i drejtohet Yeofilit.
Data kur u shkrua mendohet te jete 62-63 pas Krishtit, kjo per aresyen sepse Pali ka qene ne burg ne vitet60-61 pas Krishtit.
Vargu kyc ne kete liber qe jep edhe thelbin e gjithe librit eshte: Veprat 1:8
Zoti deshiron ti shtoje kishes besimtare cdo dite, uniteti ne trupin e Krishtit eshte shume i rendesishem.
Ky liber nuk perfundon , nuk ka fund. Tek veprat 28:28-31 nuk na jepet asnje fjale qe ta tregoje kete , nuk thote bekime mbi ju, nuk thote amen, nuk thote ndonje lutje te fundit por thjesht ndalon aty.
Teofil dmth i dashur nga perendia, ky ishte nje person me mire besim qe i besohet libri per ta ndare.
Tek veprat 1: 3-5 na tregohet qe Jezusi ndejti me dishepujt per 40 dite dhe ua hapi mendjt per te kuptuar shkrimet. Ai i mesoi ata per shkrimet e shenjta dhe i mesoi ne lidhje me gjerat e mbreterise se Perendise. Shkolle biblike per 40 dite me Jezusin , sa do te doja te isha atje.
Gjithashtu i urdheroi qe te mos largohen deri sa Fryma e Shenjte te vinte mbi ta .Sepse ata do te pagezoheshin me Frymen e Shenjte.
Duket qe Jezusi nuk donte qe ata te iknin dhe te prisnin vetem per ardhjen e dyte te Tij por te prisnin per premtimin e Atit (Frymen e Shenjte) qe pastaj do ti sherbenin Jezusit me fuqine e Tij, kjo duket kur thote se Ai i urdheroi.
tek veprat 1:6 shikojme qe dishepujt edhe pse kishin ndejtur me jezusin per rreth tre vjet edhe pse kishin bere shkolle biblike per 40 dite edhe pse Jezusi u tha te prisnin premtimin e Atit qe Ai u tha, i thone Jezusit: hej Mesues a do te vish ne kete kohe per te rivendosur mbreterine eIzraelit? Ata akoma besoninose deshironin qe te kishin ndonje pozite te mire ne mbreterin e rivendosur te Izraelit, me duken pak si ata studentet e pavemendshem ne disa fjale te profesorit.Dhe Jezusi qe ua kishte thene kaq shume here mund edhe te nevrikosej dhe tu thoshte sic bejne sot disa pedagog qe thone ku i ke veshet dhe mendjen? Por Jezusi nuk u tha ashtu ai u tha ndryshe.
Pra Jezusi dhe nje urdher.Ata nuk duhet te merreshin me gjerat e botes por me percjelljen e mesazhit te ungjillit , por per kete ata kishin nevoje per fuqi nga larte.
E shikojme kete gje tek veprat 1:8 ku Jezusi tha : Ju do te merrni fuqi kur Fryma e Shenjte te vije mbi ju dhe atehere do te jeni deshmitaret e mi ne te gjithe boten.
Fjala fuqi ketu jepet ne gjuhen greke Dunamis. Pra Jezusi po u thote : ju do te merrni Dunamis. Dunamis dmth si dicka qe kur vjen shperthen fuqishem si dinamiti. Vecse kur dinamiti shperthen ne shikojme se cfare ndryshimi ndodh me ambjentin perreth, dhe ketu gjithashtu kur vjen ky Dunamis qe shperthen ka nje ndryshim pas shperthimit ne jeten e dishepujve, madje nje ndryshim prej 180 gradesh mund te themi ose nje ndryshim rrenjesor.
Qellimi i Dunamis nuk eshte autoriteti, por fuqi per te qene sherbetor i Zotit Jezus.
Dhuntia eshte fuqi per te bere mrekulli, ne greqisht fjala fuqi eshte Dunamis.
Qellimi i pagezimit me Frymen e Shenjte eshte te jemi bekim per te tjeret. Ka njerez jashte qe nuk jane te shpetuar dhe kane nevoje per Jezusin , ne duhet tu deshmojme atyre , tu predikojme ungjillin, per ket na duhet Dunamis(fuqi nga Fryma e Shenjte).
Tek vargu 14 shikojme se dishepujt jane lutur per 10 dite, ata ishin ne unitet.
(Sa per informacion ketu shikojme menyren se si Juda iskarioti ka vdekur: veprat 1:18, Juda ka rene kokeposhte nderkohe qe donte te varte veten, ne fakt nuk arriti te varte veten sepse re momentin qe donte te varej ka rreshkitur dhe ka rene kokeposhte , ka plasur ne mes dhe te perbrendshmet e tij dolen jashte trupit, fuuu sa vdekje e keqe)
Nejse apostujt kerkuan dike tjeter ne vend te tij qe ta zevendesonte.Ata zevendesuan Juden sepse keshtu ata i kuptuan shkrimet.Apostulli qe do te zgjidhej duhet te ishte deshmitar okular.Por shikojme qe apostujt nuk e zevendesuan jakobin kur ky i fundit vdiq.Ata nuk zevendesuan me apostuj , nuk besoj se kisha duhet te zevendesoj 12 apostujt sa here qe vdesin sic ben kisha mormone.
Shikojme ketu qe Perendia eshte sovran Ai kontrollon fatin dhe shortin.Perendia zgjodhi Matian .
Me pas nuk perdoret me shorti por degjohej zeri i Frymes se Shenjte. Veprat 1:24-26.
VAZHDON neser
Krijoni Kontakt