Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po shkodra spaska pas asi vrases me pages??????
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #12
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Vrasje te pa zbuluara

    Biznesmeni shkodran Esat Valbona eshte ekzekutuar nga vrases profesioniste dhe me pagese. Ky eshte i vetmi konkluzion i arritur nga ekspertet nje dite pas vrasjes se 47-vjeēarit ne lagjen Xhabiej te Shkodres. Esat Valbona, ne pronesi te te cilit rezultojne nje seri lokalesh, u ekzekutua me snajper nga nje distance jo shume e larget. Sipas eksperteve, te cilet nuk kane mundur te sigurojne asnje gjurme, gjithēka ishte programuar me se miri nga autoret. Ata kane shfrytezuar rastin kur Valbona ndodhej ne nje lokal lojerash fati. Deshmitaret okulare kane pare te ndalohet nje makine me xhama te erret ne rruge. Biznesmeni eshte qelluar vetem me nje plumb ne zemer, qe i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme. Policia nuk ka gjetur as gezhojen e armes, e cila mendohet se ka mbetur ne makinen e ekzekutoreve. Ekspertet po hetojne per disa konflikte te vjetra qe ai mund te kete pasur ne Tropoje. Por te aferm te 47-vjeēarit, me origjine nga fshati Valbone, kane deklaruar se nuk ka pasur konflikte familjare. Mesohet se vemendja e eksperteve eshte fokusuar edhe per ndonje prishje pazari gjate punes se tij. Esat Valbona, baba i 2 femijeve, jetonte e punonte prej vitesh ne Shkoder. Veē disa lokaleve ai ishte zoteronte edhe nje pike shitje shitjesh materialesh ndertimi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #13
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar mė parė nga Diesel Industry Lexo Postimin
    Jam shume kurioz te shoh ndonje foto te Altin Dardhes. Kam kerkuar ne inernet por skam gjetur gje.... di ndonjeri te ma tregoje kush ka qene?
    Altin Dardha, Vrases Profesionist, krye krimineli Shqiperise (mos them edhe Europe). Altin Dardha me banden e tij prej 200 ushtaresh (sic quheshin ushtaret e Altinit) ka bere aq buje ne Berat sa edhe sot e ksaj dite tjua permendesh Altin Dardhen Beratasve dridhen nga frika. Ka qene personi qe kishte ngujuar nje qytet te tere edhe bente cfar i donte qejfi, vriste cdo person qe mund te kalonte ne rrugen e tij. Altin Dardha mendohet te kete vdekur, pasi e gjeten te vrare e te djegur, moren nenen e Altinit per te verifikuar kufomen edhe ajo pohoi se kishte qene Altini. Pas nja 4 vitesh ne Fier behet nje vrasje stili i Altin Dardhes, edhe policise i lindi dyshimi qe Altini mund te jete ende gjalle. Ndaj edhe sot e ksaj dite nuk dihet nese ka vdek me te vertete apo jo. Vdekja e Altin Dardhes mbetet mister, edhe megjithse ka qene krimineli Nr-1 , ky person ska rene ne sy shume, ka qene nje profesionist vrases i lindur. Foto te Altinit nuk ka askush, edhe sdihet akoma se kush ka qene Altin Dardha, vetem dihet qe ka ngel si Legjende Urbane.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #14
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Postime
    355

    Brari!

    ...dhe nuk u ka hyre gjemb ne mullaqe ketyre banditve..
    Ligji qe denon kapital eshte hequr.
    Ata nuk tremben...jeten e kan ne xhep..si do qe te vi puna...
    Ata vrasin ke te duan..dhe viktimat jane pa asnji mbrojtje dhe ne se kapen..gje qe ndodh rralle..ata perseri kane krahe..
    Shoket..Familjet..avokatet..gazetaret e nepunsit e korruptuar jane Mbrojtesit e tyre te sigurte perballe ndonji gruaje qyqare e ndonji nene te mjere nga pala e viktimes..
    Brarush mos ec naten ne udhe qe nuk i ke rrahur me pare se iken per lesh k.... keshtu per qejf fare, per sport kur i thone .... Degjoje plakun Korb, mos fol budalliqe vend e pa vend! Ti e di shume mire se, njeri kot nuk te vret . Ja si thua ti, apo do te behesh shembull qe te shkruajne te gjithe sa gjynah qe e vrane ishte burre i mire dhe shkruante ne Forumin shqiptar..... Shshshsht. Pendohu per ato qe ke shkruar dhe mos e zgjat! He se harrova te kam dhe komshi...... sipas elektronikes.
    Salam!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Korbi999 : 25-05-2009 mė 00:58
    Bese dhe hakmarrje.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ---..dhe nuk u ka hyre gjemb ne mullaqe ketyre banditve..
    Ligji qe denon kapital eshte hequr.
    Ata nuk tremben...jeten e kan ne xhep..si do qe te vi puna...
    Ata vrasin ke te duan..dhe viktimat jane pa asnji mbrojtje dhe ne se kapen..gje qe ndodh rralle..ata perseri kane krahe..
    Shoket..Familjet..avokatet..gazetaret e nepunsit e korruptuar jane Mbrojtesit e tyre te sigurte perballe ndonji gruaje qyqare e ndonji nene te mjere nga pala e viktimes..

    Turp.
    Prandaj, idealisht, ata qe zen pozicione politike sduhet te kene nevoje per para.

    ps: une per vete jam pro denimit me vdekje. ne qoftese nje njeri rrezikon jeten e njerezve te tjere, atehere perse te paguajne taksat e popullit buken e tij.

  6. #16
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Po si cudi o Apollyon mos kete foto te ketij tipit.... Pse ska qene i skeduar nga policia ai?
    Me mbi 60vrasje,s'i ka dale njehere fotoja ne gazete si i kerkuar, apo per ndonje lajm sensacional ? Boh...........
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  7. #17
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Disa prej tyre e bejne sepse jane te varur nga droga.Ne kembim te sherbimit te vrasjes u ofrohet heroine.
    "Shoku Mjekesise"

  8. #18
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar mė parė nga Diesel Industry Lexo Postimin
    Po si cudi o Apollyon mos kete foto te ketij tipit.... Pse ska qene i skeduar nga policia ai?
    Me mbi 60vrasje,s'i ka dale njehere fotoja ne gazete si i kerkuar, apo per ndonje lajm sensacional ? Boh...........
    ka dal fotoja e tij ne nje gazete para shume kohesh po se di ne cfare gazete ishte !!! me vjen por nuk e gjej dot !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  9. #19
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Nejse, rrofsh ti. Isha shume kurioz prandaj...... Mbi 60 vrasje! cazzzzo
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  10. #20

    Greqi, 37 vjeēari grek detyron njė shqiptar tė kryejė njė vrasje

    Greqi, 37 vjeēari grek detyron njė shqiptar tė kryejė njė vrasje


    Shkruar nga Lediona Kasimi


    e enjte , 28 maj 2009

    Forcat e policisė Greke kanė vėnė nė pranga Albin Zogun, 23-vjeē, emigrant Shqiptar, me dokumenta tė rregullta dhe grekun, Panajotis Magos, 37-vjeē. Ata akuzohen pėr vrasjen nė bashkėpunim tė 74-vjeēarit, Gabriel Eftimiu, nė pėrpjekje pėr tė fituar disa prona dhe njė milion euro. Ngjarja e rėndė ka ndodhur 5 ditė mė parė nė Kaloni, qytet pranė Mitilinit, nė rajonin Lesvos tė Greqisė, ndėrsa mėngjesin e ditės sė djeshme tė dyshuarit u dėrguan para gjykatės, ku morėn masėn e sigurisė sė arrestit me burg deri nė pėrfundim tė hetimeve.


    Ngjarja

    Nga veprimet e mėtejshme hetimore, policia greke ka mundur tė zbardhė skemėn e krimit. Gjithēka ka ndodhur natėn duke gdhirė 22 maji, nė orėn 01:30, nė banesėn e Gabriel Eftimiut, nė qytetin Kaloni, por pikėnisja datonte nė mesin e vitit 2007.
    Policia ka thėnė, se kishte tė bėnte me njė krim tė paramenduar dhe tė planifikuar, madje konfirmoi, se dy tė prangosurit, kishin tentuar edhe pesė herė tė tjera mė parė, t’i merrnin jetėn Eftimiut”.
    Ata kanė thėnė pėr mediat Greke: “Ne konstatuam ekzistencėn e njė plani tė organizuar qė kishte nė qendėr vrasjen, pėr tė marrė pronėn e familjes Eftimiu, nė vlerėn njė milion euro nė llogari bankare dhe disa apartamente dhe prona tė tjera tė paluajtshme”, saktėsoi policia e Lesvos. Gjithashtu vazhdojnė hetimet edhe pėr vrasjen e Jorgos Vuladhas, vėllai i Afrula Eftimiut, gruas sė Gabriel Eftimiut, e cila kishte si trashėgimi, njė pjesė tė pasurisė sė familjes Eftimiu. Pikėrisht pas vdekjes sė Jorgos Vuladhas, kjo pjesė e pasurisė, i kaloi njėrit prej tė arrestuarve, Panajotis Magos.
    Hetimet
    Sipas hetimeve tė policisė, e cila ka konkluduar se prej vitesh, Afrula, bashkėshortja e Gabriel Eftimiut, jetonte me ankthin se ēdo tė bėhej pas vdekjes sė saj, me dy fėmijėt tė cilėt i ka tė sėmurė mendorė nė gradė tė rėndė, si dhe tė vėllait tė saj, po i sėmurė mendorė. Ajo kishte konstatuar se ishte shumė e vėshtirė qė ata tė mbijetonin normalisht edhe pse trashėgonin pasurinė e tyre, shumė prona dhe mbi njė milion euro nė llogari bankare, pasi gjendja e tyre shėndetėsore ishte nė gjendje teje tė vėshtirė. Ajo ishte edhe mė e shqetėsuar, pėr faktin se i shoqi, Gabrieli, nuk i donte fėmijėt, pėr shkak tė paaftėsisė sė tyre. Pėr mė tepėr ai bėnte me faj tė shoqen pėr trashėgimi tė kėsaj sėmundjeje, pasi dhe vėllai i saj, ishte gjithashtu i sėmurė mendor.
    Nė kėtė vorbull telashesh, krejt papritur, shfaqet nė jetėn e ēiftit Eftimiu, Panajotis Magos, njė 37-vjeēar qė punonte nė furrėn e bukės pėrballė shtėpisė sė tyre.
    Afrula u mahnit nga sjellja e tij tepėr elegante teksa i shėrbente bukėn kur shkonte tė blinte ēdo ditė. Ajo nisi tė mendonte se i riu, ishte zgjidhja e problemeve tė saj. Ndėrsa e ftonte shpesh nė shtėpi ku takonin dy fėmijėt e saj, i sugjeroi tė transferohej nė njė nga apartamentet e pallatit nė pronėsi tė saj dhe tė shoqit, kėshtu qė tė kishte afėr edhe punėn nė furrė.
    Magos, e shfrytėzoi pėrnjėherė rastin. Bashkė me tė shoqen dhe katėr fėmijėt e tyre, rendėn nė shtėpinė qė i ofroi Afrula.
    Kurse nisi tė qėndronte gjithnjė dhe mė pranė dy fėmijėve dhe vėllait tė saj, qė tė gjithė, tė sėmurė mendorė.
    Nga kjo situatė Gabrieli filloi tė ndjehej i bezdisur nga prania e Magos nė katin e sipėrm tė pallatit ku dhe ata jetonin.
    Pak kohė mė vonė, nga mesi i vitit 2007, Afrula preket nga kanceri dhe nė janar tė vitit 2008 ndėrron jetė.
    Por pak javė mė parė se tė vdiste Afrula, gjendet papritur i vdekur, vėllai i saj me tė meta mendore, Jorgos Vuladhas. Vdekja atėherė u konsiderua si fatkeqėsi natyrale, por policia tani po heton pėr vrasjen e tij.
    Pak ditė pas vdekjes sė Afrulės, Magos i paraqet Gabriel Eftimiut, njė testament tė firmosur nga e ndjera, ku thuhej se ajo i linte pasurinė qė trashėgonin dy fėmijėt dhe i vėllai, si trashėgimi pėr Panajotis Magos.
    Me vendim tė Gjykatės sė Mitilinit, nė shtator tė 2008-ės, Magos u vendos si pėrfaqėsues ligjor duke marrė kujdestarinė e dy tė sėmurėve mendorė. Herė pas here, ai i merrte dy djemtė dhe sė bashku shkonin nė bankė, ku tėrhiqnin shuma tė mėdha parash, qė mė pas Magos i fuste nė xhepat e tij.
    Disa ditė mė vonė u vendos njė pakt mes Eftimiut dhe Magos, qė secili tė posedonte nga dy shtėpi nė pallat dhe tė gjitha pasuritė e tjera tė paluajtshme t’i pėrkisnin 37-vjeēarit Magos.
    Pikėrisht njė ditė para krimit, dy palėt do tė paraqiteshin te noteri pėr tė nėnshkruar ndarjen e pronave sipas paktit tė bėrė.
    Ndėrkohė, Magos po pėrfitonte dhe qeratė e apartamenteve qė ishin marrė prej vitesh me qera nga banorė tė ndryshėm.
    Bashkėpunimi i Magosit me shqiptarin. Bashkėpunimi i tyre nė vrasje.
    Magos, prej kohėsh punonte nė furrėn e bukės me 23-vjeēarin shqiptar, Albin Zogu. Duke shfrytėzuar miqėsinė me tė, arriti ta bindė qė tė punonin tė dy, pėr njė qėllim, tė vrisnin Gabrielin.
    Magos, sipas hetimit ka arritur t’a bindė djalin shqiptar se ajo vrasje duhej kryer, duke i treguar si i zemėruar, faktin se Gabrieli nuk i donte fėmijėt qė kishte me Afrulėn e ndjerė se ishin tė sėmurė mendorė. Magos, po ashtu, theksonte se ishte ai qė kujdesej pėr ta, kurse 74-vjeēari mbante njė dashnore disa herė mė tė re se vetja.
    Nga rrėfimet e tė dyshuarve nė polici, ata kishin tentuar edhe pesė herė tė tjera mė parė pėr tė vrarė 74-vjeēarin, por nė fund tė “aksionit” gjithnjė diēka nuk ecte: I riu shqiptar tėrhiqej, duke mos dashur tė marrė pjesė nė njė vrasje.
    Skena e krimit
    Sipas policisė Greke autorėt e krimit kanė pohuar para autoriteteve, se natėn e 22 majit, 23-vjeēari shqiptar u dorėzua, i shtyrė nėn presion psikologjk tė paparė nga 37-vjeēari Magos dhe qė tė dy hynė nė shtėpinė e Eftimiut, teksa ai gjendej i vetėm, nė gjumė. Kėtė herė, Zoguni nuk ngurroi mė dhe e qėlloi dy herė nė kokė me vare Eftimiun, duke e lėnė tė vdekur.

    Paraqitja nė Gjykatė

    Autorėt e kėtij krimi tė shėmtuar do tė paraqiten para gjykatės, e cila do tė vendosė dėnimin, qė secili prej tyre do tė kryej. Nė seancėn e parė gjyqsore i dyshuari grek, pajtoi si avokat, Aleksandros Rodhitis, jurist i njohur nė Kalon si dhe Panajotis Papamalis. Kurse emigranti shqiptar nuk arriti tė merrte avokat dhe deklaroi se do tė mbrohej vetė nė gjyq. Nė kėtė seancė gjykata vendosi dje, t’i heqė kujdestarinė Magosit, duke ia dhėnė atė disa shokėve tė tė ndjerit Eftimiu. Kurse vendosi qė dy tė dyshuarit tė qėndrojnė nėn masėn e sigurisė sė arrestit me burg deri nė pėrfundim tė hetimeve.



    tirana observer

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Dua universitet me pagesė?
    Nga Letersia 76 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 01:28
  3. Londer-Dy vrasėsit shqiptarė me pagesė nė gjykatė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 12:36
  4. Online me pagesė?
    Nga Apolloni31 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 16:37
  5. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 15:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •