nga Korrieri..
--------------
Profesioni: Vrases me pagese
Kush jane njerezit e gatshem per te vrare nje person me te cilin nuk kane asnje njohje, kundrejt nje shume te hollash. Si funksionon nje mekanizem i tille, -ekzekutime nga killera profesioniste, ekzekutimet per llogari te nje grupi kriminal nga antare te tij dhe ato nga adoleshente. Lista e vrasesve me te njohur me pagese
Ferdinand DERVISHI
Zakonisht veprojne kur nje person eshte bere pengese per ekzistencen e metejshme biologjike apo ekonomike te nje personi apo grupimi njeresish. Ndersa qe jane aktive, kjo vertetohet te pakten nga dy raste te diteve te fundit. Ne Shkoder forcat speciale te policise prangosen Valmir Hoxhen, te akuzuar te disa vrasje, nje pjese te te cilave me pagese, ndersa ne Tirane policia para pak ditesh arrestoi tre persona te akuzuar per vrasje me pagese duke pretenduar se jane autore te nje ekzekutimi te dyfishte te pazbardhur ne fundin e vitit te kaluar. Natyrisht qe me te fuqishmit jane ata qe veprojne per llogari te nje grupimi te forte kriminal dhe me te predispozuarit per te rene ne duar te policise vrasesit adoleshente, qe me shume jane joshur nga nje shuk te hollash.
Vrases me pagese ne kuadrin e nje grupimi kriminal
Keta jane me te rrezikshmit. Kohet e fundit jane duke vepruar ne Tirane dhe ne Vlore me shume sukses. Ne Tirane qe nga fillimi i nentorit te vitit 2002 ka te pakten kater raste te vrasjeve te bujshme pa autore. Vrasje enigme te perllogaritura deri ne imtesine me te vogel per te dale me sukses dhe qe te bejne te mendosh se nuk jane kryer vetem nga killera profesioniste. Por nga te tille te ruajtur nga nje bande e tere qe ka perllogaritur gjithcka, qe nga levizjet e vrasesit, ekzekutimin ne kohen dhe vendin e duhur, terheqja pa pasoja apo edhe pretendimi dhe realizimi i tij edhe ne rast se autori bie ne duar te drejtesise. Kjo metode organizimi eshte me e larta dhe me e rrezikshmja. Ndersa paga per killerat nuk eshte e madhe. Ata veprojne nen kuadrin e nje kupole, qe u ofron mbeshtejten e nevojshme ekonomike ne menyre racionale.
Vrases profesioniste
Keta jane te rralle dhe aktualisht pothuaj te panjohur. Njihen pak raste te veprimit te tyre jashte lidhjeve me grupime kriminale. Killera te tille paguhen nga njerez qe keta nuk i kane njohur me pare. Objektivi eshte "heqja qafe" e personave qe kane hasem dhe nga te cilet u rrezikohet jeta, apo keta jane konkurente ne te njejten fushe biznesi. Raste te vrasjeve te tilla njihen pak. Ne vitin 1997 disa aksione te tilla i ka ndermarre ne Tirane killeri i njohur nga Berati, Altin Dardha. Nderkohe qe edhe per te sapoarrestuarin ne Shkoder Valmir Hoxha, policia lokale pretendon se vepronte ne te njejten menyre, pra pa e njohur porositesin, por vetem te hollat qe ofronte. Mendohet se keta paguhen me shifra te larta.
Vrases adoleshente
Keta jane me te humburit. Zakonisht bien pre e ofertave te njerezve jo shume te ekuilibruar ne vendimet e tyre. Karakteristike e tyre eshte se deshtojne ne aksionet e tyre vrastare ne shumicen e rasteve dhe pothuaj te gjithe bien ne duar te policise. Dy adoleshente nga nje rreth verior i vendit u kapen ne Tirane nga Komisariati 3 pas nje plagosjeje. Te dy pohuan se ishin paguar per vrasjen nga 1 milion leke te vjetra. Ne Elbasan ne fillim te vitit te kaluar u perserit nje skene e tille nga dy adoleshent, te cilet perfunduan ne duart e policise.
Vrsesit me te njohur me pagese
Tirane
Naim Zyberi, disa vrasje me pagese ne Tirane, i njohur ne vitet 1991-1997
Elidon Kotorri, rreth 5 vrasje me pagese ne Tirane, i akuzuar nga policia, 1999-2000
Berat
Altin Dardha, mbi 60 vrasje, i njohur ne vitet 1994-1998, e njohur nje vrasje me pagese ne Qafen e Sokolit (Rrogozhine, ekzekutimi i Tanit te Sanies)
Dritan Zhuka, rreth 10 vrasje me pagese ne Berat, Fier, Vlore ne vitet 1996-2001
Vlore
Elton Tato, rreth 18 vrasje me pagese kryesisht ne Vlore,
i njohur en vitet 1997-2002
Gazmend Brraka, disa vrasje me pagese ne Vlore, Durres ne vitet 1997-1999
Lushnje
Dritan Vila, mbi 4 vrasje me pagese ne vitet 1998-2002 ne Lushnje
-----------------------
...dhe nuk u ka hyre gjemb ne mullaqe ketyre banditve..
Ligji qe denon kapital eshte hequr.
Ata nuk tremben...jeten e kan ne xhep..si do qe te vi puna...
Ata vrasin ke te duan..dhe viktimat jane pa asnji mbrojtje dhe ne se kapen..gje qe ndodh rralle..ata perseri kane krahe..
Shoket..Familjet..avokatet..gazetaret e nepunsit e korruptuar jane Mbrojtesit e tyre te sigurte perballe ndonji gruaje qyqare e ndonji nene te mjere nga pala e viktimes..
Turp.
Krijoni Kontakt