Close

Rezultati i Sondazhit: A do te investonit te ardhurat tuaja ne vendlindje?

Votues
318. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    239 75.16%
  • Jo

    56 17.61%
  • Nuk me intereson

    23 7.23%
Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 143 prej 143
  1. #141
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Marrë nga Top Channel
    Në raportin e fundit, “Të paguash taksat 2010-2011” Banka Botërore jo vetëm që nuk e rendit Shqipërinë si një nga vendet me taksat me te ulëta, por përkundrazi vëren se barra fiskale është më e lartë se sa mesatarja botërore.

    Më saktësisht, raporti i përgatitur nga Korporata Financiare Botërore, thotë se një biznes në Shqipëri, paguan mesatarisht 40.6 për qind të totalit të fitimeve të tij, si taksa për qeverinë duke u renditur e 92-ta nga 183 ekonomi botërore për nga barra fiskale.

    Sipas Bankes Boterore, vendin me numrin me te larte ne renditje ka dhe barren me te larte.Raporti bën një analizë të detajuar të barrës tatimore, që duhet të paguajnë bizneset në cdo vend të botës, duke u bazuar në një shembull standard, ai i një ndërmarrje me 5 aksionerë që ka 60 punonjës dhe është themeluar dy vjet më parë. Sipas Bankës, në Shqipëri kjo ndërmarrje, me ligjet aktuale paguan, 8.5 për qind të fitimit të saj bruto si tatim mbi fitimin, 27.2 për qind si taksë mbi punën dhe 4.9 për qind për taksa të tjera.

    Në total rezulton se nëse kjo ndërmarrje fiton 100 lekë në vit, atëherë ajo duhet të paguajë 40.6 lekë taksa dhe fitimi i mbetur pas taksave është 59.4 lekë. Por raporti nuk analizon vetëm barrën e taksave. Ai vlerëson edhe procedurat, kohën dhe kostot që pagesa e taksave i kushton biznesin. Duke perfshire edhe këto tregues, renditja e Shqipërisë përkeqësohet edhe më duke arritur në vendin e 149 nga 183 ekonomitë e botës.

    Të gjitha vendet e tjera të rajonit renditen dukshëm më mirë se Shqipëria. Maqedonia klasifikohet e 33-ta, Kosova e 41-ta, Kroacia e 42-ta dhe Mali i Zi në vendin e 138. Banka e publikon këtë raport prej 6 vitesh tashmë dhe ekspertët e saj thonë se ai po shndërrohet në një pikë referimi jo vetëm për investitorët e huaj, por edhe për qeveritë për të ndërmarrë reforma në ato pika ku renditen më dobët.

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2010
    Postime
    1
    po pra, tamom e ka thone!

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-12-2009
    Postime
    7
    eshte njisoj
    edhe shqipri edhe kosov

Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •