Vazhdojme:
Se katerti, Nepermjet besimt bej pjesen tende per te marre kete dhurate. Historia e Pjetrit duke ecur mbi uje ilustron pjesen e besimtarit, lexo Mateu 14:22-33. U desh ndihma e Perendise qe Pjetri te ecte mbi uje drejt Jezusit. Ne te njejten menyre vetem Perendia mund tju aftesoje te flisni nje gjuhe qe nuk e njihni. Perendia eshte gati te beje pjesen e Tij. Por ju gjithashtu keni nje pjese ne kete mrekulli. A e detyroi Jezusin Pjetrin te linte sigurine e barkes? A i kapi Jezusi kembet e Pjetrit dhe e beri ate te dilte jasht ne uje? Jo! Gjithshka qe Jezusi beri ishte ta ftonte Pjetrin te shkonte tek Ai. Jezusi e ftoi Pjetrin me nje prej fjaleve me te preferuara te Perendise: EJA! ( Mateu 14:49). Pjesa e Pjetrit ishte qe te perdorte kembet dhe te fillonte te ecte. Mrekullia nuk ishte se Pjetri eci . Pjetri po i perdorte kembet ashtu sic po i perdorte cdo dite. Ne te njejten menyre, mrekullia e te folurit ne gjuhe nuk eshte qe ju jeni duke folur. Ju do te flisni me te njejten gjuhe fizike dhe ze qe ju perdornit cdo dite. Ishte Pjetri qe i beri hapat. Dhe do te jeni ju qe do ti thoni fjalet. Ishte zgjedhja e Pjetrit qe te fillonte te ecte dhe zgjedhja e Tij qe te ndalonte se ecuri. Eshte zgjedhja juaj qe te filloni te flisni dhe te ndaloni se foluri. Perendia do te beje pjesen e Tij, por ju duhet te beni pjesen tuaj.
Nje besimtar i quajtur Thoma kerkoi per tre vjet te pagezohej ne Fryme . Ai u lut shume here: Zot , une jam gati me pagezo ne Fryme. Fillo te flasesh Zot ne gjuhen e re. Thomai mendonte se Jezusi do te fliste. Ai nuk e kuptonte ndryshimin midis pjeses se Zotit dhe pjeses se tij. Here pas here Thomai vinte tek Zoti dhe thoshte: Vazhdo Zot une jam gati. Por asgje nuk ndodhi. Zoti shpesh vinte fjale dhe rrokje te reja ne mendjen e Thomait. Pastaj Zoti priste qe Thomai te fillonte se foluri. Por Thomai nuk e kuptonte se ishte koha per te folur. Imagjino dy njerez duke luajtur nje loje Dame ata e bejne me rradhe. PAsi njeri leviz ose ben rradhen , eshte rradha e personit tjeter qe te levize por asgje nuk do te ndodhe nqs njeri prej lojtareve refuzon te beje rradhen e tij.Ata thjesht do te rrine ulur dhe do te shikojne njeri tjetrin. Thomait ju deshen tre vjet per te kuptuar qe pjesa e tij ishte te fliste! Me vone , nje nate te lavdishme ai kuptoi dhe peshperiti qetesisht fjalet qe i erdhen ne mendje . Pastaj ndaloi. Mendja e tij nuk i kuptoi fjalet e reja. Ato tingellonin te huaja si nje gjuhe qe ai nuk e dinte. Thomai nuk mund te analizonte kete gjuhe te re. Ai mendoi se mendja e tij kurr nuk do te kuptonte kete pervoje frymerore. Sic Pali ka thene: Sepse nqs une lutem ne nje gjuhe tjeter , fryma im lutet, por mendja ime eshte e pafrytshme, 1Kor14:14.
Keshtu Thomai filloi te lutej perseri ne gjuhe me besim feminor dhe duke u perqebdruar ne Jezusin. Ai foli fjale si ofrime lavderimi ndaj Perendise. PAstaj degjoi Zoti te psheretije dhe ti thote: Oh, pra me ne fund me besove. Nje paqe e madhe filloi te mbushte Thomain ndersa vazhdonyte te lutej ne gjuhe te re. Ai ndjente sikur po pagezohej ne dashuri. I vetem ne dhomen e tij u lut ne gjuhen e re per me shume se nje ore. Ishte sikur nje lume i paster dashurie po rridhte neper te .Qe nga ajo kohe e tutje jeta e tij ndryshoi. Ai ndjente dashuri te re per armiqte e vjeter. U be me e lehte te ndiqte Krishtin dhe te jetonte nje jete te shenjte. Jeta e krishtere nuk dukej me si ngjitja e nje mali. Gjithashtu Fryma e aftesoi ate te mposhte nje ves te keq ne jeten e tij. Me e mira e te mirave ishte se ai u be nje deshmitar me i fuqishem per Jezusin.
Pasi Jezusi ve fjale ose rrokje te reja ne mendjen tuaj, ateher eshte rradha juaj. Flitini ato me ze te larte ne besim. Peshperitini ato ose theritini me ze te larte sa te deshironi. Zgjedhja dhe zeri jane tuajat. Jezusi e ftoi Pjetrin te vinte tek Ai ne uje. Ishte rradha e Pjetrit. Asgje nuk mund te ndodhte derisa Pjtri te ngrinte kemben dhe te levizte larg barkes. Ju do te pagezoheni ne Fryme vetem kur te filloni te flisni.
U desh besim qe Pjetri te bente hapin e pare. Nga njera ane ai po levizte nga e njohura ne te panjohuren, Kjo ishte e frikeshme. Nga njera ane ai po levizte nga e njohura ne te njohuren, ai e njihte Jezusin, kjo ishte me e lehte. Ai po ecte drejt Jezusit dhe ishte i perqendruar tek Jezusi. Ky ishte celesi per besimin e Pjetrit. Ai qe ne gjendje te bente nje hap besimi sepse ishte i perqendruar tek Jezusi. Jezusi eshte autori dhe persosesi i besimit tone, Hebrenjte 12:2. ne te njejten menyre ju do te merrni besimnin e nevojshem per te folur ne nje gjuhe te re ndersa perqendroheni ne Jezusin. Mos harroni nese ju i kerkoni Atij nje peshk Ai nuk do tu jape nje gjarper, Lluk 11:11. Jezusi do te jape besmin qe keni nevoje ndersa fokusoheni ne Te. Fryma e Shenjte do tju aftesoje qe te flisni nje gjuhe te re, veprat 2:4. Dhe Jezusi do tu pagezoje ne Frume ndersa ju flisni fjalet qe Fryma ju sjell ne mendje.
Ata qe pagezohen e ne Fryme marrin te njejten dhurate qe Ati u dha besmitareve te pare tek veprat 2:4. Miliona rreth botes do te deshmojne kjo dhurate e Perendise eshte celesi per te deshmuar Jezusin ne menyre efektive. Lutuni ne gjuhe cdo dite ndersa gezoni plotesine e Frymes ne jeten tuaj. Lutja ne Fryme do tju ngreje frymerisht, 1 Kor 14:4: Juda 20.
Ju do te bashkoheni ne te njejten pervoje me rreth 600 milione te krishtere pentakostale ne te gjithe boten.
Neser do te flasim per perparesite e kishes se hereshme.
Pra se ta mbyll per sot dua tju inkurajoj te kerkoni kete dhurate qe Ati ke premtuar per ju duke ndjekur te kater hapat me larte . Keto jane hapa biblike.
Ju inkurajoj qe te me shkruani ne emailin tim nese keni marre sot kete dhurate ose nese doni ta merrni (
albanimanushi@yahoo.com).
Zoti ju bekofte .
Per sa i perket librit te veprave do te vazhdoj neser.
VAZHDON.
Krijoni Kontakt