
Postuar mė parė nga
marcus1
Peniel, kjo ėshtė njė mėnyrė qė pėrdoret shumė pėr tė trėmbur besimtarėt.
"Kush je ti tė gjykosh Frymėn e Perėndisė?", "Kush je ti qė gjykon Kishėn e Krishtit?", "Kush je ti qė gjykon fėmijėt e Perėndisė?", etj, etj, pyetje si kėto. Ndjenja e frikės, ndjenja e fajit, i futet nė njė mėnyrė tė kamufluar besimtrėve, nė mėnyrė qė ata tė mos zgjohen dhe tė shohin tė vėrtetėn ashtu siē ėshtė.
Por ashtu si e tha edhe vėlla Toni77, ėshtė tjetėr gjė gjykimi, dhe tjetėr gjė tė zgjohesh nga gjumi frymor qė mund tė na ketė zėnė.
Nėse ishte pėr t'u akuzuar njeri nė kohėn e vet, ai ka qenė Jezusi. A e kishin doktrinėn e tyre tė saktė fetarėt e kohės sė Jezusit? A besonin bashkėkohėsit e Tij nė Zotin e vėrtetė? A i njihnin shkrimet pėrmendėsh, farisenjtė? Po! Dhe megjithatė Jezusi u bė pėr ata armiku i tyre kryesor. Kur Jezusi i hapi sytė njė tė verbri, liderat fetarė tė asaj kohe, nė vėnd qė tė mrekulloheshin nė atė qė po bėnte Zoti, ata ju kundėrvuan menjėherė atij personi. Ishte kaq e madhe frika e babait tė tyre, saqė u tha tė shkojnė tė pyesin vetė birin e tij dhe kur ata pyetėn birin, i thanė: Ku di ti njė mėkatar nga gjėrat e Perėndisė. Jemi ne ata qė dimė tė vėrtetėn.
Kėshtu pra, ajo ndjenjė frike qė ka qenė atėhere, ėshtė edhe sot. Nuk guxon njeri tė thotė tė vėrtetėn se menjėherė do akuzohet se po gjykon kishat e Zotit, po gjykon besimtarėt, po gjykon vetė Frymėn e Shenjtė.
Jo Peniel, unė nuk po gjykoj asnjė nga keto gjėra. Por edhe nėse po gjykoj, do ju duhet mė parė tė kryqėzoni Krishtin, para se tė mė kryqėzoni mua, sepse gjykimi im, nuk ka asnjė ndryshim me atė gjykimin e Krishtit para 2000 vjetėsh.
Peniel, nuk do merrem me kishėn tėnde, qė tė mos mė thuash se po ju gjykoj, megjithėse kėsaj akuze nuk do i shmangem dot. Por majfton tė tė them vetėm njė rast nga njė kishė tjetėr ungjillore. Njė ditė njė anėtar i kėsaj kishe shkoi tė vizitonte njė kishė tjetėr. Para se ai tė largohej ai tha: "Ju lutem, mos i thoni njeriu se kam ardhur kėtu, sepse po e morėn vesh drejtuesit, do mė pėrzėnė nga kisha." Kjo ėshtė vetėm njė pikė e vogėl e njė oqeani dhe nėse kjo nuk quhet frikė, atėhere ēfarė quhet. Nėse kjo konsiderohet Frymė, atėhere nuk kam mė ē'tė them.
Shumė tė krishterė sot kanė frikė tė dėgjojnė zėrin e brendshėm tė tyre. Mundohen t'i dėbojnė ato mendime "tė kėqie" qė u vijnė ndėrsa shohin gjėra qė nuk pėrkojnė me Frymėn. Ata janė frikėsuar kaq shumė nga predikime tė tilla, saqė mendojnė se ato mendime dhe ndjenja qė kanė janė prej djallit, ose nėse dikush mundohet t'i hapė sytė, ata kanė frikė se mos kėta persona janė heretikė. Nė fakt, kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Zėri i brendshėm qė ata dėgjojnė nuk ėshtė prej djallit, ashtu siē u thuhet, sepse djalli nuk banon brenda tyre, por ėshtė zėri i Frymės qė pėrpiqet t'i zgjojė nga ai gjumė i thellė frymor.
Peniel, ti mund tė bekohesh nė kishėn ku ti shkon. Lavdi Zotit dhe uroj qė tė vazhdosh tė bekohesh. Por, nuk ka ndjenjė frike, nuk ka ndjenjė faji qė tė mė bėjė mua tė mos hap gojėn dhe tė shpall tė vėrtetėn qė mua mė ėshtė zbuluar. Kjo ka njė kosto tė lartė, e di. Jam quajtur vėlla i rėnė, heretik, i larguar nga besimi, etj, etj. Pėr njė gjė jam i sigurtė, unė nuk gjykoj fėmijėt e Perėndisė, kudo qofshin ata.
Krijoni Kontakt