Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785

    Komente për: I Falem Nderës Zotit.

    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    "Ata pra, të dërguar nga Fryma e Shenjtë, u nisën për në..." (Veprat 13:4)

    Në Dhjatën e Re nuk gjejmë një model se si kisha duhet të ungjillëzojë botën, as nuk zbulojmë ndonjë plan për t'u folur të humburve dhe as ndonjë metodë për të mbjellur kisha.
    Nuk e di nese mund te te bej dialog ketu apo te diskutoj sepse nuk dua te pengoj temen qe eshte hapur, por shkarazi me ra ne sy kjo me lart.

    Nuk e kuptoj per cfare modeli dhe plani behet fjale me lart?
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga ABIGAIL Lexo Postimin

    Sigurisht që mund të bësh dialog Abigail. Dialogët nuk duhet të na trembin.

    Atë që ka dashur të thotë autori është se kur dikush punon për Zotin, ai duhet të dërgohet nga Ai Vetë. Këtë shembull kemi marrë ne nga Dhjata e Re. Ishte Fryma e Shenjtë që i dërgonte punëtorët në fushë. Nëse nuk është thirrur dhe nuk është dërguar nga Zoti, sado të planifikojë dhe të bëjë programe, do jetë diçka që nuk është miratuar nga Ai dhe si e tillë, e vdekur.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Sigurisht që mund të bësh dialog Abigail. Dialogët nuk duhet të na trembin.

    Atë që ka dashur të thotë autori është se kur dikush punon për Zotin, ai duhet të dërgohet nga Ai Vetë. Këtë shembull kemi marrë ne nga Dhjata e Re. Ishte Fryma e Shenjtë që i dërgonte punëtorët në fushë. Nëse nuk është thirrur dhe nuk është dërguar nga Zoti, sado të planifikojë dhe të bëjë programe, do jetë diçka që nuk është miratuar nga Ai dhe si e tillë, e vdekur.
    Dmth, ne si te krishtere nuk duhet te planifikojme ungjillizime? Dmth, une them sot Zoti do me dergoje atje dhe iki pa pyetur njeri? Une personalisht dhe me grupin e shqiptareve gjithmone kemi organizuar dhe planifikuar ungjillizime dhe vepra dhe fryti jane shume prej nesh qe kane besuar dhe i takojne Perendise!
    Nuk e di se cfare mendon autori kur thote dicka te tille, por nuk besoj se kam dale ndonjehere pa me drejtuar Fryma dhe nuk di raste si mund te dale dikush per ungjillizim pa u drejtuar nga Fryma.
    Une si besimtare iki me plane dhe endrra ne Zotin.

    Planet ja shtroj me lutje Zotit dhe ai me tregon dhe nuk e di nese ceshtja behet ungjillizim individual sepse gjymtyret e trupit funksionojne te gjitha bashke ne harmoni dhe jo nje nga nje.
    Kam shume ekserience persa i perket ungjillizimit dhe Zoti me ka terguar qe kur gjerat behen me plan dhe te organizuara mire me lutje dhe agjerim gjithmone ka fryt.

    Ungjillizimi eshte nje kapitull i madh dhe ndoshta nuk eshte tema qe te flasim per kete ketu.
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  4. #4

    Shiko Abigail, nuk mund të flas për veprimtarinë tuaj frymore, sepse do merret si akuzë ndaj jush. Ju bekoftë Zoti për gjithçka që bëni për Të. Por kam frikë se kur shumë prej nesh të shkojmë në praninë e Tij, do të na tërhiqet veshi, pasi do shohim se shumë "gjëra frymore" janë bërë pa miratimin e Tij.

    Shumë të krishterë kur duan të bëjnë diçka për Zotin, i parashtrojnë në lutje planet dhe organizimet e tyre Atij dhe meqë luten mendojnë se kanë edhe miratimin e Tij. Ky është një lloj krishtërimin antropocentrik. (anthropokentriko) Pra, lutje të tilla janë të tipit: Zot, bekoje punën time për Ty, ungjillëzimin tim për Ty, etj, etj. Ndërkohë që lutjet duhet të jenë të tipit: Zot çfarë dëshiron Ti prej meje? Ose, besimtari duhet të ketë një informacion të brendshem se Zoti po e drejton në këtë apo atë veprimtari frymore. Kjo do të thotë të udhëhiqesh nga Fryma.

    Unë do thoja se një shqetësim i madh sot ndër rrethet e ungjillorëve është se sot nuk ka shumë fryt nga ungjillëzimet e tyre.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #5

    Po sigurisht nuk mund te flase dikush per punen tone se puna jone eshte veper e drejtuar nga Perendia dhe eshte dukur nga frytet, dhe frytet jemi ne vete. Une besova nga nje ungjillizim i tille dhe plot te tjere pas meje. Une nuk kam asnje shqetesim nga rrethet ungjillore.
    Une kam frike se mos Zoti me gjykon se mbetem ne shtepi duke u marre me fjale dhe dogma dhe me punet e shtepise sesa nese dola per ungjillizim apo nese i fola dikujt per Perendine dhe nese nuk e ndjeva shume nese ishte nga Zoti.
    Zoti te me ruaje dhe jam nga ata te krishte Ungjillore qe dua te dal e te flas per Perendine dhe sme mban vendi per kete dhe pak me intereson sesi do e gjykoje kete nje autor amerikan apo anglez.

    Dhe nuk dua qe ti gjykosh rrethet ungjillore njesoj se besimi eshte INDIVIDUAL dhe jo ne grup.

    Nese ka dicka qe nuk shkon mire ne nje kishe apo grup une personalisht do gjunjezohesha perpara Perendise ne lutje dhe agjerim dhe nuk do dilja ti gjykoja sepse ti dhe une nuk mund te ndryshojme asgje, Perendia eshte ai qe ndryshon, dhe nese ne rrime gjithe diten duke akuzuar dhe gjykuar njeri-tjetrin nuk japim asnje deshmi te mire dhe shahet emri i Perendise. Dhe gjithmone kam dashur ti shmangem dialogeve kundershtuese dogmatike me njeri-tjetrin. Ne nuk japim Krisht keshtu. Sepse te tjeret thone keta smerren vesh me njeri-tjetrin dhe na flasin ne per Zotin. Une kam shume per te thene per Perendine dhe ato qe Ai ka bere per mua dhe vellezerit e mi, por nese pengohem nga te tjeret preferoj ta deshmoj Zotin diku tjeter sesa ketu duke mos rene dakort me pare me vellezerit e mi dhe duke dhene deshmi jo te mire per Perendine.

    I lutem Zotit per veten time dhe per te tjere qe te mos jem shume akuzuese dhe gjykuese per te krishteret e tjere sepse kemi nje akuzues qe i akuzon vellezerit Djallin. Dhe me gjithe shpirt e them qe lufta dhe detyra jone eshte te ecim dhe jo te gjykojme sistemet dhe vellezerit, por nese ka gabime le te lutemi dhe te agjerojme.

    Dhe perseri nga eksperienca ime personale dhe ne grupin tone e them qe ska bere vaki qe te dalim per ungjillizim dhe te mos kemi pare fuqine dhe madheshtine e Perendise. Nuk e di per te tjeret dhe nuk kam as shembuj qe te them.
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  6. #6

    Më vjen keq që sytë e tu paskan parë gjykim në këto shkrime që po sjell, por të siguroj se ajo që ti e sheh si gjykim, për të tjerët ka qenë bekim. Përkundrazi do thoja, shkrimi yt i fundit ka erë gjykimi nga fillimi deri në fund dhe gjykimi fillon nga zemra e njeriut dhe ndikon në shikimin e pastër të tij. Nejse, nuk ka problem. Zoti bekoftë gjithçka ti bën për Të.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Shiko Abigail, nuk mund të flas për veprimtarinë tuaj frymore, sepse do merret si akuzë ndaj jush. Ju bekoftë Zoti për gjithçka që bëni për Të. Por kam frikë se kur shumë prej nesh të shkojmë në praninë e Tij, do të na tërhiqet veshi, pasi do shohim se shumë "gjëra frymore" janë bërë pa miratimin e Tij.

    Shumë të krishterë kur duan të bëjnë diçka për Zotin, i parashtrojnë në lutje planet dhe organizimet e tyre Atij dhe meqë luten mendojnë se kanë edhe miratimin e Tij. Ky është një lloj krishtërimin antropocentrik. (anthropokentriko) Pra, lutje të tilla janë të tipit: Zot, bekoje punën time për Ty, ungjillëzimin tim për Ty, etj, etj. Ndërkohë që lutjet duhet të jenë të tipit: Zot çfarë dëshiron Ti prej meje? Ose, besimtari duhet të ketë një informacion të brendshem se Zoti po e drejton në këtë apo atë veprimtari frymore. Kjo do të thotë të udhëhiqesh nga Fryma.

    Unë do thoja se një shqetësim i madh sot ndër rrethet e ungjillorëve është se sot nuk ka shumë fryt nga ungjillëzimet e tyre.
    Sigurisht që mund të bësh dialog Abigail. Dialogët nuk duhet të na trembin.

    Atë që ka dashur të thotë autori është se kur dikush punon për Zotin, ai duhet të dërgohet nga Ai Vetë. Këtë shembull kemi marrë ne nga Dhjata e Re. Ishte Fryma e Shenjtë që i dërgonte punëtorët në fushë. Nëse nuk është thirrur dhe nuk është dërguar nga Zoti, sado të planifikojë dhe të bëjë programe, do jetë diçka që nuk është miratuar nga Ai dhe si e tillë, e vdekur.

    AMEN . Zoti të bekoftë vëlla.

    toni77
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #8
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Pershendetje

    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    "Ata pra, të dërguar nga Fryma e Shenjtë, u nisën për në..." (Veprat 13:4)

    Në Dhjatën e Re nuk gjejmë një model se si kisha duhet të ungjillëzojë botën, as nuk zbulojmë ndonjë plan për t'u folur të humburve dhe as ndonjë metodë për të mbjellur kisha. Ata që fokusojnë tërë vëmendjen e tyre në modele, plane dhe metoda nuk mund të kuptojnë se të gjitha këto ndryshojnë në varësi të kohëë, kulturës, kombit, popullit, gjëndjes ekonomike, dhuntive, personaliteteve dhe miliona gjërave të tjera të ndryshme. Ekziston një thënje e popullit që thotë: "Metodat janë shumë, por parimet janë pak; metodat do ndryshojnë, por parimet kurrë."

    Kështu pra, sekreti nuk është të mundohesh të imitosh modelin e Dhjatës së Re, por të praktikosh parimin e Dhjatës së Re që nuk ndryshon kurrë. Cili është ky parim? Është e thjeshtë: ata ishin tërësisht të drejtuar nga Fryma; dhe meqenëse ne kemi të njëjtën frymë, mund të drejtohemi edhe ne nga Ai. Sigurisht që Fryma mund të na drejtojë të bëjmë gjëra të njëjta, por gjëja jonë e përbashkët me atë të Dhjatës së Re nuk është në çfarë po bëhet, por Kush po e bën atë. Ka dy gjëra, ose jemi ne që po vimë me një plan duke e bërë vetë, ose po e lëmë Frymën ta punojë përmes nesh ashtu siç Ai e gjykon më mirë.

    Eshte bekim qe te ndajme sebashku gjerat qe Zoti na i zbulon .
    Une kam nje pyetje:
    A eshte urtesi nga Zoti qe te mos kemi metoden me te cilen do te predikojme , ungjillizojme apo cdo sherbese tjeter?
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  9. #9
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Amen

    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Prandaj ngrihu, zbrit poshtë e shko me ta pa ngurruar, sepse Unë Vetë i kam dërguar ata." (Veprat 10:20)

    Ishte Perëndia që i tha Kornelit të thërrasi Pjetrin. Ishte Perëndia që i tha Pjetrit të shkojë tek Korneli. Kur Perëndia is solli këta të dy sëbashku, pa mbaruar mirë fjalën Pjetri, i mbushi ata që po dëgjonin me Frymën e Shenjtë. Duhet vënë re se suksesi i misionit te Pjetrit në shtëpine e Kornelit nuk varej aq shumë nga aftësia e Pjetrit për të folur sesa nga aftësia e të tjerëve për të dëgjuar. Kur u flasim vetëm atyre për të cilët jemi dërguar, atëhere do shohim rezultate dramatike.

    Kur mundohemi t'u flasim të gjithëve në përgjithësi dhe asnjërit në veçanti humbasim një sasi kolosale kohe dhe kjo demonstron një dishepullizim të varfër. Nuk duhet t'i japim 10 monedha dikujt që mund të përdorë vetëm 5 dhe nuk duhet t'i japim 5 monedha dikujt që nuk di të përdorë as edhe një. Është e qartë se harxhohet shumë kohë duke u munduar të bindim, te lusim, të debatojmë, të mësojmë dhe të ndihmojmë njerëz që Perëndia nuk na i ka dërguar. Nëse ne presim për Frymën e Perëndisë do t'i shpëtojmë vetes sonë shumë kohë, përpjekje dhe energji. Një punëtor që hedh në mënyrë të shkujdesur farën e çmuar në tokë me gurë dhe që ua hedh margaritarët derrave nuk po sillet me urtësi, me besnikëri dhe nuk është shërbyes që sjell rrezultat.

    Po kjo eshte e vertet.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga albani1 Lexo Postimin
    Eshte bekim qe te ndajme sebashku gjerat qe Zoti na i zbulon .
    Une kam nje pyetje:
    A eshte urtesi nga Zoti qe te mos kemi metoden me te cilen do te predikojme , ungjillizojme apo cdo sherbese tjeter?
    I dashur vëlla, nuk jam i sigurtë nëse e kam kuptuar plotësisht pyetjen tënde, por do mundohem të shpjegoj pak më gjërë atë që autori ka dashë të përcjellë përmes këtij mesazhi.

    Në radhë të parë dua ta deklaroj me të madhe, ta bërtas nëpër male, fusha, fshatra e qytete se në Krishtërim nuk ka metoda, programe dhe gjëra. Në Krishtërim ka vëtm një gjë, një Person; KRISHT. Në krishtërim Krishti është gjithçka, në Krisht është gjithçka, pasi Ai është i Pari dhe i Fundit, Alfa dhe Omega. Kush e ka parë (me sytë frymorë) këtë gjë, arrin ta kuptojë se çfarë po them.

    Së dyti, autori thotë sjell një varg nga Dhjata e Re për të na treguar se Iniciatori i të veprës së Tij është dhe duhet të jetë Fryma. Nëse Ai nuk është Iniciatori, nëse vepra që ne bëjmë nuk e ka fillimin nga zemra e Tij, gjithçka që ne bëjmë do digjet në zjarr, sado e bukur që të duket, do digjet sepse do jetë prej druri, bari, kashte.

    Së treti, dua të them se vetë Jezusi e dha shëmbullin e Tij këtu në tokë, kur Ai tha se nuk bën asgjë nga vetja e Tij, por bën vetëm çfarë ai dëgjon prej Atit dhe çfarë sheh prej Tij. Kjo tregon se Ai ishte në një unitet të tillë me Atin, në një komunikim të vazhdueshëm me Të dhe bënte vetëm çfarë i thoshte Ati apo çfarë shihte nga Ati duke bërë.

    Ky është një shembull për ne. Ne mund të dalim dhe të punojmë për Zotin, ne mund të bëjmë shumë gjëra për Të, ne akoma mund të nxjerrim edhe demonë nga njerëz dhe kur të vijë dita, do i themi se të gjitha këto gjëra i bëmë për Të. Por si do jetë përgjigja e Tij? Le të na hapë sytë Ai dhe të shohim nëse çdo gjë ne supozojmë se e bëjmë për Të, të jetë, jo thjeshtë e miratuar prej Tij, por e nisur, i iniciatuar prej Tij.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •